Çfarë thonë të huajt për Shqiptarët?
Të huaj që shkruajnë ose flasin për virtytet e larta të shqiptarëve,
etnokulturën, trimërinë, etj
Ami Bue:
“Shqiptarët janë njerëz më të bukur në Perandorinë osmane”.
B. Vranisheviq:
Piktor nga Vojvodina: “Është mrekulli ta shohësh popullin trim luftëtar
shqiptar... Ata nuk lodhen për pasuri e luks... gjithmonë janë të aramtosur,
madje edhe gratë të cilat njihen nga shikimi i tyre krenar dhe të ecurit të
sigurtë... Lumturinë nuk e kërkojnë te bukuria, por në kënaqësinë e tyre, të
burrit të vet, të fëmijëve dhe popullit të tyre”.
Bajroni:
“Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një pejsazh më të mrekullueshëm në
botë... Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të
fortë se kështjellat e tyre”. Për dy nipërit e Ali Pashë Tepelenës, ka thënë:
“Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri... Femra shqiptare vetëm njërit
ja fal trupin dhe zemrën”.
Branton. Publicist:
“Shqiptarët ishin themeluesit e kalorësisë së lehtë (franceze – R.N.)
dhe se me ushta të gjata (armë – R.N.) dhe me flamurkat në majat e tyre, e
nisnin betejën, duke u sulur me vrul mes rreshtave të armikut dhe jepnin
goditje duke krijuar pështjellim”. (“Fakti”, 3 nëntor, 2005 – Luan Rama)
Dekani:
“Populli shqiptar është i shëndoshë, i durueshëm, i gjallë, me dinjitet
dhe mjaft i ditur”.
Eriksoni: misionar amerikan: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të
sjellshëm (gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, përbëjnë një element të fuqishëm
burrërie. Mblidhen me besnikët më të adhe dhe japin jetën për fjalën e dhënë”.
Fal Majeri
“Shqiptarët me armë të vetme burrërinë dhe shpirtin luftarak, u
rruajtën për 1000 vjet dhe arritën të mbijetojnë... Kryengritja greke e shek.
XIX, që shpëtoi Greqinë nga zgjedha turke, qe vepër e shqiptarëve”.
Fransua Pukëveli:
“Shqiptarët që mund të quhen shiitë të Perandorisë së Lindjes...janë
plot entuziazëm për atdheun e tyre dhe për të flasin vetëm në superlativ... Nuk
ia ndajnë kurrë sytë maleve të Epirit... Mbajnë mend mirë pavarësinë që e
gëzonin”.
Gerard de Nerval:
“Ngado që ishin shqiptarët shiheshin si luftëtarë kryenecë që nuk e
përfillnin vdekjen”.
Gligor Përliçev:
“Të gjithë shqiptarët janë zemërgjërë, mendjemprehtë dhe mirënjohës të
mëdhenj; janë mikpritës dhe të besës si asnjë komb tjetër, të ndershëm,
thellësisht liridashës dhe të patrembur në luftime…”.
Ibn Kemali. Historian osman:
“Shqiptarët e ndezën zjarrin e luftës, morën në duart e tyre ushtat, të
cilat u ngjanin gjarpërinjëve helmues, dhe qëndruan në grykat e shpellave. Ata
luftuan deri në kohën e mbrëmjes... Kur lufta pushoi, ata porsi lumenj vërshuan
mbi ushtrinë tonë dhe e thyen atë...”.
Jovan Haxhivasileviq.
Më 1918 shkruante se shqiptarët e Dibrës kurrë nuk i kanë zbatuar
urdhërat dhe reformat e sulltanit, pushtetit turk aty ka qenë vetëm formalisht.
Lamartini.
“Nuk ka pendë as penel që mund të shprehë sakrificën heroike të
banorëve (të Shqipërisë) në luftrat që kanë bërë kohëve të fundit, më shumë se
askush tjetër, për çlirimin e Greqisë”. Ai për shqiptarët ka shkruar edhe këtë:
“Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjëve të të
gjithë kohrave… Homeri aty gjeti Akilin, Grekët Aleksandrin e Madh, Turqit
Skenderbeun, njerës këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak e të së njejtës
gjini”.
M. Huacunthe Hecquard:
“Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk
ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe se disa nëna
shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijt e vet, pasi ata ishin larguar nga
fronti i luftës, ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.
M. Ritton:
“Gratë arvanitase janë më të pastra se gratë greke”.
Madam Senja. Greke, nënë e një
poeti francez:
“Vallja e njohur “hasapikos”, që kërcehej nga arvanitasit e konkretisht
nga kasapët, “përbënte një rishfaqje skenash luftëtarësh të vjetër qysh nga
epoka e Aleksandrit të Madh”.
Maksimilian Lambec:
“Historia e vërtetë botërore do të shkruhet vetëm atëherë, kur në
hartimin e saj do të marrin pjesë edhe shqiptarët”.
Marco Nese.
Ky shkencëtar ose shkrimtar italian, në një vepër të vet, të 3
dhjetorit 2004, ka theksuar se pas kapitullimit të Italisë, më 8 shtator 1943,
kur Gjermania e shpalli ushtrinë italiane për dezertore dhe vendosi ta dënojë
me vdekje, 20.000 ushtarë italianë shpëtuan jetën duke u fshehur nëpër familjet
shqiptare. “U veshën me kostume kombëtare vendase, mësuan ndonjë fjalë shqip,
etj”
Marieta Vasilesku.
Kjo rumune filoshqiptare, në një rast ka thënë se ka parë një ëmbëltor
të Sharrit, shqiptar, i cili edhepse flente me hanxharën nën jastëk, ishte
njeriu më besnik, më i ndershëm dhe më i guximshëm i Bukureshtit.
Michael Attaleiates.
Kronist bizantin. Në v.1034, ka shkruar: “Arvanitët janë njëri nga
popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur Roma as katolicizmi, nuk e di se sa
sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e
braktisin vendin”.
Pallavçini. Ambasador në Stamboll:
“Kryengritja e Shqipërisë së Veriut (më 1910), e çoi Turqinë në gjendje
tejet kritike, jetë a vdekje për qeverinë turke”.
Pushkini:
“Vetëm gjatë një beteje në Revolucionin rumun, mernin pjesë 700
shqiptarë”.
Rozher (1922):
“Shqiptarët trajtojnë mikpritjen si një rit të shenjtë. Ata nuk dinë si
ta falenderojnë mikun që e ka nderuar duke kaluar pragun e shtëpisë së tyre”.
Seneshali i Madh. Gjeneral i
shquar nga Normandia, i shek. XVI:
“Sllavët, janë të pamëshirshëm në luftë, vrasin këdo që arrijnë dhe nuk
zënë asnjë rob lufte, ndaj edhe ne ua bëjmë njësoj. Sa për shqiptarët, ata kanë
sjellje krejtësisht tjetër dhe sillen njerëzisht ndaj robërve të zënë... në
ushtrinë e mbretit Luigj XII, ishte formuar një gradë prej 1200 shqiptarësh, të
cilët treguan trimëri aq të shkëlqyer, sa që u bënë simbol i armatave franceze
për afër një shekull të tërë. Kështu që, mbretërit e tjerë të Francës, për
komandant të ushtrisë emëronin gjithënjë ndonjë shqiptar, siç ishte, fjala
vjen, gjenerali Duka i Brisakut, etj.
Sreten Vukosavleviq. Deputet
serb:
“Lëvizja kaçake ka qënë një profesion fisnik dhe elegant me të cilin
merreshin njerëz të guximshëm dhe të zot, të ndihmuar nga populli, prandaj edhe
pushteti sërb nuk ua delte dot në krye”. Ndërsa, ministri i Punëve të Brendëshme,
M. Vujiqiq, shton: “Shqiptarët e kanë patur traditë “kaçakllëkun”, sepse kanë
dashur të jetojnë të lirë dhe të pavarur”. Kosta Novakoviq, thekson se “kaçakët
janë njerëz që bëjnë kurban të gjitha: shtëpi, mall, katandi dhe marin malet ku
formojnë çeta komitësh dhe luftojnë kundër barbarizmit të ushtrisë dhe policisë
serbe”. Edhe Nushiqi, në mënyrë indirekte e arsyetonte Lëvizjen kaçake. Mosha
Pijade, ka pranuar që kaçakët kanë luftuar kundër zgjedhës së rëndë serbe, që
do të thotë e ka arsyetuar veprimin e tyre.
Stadtmuller:
“Lufta greke për liri, nuk mund të mendohej pa elementin shqiptar”.
(Sidomos, pa Ali Pashë Tepelenën, i cili e nxiti Kryengritjen e v. 1821, dhe pa
të cilin edhe sikur të fillonte ajo kryengritje, “do shuhej qysh në djep” – thuhet
në literaturën historike).
Tacit:
“Ilirët janë një popull i fuqishëm, me sy të errët, të matur,
guximtarë, kryelartë që nxjerr ushtarë të mirë”.
Timotheos:
“Shqiptarët janë më luftarakët e botës”.
Tit Livi:
“Romakët janë qytetëruar nga etruskët”. (toskët – R.N.)
Vuk Karaxhiq:
“Ne Serbët duhet të marrim shembullin e shqiptarëve të cilët i përkasin
- tri feve e konsiderojnë njëri tjetrin bashkëkombas dhe shqiptari musliman i
vret 10 turq për një shqiptar të krishterë, ndërsa shqiptari katolik i vret 10
itlianë për një shqiptar musliman apo orthodoks dhe poashtu shqiptari orthodoks
i vret 10 grekë për një shqiptar musliman ose katolik”. Përndryshe, Karaxhiqi
ka treguar interesim për shqiptarët, siç ishte edhe botimi shqip i “Dhjatës së
Re”, botuar në Korfuz më 1827. Mirëpo, objekti i interesimit të Vuk Karaxhiqit
është edhe historia e shqiptarëve, sidomos periudha e Gjergj
Kastriotit-Skënderbeut dhe personaliteti i tij. Librin “Jeta e Gjergj Kastriotit”
e parapagoi për vete, për konsullin rus në Dubrovnik, si dhe për personalitetet
e tjera të jetës letrare, historike e kulturore të Serbisë. Ai mblodhi edhe 13
këngë popullore shqipe të cilat në vitin 1830 ia dërgoi Jernej Kopitarit. Këto
këngë u botuan në “Zbornik filoloshkih i lingvistçkih studija” më 1921, me
titull “Arnautske pjesme” (“Këngë shqiptare”)”. Përndryshe, sipas dr. Jashar
Rexhepagiqit, Vuku ka ditur pak edhe shqipen.
Xhorxh Fred Uiliams:
“Nuk ka popull më shpirtmirë e më gjentil në Evropë se shqiptarët”.
Comments
Post a Comment