Harold Bloom_Amerika e Walt Whitman -it


Nëse je amerikan, atëherë Walt Whitman-i është nëna dhe babai yt imagjinar, ndonëse, sikundër unë, ti mund të mos kesh thurur kurrë vargje..
Janë një sërë veprash letrare, që, me të drejtë, mund të renditen si kandidate për titullin e shkrimit laik të Shteteve të Bashkuara. Ndër to mund të përfshihen Moby Dick i Melville-it, Aventurat e Hakëllberri Finit të Twain-it dhe dy pjesët Essays (“Ese”) dhe The Conduct of Life (“Rrjedha e jetës”) të Emersoni-it.Por, asnjëra prej tyre, as edhe ato të Emersonit, nuk janë aq thelbësore sa botimi i parë i “Leaves of grass” (“Fije bari”), 150 vjetorin e të cilit ne po kujtojmë sot.
Whitman-i, bardi amerikan, Homeri dhe Milton-i ynë, i çeli rrugën Botës së Re. D. H. Lawrence, herë zemërak, por herë dhe skllav i Whitman-it, e vështroi paraardhësin e tij si poet të Tokës së Mbrëmjes, duke e veçuar atë nga litania e Melville-it për fundin e keq të racës së bardhë. Faulkner, shkrimtari mbizotërues i shekullit XX, u ndikua nga Melville, ndikim, i cili ndjehet në atë, që sot lexohet si katërvëllimësh: Tek shtrihem të vdes, Tingulli dhe tërbimi, Dritë në gusht dhe Absalom, Absalom.
Në Amerikë trashëgimtarët e vërtetë të Whitman-it janë veprat Tokë e shkretë e T.S. Eliot-it, Ura e Hart Crane-it, Agimet e vjeshtës e Wallace Stevens-it. Nëpër botë lista është kaq e gjatë, sa nuk mund të përmblidhet këtu, por Lawrence, Pessoa, Vallejo, Neruda, Borges, Paz janë ndër më të spikaturit.
Walt Whitman-i ishte kremtuesi vendimtar i asaj, të cilën, sipas mendimit tim, ne ende do të vazhdojmë ta quajmë Besimi Amerikan, një shkrirje e çastit i të gjitha besimeve në një amalgamë të Entuziazmizmit dhe Agnosticizmit, që shënoi fillimin e rënies së protestantizmit europian në Amerikë dhe që filloi Cane ridge revival më 1800. Baptistët jugorë, pentekostalistët, mormonët, adventistët dhe raca e besime të tjera vendase janë gurra, që rrjedhin pikërisht prej andej. Disa prej teologëve dhe profetëve të besimit tonë amerikan janë Emerson, Jozef Smith dhe Horace Bushnell. Filozofi William James është psikologu i këtij besimi, ndërsa Walt Whitman-i do të mbetet poeti-profet..., i cili këndoi vetëm këngë për veten.
Pasi kemi dëbuar gjerësisht Yahven, ne tani kemi një Jezus dhe një Shpirt të Shenjtë amerikan, një luftëtar - Zot, që marshoi duke shkelur pa ndalë degët, ku ruhet fara e zemërimit.
Arritjet estetike të Whitman-it kanë ende nevojë për vlerësim dhe në disa raste janë të keqkuptuara…ai është artisti më i madh, që ka nxjerrë kombi. Dhe vërtet, në 400 vitet e fundit, asnjë figurë tjetër artistike nuk është e krahasueshme me atë të Whitman-it në të gjithë Amerikën dhe Karaibet.
Gjashtë nga poemat e tij më të njohura Këngë për vete, Gjumashët, Udhëtim me tragetin Bruklin, si dhe tre elegjitë Jashtë djepit që përkundet pafundësisht…Zbaticë në oqeanin e jetës, Kur lulëzuan jargavanët e mbramë tek dera e kopshtit”, përafrohen me Parajsën e humbur të Milton-it, me krijimtarinë e pafundme të J. S. Bach-ut, me lavdinë e Kapelës Sikstine të Michelangelo-s - mjeshtra të stilit barok të sublimes?
Të quash Whitman-in barok në veprën e tij më të arrirë në fillim mund të duket paradoksal, për një poet i cili profetizon të himnizojë Spontaneous Me, por Whitman-i nuk është improvizues. Arti i tij pasqyron studime të vetëdijshme të pararendësve të tij në gjuhë, pavarësisht se, kombësia e tij amerikane do ta bënte atë të prirur ndaj traditës britanike.
Whitman-i ripunoi androgjenezën e parë Adami herët në mëngjes. Ai është Vedasi ynë, Bhagavad-Gitaja Sutrasi dhe gjithashtu Zohari ynë. Është një yshtës me origjinalitet të jashtëzakonshëm. Ralph Emerson-i ishte Elijani, ose John Baptist-i i Krishtit amerikan të Whitman-it. A nuk është Whalt-i aq enigmatik, fluturak, bishtnues, tërheqës sa Jezusi tek Ungjilli i Markut? Ai e vetëpublikoi Fije bari dhe ia dërgoi Emerson-it, i cili iu përgjigjvetpërurimit mendjehollë e të papritur më 21 korrik 1855. Se ishte, sikundër është edhe pas një shekulli e gjysmë, - “pjesa më e jashtëzakonshme e zgjuarsisë dhe mençurisë, që Amerika ka nxjerrë ndonjëherë”. 


Emerson-i vazhdon: “Ndjehem shumë i lumtur tek e lexoj atë, meqë fuqia e madhe na lumturon. Të përgëzoj për lirinë dhe mendimet e tua aq të guximshme. Kjo më gëzon shumë. Gjej gjëra të pakrahasueshme të thëna në mënyrë të pashembullt. I fërkova pak sytë për t’u bindur, nëse kjo rreze dielli nuk ishte gënjim, por plotëria e librit është e vërteta e esëllt. Libri ka meritat më të mira për sa i takon ndjesisë së fuqisë dhe nxitjes.” Emersoni e krijoi besimin amerikan, Whitman-i e mishëroi atë.
Emerson-i e tregoi zgjuarsinë dhe mençurinë e tij duke e udhëzuar Whitman-in kryesisht drejt zgjuarsisë dhe mençurisë, sesa drejt pompozitetit dhe demokracisë. Si poeti ynë më i njohur amerikan, Whitman-i është formalisti më i lartë, ndonëse “poezia formaliste” është shumë e përhapur. Arti i tij është ngjyrë, delikatesë, imagjinatë, gjetje, një përputhje e brendshme e tingullit me kuptimin, e gjithë forma poetike, sidoqoftë ajo, është domosdo metaforike, një zëvendësim i së vërtetës me figurativen dhe asnjë poet tjetër nuk e bën më mirë se Whitman-i, që lexuesi të mos dallojë, se cila është figurativja dhe cila e vërteta.
Sa më thellë e lexon, aq më shpesh ndesh ndrydhjen e nënkuptimit, grumbullimin e vet të njohurive të një tradite poetike të ndërliqshme, të cilën ai synon ta përvetësojë. Në këtë betejë për vetëmbështetje, ai mbetet një shekspirian dhe romanik i lartë, sa edhe Emerson-i një wordsworth-ian. Poeti James Wright e lartësoi “plakun Walt Whitman”, më shumë sesa për dialektin e tij të njohur të Vetes dhe të Unit Real, ose të Unë- vetvetja për delikatesën e formës poetike.
Shpirti i panjohur delikat ishte misteri më i madh për Whitman-in, ashtu siç ishte edhe për Emerson-in, i cili e përmblodhi për të dy, tek “Mbishpirti”:
“The soul looketh stedily forwards, creating a world befor her, leaving worlds behind her.” (Shpirti shikon qëndrueshëm përtej tij, duke krijuar një botë përpara dhe duke lënë botëra pas.) Dhe më enigmatikja “The soul knows only the soul” (Shpirti njeh vetëm shpirtin).
Figura tipike letrare e Whitman-it nuk është vetja jetësore, ose dyzimi i tij homo-erotik, unë/vetja,por është katërfishimi i shpirtit, litania e pavdekshme dhe e pashqitshme: Nata, vdekja, nëna, deti. Kjo metaforë e vjetër u bë aq tipike amerikane nga Whitman-i, pasi ai rifuti fuqinë e tij poetike përtej gjithësisë së vdekjes. Whitman-i, Jezusi amerikan ishte i dëshiruar për ditën, ringjalljen, babain, bregdetin dhe nga ky dëshirim lindi dhe poema e kahjes së sotme, që James Wright e quajti “Odet e bregut”. Elegjitë e Whitman-it për veten janë përgjigja jonë ndaj odeve romantike angleze të Wordsworth-it, të titulluara Odet e krizës; ndaj droja nga pavdekësia, ndaj zymtësisë Një ode e Coleridge, Ode për erën perëndimore të Shelly-it dhe odet më të mira të Keats-it.
Whitman-i është më i zymtë se këta. Për romantikët britanikë, humbja e përvojës dëmshpërblehet me përfitimin imagjinar; kurse për ne, ashtu si dhe për Emerson-in mbetet i vërtetë Lear-i: “Asgjë nuk merret nga asgjëja” Lear për Cordelian: “Asgjë nuk vjen nga hiçi.”

Si Elia dhe John Baptisti ashtu dhe rapsodi i “Fije bari” nxirret jashtë, në botën e egër, por është një rrugë pa kthim dhe egërsia është e pa formë: kjo paradigmë e re e poezisë amerikane është Bibla e mbretit James, me ngjyrime nga William Tyndal dhe Myles Coverdale, gjeni të përkthimit, delikatësia stitlistike e të cilëve është arritur në gjuhën angleze vetëm nga Chaucer-i, Shakespeare-i, Milton-i, Blake, Wordsworth-i dhe Whitman-i.
Arti i lartë i Whitman-it është eksodi, metaforë kjo e “nxjerrjeje jashtë nga” Uri i Kaldesë, ose nga Egjipti drejt Tokës së Premtuar, drejt një Amerike të pazbuluar. Teksa Walt vazhdon të thërrasë Kozmos unë nuk mund të gjej ndërgjegjen e re kozmike në të. Pjesët e para në fletoren e tij përmbajnë farishten e “ikjes në botën e egër”. Kjo është një ringjallje :
Më kot gozhdët ishin ngulur në duart e mia
më kujtohen kryqëzimi dhe kurorëzimi im i gjakosur
më kujtohen dhe fyerjet fshikulluese,
varri dhe tabuti më ngjitën lart
Jam i gjallë në Nju Jork dhe San Francisko
dhe sërish shëtita rrugëve pas 2000 vjetësh
jo të gjitha traditat i japin jetë kishave,
nuk janë të gjalla, janë të gjitha prej balte dhe tulle.
Edhe unë mund të ndërtoj po aq mirë, njëlloj mundeni edhe ju.
Librat nuk janë njerëz. Whitman-i madje fitoi edhe mbi të moçmin Henry James, iu cili në rini i bëri një kritikë jot ë mirë “Gumëzhijnë çezmat”. Publiku amerikan këmbëngulte i riu i ngutur Henry do ta refuzojë Whitman-in në emër të kulturës së tyre të lartë. Më vonë, mjeshtri i madh i novelës amerikane, shumë më i mençur tashmë, do të kërkojë që t’i lexohen me zë të lartë “Jargavanët” dhe përlotej (ashtu si dhe unë) me madhështinë e harmonisë përmbyllëse së poemës sonë më të njohur.
Kënga, melodia e mahnitshme e zogut të murrmë dhe melodia e njëkohshme,
që lindi në shpirtin tim
nga ylli rënës dhe shkëlqyes me një pamje plot melankoli
me mbajtëset që mbajnë duart e mia teksa i afrohen thirrjes së zogut
miqve të mi me mua në mes dhe kujtimi i tyre gjithmonë të ruhet
për të vdekurit që aq shumë i desha.
Për më të ëmblin të urtin shpirt të të gjitha ditëve dhe viseve të mia dhe kjo për hir të tij.
Jargavani dhe ylli dhe zogu të binjakëzuar me melodinë në shpirtin e tij.
atje te pishat aromatike dhe kedrat në muzg e vagëllim.

Tonalitetet e poemës, të cilat janë më shumë se thjesht tone të organos tennyson-iane, janë përfundime të një thjeshtësie të besueshme, që shpaloset para nesh:
I gëzohem vetes sime dhe atë që marr me mend dhe ju do ta merrni
sepse çdo atom që më përket mua, ju përket po ashtu dhe juve.
Unë sorollatem dhe ftoj shpirtin tim
përkulem dhe nga rritem shkujdeshëm duke vështruar një fije bari veror.
Edhe pse Whitman-i më vonë e mohoi, qe Emerson-i ai që bëri të mundur botimin e parë të Fije bari. Emersoni ia njohu meritat Whitman-it, duke e quajtur atë zgjerim “appalachian” të letërsisë sonë.
“As sane as the sun” është një nga kushtimet e fundit të Whitman-it për Emerson-in. Mes anektodave të Whitman-it, më e pëlqyera ime është ajo rreth vizitës së fundit të tij te Emerson-i, tashmë i shuar. Poeti më i madh i yni e vendosi karrigen në një mënyrë të tillë, që të mund të shihte plotësisht pamjen dashamire të udhërrëfyesit të tij dhe qëndruan të ulur në heshtje, Whitman-i me adhurim dhe Emerson-i në vetminë tragjike të një viktime të alcajmerit.
Ky ishte akti i fundit i një drame të madhe për ndikim, e cila vazhdon ende edhe sot në kulturën tonë letrare.
Përkthyen: Eugira Garo, Enkela Vehbi

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk