Metafora e obsesimit epshor në rrëfimin intim
Një univers intim i latuar me shprehje dhe gjuhë të përzgjedhur
artistike e përshkon romanin e Besnik Mustafajt “Vera pa kthim”. Derdhja
spontane e rrezeve të ngrohta të shprehjes depërtuese të rrëfimit
mjeshtëror shpalon afrinë dhe largësinë e individit brenda rrjedhës
surrealiste, të ndjenjës e jetës individuale bashkë me kuptimin të saj,
si ekzistencë evidente njerëzore në jetë
Prania e qenies njerëzore në ngjarje të tipizuar me të gjitha karakteristikat e veta të heshtjes dhe mbylljes në vete dhe të çlirimit të saj nga paragjykimi shënojnë evidencën atraktive të një çifti të izoluar, apo të imagjinuar në skenë kuptimi, nga pengesat e shumta personale e shoqërore që ua ka sjellë gjendja psikike e tyre në ambientin dhe rrethin ku jetojnë.
Në roman radhitet një intimitet i befasueshëm, i rrethuar nga fshehtësitë dhe skajet e errëta të pa kuptueshmërisë së një jete, një tradite, apo të një aventure me plot rreziqe. Në këtë lojë të ndërlikuar të rrëfimit kreativ, shkrimtari hyn në ngjarje me një pa pritshmëri e paradigmë sugjestive të ndjenjës së jashtme për të hyrë thellë në brendi mendimesh të ndërlikuara intime, si dhe të deshifrimeve koherente njerëzore. Shkrimtari më duket mua se trillon në mënyrë ironike një personazh fiktiv, sureal në mendjen e paragjykuar dhe kureshtare të Sarës. Ky personazh i dalë papandehur në skenë, të duket sikur del nga varri, burgu, ekzili, izolimi, apo këndi i harresës njerëzore për një amanet qenësor të pakryer në jetë. Seksi dhe loja e fjalëve janë të lidhura ngushtë me kundërshtitë e shumta që kanë këta dy personazhe të panjohur tërësisht midis vetes. Ndoshta nga aspekti psikologjik në vetë personazheve u mbisundon mbretëria e së panjohurës, mistikes, që posedojnë ato si qenie të panjohura tërësisht. Përshkrimi i situatës dhe atmosferës së ndjenjës së brendshme të këtyre dy personazheve të evokon në kujtesë amanetin e fjalës së dhënë dhe dialogun e papritur të Konstantinit dhe Doruntinës në legjendën popullore.
Shkrimtari Besnik Mustafaj pa sqarime, por me shumë finesë e domethënieje kuptimi e nis konfliktin e rrëfimit në tekst. Tek autori çdo situatë vjen si e papritur, ose shpërthen në konflikt ngjarja, si ndonjë armiqësi e fshehtë e pabesisë së kultivuar. Çdo shenjë e intimitetit ndriçon me kundërshti botëkuptimesh të pa realizuara ndjenjash të jetës seksuale intime. Shumë skena në mënyrë të papërcaktuar në erotizëm tunden në paran¬djenjë me konflikt e obsesion të ndërsjellë.
Perceptimi paranoid e vërteton largësinë e Hanës me Gorin. Në momentin kur ajo del në plazh për të përjetuar kënaqësitë, Gori nuk është i llogaritur në vetminë e saj. Por ai zhytet në kujtesë, si kufomë e vetmuar, larg pranisë së njerëzve tjerë me kërshërinë e tij prej mashkulli për të kryer një amanet të lënë peng të imagjinuar bashkëshortor, për të pasur një trashëgimtar që të vazhdojë jeta normale midis njerëzish, siç e kërkon rrethi dhe vendi i caktuar. Gjithsesi se seksi dhe loja janë të lidhura nyje në mes diferencave reale, të pakuptueshme midis këtyre dy personazheve. E tërë ngjarja e fshehtë ndodh në një dhomë hoteli, në bregdet. Gori në vend që të shijojë dallgët e bregdetit romantik, me Sarën, ai shtrihet në krevat të hotelit dhe noton thellë me mendimet e tij të njëanshme për diçka të lëshuar, të ikur dhe të pa realizuar në dallgët e përplasura të jetës. Paragjykimet atakohen në mënyrë frontale. Loja ngjesh një metaforë me obsesion intim e me shtrëngim ndjenjash konfliktuoze në vete dhe shpalon një të traumatizëm njerëzor nga e kaluara e ikur padiktueshëm. Ngjarja vjen si ndonjë fotografi ankthi i kufizuar shqetësimi, me diktaturë të brendshme të mbylljes kompleksive individuale, shoqërore, e që lë në esencë kuptimi si shpërblim të tetuazhuar në kujtesë, mosnjohje totale, të hidhur, me pasoja të trishtuara të pakënaqësisë në qenie të gjallë me instinkte të arsyeshme. Në roman zhvillohet një botë intime që nuk njihet tërësisht nga vetja dhe të tjerët. Gjarpri dhe Lëkura e gjarprit si detaj i aplikuar në tekst, në këtë rast si simbolikë e trishtueshme në ndjenjë të trashëguar, mbështjellë dhe kafshon pa kuptimësitë e brendshme shpirtërore të njerëzve që s’njihen sa duhet midis vetes. Në mënyrë ekscentrike bëhet e mundshme fantazia e integruar e dy personave të imagjinuar me ndjenjë surrealiste të Sanës dhe Gorit, të cilët në vete kanë të strehuar një moskuptim të fshehtë malli dhe nostalgji dashurie për diçka të ikur, të pa arritur, të larguar, të hapur e të parealizuar tërësisht në vete. Mendimet e tyre rrihen e ngjishen nga dallgët e paragjykimeve, kundërshtive, kur ata izolohen në thellësinë e vetes, si të vetmuar nga rrethi dhe zhurma e ambientit të zakonshëm me thashetheme të shumta. Ngjarja në personazhet e romanit, te shkrimtari Besnik Mustafaj, hyn në sprovë ligjërii të lojës intime te këta dy çifte të panjohur tërësisht. Njëri prej tyre shpalos paragjykimet e veta për kohën e humbur, duke evokuar të kaluarën, kurse tjetri dëshiron ta përmbushë veten me dashuri, me të sotmen e pa përjetuar, që në skenë, sjell konflikt, të cilat vijnë si pengesë kompleksive e mos afrisë dhe spontanitetit njerëzor dhe gjinor në akt të preferuar bashkëshortor. Qielli i kësaj largësie midis vetes është i ftohtë, i mugët dhe sjell kundërshti të ftohta, frigjiditet të thellë brenda shpirtëror, prandaj edhe ankthet e shumta që posedojnë personazhet midis vete kanë frymën e absurditetit. Kjo idile intime e çveshur me shumë provokime kuptimësie zhvillohet midis dy gjinive, mashkull femër, të cilët për nga natyra e kanë ndjeshmërinë e pa njohur, karakteristikën dalluese të vet. Ky intimitet i kërkuar brenda freskisë së çiftëzuar në interes harmonie me kalimin e kohës kërkon që të përshtatet. Çdo provokim intim për lumturi, që del në skenë të romanit, për ta njohur e afruar njëri-tjetrin, vjen si një çlirim sui generis, nga ambienti i mbyllur, konzervativ i paragjykimeve shoqërore. Virgjiniteti i ngulitur në tru, si kufizim i mundshëm personal, në mendjen e të dy partnerëve të përfytyruar në tipizim kapshëm nga shkrimtari mbeten barrierë e mundshme e mosnjohjes trupore e mendore të dy çifteve. Kjo tabu temë, për njeriun, për një shoqëri dhe për rrethana të caktuara shoqërore krijon pakuptimësi dhe ftohtësi irreale. Secili prej tyre ka arenën e veçantë të synimit të ndjenjës së kërkuar, të shpalimit trupor të veprimit, por posedojnë në brendi të veçantë edhe djersën e vet dalluese, si qenie të gjalla që ekzistojnë në rreth e ambient të caktuar. Përshtatje ose mospërshtatje ndjenje në intimitet, mundësisht, afrisë së kësaj forme provokuese kërkuese vjen nga largësia e tërhequr që mban individi në vete kundrejt tjetrit, për të mos e humbur tradicionalen ose besimin e shenjtë të kultivuar në mendje për të treguar besnikëri dhe pastërti morale. Ky supozim i fshehur në vete sjell besimin e rrejshëm të njohjes në njërën anë dhe në tjetrën anë mosnjohjen dhe zhgënjimin total të palës vepruese të papërshtatshmërisë së njerëzve midis vetes, kur individët përballen me intimitetin e panjohur të mosnjohjes, të dridhjes trupore të partnerëve, si karaktere, apo si gjini të kundërta në perceptim dhe shije të skaduar erotike. Romani “Vera pa kthim” me anë të rrëfimit të rrjedhshëm dhe gjuhës së pasur dhe të përzgjedhur refleksive hyn në stinën e nxehtë të ndjenjës kuptimore, të kundërshtive të shumta që posedon njeriu në vete gjatë jetës. Sidomos këtu del në skenë kontrasti dhe nxitja e nevojës së pritur të afrisë së Sarës me Gorin. Këto janë dy figura të veçanta, por qendrore, që kanë diferenca të shumta midis vetes. (Remzi Saliu)

Comments
Post a Comment