Njihu me Sekretin e Madh të jetës tënde
Kur shohim përreth nesh, madje edhe trupin tonë, ajo që
shohim është maja e ajsbergut.
Dr.John Hegelin
Mendo për këtë një çast.Shikoje dorën tënde.Ajo duket e fortë,
por në të vërtetë nuk është e tillë.Nëse do ta vije nën një mikroskop të
përshtatshëm, do të shihje një mase energjie që dridhet.
Bob Proctor
Gjithçka është bërë nga e njëjta substancë, qoftë dora jote,
oqeani apo edhe një yll.
John Assaraf
Gjithçka është energji dhe më lejo të të ndihmoj ta kuptosh
paksa këtë.Kemi Universin, galaktikën tonë, planetin tonë dhe pastaj janë
individët;dhe brenda këtij grupi janë sistemet e organeve, qelizat, molekulat
dhe pastaj atomet.Dhe më pas është energjia.Pra, nivelet për të cilat mund të
mendosh janë të shumta, por në Univers gjithçka është energji.
Dr.Ben Johnson
Kur zbulova Sekretin, doja të dija opinionet e shkencës dhe
të fizikës për sa i përket kësaj njohjeje.Ajo çka zbulova ishte absolutisht
mahnitëse.Një prej gjërave më entuziazmuese të të jetuarit në këtë kohë është
që zbulimet e fizikës së kuanteve dhe shkencës së re janë në harmoni të plotë
me mësimet e Sekretit dhe me ato që mësuesit e mëdhenj kanë ditur gjatë gjithë
rrjedhës së historisë.
Në shkollë nuk kam studiuar asnjëherë shkencë apo fizikë,
por prapseprapë, kur lexoja libra të ndërlikuar mbi fizikën e kuanteve, i
kuptoja në mënyrë të përsosur, sepse doja ti kuptoja.Studimi i fizikës së
Kuanteve më ka ndihmuar ta kuptoj më në thellësi Sekretin, në një këndvështrim
energjitik.Bindja e shumë njerëzve përforcohet kur ata shohin ndërsjellshmërinë
perfekte mes njohjes së Sekretit dhe teorive të shkencës së rë.
Më lejo të shpjegoj se si ti je kulla më e fuqishme e
transmetimit në Univers.Thënë me fjalë të thjeshta, gjithë energjia dridhet në
një frekuencë.Duke qenë energji, edhe ti dridhesh në një frekuencë që
përcaktohet nga ajo çka ti mendon dhe ndien.Të gjitha gjërat që do, janë të
bëra nga energjia.Edhe ato dridhen.Gjithçka është energji.
Këtu hyn faktori ‘’ suprizë’’.Kur mendon për atë që do dhe e
emeton këtë frekuencë, bën që energjia e asaj çfarë dëshiron të dridhet në atë
frekuencë dhe e tërheq drejt Teje!Kur përqendrohesh në atë që dëshiron,
ndryshon dridhjen e atomeve të asaj gjëje dhe bën të dridhet drej Teje.Ti je
kulla më e fuqishme e transmetimit në Univers, sepse të është dhënë fuqia për
ta përqendruar energjinë tënde nëpërmjet mendimeve të tua dhe të ndryshosh
dridhjet e gjërave në të cilat je përqendruar, që më pas i tërheq magnetikisht
drejt vetes.
Kur i mendon dhe i ndien gjërat e mira që dëshiron, je futur
menjëherë në atë frekuencë, e cila më pas bën që të dridhet drejt teje energjia
e tyre dhe ato shfaqen në jetën tënde.Ligji i tërheqjes thotë se të ngjashmit
të tërheqin të ngjashmit.Ti je një magnet energjie, ndaj dhe energjetizon
elektrikisht gjithçka drejt teje, e energjetizon elektrikisht veten drejt
gjërave që dëshiron.Qeniet njerëzore e administrojnë energjinë e tyre
magnetizuese, sepse askush jashtë tyre nuk mund të mendojë ose të ndiejë për
ta; dhe janë mendimet dhe ndjenjat ato që krijojnë frekuencat tona.
Rhonda Byrne
Nga ç`do këndvështrim që ta shohësh, rezultati është
gjithmonë i njëjti.Ne jemi Një.Jemi të gjithë të lidhur dhe jemi pjesë e Fushës
Energjitike Unike, e Mendjes Supreme Unike, e Vetëdijes Unike ose e Burimit
Krijues Unik.Quaje si të duash, por jemi të gjithë Një.
Rhonda Byrne
Nëse tani mendon për ligjin e tërheqjes, i vetëdijshëm që të
gjithë ne jemi Një, do të shohësh perfeksionin absolute.
Rhonda Byrne
Do të kuptosh pse mendimet e tua negative për dikë tjetër
rikthehen që të dëmtojn vetëm Ty.Jemi Një! Nuk mund të pësosh dëme nëse nuk i
thërret ato duke emetuar mendime dhe ndjenja negative.Të është dhënë vullnet i
lirë që të zgjedhësh, por kur ushqen mendime negative dhe ke ndjenja negative,
e ndan veten nga e Mira Unike dhe Absolute.Mendo për emocionet negative që
ekzistojnë dhe do të zbulosh se secili prej tyre bazohet te frika.Këto emocione
lindin nga mendime ndarjeje dhe nga të shikuarit e vetes si të ndarë nga të
tjerët.
Rhonda Byrne
Konkurrenca është një shembull i ndarjes.Së pari, mendimet e
tua mbi konkurrencën vijnë nga një mentalitet mungese, sepse është sikur po
thua që ka rezerva të kufizuara.Po thua
që nuk ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të bëjmë konkurrencë e të luftojmë
për të marrë gjëra.Kur bën konkurrencë, nuk mund të fitosh kurrë, edhe nëse
mendon se ke dale i fituar.Në bazë të ligjit të tërheqjes, kur je në
konkurrencë tërheq shumë njerëz e rrethana që hyjnë në konkurrencë me Ty në çdo aspekt të jetës tënde dhe në fund
humbet.Jemi të gjithë Një, prandaj kur hyn në konkurrencë, hyn me veten
Tënde.Duhet ta heqësh konkurrencën nga mendja dhe ta bësh këtë të fundit
krijuese.Përqendrohu tek ëndrrat e tua, të vizionet e tua dhe hiqe konkurrencën
nga jeta jote.
Rhonda Byrne
Universi është rezerva Universale dhe furnizuesi i
gjithçkaje.Çdo gjë që vjen nga Universi dhe transportohet tek ti nga ligji i
tërheqjes nëpërmjet njerëzve, rrethanave dhe ngjarjeve.Konsideroje ligjin e
tërheqjes si ligjin e furnizimeve.Është ligji që të lejon të tërheqësh nga
rezervat e pafundme.Kur emeton frekuencën e përkryer të asaj që dëshiron, do të
tërheqësh njerëzit, rrethanat dhe ngjarjet e përkryera!
Rhonda Byrne
Nuk janë njerëzit ata që të japin gjërat që dëshiron.Nëse i
përmbahesh kësaj bindjeje të rreme, do të përjetosh mungesa, sepse e sheh botën
e jashtme dhe njerëzit si rezerva.Rezervat e vërteta janë fusha e padukshme,
nëse ti e quan atë Univers, Mendja Supreme, Zoti, Inteligjenca Infinite apo
çfarëdo tjetër.Sa herë që merr diçka, kujto që e ke tërhequr nëpërmjet ligjit
të tërheqjes, duke qenë në frekuencë dhe në harmoni me Rezervën
Universale.Inteligjenca Universale, që përhap gjithçka, ka vënë në lëvizje
njerëz, rrethana dhe ngjarje, me qëllim që të ta japë ty atë gjë, sepse kështu
funksionon ligji.
Rhonda Byrne
Shumë njerëz ndihen sikur janë viktima në jetë dhe shpesh ua
hedhin fajin ngjarjeve të kaluara, ndoshta ngaqë janë rritur me një prind
abuziv apo në një familje jofunksionale, prandaj papritmas na rezulton që ti
nuk je dhe aq unik.
Prindërit e mi ishin të alkoolizuar.Im atë abuzonte me
mua.Ime më u divorcua me të kur unë isha gjashtë vjeç… Dua të them, kjo është
pothuajse historia e kujtdo në një formë a tjetër.Pyetja shtrohet: çfarë do të
bëj tani? Çfarë zgjedh tani?Sepse duhet të përqendrohesh te kjo ose tek ajo që
do.Dhe kur njerëzit fillojnë të përqendrohen tek ajo që duan, ajo që duan nuk
ikën, ndërkohë që pjesa që duan zgjerohet dhe tjetra zhduket.
Jack Canfield
‘’Një person që e përqendron mendjen në anën e errët të jetës,
që i përjeton herë pas here fatkeqësitë dhe zhgënjimet e së shkuarës,
praktikisht lutet për fatkeqësi dhe zhgënjime të ngjashme në të ardhmen.Nëse në
të ardhmen tënde nuk do të shohësh gjë tjetër vecse fat të keq, ti po lutesh
për një fat të tillë dhe me siguri një fat të tillë do të kesh.’’
Prentice Mulford
Nëse e sheh jetën tënde në retrospektivë dhe përqendrohesh
të vështirësitë e së shkuarës, jë duke tërhequr më shumë rrethana të vështira
drejt Teje.Çlirohu prej saj, pavarësisht se çfarë është.Bëje për veten.Nëse
vazhdon t`i mbash mëri ose të fajësosh dikë për diçka në të shkuarën, je duke i
bërë dëm vetëm Vetes.Je i vetmi që mund të krijosh jetën që meriton.Kur të
përqendrohesh qëllimisht në atë që do, kur të fillosh të emetosh ndjesi të
mira, ligji i tërheqjes do të të përgjigjet.Të duhet vetëm të fillosh;dhe duke
e bërë këtë, do t`i hapësh rrugë të lirë magjisë.
Rhonda Byrne
Ti je projektuesi i fatit tënd.Ti je autori.Je ti ai që e
shkruan historinë.Stilolapsi është në dorën tënde dhe rezultati është ajoçka
zgjedh ti.
Lisa Nichols
E bukura e ligjit të tërheqjes është se mund të fillosh aty
ku je, mund të fillosh të formulosh ‘’mendime të vërteta’’ dhe të krijosh
brenda vetes një ton harmonie dhe lumturie.Atëherë ligji do të fillojë t`i
përgjigjet gjithë kësaj.
Michael Bernard Beckwith
Ndërkaq ti fillon të kesh bindje të ndryshme, si për
shembull: ‘’Në Univers ka më se mjaftueshëm.’’ Ose: ‘’Nuk po plakem, po
rinohem.’’ Mund ta krijojmë si ta duam, duke përdorur ligjin e tërheqjes.
Dr.Joe Vitale
Dhe mund të çlirohesh nga modelet e trashëguara, kodet
kulturore apo bindjet shoqërore dhe të provosh një herë e mirë se fuqia që
gjendet brenda teje është më e madhe se ajo që gjendet brenda botës.
Michael Bernard Beckwith
Ti mund të mendosh: ‘’E po, është shumë bukur, por nuk e bëj
dot’’.Ose: ‘’Ajo nuk do të më lërë ta bëj!’’ ‘’Ai nuk do të më lërë kurrë ta
bëj’’. ‘’Nuk jam aq i fortë për ta bërë.’’ ‘’Nuk jam aq i pasur për ta bërë.’’
‘’Nuk jam, nuk jam, nuk jam….’’
Çdo ‘’ nuk jam’’
është një krijim!
Dr.Fred Alan Wolf
Është ide e mirë të bëhesh i vetëdijshëm, kur thua ‘’ nuk
jam’’ dhe të mendosh se çfarë krijon kur e thua.Ky mësim i fuqishëm i
dr.Wolf-it është dokumentuar edhe nga të gjithë mësuesit e mëdhenj, të cilët, ashtu
si ai, e dinin fuqinë e fjalëve unë jam.Kur thua ‘’unë jam’’, fjalët që pasojnë
tërheqin krijimin me një forcë të madhe, sepse ti po pohon që ky është fakt i
kryer.Po e miraton me siguri.Prandaj, menjëherë pasi thua: ‘’Unë jam i lodhur,
jam trokë, jam i sëmurë, jam vonë, jam mbipeshë, jam plak,’’ Xhindi thotë: ‘’
Dëshirat e tua janë urdhra për mua’’.
Rhonda Byrne
Duke e ditur këtë, a nuk do të ishte ide e mirë të filloje
t`i përdorje në favorin tënd dy fjalët
më të fuqishme: UNË JAM? Si thua? ‘’UNË JAM duke marrë çdo gjë të
mirë.UNË JAM i lumtur.UNË JAM i pasur.UNË JAM dashuria.UNË JAM gjithmonë në
kohë.UNË JAM rinia e përjetshme.UNË JAM plot energji çdo ditë.’’
Rhonda Byrne
Pohimi është ky: ‘’UNË JAM i plotë, i përkryer, i fortë, i
fuqishëm, i dashur, i harmonishëm dhe i lumtur.’’
Rhonda Byrne
Nëse kjo të jep përshtypjen se duhet të punosh shumë për ta
nxjerrë atë nga e padukshmja në të dukshmen, provo këtë mënyrë të
shkurtër:shikoje atë që dëshiron si të ishte fakt absolute.Kjo do të bëjë që
ajo që ti dëshiron të realizohet me shpejtësinë e dritës.Në çastin që kërkon,
objekti i dëshirave të tua është fakt në fushën shpirtërore Universale dhe ajo
fushë është gjithçka që ekziston.Kur perception diçka në mendjen tënde, dije që
bëhet fjalë për një fakt dhe që do të realizohet pa dyshim.
Rhonda Byrne
‘’Nuk ka limite se çfarë mund të bëjë ky ligj për ty;guxo të
besosh në idealin tënd;mendoje idealin tënd si një fakt tashmë të kryer.’’
Charles Haanel
‘’Si të mendosh që mund ta bësh, ashtu edhe që s`mundesh, në
të dyja rastet ke të drejtë.’’
Henry Ford (1863 – 1947)
Nuk ka asnjë dërrasë të zezë në qiell,në të cilën Zoti të
ketë shkruar qëllimin dhe misionin tënd në jetë.Nuk ka asnjë dërrasë të zezë në
qiell, që të thotë: ‘’Neale Donald Walsch.Një djalë simpatik, i cili ka jetuar
në pjesën e parë të shekullit të njëzetenjë, i cili….’’Pastaj një hapësirë
bosh.Gjithçka që më duhet për të kuptuar se çfarë bëj këtu, pse jam këtu, është
ta gjej atë dërrasë të zezë e të mbuloj e të zbuloj çfarë ka Zoti në mendje për
mua.Por dërrasa e zezë nuk ekziston.
Pra, qëllimin tënd e përcakton ti vetë.Misioni yt është
misioni që i jep ti vetes.Jeta jote do të jetë si ta krijosh ti dhe askush nuk
do ta gjykojë as tani dhe as kurrë.
Je i detyruar ta mbushësh dërrasën e zezë të jetës tënde me
gjithçka që dëshiron.Nëse e ke mbushur me plaçka të së shkuarës, fshije.Elimino
gjithçka nga e shkuara që nuk të shërben, ji mirënjohës që të ka sjellë në këtë
vend tani dhe në një fillim të ri.Ke një dërrasë të pastër dhe mund t`ia nisësh
nga e para – këtu, në këtë çast.Gjej gëzimin tënd dhe jetoje!
Neale Donald Walsch
Sekreti është brenda teje.Sa më shumë ta përdorësh fuqinë që
gjendet brenda teje, aq më shumë do ta tërheqësh.Do të arrish në një pikë ku
nuk do të kesh më nevojë të praktikosh, sepse ti vetë do të Jesh fuqia,
perfeksioni, mençuria, inteligjenca, dashuria dhe gëzimi
Rhonda Byrne
Toka rrotullohet rreth orbitës së saj për Ty.Oqeanet ngrihen
dhe ulen për Ty.Zogjtë këndojnë për Ty.Dielli lind dhe perëndon për Ty.Yjet
dalin për Ty.Gjithçka është për Ty, çdo që e bukur që sheh, çdo përvojë e
mrekullueshme që përjeton.Hidh një sy përreth.Asgjë nga ato që të rrethojnë,
nuk mund të ekzistojnë pa Ty.Pavarësisht se çfarë ke menduar se ke qenë, tani e
di të Vërtetën se kush je Realisht.Je padroni i Universit.Je trashgimtari i
mbretërisë.Je perfeksioni i Jetës.Dhe tani e di Sekretin
Gëzimi qoftë me ty.
Rhonda Byrne
‘’Sekreti është përgjigja mbi gjithçka që ka qenë, gjithçka
që është dhe gjithçka që do të jetë.”
Ralph Emerson
Duhet ta gjesh dërrasën e zezë të jetës tënde me të gjitha
gjërat që ti dëshiron.
Rhonda Byrne
Gjëja e vetme që duhet të bësh është të ndihesh mirë tani.
Rhonda Byrne
Sa më shumë të përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do ta tërheqësh atë.
Rhonda Byrne
Koha për të pranuar madhështinë tënde është tani.
Rhonda Byrne
Jemi në mes të një epoke të lavdishme.Nëse i mënjanojmë
mendimet kufizuese, do të përjetojmë madhështinë e vërtetë të njerëzimit në çdo
fushë krijimi.
Rhonda Byrne
Bëj çfarë të pëlqen.Nëse nuk e di çfarë të sjell gëzim, bëj
pyetjen: ‘’Cfarë më sjell gëzim?’’ Dhe ndërsa i përkushtohesh gëzimit tënd, do
të tërheqësh një ortek gjërash të gëzueshme për faktin e thjeshtë që ti
rrezaton gëzim.
Rhonda Byrne
Tani që ke mësuar Sekretin, varet nga ti se çfarë do të bësh
me të.Çfarëdo të zgjedhësh, është e drejtë.Fuqia është e gjitha e jotja.
Rhonda Byrne
Përgatiti për botim :
Dezdemona Marku
Comments
Post a Comment