Anaksimeni: Kozmosi në esencë është identik me njeriun, ndërsa ajri e bën të mundur këtë unitet
ANAKSIMENI
Anaksimeni. Filozofi i tretë dhe i fundit nga Mileti është
Anaksimeni (585/4-528/5. p.e.r.) i cili ka qenë "shoqëruesi" i ri i
Anaksimandrit. Duke vlerësuar përgjigjen e Anaksimandrit, në lidhje me
përbërjen e sendeve natyrore, ai ishte i pakënaqur me nocionin e të pakufishmes
si burim i të gjitha sendeve, deri sa ky nocion është shumë i papërcaktuar dhe
i paprekshëm. Ai mundi të kuptojë pse Anaksimandri dha zgjidhjen e tij të
ndryshme nga nocioni i Thalesit, se uji është shkaku i të gjitha sendeve.
Arsyeja qëndron në atë, se e pakufishmja mund të të ndihmojë të shpjegosh
sfondin e "pafund" të shumëllojshmërisë së gjerë të sendeve të fundme
dhe specifike. Për Anaksimenin, e pakufishmja e papërcaktuar nuk ka kuptim
specifik, prandaj ai zgjodhi rrugën e Thalesit duke u fokusuar mbi një
substancë të përcaktuar, por në të njejtën kohë u përpoq të përvetësonte nga
arritjet e avancuara të Anaksimandrit. Për të bashkuar nocionin e Thalesit mbi
një substancë të përcaktuar, me konceptin e ri të Anaksimandrit mbi të
pakufishmen në lëvizje të vazhdueshme, Anaksimeni përcaktoi ajrin si substancë
primare, nga e cila rrjedhin të gjitha sendet. Ashtu si e pakufishmja, ajri
është i shpëmdarë kudo; por ndryshe nga e pakufishmja ai ëshfë substancë
materiale specifike dhe e prekshme, që mund të përcaktohet. Për më tepër,
lëvizja e ajrit është një proces më specifik, sesa "shkëputja" e
Anaksimandrit. Kjo e çoi Anaksimenin në formulimin e konceptit të respektueshëm
të "rrallimit" dhe "të kondesimit" të ajrit si forma specifike
e lëvizjes, që sjellin ndryshime në ajër. Edhe pse ajri është i padukshëm,
njerëzit jetojnë vetëm për aq kohë sa mund të marrin frymë, dhe "ashtu si
shpirti ynë, duke qenë ajër qëndron së bashku me ne, po kështu fryma dhe ajri
rrethon gjithë boten". Por, për të shpjeguar se si ajri është origjina e
të gjitha sendeve, Anaksimeni fut një ide të rëndësishme, sipas së cilës
ndryshimet në "cilësi" shkaktohen nga ndryshimet në "sasi".
Zgjerimi dhe tkurrja e ajrit përfaqësojnë ndryshime sasiore, dhe këto ndryshime,
duke ndodhur në një substancë të vetme, shpjegojnë shumësin e sendeve të
ndryshëm. Zgjerimi ose rrallimi i ajrit shkakton ngrohjen dhe, në ekstrem,
zjarrin; ndersa tkurrja ose kondesimi shkakton ftohjen dhe transformimin e
ajrit në objekt solid nëpërmjet një transformimi gradual ku, siç thotë
Anaksimeni, "ajri, që kondesohet, formon erërat..., e në qoftë se ky
proçes shkon më tej ai jep ujë, e akoma më tej jep tokën dhe nga kondesimi më i
madh janë formuar gurët".
Megjithëse këta filozofë milesianë duket se kanë studiuar me
temperament dhe interesa shkencore, ata nuk i kanë formuar hipotezat e tyre në
atë mënyrë që sot i bëjnë shkencëtarët modernë; gjithashtu, ata nuk projektuan
ndonjë eksperiment për të provuar teoritë e tyre. Idetë e tyre kishin një tipar
dogmatik; ato janë më shumë një mënyrë pohimi pozitiv, sesa tentativa për
hipoteza të vërteta. Por duhet të kujtojmë se çështjet kryesore, në lidhje me
natyrën dhe kufijtë e njohjes njerëzore, akoma nuk ishin ngritur. Miletasit
akoma nuk i referohen, në ndonjë menyrë, problemit të marrëdhënieve midis
shpirtit dhe trupit. Reduktimi i të gjithë realitetit në një origjinë
materiale, sigurisht e ngre këtë çështje, por kjo çështje është e njohur më
vonë si një problem në historinë e mendimit. Cilado qoftë dobia e ideve të tyre
specifike rreth ujit, të pakufishmes dhe ajrit si substanca primare të sendeve,
rëndësia e vërtetë e miletsave është se ata, për herë të parë, ngritën çështjen
e natyrës në instancë të fundit të sendeve. Ata bënë hapin e parë dhe direkt të
hulumtimit mbi çështjen, se nga çfarë ëshfë e përbërë në të vërtetë natyra.
KURESHTI NGA JETA E ANAKSIMENIT
* Augustini për të pohon se Anaksimeni ka qenë i bindur se
perënditë «nuk e kanë krijuar ajrin, por edhe vetë ata janë krijuar nga ajri».Kozmosi
në esencë është identik me njeriun, ndërsa ajri e bën të mundur këtë unitet.
Sikurse shpirti ynë që është ajër dhe si i tillë na drejton ne dhe nga ne
krijon unitet, po kështu edhe fryma dhe ajri përfshijnë dhe mbajnë tërë
kozmosin» (Diels, fragm.2).
* Sikurse për Anaksimandrin ashtu edhe për Anaksimenin
procesi kozmologjik është periodik.
Comments
Post a Comment