Çfarë fshihej pas grimit të tepërt të Kleopatrës?
Kleopatra mbeti në histori për dashuritë e saj të mëdha me
Julius Caesar dhe Mark Antony. Ishte një grua me personalitet të veçantë dhe
bukuri të rrallë. Edhe pse jeta e saj u shtjellua dhe rishtjellua qindra-mijëra
herë në faqet e librave por edhe në shumë prodhime televizive, kurreshtja e
publikut të gjerë ende nuk është shuar për të. Sa herë që mundohemi të sjellim
ndërmend imazhin e saj, automatikisht shohim një grim të tepërt dhe tejet
sensual. Egjiptianët e lashtë përdornin grime impresionuese në fytyrë, sidomos
rreth syve, dhe busti i famshëm i Kleopatrës përbën shembull klasik.
Tani, një grup shkencëtarësh Francezë zbuloi se make up nuk
shërbente vetëm si element zbukurues ose “ruajtës” nga “syri i keq” i të
tjerëve. Në vendin e Nilit, gratë e përdornin për t’u mbrojtur nga sëmundjet e
ndryshme të syve.
Egjiptianët e lashtë, 4000 vjet më parë, prodhonin produkte
kozmetike për të theksuar dhe stolisur sytë e tyre. Substancat prodhoheshin nga
plumbi dhe disa përzierje kripërash, të cilat, për t’u përgatitur nevojiteshin
të paktën një muaj kohë.
Në kundërshtim, me perceptimin e përgjithshëm që
mbizotëronte deri tani, (që plumbi-lapsi është i dëmshëm), shkencëtarët
Francezë duke realizuar shumë eksperimente kimike, konstatuan se në qoftë se
përdoret në doza të ulta, substanca në fjalë nuk i vret qelizat. Përkundrazi,
konfirmuan, se në dozë të ulët, plumbi prodhon një molekulë të dobishme
(oksidin nitrik) që aktivizon sistemin imunitar dhe lufton bakteret në rastin e
infeksionit të syrit, diçka që në lashtësi ndodhte shpesh herë.
Comments
Post a Comment