Qiro Truhelka, kroati që u dashurua me traditën, historinë dhe arkeologjinë e shqiptarëve



Njëri ndër ata që më përkushtim të veçantë studioi etnografi në dhe arkeologjinë e popullit tonë është Qiro Truhelka. Truhelka, me një përvojë të madhe në fushën e mbledhjes së folklorit, tregimeve dhe krijimtarisë tjetër nga goja e popullit, për disa dhjetëvjeçarë me këmbëngulje të madhe, sfi doi të gjithë albanologët e tjerë të kohës, duke mbledhur shumë këngë popullore në gjuhën shqipe.
Qiro Truhelka, sipas dorëshkrimeve autografe që ruhen në Kroaci, kishte fi lluar që në vitin 1889 të mblidhte në terren, krahinën e Pollogut leksikun dhe folklorin shqiptar, duke qenë mysafi r i Rashid Bexhet Gjokës, ndërsa në verën e vitit 1890 kishte qenë dy muaj në jug të Shqipërisë dhe në gusht të po atij viti për një muaj qëndroi në Prizren dhe rrethinë
Interesimi i studiuesve dhe krijuesve kroatë për shqiptarët është mjaft i hershëm, daton që nga Mesjeta, për të arritur kulmin në shekullin XIX me “Lëvizjen Ilire”, lëvizje kjo që përpiqej për pavarësi dhe njohje të kombit kroat, e cila shikonte në të kaluarën e popullit shqiptar shumë ngjashmëri dhe pika takimi. Studiues, historianë e krijues më në zë të Kroacisë, në studimet dhe krijimet e tyre u morën me Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Janë të njohura studimet historike, por edhe krijimet e shumta letrare, dramat, poezitë e romanet.
Njëri ndër ata që më përkushtim të veçantë studioi etnografinë dhe arkeologjinë e popullit tonë është Qiro Truhelka. Truhelka, me një përvojë të madhe në fushën e mbledhjes së folklorit, tregimeve dhe krijimtarisë tjetër nga goja e popullit, për disa dhjetëvjeçarë me këmbëngulje të madhe, sfi doi të gjithë albanologët e tjerë të kohës, duke mbledhur shumë këngë popullore në gjuhën shqipe, (të cilat mbetën në dorëshkrim dhe ende janë të pabotuara), tregime shqipe, një pjesë të të cilave i botoi në vitin 1905 me titullin “Arnautske priće“ /Përrallat shqiptare/ por kanë mbetur edhe shumë sosh të pabotuara. Tregimet, fjalët e urta popullore, doke e zakone nga krahina të ndryshme shqiptare, veçanërisht nga Pollogu i Maqedonisë, Jugu i Shqipërisë dhe Prizreni i Kosovës, gjëegjëzat, përshkrimet e veshjeve popullore të kohës etj., kanë mbetur në dorëshkrim, të shkapërderdhura nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme të Kroacisë, të cilat mendojmë ne, janë me mjaft interes për t’u botuar.
Gjatë kërkimeve tona shumëvjeçare në Kroaci, kemi shfletuar pothuajse gjithë krijimtarinë e Qiro Truhelkës që është e pabotuar. Një pjesë të mirë të saj e kemi riprodhuar në mikrofi lm, fotokopjuar e kohëve të fundit edhe skanuar. Me qindra faqe nga këto dorëshkrimi i kemi dhuruar para disa vjetësh Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës në Prishtinë, me dëshirën më të mirë që specialistët e fushave përkatëse të mund të merren me to, për t’i studiuar e botuar. Ndërsa vitin e kaluar, Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, i kemi dhuruar po ashtu një fl etore të skanuar me dorëshkrime të Q. Truhelkës, të cilat shpresojmë se një ditë do të shohin dritën e botimit.
Janë të shumta punimet shkencore të botuara nga ana e Qiro Truhelkës, ku ai është marrë drejtpërdrejtë apo tërthorazi me historinë e Ilirëve dhe shqiptarëve. Në veprën e tij me titull “Kujtimet e një pionieri” (Uspomene jednog pionira, Zagreb, 1942), në f. 90-91, shprehimisht shkruan për motivet dhe qëllimet që e shtynë të merret me studimin e historisë së lashtë shqiptare, me traditën, gjuhën dhe folklorin shqiptar: “Që në fi llimet e punës sime vërejta mungesën e madhe të studimeve me të cilat në atë kohë merrej shkenca, se mbi të gjitha për studimin e çështjes ballkanike nuk u gjet askush që më për së afërmi të studionte gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare, relikte këto të vetme të banuesve të hershëm ilirë, të pjesës Perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Duke qenë i vetëdijshëm se pa këtë njohuri fi llestare nuk mund të arrihen rezultate të pakontestuara për lashtësinë e Bosnjës, as të ndriçohet drejt problemi ilir, i cili në vazhdimësinë e gërmimeve arkeologjike në Glasinac, gjithnjë e më shumë imponohej si domosdoshmëri, vendosa të mësoj gjuhën shqipe, në çfarëdo mënyre. Kjo qe për mua një punë shumë e vështirë, sepse në atë kohë nuk ekzistonte ndonjë gramatikë ose fjalor i përshtatshëm, përveç atyre që në Shkodër, kishin botuar Jezuitët për nevojat e tyre shkollore, por që nuk kishin vlera praktike. Më kishte mbetur vetëm një mundësi: të mësoj gjuhën shqipe përmes ndonjë kurbetçiu shqiptar, të cilët në numër të madhe vinin në Sarajevë, në stinën e verës, kurse në vjeshtë ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre me fi timet e tyre si pastiçerë, salepxhi, bozaxhi apo hallvaxhi. Fati më dërgoi te një mysliman me emrin Rashid Bexhet Gjoka, i cili ishte nga Tetova (sipas turqishtes Kallkëndelene), pra nga një zonë, në të cilën gjuha shqipe ishte mjaft e pasur dhe ai tregoi gatishmëri të madhe që të më mësojë gjuhën shqipe. Mirëpo që në fi llim lindi një vështirësi, sepse ai nuk dinte mirë kroatishten, kurse njihte shumë mirë turqishten. Atëherë ftova ndërmjetësuesin tim, sheh Mustafë Salihagiqin, që të jetë përkthyes. Kështu fi lloi një stërvitje e çuditshme gjuhësore, sipas së cilës tekstet shqiptare nëpërmjet turqishtes i përkthenim në kroatishte. Rashidi ishte nga zemra e Ballkanit, nga një zonë, që atëherë hermetikisht ishte e shkëputur nga çfarëdo ndikimi modern, por që ishte djep i vërtet i thesarit të patjetërsuar autokton folklorik. Në këtë mënyrë fi lluam të regjistronim këngët shqipe, të cilat unë pasi që i shënoja i rilexoja me zë, që Rashidi të më konfi rmonte se i kisha shënuar drejt. Pastaj me ndihmën e sheh Mustafait më përkthente fjalë për fjalë këngën, format e ndryshme gramatikore të fjalëve, duke u përpjekur t’i qëndronte sa më besnik origjinalit. Kështu pa u vërejtur, për një kohë të shkurtër fi tova dy gjëra: materialin leksikor dhe pasqyrën gramatikore të shqipes dhe njëkohësisht regjistrova një numër të konsiderueshëm këngësh, fjalëve të urta, gjëegjëzave etj., e pa ashtu m’u dha mundësia të bëja edhe një përshkrim të hollësishëm të zakoneve të ndryshme popullore shqiptare”.
Jo pa qëllim zgjodhëm këtë citat nga vepra autobiografi e Truhelkës, sepse na njeh për së afërmi me sfi dat që ai kaloi për mësimin perfekt të gjuhës shqipe. Në fakt, Qiro Truhelka, sipas dorëshkrimeve autografe që ruhen në Kroaci, kishte fi lluar që në vitin 1889 të mblidhte në terren, krahinën e Pollogut leksikun dhe folklorin shqiptar, duke qenë mysafi rë i Rashid Bexhet Gjokës, ndërsa në verën e vitit 1890 kishte qenë dy muaj në jug të Shqipërisë dhe në gusht të po atij viti për një muaj qëndroi në Prizren dhe rrethinë.
Një interes të veçantë për leksikologjinë shqiptare ka fjalori “Gjermanisht – Shqip” i Qiro Truhelkës, në më shumë se katër mijë (4 mijë) fjalë shqipe, që në dorëshkrim ruhej në bibliotekën e sektorit të Romanistikës pranë Universitetit të Zagrebit. Në vitin 1994 ne e zbuluam këtë dorëshkrim krejt rastësisht, i cili për shkak të pakujdesit të bibliotekares, e cila nuk njihte gjuhën shqipe e as gjermanishte e kishte vënë në stivën e gjërave që duhej të shkatërroheshin. Pas një pune përgatitore, rreth njëvjeçare, ne e përgatitëm për botim këtë fjalor, duke botuar komplet faksimilet e origjinalit, pastaj transkriptimin dhe transliterim në gjuhën e sotme shqipe. (shih faksimilen e kopertinës që sjellim si ilustrim). Fjalori përveç fjalëve të zakonshme, ka edhe fjali të tëra në gjuhën shqipe, pastaj shprehje e fraza popullore të cilat janë një realitet i vërtetë ose siç e pohon edhe Truhelka më vonë “thesar i patjetërsuar autokton” i gjuhës shqipe për disa krahina nga ku u vol lënda leksikore. Për përgatitjen e fjalorit gjermanisht shqip, Qiro Truhelka punoi rreth dhjetë vjet. Fjalorin e përfundoi në nëntor të vitit 1899. Në fund të fjalorit është edhe një gramatikë e shkurtër, përmbledhëse e gjuhës shqipe.
E tërë krijimtaria e Truhelkës për sa i përket albanologjisë mund të ndahet në dy grupe të mëdha: studimet rreth lashtësisë së iliro-shqiptarëve, përkatësisht lidhjet iliro-shqiptare, duke fi lluar nga gërmimet e shumta arkeologjike e deri te botimi i autorëve të lashtë për Ilirët dhe në grupin e dytë: botimi i thesarit të kulturës popullore shqiptar, mbledhja e tij dhe studimet e shumta rreth këtij thesari, pothuajse të gjitha të pabotuara.

Truhelka është ndër të parët, duke shfrytëzuar rezultatet e gjetjeve arkeologjike që si edhe disa arkeologë e fi lologë të tjerët europianë mbrojti me këmbëngulje teorinë e prejardhjes ilire të shqiptarëve. Ndërsa për vazhdimësinë etnike dhe kulturore iliro-shqiptare ai ishte i bindur se shumë forma të kulturës materiale dhe shpirtërore dhe ato të besimeve të banorëve të sotëm të Gadishullit Ballkanik, sidomos të pjesës perëndimore të tij, ku në rend të parë janë shqiptarët, tërheqin rrënjët e tyre nga thellësitë e parahistorisë duke qenë popuj autoktonë – vendorë.
Një kontribut të veçantë Truhelka dha edhe në fushën e letërsisë gojore, ku pos që mblodhi, sistemoi e përgatiti për botim disa prej këngëve shqipe, (një numër jashtëzakonisht të madh të tyre, në më shumë se një mijë faqe dorëshkrim i la të pabotuara), ai tregoi se njihte në thellësi problematikën e letërsisë gojore shqiptare, duke bërë komente, shkrime e studime të veçanta nga kjo fushë. Është interesant fakti se Truhelka nxjerr si përfundim në studimet e tij origjinën indoeuropiane të përrallave dhe këngëve shqiptare, në bazë të materialit që kishte mbledhur dhe studiuar. Ai ishte i entuziazmuar me letërsinë gojore shqiptare, duke shprehur një admirim të veçantë për të. Në mënyrë të posaçme e kanë tërhequr këngët epike për të cilat mendon se ato më së miri pasqyrojnë shpirtin dhe tiparet karakteristike të shqiptarëve, pra ai përmes kësaj letërsie gojore ka dashur të ndërtojë vazhdimësinë shpirtërore të popujve që jetuan në Gadishullin Ballkanik që nga lashtësia e deri me sot. Si mbledhës dhe botues të letërsisë gojore dhe përrallave shqiptare, ai zë një vend me rëndësi jo vetëm tek albanologët kroatë, por edhe ata botërorë, sepse është ndër të parët që provoi të shpjegojë rrënjët e saj të thella dhe rëndësinë e saj brenda kornizave indoeurpoiane të letërsisë gojore.
