Anaksimandri: nga ai burim që lindin sendet, po atje kthehen nga domosdoshmëria kur shkatërrohen
ANAKSIMANDRI
Anaksimandri,(greq.Ἀναξίμανδρος),
ka jetuar rreth viteve 610-546 para Krishtit.Anaksimandri ishte një bashkëkohës
më i ri dhe nxënësi i Thalesit. Ai ishte dakort me mësuesin e tij, se ka një
lëndë të vetme bazë nga e cila rrjedh çdo gjë. Por ndryshe nga Thalesi,
Anaksimandri thoshte se kjo lëndë bazë nuk është as uji dhe as ndonjë element
tjetër specifik ose i përcaktuar, duke argumentuar se uji dhe të gjitha sendet
e tjera të përcaktuara janë vetëm variacione ose degëzime të diçkaje që është vetëm
një gjë specifike midis shumë elementëve të tërë; dhe të gjitha këto gjëra
specifike rrjedhin nga nijë lëndë akoma më elementare, që shpjegon origjinën e
tyre. Substanca primare, nga e cila rrjedhin të gjitha këto sende specifike,
thotë Anaksimandri është një gjë e papërcaktuar ose e pafundme. Kështu,
Anaksimandri diferencoi sendet specifike dhe të përcaktuara nga origjina e tyre
e quajtur substancën primare, pafundësi e papërcaktuar. Meqënëse sendet aktuale
janë specifike, burimi i tyre është i papërcaktuar, dhe, meqenëse sendet janë
të fundme, lënda e origjinës është e pafundmë ose e pakufishme.
Përveç dhënies së një ideje të re rreth substancës së
origjinës së sendeve, Anaksimandri avancoi në filozofi duke u përpjekur të japë
disa shpjegime për idenë e tij të re. Ndërsa Thalesi nuk u muar me ndonjë detaj
të shpjegimit të problemit, se si lënda primare transformohet në sende shumë të
ndryshme, që ne shohim në botë, Anaksimandri e adresoi veten pikërisht në këtë
çështje. Shpjegimi i tij mund të duket i çuditshëm, megjithatë ai përfaqëson
një përparim drejt shkencës, në kuptimin se është një përpjekje që merret me
fakte të njohura, mbi të cilat mund të formulohen hipoteza në vend të
shpjegimit të fenomeneve natyrore me terma mitikë dhe të padebatueshëm.
Për më tej, ajo, që Anaksimandri thotë rreth origjinës së
sendeve, ka shijen e një mendimi të guximshëm, sepse në përshkrimin e të
papërcaktuarës së pakufishme, si një substancë primare, që nuk rrjedh nga diçka
tjetër dhe që është e pashkatërrueshme, ai thotë giithashtu se ajo zotëron
lëvizje të përjetshme. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, elementët e ndryshëm
specifikë marrin qenie si "shkëputje" nga instanca primare dhe kështu
"kemi një lëvizje të përjetshme, në të cilën janë përfshirë edhe
qiejt". Por, në fillim, u shkëputën ngrohtësia dhe ftohtësia, dhe nga këto
të dyja doli lagështira; pastaj nga këto doli toka dhe ajri. Anaksimandri u
përpoq të shpjegojë më tej trupat qiellorë dhe rrymat ajrore rreth tokës; ku
duket se kemi një shpjegim mekanik të lëvizjes së rregullt të yjeve.Në kontrast
me Thalesin, që mendonte se toka është e sheshtë si një disk dhe noton në ujë,
Anaksimandri mendonte se toka është në formë cilindrike.
Duke u kthyer përsëri në skenën e pamatur kozmike,
Anaksimandri mendon se ekzistojnë, në të njëtën kohë, shumë botë dhe shumë
sisteme të universit, të cilët janë të gjithë të paqëndrueshëm, pasi tek ta
ekziston një alternativë konstante midis krijimit dhe shkatërrimit të tyre. Ky
proces ciklik ishte për të një "nevojë" rigoroze, siç janë
kontradiktat e forcave të kundërta në natyrë, që shkaktojnë atë që ai
poetikisht e quan "padrejttësi", sepse kërkojnë shkatërrimin
përfundimtar të tyre.
JETËSHKRIMET- KURESHTI NGA JETA E ANAKSIMANDRIT
* Duke komentuar shpjegimet e Anaksimandrit për origjinën e
njeriut, Plutarku shkruan se sirianët "aktualisht" e nderojnë peshkun
dhe e ushqejnë si të ishte i së njëjtës racë me ta. Me këtë, ata filozofojnë në
mënyrë më të përshtatshme, sesa Anaksimandri, i cili deklaron se peshqit dhe
njerëzit nuk kanë marrë qenie nga të parë të njëjtë, por origjina e njeriut
fiton qenie brenda peshqve, duke u bërë i përshtatshëm për tu kujdesur për
vete; ata dolën jashtë dhe morën dhenë".
* Duke folur për origjinën e njeriut, Anaksimandri thoshte
se gjithë jeta, duke përfshirë dhe jetën e njeriut, vjen nga deti, dhe me
kalimin e kohës qeniet e gjalla dolën nga deti në tokën e thatë. Ai mendonte se
njeriu ëshfë zhvilluar nga krijesa të një lloji të ndryshëm, duke përdorur si
argument faktin, se krijesat e tjera bëhen shumë shpejt të pavarura, ndërsa
vetëm njeriu ka nevojë për kujdesje më të gjatë, prandaj njeriu nuk do të kish
mbijetuar n.q.se do të kish patur të njejtën formë të origjinës si to.
* Me fjalinë e vetme, që ka mbijetuar nga shkrimet e ti,
Anaksimandri mbledh mendimin e tij kryesor duke thënë përsëri diçka poetikisht,
se "nga ai burim që lindin sendet, po atje kthehen nga domosdoshmëria kur
shkatërrohen, sepse ata vuajnë dënimin dhe riparojnë njëri-tjetrin për padrejtësitë
e tyre sipas rregullit fë kohës".
Comments
Post a Comment