Demosteni, gojtari më i madh i Athinës
DEMOSTENI
Demosteni (greq. Δημοσθένης, Dēmosthénēs, rreth 384 p.e.s. -
322 p.e.s.Ishte orator i Greqisë së lashtë i lindur në Athinë në vitin 384
p.e.s. Demonsteni vdiq më 322 p.e.s.Që në moshën 20 vjeçare filloj të mbajë
fjalime me rëndësi, së pari fjalim para gjyqit dhe pastaj në vitin 354 fjalim
publik me përmbajtje politike. Më vonë udhëhoqi partinë athinaseje për
pavarësi, që luftonte kundër Filipit II të Maqedonisë. Ligjëratat e tij kundër
Filipit janë të njohura si shembuj të paarritshëm të artit retorik.
Në vitin 345 p.e.s. së bashku me Eskinin Morri pjesë në
delegacionin i cili nënshkroi paqen e pafavorshme për Athinën me Filipin e II
të Maqedonisë. Ndërsa në vitin 340 p.e.s. organizojë lidhjen anti maqedonase,
mori pjesë edhe fisi ilirë i taulatëve.
Mori pjesë personalisht në luftën e Keronesë dhe aty mbajti
një fjalim të përmotshëm për të varët në luftë.
Demosteni, një nga oratorët më të mëdhenj të Athinës,
admirohej, sa për sinqeritetin politik, po aq edhe për gojëtarinë e tij të
jashtëzakonshme. Sipas legjendës, ai kishte kaluar një defekt në të folur dhe e
kishte eliminuar atë duke u ushtruar me guriçka në gojë. Siç u përmend më lartë
Demosteni i përdori dhuntitë e tij si orator për të ndezur popullin e Athinës
kundër maqedonasve, në fillim kundër Filipit II, pastaj kundër Aleksandrit. Seria
e fjalimeve të Demostenit kundër Filipit, frymëzoi Ciceronin, i cili u dha
fjalimeve të tij kundër Mark Antonit të njëjtin emër. Demosteni jetoi shumë
vjet në mërgim, pasi mbeti i përfshirë në një skandal financiar: ai u akuzua se
kishte përvetësuar fonde, të cilati kishte sjellë në Athinë sundimtari i
Babilonisë, që ishte kthyer kundër Aleksandrit. Pas vdekjes së Aleksandrit, atë
e thirrën në Athinë. Demosteni piu një dozë vdekjeprurëse helmi që të mos u dorëzohej
oficerëve maqedonas, të cilët kërkonin arrestimin e tij.
JETËSHKRIMET - KURESHTI NGA JETA E DEMOSTENIT
* Eskini(orator imadh politik) rival i fortë dhe kundërshtar
i Demostenit, nuk pranoi që athinasit ta dekoronin me medalje të artë. Më vonë
fitoi gojtaria e Demostenit dhe Eskini u dënua me mërgim në ishullin Rodi.
Eskni ra në gjëndje të keqe dhe nuk kishte para në xhep. Demosteni, i ofroi një
shumë të hollash me mjaft përzemërsi dhe me mirësjellje. Eskni nuk mundi dot të
mos pranonte prandaj i mori paratë dhe tha:
- Mendo se sa i trishtuar jam që kam lënë një atdhe me një
armik kaq zemërmadh sa të imponon respekt. Nuk shpresoj të gjej gjetkë një mik
që mund t'i ngjajë
* Një ditë në mërgim kur Eskini deklamoi para popullit
fjalimin që kishte mbajtur kundër Demostenit dhe për të cilin u dënua,
dëgjuesit e duartrokitën nxehtësisht. Ata deshën të dëgjonin edhe përgjigjen e
Demostenit. Kur e dëgjuan atë, duartrokitjet ishin prapë të shumta dhe të
pandërprera sa që oratorit iu desh të ndërhynte për t'i qetësuar. Më në fund
Eskni tha këto fjalë:
- Po çfarë do të bënit sikur këtë fjalim ta dëgjonit të
deklamuar nga goja e tij?
* Një athinas shkoi te Demosteni për t'i kërkuar ndihmë
kundër dikujt që e kishte sulmuar dhe trajtuar keq. Ai i tregoi oratorit të
madh çështjen e tij. Demosteni e dëgjoi me vëmendje deri në fund dhe pastaj i
tha:
- Më fal, po unë nuk besoj aspak që t'i të jesh fyer ashtu
si thua. Athinasi e rrëfeu çështjen dhe njëherë nga e para dhe prapë pati të
njëjtin përfundim.
- Si? - thirri athinasi gjithë zemërim. - Nuk jam trajtuar
keq? Nuk jam fyer?
- Oh, - tha atëhere Demosteni, - tashti po të besoj sepse
tashti më fole si një njeri që është fyer.
* Një rival i Demostenit, që deshi ta kritikonte për
fjalimet e tij tepër të përpunuara, i tha:
- Demosten, fjalimet e tua...
- Duket mirë, - ia priti Demosteni, - se ato të tuat,
përkundrazi, kanë bërë që të mos harxhosh gjë.
* E pyetën një ditë Demostenin se me ç'mjete mund të bëhesh
orator i madh.
- Duke shpenzuar më shumë vaj dhe më pak verë, - u përgjigj
oratori i madh, i cili me vajin nënkuptonte llampën e ndriçimit që ishte e
nevojshme për të studiuar natën
* Demosteni shkoi posaçërisht në Korint për të parë
bukuroshen Laide. Kur ai i kërkoi dorën, Laidja kërkoi çmim të madh.
- Unë nuk mund të blej me një çmim kaq të madh një pendim, -
përgjigj oratori i shquar.
* Athinasit donin që Demosteni të mbështeste akuzën kundër
një të pafajshmi. Meqenëse ai nuk pranoi, athinasit nisën të flasin lart e
poshtë kundër tij.
- O athinas, - u përgjigj ai, - unë jam gjithnjë gati që
t'ju jap këshilla edhe atëherë kur juve nuk do t'ju pëlqejnë, por ama ju nuk
mund të më detyroni që unë të shpif për një qytetar.
Comments
Post a Comment