Interesimi i Qiro Truhelkës për albanologji nuk ishte i kufi zuar vetëm një fushën e folklorit, përkatësisht mbledhjes dhe botimit të tij, por ai u interesua në mënyrë të veçantë për gjuhën, të drejtën zakonore (kanunet shqiptare, përshkrime të disa normave nga këto kanune ruhen në dorëshkrim që janë para atyre të Sh. Gjeçovit), besimet, doket, ritet e ndryshme, thënë ndryshe, ai tregoi interesim për jetën, në kuptimin e mirëfi lltë të fjalës, e shqiptarëve, sepse ai te këto elemente vërente momente të lashtësisë së një vazhdimësie të pandërprerë shpirtërore dhe kulturore te popujt që jetuan dhe jetojnë në Gadishullin Ballkanik.

Kush është Qiro Truhelka?
Qiro Truhelka ka lindur në Osjek më 2 shkurt të vitit 1865 në një familje me traditë intelektuale. Në Osjek ai mbaroi shkollën fi llore dhe gjimnazin. Studimet për arkeologji dhe histori të artit i vazhdoi në Zagreb. Në vitin 1886 emërohet kustos i Muzeut të Sarajevës në Sarajevë. Ndërsa në vitin 1888 themelon “Zemaljski muzej u Bosni i Hercegovini” ku ai emërohet drejtues i tij. Në fi llim të punës së tij si arkeolog bën kërkime në kompleksin e Debeli Brdos jo larg Sarajevës. Gjatë kërkimeve arkeologjike në vitet 1888- 1897 përgjatë gjithë Bosnjës dhe Hercegovinës ka zbuluar lokalitete të shumta arkeologjike me vlera të jashtëzakonshme për atë pjesë të Ballkanit. Ndërsa kërkimet më të rëndësishme arkeologjike nën drejtimin e Truhelkës janë bërë në Donjo Dubini jo larg Savës, afër Bosansko Gradishës. Sintezën e zbulimeve të tija e boton në vitin 1904 së bashku me 104 ilustrime shumë cilësore. Studimet e tija më të rëndësishme nga fusha e arkeologjisë dhe disiplinat tjera ai i botoi në revistën prestigjioze që botohej kroatisht dhe gjermanisht njëkohësit, të cilën ai e drejtonte “Glasnik Zemaljskog Muzeja BiH.” Në vitin 1921 pushohet nga puna për shkak se kundërshtoi formimin e Mbretërisë serbo- kroato-sllovene, ndërsa në vitin 1922 pensionohet edhe pse ishte vetëm 57 vjeç. Duke pasur shpirt kërkuesi dhe studiuesi ai menjëherë pas pensionimit shkon për të punuar në Universitetin e Shkupit, sepse emri dhe fama e tij tashmë ishin ndërkombëtare. Në vitin 1931, Universiteti i Shkupit e falënderon për kontributin e dhënë dhe e pushon nga puna! I mërzitur nga gjithë këto të papritura ikën për të jetuar tek e motra Jagoda, edhe kjo një poete e njohur, kroate. Vdes në Zagreb, më 18 shtator të vitit 1942.
Disa nga veprat kryesore të dr. Qiro Truhelkës janë:
Starobosanski pismeni spomenici (1894), Starobosanski natpisi (1895), Slavonski banovci (1897), Osvrt na sredovjene kulturne spomenike Bosne (1900), Djevojaki grob (1901), Dravno i sudbeno ustrojstvo Bosne u doba prije Turaka (1901), Kraljevski grad Jajce (1904), Nai gradovi (1904), Arnautske prie (1905), Crtice iz srednjeg vijeka (1908), Dubrovake vijesti o godini 1463. (1910), Tursko-slavjenski spomenici dubrovake arhive (1911), Gazi Husrefbeg (1912), Kulturne prilike Bosne i Hercegovine u doba prehistoriko (1914), Historika podloga agrarnog pitanja u Bosni (1915), Das Testament des Gost Radin (1916), Stari turski agrarni zakonik za Bosnu (1917), Konavoski rat 1430. - 1433. (1917), Nekoliko misli o rjeenju bosanskog agrarnog pitanja (1918), Sojenica kao ishodite pontifikata (1930), Starokranska arheologija (1931), O porijeklu bosanskih Muslimana (1934), Studije o podrijetlu. Etnoloka razmatranja iz Bosne i Hercegovine (1941), Uspomene jednog pionira (1942), ndër të tjera Q. Truhelka ka botuar edhe në „Albaninë‰ e Faikë Konicës studimet e tija.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk