“Neve na pëlqejnë listat, sepse nuk duam të vdesim”


Dijetari italian Umberto Eco: “Unë i pëlqej listat për të njëjtën arsye që njerëzit e tjerë pëlqejnë futbollin apo pedofilinë”

Kjo është një intervistë për Der Spiegel e realizuar me një nga studiuesit më të mëdhenj të kohës sonë, vetëm pak kohë më parë. Siç ndodh me njerëzit e përmasave të tij, intervistuesve u është dashur të ngulen vetëm në një problematikë...Sesa ja kanë arritur, për këtë gjykon, gjithmonë publiku...


Nga Susanne Beyer dhe Lothar Gorris*
Romancieri italian dhe semiotisti Umberto Eco, i cili ishte duke kuruar (pak kohë më parë) një ekspozitë në Luvër në Paris, flet për Der Spiegel rreth vendit të listave, që hartohen në historinë e kulturës, mënyrën që ne përpiqemi të shmangim mendimin për vdekjen dhe pse Google është kaq i rrezikshëm për njerëzit e rinj.
SPIEGEL: Z. Eko, juve konsideroheni si një nga studiuesit më të mirë të botës dhe tashmë keni hapur edhe një ekspozitë në Luvër, në një nga muzeumet e artit më të rëndësishme të botës. Subjektet e ekspozitave tuaja duken si fare të rëndomta, megjithatë aty kemi qartë natyrën thelbësore të listave, poetëve që listojnë gjithmonë në punët e tyre dhe piktorëve që akumulojnë gjëra në pikturat e tyre. Pse keni zgjedhur tamam këto subjekte?
Umberto Eco: Lista është origjina e kulturës. Është pjesë e historisë së artit dhe kulturës. Çfarë do të donte në vetvete kultura? Thjesht, për ta bërë pafundësinë të kuptueshme. Po ashtu, ajo do të krijojë rend - jo gjithmonë, por të paktën shpesh. Dhe si ndodh atëherë, që një qenie humane përballet me pafundësinë? Cili do përpiqej të mbërthente të pakuptueshmen? Përmes listave, përmes katalogëve, përmes koleksioneve në muzeume dhe përmes fjalorëve dhe enciklopedive. Ka një joshje për të renditur se me sa gra ka fjetur në kohën e vet Don Zhuani: Ishin 2063 të tilla syresh, të paktën sipas libretistit të Mozartit, Lorenzo da Ponte. Ne gjithashtu kemi edhe lista shumë praktike: listën e dyqanit, dëshirave, menytë - që janë gjithmonë arritje kulturore në të drejtën e tyre”.
 SPIEGEL: A mundet që një njeri i kulturuar i zakonshëm të arrijë të kuptojë sesi një roje (kujdestar) mund të vendosë rregull në vendet ku mbizotëron kaosi?
Eco: “Listimi nuk e shkatërron kulturën; ajo e krijon atë. Kudo që ju të shihni në historinë e kulturës, ju do të gjeni pafundësisht lista. Në fakt, ka edhe këtu një grupim si të trallisur: lista e shenjtëve, armëve dhe bimëve mjekësore apo e thesarëve të tërë dhe titujve të librave. Të mendosh p.sh, vetëm për koleksionin e natyrës të shekullit të 16. Romanet e mia, për shembull, janë plot me lista të hartuara”.
SPIEGEL: Llogaritarët bëjnë lista, por ato Ju mund t’i gjeni edhe në punët e Homerit, James Joyce dhe Thomas Mann.
Eco: “Po, ata, natyrisht, që s’janë llogaritarë. Tek “Uliksi”, James Joyce përshkruan sesi protagonisti i tij, Leopold Bloom, hap sirtarin e tij dhe të gjitha gjërat që gjen aty. Unë e shikoj këtë si një listë në letërsi dhe kjo do të thotë shumë për Bloom. Apo të marrim Homerin, për shembull. Tek “Iliada” ai përpiqet të mbartë një përshtypje të madhësisë së armatës greke. Fillimisht, ai përdor krahasimin: ”Ashtu si flaka e madhe që shkrumbon pyje dhe ngjitet sipër në majën e malit nga ku drita këqyret që përtej, edhe më shumë kur marshonin në avitje, vetëtima e armëve të tyre fekste drejt kupës qiellore”. Por s’është i kënaqur. Nuk mund të gjejë metaforën e duhur dhe kështu u lutet muzave që ta ndihjnë. Atëherë ai qëllon idenë dhe jep gati emertesën dhe emrat e shumë gjeneralëve në anijet e tyre”.
SPIEGEL: Por nëse e bën kështu nuk duket se i largohet poemës?
Eco: “Fillimisht ne mendojmë se një listë është primitive dhe tipike për kultura shumë të hershme, të cilat nuk kanë koncepte ekzakte të universit dhe që ishin kështu në përmbajtje të kufizuara për të listuar karakteristikat, që vetë ato mund të emërtonin. Por në historinë e kulturës, lista ka mbizotëruar gjithmonë e më shumë. Është pa asnjë kuptim kryesisht një shprehje e kulturave primitive. Është një imazh shumë i qartë i universit, i cili kishte në vitet e Mesjetës lista të tëra. Një pikëpamje e re mbi botën e mbështetur në astronomi predominoi në kohën e Renesansës dhe në erën Baroke. Dhe atëherë kishte lista. Dhe lista, të kuptohemi, ishte mbizotëruese në moshën postmoderne. Kishte një si magji të parezistueshme”.
SPIEGEL: Por pse atëherë, sipas jush, Homeri listoi të gjithë ato luftëtarë dhe anijeve të tyre nëse ai e dinte se nuk do mundej kurrë që t’i listonte të gjitha.?
Eco: “Puna e Homerit na godet sërish dhe sërish mbi majën e të pashprehurës. Njerëzit do e bëjnë gjithnjë këtë. Ne kemi qenë gjithmonë të mrekulluar nga hapësira të pafundme, nga yje të pafundmë dhe nga galaksitë që qëndrojnë mbi galaksitë. Si mund të ndjehet një person kur shikon në qiell? Ai mendon se nuk ka shumë hapësirë për gjuhën që të arrijë të përshkruajë atë që sheh. Megjithëkëtë, njerëzit s’kanë ndaluar së përshkruari qiellin, thjesht duke listuar atë që shohin. Të dashuruarit janë në të njëjtin pozicion. Ata përballen me mungesën e aftësisë së gjuhës, mungesën e fjalëve për të shprehur ndjenjat e tyre. Por, a do mund vallë të dashuruarit të ndalojnë duke e bërë këtë? Ata krijojnë lista: Sytë e tua janë aq të mrekullueshme dhe kështu dhe goja dhe supet e tua… Dikush mund të shkojë me sukses deri te detajet”.

 SPIEGEL: Pse ne harxhojmë kaq shumë kohë duke u përpjekur të kompletojmë gjëra që në mënyrë realiste nuk mund të kompletohen?
Eco: “Ne kemi një limit, një kufizim dekurajues dhe poshtërues: vdekjen. Kjo është arsyeja sepse ne duam të gjithë gjërat që pretendojmë se nuk kanë kufizim dhe kështu që janë edhe pa fund. Është një mënyrë e arratisjes së mendimeve rreth vdekjes. Ne i duam listat, sepse ne nuk duam të vdesim”.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk