“Traktati Logjiko-Filozofik” - Witgenstein


 
Ludwig Josef Witgenstein -Lindi në Vjenë më 26. prill 1899. Deri në fund të shkollës së mesme ku edhe diplomoi qëndroi mbrenda Austrisë, gjejgjësisht shkollën e mesme politeknike e kreu në Linz. Pas maturimit u regjistrua në shkollën e lartë politeknike në Berlin-Gjermani.

Prej këtu kalon në Mançester (Britani e Madhe) për të vazhduar studimet në Fakultetin e inxhinjerisë së aeronautikës. Këtu u takua me logjicientin e njohur Gottlob Frege, ku pastaj shkoi në Cambridge (Kembrixh) për të studjuar logjikën pranë Bertrand Russell.
Pikërisht Russell ishte ai i cili për të parën herë e përmendi Vitgenshtajnin në një botim filozofik. Ëitgenshtajni botoi shkrimin e parë në jetën e tij të titulluar “Shkenca e Logjikës”. Në luftën e parë botërore, Vitgenshtajni kryen shërbimin ushtarak në Austri i cili në ushtri futet si vullnetarë. Gjatë një pushimi në verën e vitit 1918 përfundon dorëshkrimin e dytë i cili titullohet “Traktati logjiko-Filozofik” por që do të botohet më vitin 1921.
Kjo edhe është vepra pothuajse më e rëndësishme e shekullit të kaluar. Vepra e sipërpërmendur në shikim të parë duket vepër shumë e lehtë mirëpo siç thotë edhe prof. Avni Presheva: “Po kështu në pamjen e parë na duken edhe “Gurthyesit” e A.Kurpos, “Godoja” e S.Beketit, “Gernika” e Pikasos, mirëpo ndoshta këtu qëndroon edhe madhësia e tyre që me pak fjalë ose me pak figura ata kan thënë ose kanë shprehur më shumë se sa mun të thotë ose të shpreh njeriu.
“Traktati Logjiko-Filozofik” përbëhet prej disa shtyllave kryesore siçjanë:
1. Teoria e Botës
2. Teoria e Pasqyrimit
3. Teoria e Shqyrtimit
4. Teoria e Gjuhës ( e cila paraqet kurorën e traktatit).

Teoria e Botës

“Bota është gjithçka që ndodhë” është fjalia e parë me të cilën fillohet “Traktati Logjiko-Filozofik” e që në një far mënyre do me thënë bota është e tërë ajo që është rast. Mirëpo në bazë të kësaj fjalie nuk mund të hyjmë dhe të analizojmë sendet edhe më kah thelbi i tyre dhe këtu kishte qenë e mundur edhe pyetja se psh. për Vitgenshtajnin a thua bota është rast ose thënë më mirë ne njërëzit që jetojmë në Tokë jemi vetëm rastësisht apo ka ndonjë arsyetim tjetër?
Për këtë Vitgenshtajni do të thoshtë se “bota është tërësi e fakteve dhe jo e sndeve”. Në bazë të kësaj teorie bota ekziston (nënkuptohet se kështu është fjala për Vitgenshtajnin) vetëm nëse paraqet tërësin e fakteve, sepse vetëm faktet mundë të na tregojnë se çka është dhe çka nuk është rast. Këtë më mirë e thot Vitganshtajni duke theksuar “është tërësia e fakteve që përcakton gjithçka që ndodh dhe gjithçka që nuk ndodh”.
Këtu Vitgenshtajni hyn edhe më thell duke theksuar se faktet në hapsirën logjike janë vetë bota. E nëse faktet janë bota atëherë sendet sipas këtij qëndrimi janë sende të rëndomta dhe se vet Vitganshtajni thotë se bota është përbërë vetëm prej fakteve.
Mirpo më vonë në një qëndrim tjetër të tij ku thuhet “ajo që ndodh, fakti, është ekzistenca e gjendjes së sendeve”. Pra shifet se sipas Vitganshtajnit rasti ose ndodhia e diçkaje pasqyron gjendjen e sendeve. Megjithatë këtu Vitganshtajni deklaron se “Bota është e përbërë prej fakteve dhe gjendjes së sendeve”
Duke e shtruar problemin në fjalë për këtë çështje në këto rrethana dhe kushte, Vitgenshtajni mendonte se i ka vënë bazat dhe i ka dhënë disa sqarime mbi çështjen e Teorisë së Botës, andaj ai mendonte se tanimë mundet të vazhdoj edhe në teorin e pasqyrimit e cila paraqet rëndësi të veçant në të trajtuarit dhe në të kuptuarit e problemeve filozofike, ku sipas kësaj metode ai mendon se do ti zgjidh disas probleme të filozofisë tradicionale.

