Xhejms Xhojsi dhe sëmundja franceze
Eseja për prostitucionin dhe sifilizin, mbi shkrimtarin
irlandez në Trieste, nuk sqaron nëse ka qenë apo jo i prekur
Xhejms Xhojsi
Ishte Xhojsi me sifiliz si shumë kolegë të tjerë të artit,
veçanërisht në Francë (ku përfshihen Flaubert, Baudelaire, Maupassant, Murger,
Drieu La Rochelle... shih “Zonjat e natës” nga Giuseppe Scaraffia)? Sigurisht,
një pjesë e tyre, si të gjithë të rinjtë e kohës së tij, jo shumë moralistë,
frekuentonin prostitutat, midis të cilave ishin përhapur sëmundjet ngjitëse.
Por, ndryshe nga disa prej tyre, nuk është për t’u anashkaluar për sa kohë
çështja ngelet e hapur, edhe pse disa studiues modernë nuk duket se kanë
dyshime për këtë gjë. Më i fundmi dhe i vetëdijshmi prej tyre, Erik Holmes Schneider,
autori i “Xhojsi në Qytetin e Natës”, “Prostitucioni dhe Sifilizi në Triesten e
Xhejms Xhojsit dhe Italo Svevos”, 1880- 1920 (Comunicarte Edizioni, 364 f.),
pasi ka shqyrtuar gjithë të dhënat e mundshme, del në përfundime pa mbajtur
anën e askujt. Këto të dhëna përfshijnë ato pak dëshmi jo përfundimtare të
dëshmitarëve të drejtpërdrejt; çdo gjë që mund të dalë tërthorazi nga shkrimet
e autorit; dhe - këtu mund të kemi të bëjmë me një hamendësim, - gjithçka që
mund të rindërtohet për sëmundjen në pjesën më të madhe të qytetit portual të
Perandorisë së Habsburgut, ose më mirë në lagjet e varfra. Shnajder, i cili
jeton në Trieste prej njëzet vjetësh, është tashmë ekspert i qëndrimit të
Xhojsit në Trieste nga i cili raportohen me shumë kujdes edhe ide e tema të
përfunduara më pas te “Uliksi”, që, siç e dimë të gjithë, u shkrua dhe
ambientua në Dublin. Tashmë, nga dëshmitë e drejtpërdrejta që dalin, bëhet
fjalë vetëm për aluzionin e një sëmundjeje veneriane (ndoshta gonorreja), nga
korrespodenca e 22-vjeçarit Xhojs me mikun e tij Oliver St. John Gogarty-t
(shkrimtari i ardhshëm që do ta takonte ndërsa frekuentonte shëtitoret e
Dublinit), dhe më vonë, më 1907, në Trieste, kur Xhojsi ishte 25 vjeç, dhe e
kishte kapur sëmundja e rëndë e cila e bëri të pamundur për disa muaj dhe që i
ishte diagnostikuar si ethe reumatike. Disa simptoma, si humbja e shikimit,
paraliza e pjesshme e gjymtyrëve etj., ishin të ngjashme me simptomat e
sifilizit, dhe si të tilla ishin të pashërueshme: në regjistrat e Ospedal
Maggiore-s rezulton që irlandezi të ketë marrë trajtime me elektroshok, por
asnjë lloj terapie të zakonshme për infeksione; i qe nënshtruar Wassermann- it,
atëkohë mjeti më i fundit diagnostikues. Në vazhdim shëndeti i tij i brishtë
varet nga kushte të tjera. Aluzioni për të ashtuquajturën sëmundje franceze,
shfaqet më pas në veprën e tij, por jo në mënyrë të dallueshme. Shnajder
analizon pikë për pikë atje ku Xhojsi flet për prostitutat me mungesën e
vazhdueshme të sentimentalizmit, aty këtu te “Dublinasit”, në kapitullin e
Circes te “Uliksi”, dhe veçanërisht te botimi postum “Giacomo Joyce”, ku
protagonisti ka një takim të pasur në rezonanca simbolike me një prostitutë,
një nate në Padova nën dritën e hënës, si një qytet i De Chirico-s. Por, në
qoftë se ka autobiografi, me siguri që është e kamufluar. Shumë tërheqës dhe
fokusi i vërtetë i librit është pjesa e gjatë hyrëse, ajo për të cilën Shnajder
ka bërë kërkime të thella nëpër arkiva të pasura të institucioneve mjekësore e
policore të administratës austriake. Cilat ishin tundimet që ofronte Triesteja?
Dokumentet e përkthyera (në anglisht, gjermanisht apo italisht) rindërtojnë
jetën e natës, në lagjen Cittavecchia e zhdukur tashmë, ku Xhojsi ndoshta
rigjeti Nighttown të Dublinit. Cittavecchia kishte më shumë se dyzet bordello,
për të cilat Shnajderi na jep adresat e vjetra, si dhe listën e prostitutave të
regjistruara me historitë përkatëse gjyqësore (plagosje me thikë, histori
alkooli, grabitje të vogla e kështu me radhë). Historitë mjekësore zënë kryen e
listës. Këto fatkëqija ishin “filles de joie” (vajzat e qejfit) me të cilat
Xhojsi “mund” të kishte shkuar, “nëse” i kishte rënë rasti të tradhtonte kështu
Norën e tij. Por shpresojmë pikërisht, për hir të tij, që të mos e ketë bërë.
La Stampa Përktheu: Valeria Deda
Comments
Post a Comment