Romani i shkrimtarit amerikan, Ernest Vincent, që nuk përmban shkronjën E!
Në vitin 1939 shkrimtari Amerikan Ernest Vincent botoi
romanin “Gadsby“, me 50. 110 fjalë, dhe 258 faqe pa përdorur fare shkronjën E,
që në anglisht është shumë e përdorur. Madje, thuhet se kishte hequr nga makina
e shkrimit kapakun e tastit E për të shkruar më lehtë. Vepra u shkrua brenda
165 ditëve dhe përbën një lloj “mungesëshkronje” që në terminologjinë gjuhësore
do të thotë: “tekst nga i cili mungon krejtësisht një shkronjë alfabeti”.
Kjo mënyrë e të shkruarit i ka rrënjët e saj në përpjekjen e
shumë shkrimtarëve për t’u marrë me diçka të vështirë e të panatyrshme, përtej
shkrimit të një vepre që padiskutim ka shumë punë. Problemi më i madh për të
shkruar diçka të tillë qëndron në faktin se shkrimtarit i duhet të sajojë
fjalë, të zëvendësojë të përbashkëtat me të tjera, të parafrazojë etj.
Megjithatë rezultati mbetet impresionues!
Më poshtë mund të lexoni një fragment nga libri në fjalë:
«If youth, throughout all history, had had a champion to
stand up for it; to show a doubting world that a child can think; and, possibly,
do it practically; you wouldn’t constantly run across folks today who claim
that “a child don’t know anything»…
Comments
Post a Comment