Diogjeni, një jetë në kërkim të njeriut
DIOGJENI
DIOGJENI (Διογένης ὁ
Σινωπεύς Diogenes ho Sinopeus) Sinopas, filozof grek (nga rreth 400 deri 323
p.e.r.). Një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të të ashtuquajturës shkollës
kinike. Kërkoi kthimin në gjendjen natyrore dhe hodhi poshtë çdo kulturë dhe
mohoi çfarëdo nevoje. Jetoi si endacak, fjeti në vozgë dhe refuzoi të gjitha
normat kulturore dhe shoqërore si savurrë që na pengojnë të bëhemi indiferentë
ndaj pasurisë, famës, nderit, familjes, politikës, religjionit dhe çdo gjëje
tjetër të panatyrshme. Mësimin kinik mbi reduktimin e nevojave në minimum e
zbatoi në jetë në mënyrë konsekuente për çka flasin mbi të edhe shumë anekdota,
shpesh edhe të pavërtetuara. (Kur Aleksandri i Madh i premtoi se do t'ia
plotësojë çdo dëshirë dhe e pyeti ç'dëshironte, ai iu përgjegj që t'i largohet
nga dielli, sepse po e pengon me rastin e rrezitjes).
Fragmentet e veprave të tij janë burime të rëndësishme për
studimin e filozofisë kinike. Përveç me filozofi dhe retorikë u mor edhe me
politikë si dhe me çështje estetike. Sipas Diogjenit skulptori dhe piktori për
nga koha mund të paraqesin vetëm një moment të sendit dhe në këtë çast të
vetmin mund të sintetizojnë dhe të shprehin tërë esencën e tij. Përkundra
kësaj, poeti mund të paraqesë tërë zhvillimin, të ndodhurit, lëvizjen,
ndryshimin edhe të ndijimit edhe të aktit natyror. Mbi këtë ndryshim më vonë
diskutuan shumë Du Bos, Shaftsbëri dhe sidomos Lesingu.
Kapërcyell ndër shekuj:
Kërkoj NJERIUN
Filozofi i madh grek Diogjeni, kurdoherë kur e lexojmë
pjesë- pjesë, apo shfletojmë fletët e librit të tij me ngadalë, vërejmë se
filozofia e tij njerëzore është ndër më aktualet, ndër më të bukurat, ndër më
njerëzoret, ndër më të diskutuarat, ndër më madhështoret, një ndër filozofitë
me mesazh kaq të paqtë, sikur ky njeri gjeni të jetonte sot në kohët moderne,
dhe jo disa mijëravjeçarë më parë, kur bota nuk e njihte kompjuterin,
televizorin, internetin. Si e kanë përcjellë Diogjenin dhe filozofinë e tij në
kohët moderrne, historianët, studiuesit, kritikët, akademikët e filozofisë?! Me
shprehjen kaq njerëzore dhe mbi njerëzore, kaq të thjeshtë, por po kaq të
ndërlikuar, kaq të shkurtër, por me mendim të pakonceptueshëm, dy fjalë, baraz
me vepra të tëra, me dy fjalë të urta por shumë poetike, që kanë brenda
gjithçka që na duhet. Pra shprehja e tij brilante është dhe sot magjia njerëzore
e fjalës; Kërkoj NJERIUN! Me mjekrrën e bardhë si dëbora, me veshjen e
thjeshtë, me gjuhën e bukur të popullit, me zërin e ëmbël si këngëtarë, me
kokën lartë dhe gjithmonë qëmtues Diogjeni në mes të ditës me diell, plot
dritë, ku gjithçka duket saktë, me një fener në dorë gjezdiste nëpër rrugët e
Greqisë të kërkontë NJERIUN. Lind pyetja, kë njeri? E pra, atë, NJERIUN e urtë
dhe punëtor, atë që punon shumë dhe flet pak (vepra flet më shumë se fjala),
atë që bën veprën dhe rri në fund të turmës, atë që nuk rreh gjoksin edhe kur
ka bërë shumë, atë që nuk dinë të ofendojë dhe vrasë, atë që kërkon të vërtetën
në botën e trazuar nga luftrat dhe etja për para…Diogjeni me fenerin e tij
kërkonte njeriun e ndershëm. Mos vallë feneri i tij kishte më shumë ndriçim se
vetë ndrçicimi diellor në mesin e ditës të Greqisë plot dritë?! A e gjeti
Diogjeni “KËRKOJ NJERIUN”, njeriun e ndershëm…?!
Qeverisja e një shteti dhe analogjia me fenerin e Diogjenit
Lugji i XIV-të
Historitë e qeverisjeve ndër shekuj janë nga më të
pabesueshmet, nga më të padëgjuarat, nga më të shumdiskutuarat. Qeverisja e një
shteti, kurrë nuk i ka ngjarë qeverisjes së një shteti tjetër fqinjë, të një
shteti në rajon, kontinent apo ndërkontinental.
Por…Historia e Francës, përmban çudirat e veta dhe këto, më
shumë se me çdo gjë tjetër lidhen me konceptet mbi shtetin. Kur në Francë mori
frenat e shtetit, qysh në moshën më të re, Luigji i 14-të, njeriu që u quajt
“Monarku i Madh”, pas pak kohe, dolën në dritë dhe ambiciet e tij jo vetëm për
pushtet të pakufizuar, por edhe për shtimin marramendës të pasurisë..
Shpenzimet e kryera për vete (dinastinë e rritur pa kufi) dhe për miqtë,
simpatizantët e mbretërorët si dhe për çdo tjetër që rrinte pranë tij
(lajkatarët, servilët, dallkaukët, sahanlëpirësitetj.) arritën nivelet më të
larata dhe kazma po i vihej ekonomisë së vendit dhe nivelit të jetesës së
popullit, i cili kishte arritur varfërinë e tejskajshme. Mbreti thoshte: “Sa të
jem në pushtet do të bëj si të dua, do të shpenzoj pa kufi, nga të ardhurat
prej popullit se fondet i disponoj vetëm unë, “Mbreti Diell”. Ministrat e tij,
të pangopur, me në krye kryetarin e tyre, u pasuruan e
mbushën vendin me vila e çifliqe për llogari të tyre. Në krye qëndronte
"sovrani mendjemadh e arrogant që bënte si i donte qejfi ". Një ditë
të bukur gushti, sovrani absolut (si shumë sovranë që mund të mos jenë
mbretër), thirri ministrant, me në krye atë që i drejtonte, Mazarinin, dhe u
tha: "Zotërinj tani e tutje do të bëni siç them unë, sepse unë do të jem
kryeministri im. Të gjithë do të rrini sus, sa pa urdhërin e mendimin tim nuk
do të lëvizë qimja, se pastaj… e dini vetë". Më tutje vazhdoi:
"Aristidhi i Greqisë së lashtë, u kritikua në Ogora" (mbledhjen e
popullit) se po ndryshonte rrugën në pushtetin e tij, duke u dhënë privilegje
njerëzve të vet e duke i përkrahur të pasuroheshin. Pasi i dëgjoi (si edhe unë
juve), u tha tyre të Ogorasë: "Mos e patsha atë fat, që të mos ndihmoja e
pasuroja njerëzit e mi, miqtë,shokët e ata që më bëjnë lajka". Ndërsa në
Angli, mbretit i pritej koka, sepse po merrte nëpër këmbë ligjet e vendit,
"Mbreti Diell" , i Francës, deklaronte botërisht se…"Tani e
tutje asgjë nuk do të bëhej pa lejen time sepse unë jam monark i pakufizuar
". Nuk linte qiri e kandile pa ndezur nëpër të gjitha kishat e Parisit,
saqë administratorët e kishave kishin gjetur belanë. Kryqin e bënte nga lulja e
ballit, gjer poshtë kërthizës, duke përshpëritur: "Zot, ti në qiell, unë
në tokë!". Për gjenialitetet e Luigjit të 14-të, kanë shkruar shumë
biografë e historianë. Ndër të tjerët një thotë.: "kur e pa veten atje
lart, në majën më të lartë të pushtetit, njerëzit i shikonte si miza dhe nuk
pyeste, gënjente natë e ditë, premtonte e betohej për Zotin, duke i bekuar
"mizat" në emër të tij gjë që e bënte qesharak e jargëvartës".
Dhe më në fund, tha marrëzinë më të madhe: "shteti jam unë!" E pyetën
për ligjet e Francës, se çfarë janë ato e ku hyjnë dhe Luigji i 14-të,
serbes-serbes tha (nga maja e pallatit): "Ligjet bëhen sipas qejfit të
atij që qeverisë. Ato nuk vijnë nga qielli, bëhen këtu, sipas "dëshirës së
popullit", shkurt "Edhe ligji jam unë", se ligjet janë derivate
të mendjes së njeriut e asgjë tjetër, se ato ndërtohen sipas kërkesës së atyre
që administrojnë shtetin dhe jo sipas ndonjë shkence ekzakte, prandaj heshtni e
dëgjoni ato që thotë sovrani juaj!".
Njeriu që kërkonte Diogjeni jam unë ...
JETËSHKRIMET - KURESHTI NGA JETA E DIOGJENIT
* E pyetën Diogjenin se cila ishte koha më e mirë për të
ngrënë.
- Në qoftë se je i varfër, ha kur të mundesh, - u përgjigj
ai, - kurse po të jesh i pasur ha kur të duash.
* Diogjeni pa një të ri që u skuq nga turpi.
- Mos ki frikë djalë, - i tha, - kjo është ngjyra e
virtytit.
* Diogjenin e qortuan sepse duke qenë i paditur ngatërrohej
me filozofi.
- Ngatërrohem pikërisht sepse dua të mësoj, - u përgjigj
Diogjeni.
* Diogjenin e kapën piratët dhe si të gjithë skllevërit e
tjerë e nxorën në treg për ta shitur.
- Çfarë di të bësh? - e pyetën.
Të komandoj njerëzit, - u përgjigj filozofi. Pastaj iu
drejtua atij që i binte trumpetës, duke e urdhëruar se në vend të formulës së
zakonshme. "Kush do të blejë një skllav? - të thoshte me zë të lartë:
- Kush do të blejë pronarin e tij?"
* Diogjeni admironte shumë një harpist me duar tepër të shkathta,
por e urrente shumë për karakterin e tij të dobët. Kur e pyetën se pse ushqente
gjithë atë admirim u përgjigj:
- Sepse, duke pasur në duar gjithë atë shkathtësi për të
vepruar, është bërë harpist në vend të bëhej vjedhës.
* Dikush e pyeti Diogjenin nëse kishte shumë njerëz në
Lojërat Olimpike. - Kishte shumë shikues dhe pak njerëz - u përgjigj filozofi.
* E pyetën Diogjenin:
-Më thoni si mund të hakmerrem me armiqtë e mi?
-Duke u bërë njeri më i virtytshëm se ata, - u përgjigj
filozofi.
* I thanë Diogjenit një ditë:
- Lum Kalisteni që jeton në oborrin e Aleksandrit dhe merr
pjesë në bankete madhështore.
- Përkundrazi, - u përgjigj Diogjeni, - duhet vuajtur fati i
Kalistenit, që duhet të hajë, vetëm kur ka dëshirë Aleksandri.
* E gjetën njëherë Diogjenin me duar të shtrira përpara një
statuje, sikur i kërkonte lëmoshë. E pyetën përse e bënte atë veprim.
- I kërkoj lëmoshë një objekti që nuk mund të më flasë,
kështu do të mësohem të mos fyhem kur të më refuzojnë ata që flasin.
* E pyetën Diogjenin se si duhej sjellë ndaj të fuqishmëve.
- Duke qëndruar si ndaj zjarrit, - u përgjigj Diogjeni, - jo
shumë larg dhe jo shumë afër.
Comments
Post a Comment