Teoria e Pasqyrimit

Teoria e pasqyrimit në të vërtet shërben për ti shtuar dhe për ti zhvilluar problemet filozofike sipas p[lanit që e ka menduar Vitgenshtajni në “Traktatin Logjiko-Filozofik”. Kjo don të thotë se tepria e pasyrimit ka rëndësi të veçantë pikërisht për shkak se në mënyrë të fortë dhe të logjikshme i lidh të gjitha këndet që e paraqesin tërësin dhe kuptimin e traktatit të sipërpërmendur.
Me një fjal teoria e psqyrimit paraqet kontinuitetin e mendimeve gjat zgjidhjes së problemeve fundamentale të filozofis së gjuhës në veprën e Vitgënshtajnit “Traktati Logjiko-Filozofik”. Në baz të kësaj teorie ne mundë të mësojm se “Nuk ka aprori pasqyrimesh të vërteta”
Sipas Vitrganshtajnit çdo pasqyrim duhet të ket kuptim përshkak se ndryshe nuk do të jet pasqyrim dhe çdo mendimtjetër do të jet jo i logjikshëm, sepse “Nuk mund të mendojm diçka jo të logjikshme, sepse do të dtyrohemi të mendojm jo logjikisht” , “Çdo pasqyrim është edhe pasqyrim logjik” , andaj “Pasqyrimi logjik mundet ta pasqyroj botën” . Dhe kështu duke vazhduar arrim deri te një konkludim ku është edhe teoria e tij më e sintetizuar ku thotë: “Në përputhshmërin ose në jopërputhshmërin e kuptimit të saj me njëmendësinë qëndron e vërteta apo jo e vërteta e saj”
Nga se u tha mësipër shifet qartë se teoria e pasqyrimit duhet të kuptohet si diçka e komplikuar megjithatë e kuptimsuar deri në atë shkallë saqë vet pasqyrimin nuk duhet ta kuptojmë si pasqyrim, por si kuptimin e pasqyrimit të saj, nga del dhe njëra ndër teoritë ku thuhet: “Atë që pasqyrimi tregon, ajo është kuptimi i saj”.

Teoria e Qëndrimit

Teoria e qëndrimit paraqitet si vazhdimësi dhe përsosje e traktatit logjiko-filozofiko e cila paraqet analizën themelore në tejkalimin e barrierave të filozofis tradicionale.
Kjo problematikë shtrohet për të vetmin qëllim që të arrihet deri në atë masë sa në qëndrim më të mos mundet të zbërthehet, pra në një gjë elementare, e thjesht apo e rëndomtë. Ajo që gjat analizës së përmendur paraqitet si gjë elementare, paraqet qëndrimet elementare ose protokolare të cilët do të jënë të vërteta ose të rrejshme, për shkak se sipas Vitgenshtajnit “Qëndrimi mundet të jetë i vërtetë ose i rrejshëm vetëm me atë që ai është pasqyrim i njëmendësisë”.
Qëlllimi kryesorë i këtyre analizave është të arrihet deri te përshkrimi i botës dhe bota tërësisht është e përshkruar vetëm nëse përmenden të gjitha gjykimet elementare dhe nëse thuhet se cilat prej tyre janë të vërteta e cilat të rrejshme.
Në këtë rast do të bazohemi në tezat e gnoseologjizmit dhe të logjistikës të cilat i vëren dhe njëkohësisht i thekson akademik Filipoviq të cilat janë të mundura të përmbledhen në këto momente:
1. Bota ekziston vetëm si object për njohje
2. ajo na shfaqet si ndonjë rast për të njohur
3. ekzistojn paralelizmi i ndodhive për njohje dhe njohjet e formave
4. ekzistojnë paralelizmi i formës së shfaqjes së botës dhe format logjike.
Natyra e qëndrimeve konsiston në ato që qëqndrimi lëviz nga një rast limitativ në tjetrin. Rastet limitative janë tautologji e kontradita. Vetëm në shkencat e natyrës qëndrimi ka kuptim të plotë, andaj tërësia ë qëndrimeve të vërteta është tërë shkenca e natyrës ose “Tërësia e shkencave të natyrës”. Të gjitha qëndrimet e tjera janë ose tautologji (lejon çdo zgjidhje), ose kontradiktë (asnjë zgjidhje).
Teoria e gjuhës

“Njeriu ka aftësi të ndërtojë gjuhë me ane të të cilave mund të shprehet çdo mendim, duke mos e pasur parasysh atë se si dhe çka do me thënë çdo fjalë – siç po flasim duke mos e ditur se si prodhohen disa tinguj. Gjuha e folur është pjesë e organizmit të njeriut e cila aspak nuk është më pak e ndërlikuar se ai organ”.
Duke u nisur nga faktet e lartë përmendura, për Witgenshtajnin ekzistojnë vetëm dy llje të qëndrimeve si:
1. qëndrimet empirike të shkencave natyrore
2. qëndrimet matematikore dhe logjiko-tautologjike
Problemi i gjuhës rrespektivisht problemi i teorisë së gjuhës në interpretimin e prof.dr. Avni Presheva ka rëndësi të veçantë të cilën jo vetëm që e interpretoi por edhe e shtjelloi në mënyrë të përpiktë dhe në të cilën thotë së problemi i gjuhës e bën më grandioze dhe më madhështore në të gjitha dimensioned e saj ndërtesën e “Traktatit Logjiko-Filozofik”.
Vetë Witgenshtajni thotë se të gjitha mosmarrveshjet dhe problemet e problemeve të shtruara, fillojnë nga moskuptimi i gjuhës. Vetë ai në veprën e lartë përmendur tenton të arrijë dhe të tregojë se cila është edhe detyra kryesore e filoozofisë ku vjen në përfundim se filozofia është kritikë gjuhe, nga dhe dalin disa teroi të tij ku thotë:
 Qëllimi i filozofisë është sqarimi i mendimeve logjike;
 Filozofia nuk është teori , por aktivitet;
 Vepra filozofike përbëhet thelbesisht nga ndriçimi;
 Rezultatet e filozofisë nuk janë “qëndrime filozofike”, por sqarim i qëndrimeve;
 Filozofia duhet ti bëj të qarta dhe rreptësisht ti përkufizojë mendimet të cilat janë ndryshe, pothuaj të turbullta dhe të shkapërderdhura;
 Filozofia përkufizon lëmin kontestues të shkencave të natyrës;
 Filozofia duhet të menduarën dhe me këtë jo të menduarën;
 Filozofia duhet ta përkufizojë jo të menduarën përbrenda, nëpërmjet të manduarës;
 Filozofia duhet ta thotë të pathënën, duke treguar qartë të thënën; etj.
Nga keto teori dhe disa të tjera që vazhdojnë më tutje ne shohim se për Witgenshtajnin filozofia qartë merret me problemin e gjuhës dhe problematikat logjike të gjuhës. Ai (Witgenshtajni) pikpamjet dhe qëndrimet e paraqitura i argumenton në këtë mënyrë:
 Qëndrimet e mia ndriçohen ashtu që ai që i kupton në fund i konsideron si të pakuptimta, kur nëpër to në to dhe mbi to, është ngjitur jashtë që do të thotë se ai duhet ti mposhtë të gjitha pikpamjet dhe atëherë do ta shohë drjt botën.
Megjithatë këtë qëndrim në këtë mënyrë të thënë të Witgenshtajnit nuk duhet ta keqkuptojmë sepse ai këtë e ka thënë në mënyrë simbolike dhe ne duhet ta kuptojmë se ai ka dashur të thotë dhe ndoshta edhe ka thënë se vepra e tijm “Traktati logjiko-filozofik” e ka arritur dhe gjithashtu e ka realizuar qëllimin e vet.
Edhe pse Witgenshtajni është angazhuar që të shkruaj një filozofi origjinale kundër filozofisë spekulative dhe tradicionale, ai në një far mënyre ka pasur ndikimin e saj gjë që shihet qartë në veprën e përmendur më lartë. Megjithatë sipas prof. Avni Preshevës, këtë vepër më të rëndësishme se vet filozofia tradicionale e saj e bën shtjellimi i problematikës së gjuhës me të cilën merret në pjesën më të madhe të saj, dhe vazhdon ai duke theksuar se edhe vetë problemi i njeriut nuk mund të zgjidhet pa zgjidhjen e problemit të gjuhës pra në kuptim të drejtë ajo thuhet se nëse zgjidhet problematika e filozofisë së gjuhës rrespektivisht teorisë së gjuhës, gjegjësisht vetë problematika gjuhë, ndoshta mund të zgjidhet edhe problemi i njeriut.

Fatmir F. ZIMBERI




Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk