Oktavio Paz _Nuk ke më se kë të joshësh...
Në botën tonë, dashuria është një eksperiencë thuajse e
paarritshme. Çdo gjë është kundër saj: morali, klasat, ligjet, racat e bile
edhe vetë të dashuruarit. Gruaja ka qenë për burrin, kurdoherë
"tjetri", e kundërta dhe plotësuesi i tij. Nëse njëra pjesë e qenies
sonë e dëshiron bashkimin me të, një tjetër pjesë po aq imponuese - e refuzon
dhe e përjashton atë. Gruaja është një objekt, ndonjëherë i çmuar, ndonjëherë i
dëmshëm, por gjithmonë i ndryshëm. Duke shndërruar atë në një objekt e duke ia
nënshtruar deformimeve të diktuara prej interesave të tij, prej vanitetit,
vuajtjes e vetë dashurisë së tij, burri e kthen atë në një instrument, në mjet
për të siguruar mirëkuptimin dhe kënaqësinë, mënyrën për të realizuar
mbijetesën. Gruaja është një idhull, perëndeshë, nënë, shtrigë, apo muzë, siç
ka thënë Simone de Beauvoir, po ajo kurrë s'mund të jetë vetja e saj. Kësisoj
marrëdhëniet tona erotike janë të prishura që në fillim të herës, janë helmuar
që në rrënjë. Mes nesh hyn një fantazëm, e kjo fantazëm është imazhi i saj,
imazhi që ne kemi përftuar për të e që ajo ia ka veshur vetes. Kur zgjasim
dorën për ta prekur, ne as që mund të bëjmë kështu pa menduar më parë mishin,
pasi na ndërhyn gjithmonë ky imazh i epshëm e i përunjur. Dhe e njëjta gjë i
ndodh edhe asaj: ajo mund ta perceptojë veten e saj veçse si një objekt, apo si
diçka "tjetër". Ajo nuk është asnjëherë zonja e vetvetes. Qenia e saj
ndahet mes asaj që ajo është në të vërtetë dhe asaj çka imagjinon se është, dhe
ky imazh asaj i është diktuar nga familja, klasa, shkolla, miqtë, feja dhe ai
që do. Ajo kurrë nuk e shpreh feminilitetin e saj, pasi kjo gjë manifestohet
gjithmonë në format e shpikura prej burrave për të. Dashuria nuk është diçka
"natyrale". Ajo është diçka humane, më humania e të gjitha tipareve.
Diçka që ne e kemi bërë vetë e që nuk gjendet në natyrë. Diçka që ne e krijojmë
- dhe e shkatërrojmë - përditë.
Këto nuk janë të vetmet pengesa që qëndrojnë mes dashurisë
dhe nesh. Dashuria është një zgjedhje..... mbase një zgjedhje e lirë e fatit
tonë, një zbulim i beftë i pjesës më sekrete e më fatlume të qenies sonë. Por
zgjedhja e dashurisë është e pamundur në shoqërinë tonë. Në një nga librat e
tij më të mirë - Dashuri e marrë - Breton thotë se ajo që në fillim kufizohet
nga dy pengesa: mosaprovimi social dhe ideja kristiane e mëkatit. Për t'u
realizuar dashuria duhet të shkelë ligjet e botës sonë. Ajo është skandaloze
dhe kundër rregullave, një shkelje e kryer nga dy yje që i shkëputen orbitave
të tyre të paradestinuara e që bashkohen në hapësirë. Koncepti romantik i
dashurisë, perceptuar si një ikje e si një katastrofë, është i vetmi që njohim
sot, pasi gjithçka në shoqërinë tonë e pengon dashurinë të jetë një zgjedhje e
lirë.
Gratë janë ngujuar brenda atij imazhi mashkullor që shoqëria
u ka imponuar; kësisoj, nëse ato tentojnë një zgjedhje të lirë ajo duhet të
jetë një farë arratisje nga burgu. Të dashuruarit thonë se "dashuria e ka
transformuar atë, e ka bërë tjetër njeri". Dhe kanë të drejtë. Dashuria e
ndryshon krejtësisht një grua. Nëse ajo guxon të dashurojë, nëse guxon të jetë
vetvetja, asaj i duhet të shkatërrojë imazhin ku atë e ka ngujuar bota.
Edhe burri është po ashtu i ndaluar të bëjë zgjedhjen e tij.
Radha e mundësive të tij është shumë e kufizuar. Si fëmijë ai e zbulon
feminilitetin tek e ëma apo te motrat e tij, dhe që nga ky moment e identifikon
dashurinë me tabutë. Erotizmi ynë kushtëzohet nga tmerri dhe tërheqja e
incestit. Jeta moderne, në të njëjtën kohë i nxit ndjeshëm dëshirat tona,
ndërkohë që edhe i ndrydh ato me gjithfarë pengesash: sociale, morale, bile
edhe të karakterit higjenik. Faji është njëherësh mamuzoja dhe freri i
dëshirës. Zgjedhja jonë kufizohet nga çdo gjë. Ne, dashuritë tona më të
qenësishme duhet t'ia përshtasim atij imazhi që grupi ynë shoqëror aprovon për
një grua. Është e vështirë të dashurosh persona të racave, kulturave e
shtresave të tjera, edhe pse është absolutisht e mundur që një i bardhë të
dashurojë një zezake, zezakja të dashurojë një kinez e një "zotëri"
shërbëtoren e tij. Dhe anasjelltas. Por të tilla mundësi ne na bëjnë të
skuqemi, e për sa kohë jemi të ndaluar të bëjmë zgjedhjen tonë të lirë,
zgjedhim njërën ndër ato gra që janë të "përshtatshme". Ne asnjëherë
nuk e pranojmë se jemi martuar me një grua që nuk e duam, me një grua që mbase
na do, por që është e paaftë të jetë vetvetja. Sëann thotë: "E të mendosh
se kam humbur vitet më të mira të jetës sime me një grua që nuk është tipi
im." Shumica e burrave të sotëm mund ta përsërisin të njëjtën frazë në
shtratin e tyre të vdekjes. Dhe me ndryshimin vetëm të një fjale, të njëjtën
gjë mund të thonë shumica e grave sot.
Shoqëria e mohon natyrën e dashurisë duke e konceptuar atë
si një bashkim të qëndrueshëm, qëllimi i të cilit është zënia dhe rritja e
fëmijëve. Ajo e identifikon atë me martesën. Çdo shkelje e këtij rregulli
ndëshkohet, ndërsa ashpërsia e ndëshkimit varet nga koha dhe vendi. (Në Meksikë
ndëshkimi shpesh është fatal nëse shkelësi është gruaja, pasi - siç ndodh me të
gjithë popujt hispanikë - ne kemi dy kode morale: një për "senjorin"
dhe një tjetër për gratë, fëmijët dhe të varfërit.) Mbrojtja që i bëhet
martesës do të ishte e justifikueshme nëse shoqëria do të lejonte zgjedhjen e
lirë. Për sa kohë një gjë e tillë nuk ndodh, ajo duhet të pranojë faktin se
martesa nuk është realizimi suprem i dashurisë, por vetëm një formë legale,
sociale dhe ekonomike me qëllime të ndryshme nga ato të dashurisë.
Qëndrueshmëria e familjes varet nga martesa, e cila kthehet thjesht në një
strukturë mbrojtëse për shoqërinë me qëllimin e vetëm, riprodhimin e po kësaj shoqërie.
Kësisoj, martesa për nga natyra është thellësisht konservatore. Ta sulmosh atë
është të sulmosh vetë themelet e shoqërisë. Ndërsa dashuria, për të njëjtat
arsye, është një akt antisocial, megjithëse jo në mënyrë të qëllimshme. Saherë
që arrin të realizohet, ajo prish një martesë dhe e bën atë ashtu siç nuk
dëshirohet nga shoqëria: një sipërfaqje të dy qenieve vetmitare që krijojnë
botën e tyre, një botë që hedh tutje gënjeshtrat e shoqërisë, ndalon kohën dhe
punën, dhe e deklaron veten të vetë-mjaftueshme. Nuk është hiç për t'u habitur,
atëherë, që shoqëria e dënon dashurinë dhe dëshminë e saj - poezinë - me të
njëjtën keqdashje, duke e dënuar atë t'i përkasë vetëm botës konfuze e
klandestine të të ndaluarës, absurdit, anormalitetit. Po ashtu nuk është e
çuditshme që si dashuria edhe poezia shpërthejnë në forma të çuditshme, të
dëlira: një skandal, një krim, një poemë.
Si rezultat i kësaj mbrojtjeje që i bëhet martesës, dashuria
persekutohet dhe prostituimi, ose tolerohet ose i jepet bekimi zyrtar. Qëndrimi
ynë mëdyshës në lidhje me prostitucionin është absolutisht domethënës.
Disa e konsiderojnë këtë institucion si të shenjtë, por mes
nesh ai është në mënyrë të alternuar sa i përbuzur, aq edhe i dëshirueshëm.
Prostituta është një karikaturë e dashurisë, viktimë e dashurisë, simbol i
fuqive që zvetënojnë shoqërinë tonë. Por edhe ky parodizim i dashurisë nuk
mjafton: në qarqe të caktuara lidhjet e martesës janë zhbërë kaq shumë, saqë
lidhjet dyfishe përbëjnë rregullin e përgjithshëm tashmë. Personi që kalon sa
në një shtrat në tjetrin nuk quhet më një i shthurur. Burri joshës - ai nuk
mund të kapërcejë veten pasi gratë janë gjithmonë instrumente të vanitetit apo
ankthit të tij - është një figurë po aq e dalë mode sa edhe ajo e kalorësit
mesjetar. Nuk ke më se kë të joshësh, ashtu si nuk ka më vasha për t'u shpëtuar
e përbindësha për t'u shkatërruar. Erotizmi modern është i ndryshëm nga ai i
Sade-it, për shembull. Sade ishte një karakter tragjik, një njeri krejtësisht i
ndërkryer, dhe vepra e tij është një zbulim shpërthyes i gjendjes njerëzore.
Nuk ka heronj aq të dëshpëruar sa të tijët. Erotizmi modern, nga ana tjetër,
është thuajse gjithmonë retorik, veçse një ushtrim i vetëkënaqur letrar. Nuk
është më një zbulesë e njeriut; po thjesht një dokument më shumë që përshkruan
një shoqëri që nxit krimin dhe dënon dashurinë. Liria e pasionit? Divorci nuk
përbën më një betejë për t'u marë. Nuk është edhe aq një mënyrë për të flakur
tutje lidhje të krijuara njëherë e mirë, sesa një mënyrë për t'i lejuar burrat dhe
gratë të zgjedhin në liri. Në një shoqëri ideale, baza e vetme për divorc do të
ishte zhdukja e dashurisë apo shfaqja e një dashurie të re. Në një shoqëri ku
gjithsecili mund të jetë i lirë në zgjedhjet e tij, divorci do të kthehej në
një anakronizëm apo në një gjë të rrallë, njësoj si prostitucioni dhe lidhjet
dyfishe apo tradhtia bashkëshortore.
Shoqëria pretendon të jetë një tërësi organike që jeton me
forcat e veta dhe për veten e saj. Por ndërkohë që e koncepton veten si një
njësi të pandashme, së brendshmi ajo ndahet prej një dualizmi që mbase e
trashëgon që nga koha kur njeriu pushoi së qeni kafshë, kur ai shpiku veten e
tij, vetëdijen e tij, etikën e tij. Shoqëria është një organizëm që vuan
domosdoshmërinë e çuditshme për të justifikuar qëllimet dhe orekset e saj.
Ndonjëherë qëllimet e saj - nën petkun e normave morale - përkojnë me dëshirat
dhe nevojat e atyre që e përbëjnë atë. Por ndonjëherë ato mohojnë aspiratat e
grupeve minoritare apo klasave të rëndësishme shoqërore, e shumë shpesh ato, madje,
mohojnë instiktet më të thella të njeriut. Kur ndodh kjo e fundit, shoqëria
jeton një periudhë krize: ajo ose shpërthen, ose bie në stagnacion. Përbërësit
e saj nuk janë qenie njerëzore, por shndërrohen në ca instrumente pa shpirt.
Dualizmi si tipar i vetvetishëm i çdo shoqërie, e që çdo
shoqëri përpiqet ta zgjidhë duke u transformuar në një komunitet, sot shprehet
në shumë mënyra: e mira dhe e keqja, lejimi dhe tabuja, idealja dhe realja,
racionalja dhe irracionalja, bukuria dhe shëmtia, ëndrrat dhe zhgëndrrat,
varfëria dhe begatia, borgjezia dhe proletariati, padija dhe dija, imagjinata
dhe arsyeja. Përmes një lëvizjeje të parezistueshme të vetë qenies së saj,
shoqëria përpiqet ta kapërcejë këtë dualizëm e t'i shndërrojë komponentet e saj
armiqësore e vetmitare në një tërësi harmonike. Por shoqëria moderne përpiqet
ta bëjë këtë duke shtypur dialektikën e vetmisë, e vetmja që mund ta bëjë të
mundur dashurinë. Shoqëritë e industrializuara, pavarësisht diferencave të tyre
"ideologjike", politike apo ekonomike, përpiqen të kthejnë diferencat
cilësore - domethënë ato njerëzore - në një uniformitet sasior. Metodat e
prodhimit masiv aplikohen edhe për moralin, artin dhe emocionet. Kontradiktat
dhe përjashtimet janë eliminuar, dhe kjo rezulton në mbylljen e rrugës sonë
drejt eksperiencës më të vërtetë e më të thellë që mund të na ofrojë jeta, atë
të zbulimit të realitetit si një tërësi ku të kundërta puqen. Fuqitë e reja e
ndalojnë vetminë me dekret... kësisoj ndalojnë edhe dashurinë, një formë
klandestine e heroike e bashkësisë. Mbrojtja e dashurisë ka qenë gjithmonë një
vepër e rrezikshme antisociale. Tani, bile, po nis të bëhet edhe revolucionare.
Problemi i dashurisë në botën tonë zbulon se si dialektika e vetmisë në
manifestimin e saj më të thellë, është e flustruar nga shoqëria. Jeta jonë
sociale parandalon gati çdo mundësi për realizimin e një bashkësie të vërtetë
erotike.
Dashuria është një nga shembujt më të qartë të atij instikti
të dyfishtë që na bën të rrëmojmë thellë në veten tonë e, në të njëjtën kohë,
të ngrihemi nga vetja për t'u realizuar në një tjetër gjë: vdekje dhe rikrijim,
vetmi dhe bashkësi. Po nuk është vetëm kjo. Në jetën e gjithsecilit ka periudha
që janë njëkohësisht ikje dhe ribashkime, ndarje dhe pajtime. Secila nga këto
faza është përpjekje për të kapërcyer vetminë tonë, dhe izolohet nga një
kredhje në ambiente të panjohura.
Fëmijës i duhet të përballojë një realitet të paepur, dhe
fillimisht ai u përgjigjet stimujve të tij me lot ose heshtje. Kordoni që e
lidhte atë me jetën është këputur, e ai përpiqet ta rilidhë atë nëpërmjet lojës
dhe afeksionit. Ky është fillimi i një dialogu që përfundon kur ai reciton
monologun e vdekjes së tij. Por lidhjet e tij me botën e jashtme nuk janë më
pasive, si ato të jetës së paralindjes, pasi bota kërkon reagimin e tij.
Realiteti duhet populluar nga aktet e tij. Falë lojërave e fantazisë, bota
natyrale inerte e të rriturve - një karrige, një libër, gjithçka - papritmas
kërkon të marrë jetë. Fëmija përdor forcën magjike të gjuhës apo të gjestit,
simbolit apo aktit, për të krijuar një botë të gjallë ku objektet të jenë në
gjendje t'u përgjigjen pyetjeve të tij. Gjuha, e çliruar prej kumtesh
intelektuale, pushon së qeni një koleksion shenjash e sërish shndërrohet në një
organizëm delikat e magnetik. Prezantimi verbal barazohet me riprodhimin e vetë
objektit, ashtu si një skulpturë, për njeriun primitiv, nuk është prezantim,
por një kopje e objektit të prezantuar. Ndodh pikërisht gjatë kësaj periudhe që
ne bëhemi për herë të parë të vetëdijshëm për veçantinë tonë. Por dialektika e
emocioneve ndërhyn edhe një herë: për sa kohë adoleshenca është
vetëndërgjegjësim ekstrem, ajo mund të kapërcehet vetëm përmes vetëharresës,
përmes vetëdorëzimit. Kësisoj vetmia nuk është një kohë vetmie, por gjithashtu
kohë romancash të mëdha, kohë heroizmi e sakrificash. Njerëzit kanë shumë të
drejtë ta mendojnë heroin apo të dashuruarin si adoleshent. Vizioni i
adoleshentit si një figurë vetmitare, e mbyllur në vetvete e e konsumuar nga
dëshira dhe ndroja, thuajse gjithmonë shndërrohen në një grup me të rinj që
kërcejnë, këndojnë apo ecin në grup, ose në një çift të rinjsh që shëtisin nën
kurorat e gjelbra e të harkuara mbi udhët e një parku. Adoleshenti i hapet
botës: dashurisë, aksionit, miqësisë, sportit, aventurave të guximshme.
Letërsia e kombeve moderne - përveçse në Spanjë, ku ata shfaqen veçse si zuzarë
apo jetimë - është e mbushur me adoleshentë, me vetmitarë në kërkim të
bashkësisë: të unazës, shpatës, Vizionit. Adoleshenca është një shërbim roje me
armë, me përfundimin e së cilës futesh në botën e fakteve.
Vetmia nuk është karakteristikë e pjekurisë. Kur njeriu
lufton me të tjerët apo gjërat që e rrethojnë, ai harrohet pas punës së tij, në
krijimin apo ndërtimin e objekteve, ideve apo institucioneve. Vetëdija e tij
personale bashkohet me atë të të tjerëve: koha nis e merr kuptim dhe qëllim e
kështu kthehet në histori, një rrëfim i gjallë e kuptimplotë me të shkuar e të
ardhme. Veçantia jonë - që rrjedh nga fakti se jemi vendosur në kohë, në një
kohë të caktuar që përbëhet nga vetë ne e që na gëlltit ndërsa na ushqen - nuk
është zhdukur, ajo vetëm është dobësuar e, në një kuptim, është
"rifituar". Ekzistenca ime personale merr pjesë në histori e cila
shndërrohet, për të përdorur një frazë të Eliotit "në një model momentesh
pa kohë". Në këtë mënyrë, në fazat vitale dhe riprodhuese, një i rritur që
vuan nga sëmundja e vetmisë, i bie që të jetë një anomali. Këtë lloj figure
vetmitare e hasim shpesh sot, dhe kjo tregon gravitetin e sëmundjeve tona. Në kohët
e punës në grup, këngëve në grup, kënaqësive në grup, njeriu është më i vetmuar
se kurrë. Njeriu modern asnjëherë nuk ia dorëzon veten asaj që bën. Një pjesë e
tij - pjesa më e thellë - është gjithmonë e distancuar dhe në gatishmëri.
Njeriu spiunon veten. Puna, i vetmi zot modern, nuk është më krijuese. Ajo
është punë pa fund, punë pa mbarim, që i korrespondon jetës pa përfundim të
shoqërisë moderne. Dhe vetmia që ajo përfton - vetmi pa fund e hoteleve,
zyrave, dyqaneve, kinemave - nuk është test që forcon shpirtin, një purgator i
domosdoshëm. Është veçse mallkim, pasqyrim i një bote pa rrugëdalje.
Domethënia dyfishe e vetmisë - shkëputje nga një botë e
përpjekje për të krijuar një tjetër - mund të shihet në konceptimin tonë të
heronjve, shenjtorëve e shpëtimtarëve. Miti, biografia, historia dhe poezia
përshkruajnë një periudhë tërheqjeje dhe vetmie - e kjo thuajse gjithmonë në
rininë e hershme - duke i paraprirë një rikthimi te bota dhe veprimi. Këto janë
vite përgatitjeje dhe studimi, por mbi të gjitha ato janë vite sakrifice e
pendese, vite vetënjohjeje, shpagimi e purifikimi. Arnold Toynbee na jep mjaft
ilustrime të kësaj ideje: miti i shpellës së Platonit, jeta e Shën Palit,
Budës, Muhametit, Machiavellit, Dantes. E të gjithë ne në jetët tona, e brenda
limiteve tona, kemi jetuar në vetmi dhe tërheqje, me qëllim pastrimin e
vetvetes e pastaj rikthimin te bota.
Dialektika e vetmisë - "lëvizja dykahëshe tërheqje -
rikthim," sipas fjalëve të Toynbee-t - zbulohet qartë në jetën e
gjithsecilit. Mundet që shoqëritë e lashta, më pak komplekse se kjo jona, e
ilustrojnë më mirë këtë lëvizje dyfishe.
Nuk është e vështirë të imagjinohet se në ç'masë vetmia
përbën një gjendje të rrezikshme e të frikshme për ata që ne - gabimisht e plot
zell - i quajmë "primitivë". Në shoqëritë arkaike një sistem i tërë
kompleks e i rreptë kufizimesh, rregullash e ritualesh e mbron individin nga
vetmia. Grupi është i vetmi burim shëndeti. Njeriu i vetmuar është një invalid,
një degë e tharë që duhet prerë apo djegur, pasi e tërë shoqëria rrezikohet
nëse një pjesë e saj sëmuret. Përsëritja e besimeve dhe formulave sekulare
siguron jo vetëm gjithëherësinë e grupit, por edhe unitetin dhe kohezionin e
tij; ndërsa ritualet fetare, dhe prania konstante e të vdekurit, krijojnë një
qendër marrëdhëniesh që kufizojnë veprimin e pavarur, duke mbrojtur kësisoj
individin nga vetmia e grupin nga shpërbërja.
Për njeriun primitiv shëndeti dhe shoqëria janë terma
sinonimike, e po kështu janë vdekja dhe shpërndarja. Levy-Bruhl thotë se
çdokush që lë rajonin e tij të lindjes "nuk i përket më grupit. Ai vdes,
dhe i bëhen ritet funerale sipas zakonit." Mërgimi përgjithmonë është,
kësisoj, i njëjtë me dënimin me vdekje. Identifikimi i grupit social me
shpirtin e të parëve, dhe identifikimi që ai u bën këtyre me tokën, shprehet në
këtë ritual simbolik afrikan: "Kur një vendas sjell me vete gruan nga
Kimberley, ata sjellin me vete pak dhe nga vendi i tyre. Çdo ditë ajo duhet të
hajë pak nga ky dhe... në mënyrë që të mësohet me këtë ndryshim vendbanimi."
Solidariteti social i këtyre njerëzve ka një "karakter vital, organik.
Individi është në kuptimin e vërtetë të fjalës pjesë e një trupi." Në këtë
mënyrë konvertimet individuale janë të rralla. "Askush as nuk shpëtohet e
as nuk mallkohet për hesap të vet," dhe veprimet e secilit njeri kanë
ndikim në të gjithë grupin.
Me gjithë këto garanci grupi nuk është i imunizuar ndaj
shpërndarjes. Gjithçka mund ta shpërbëjë atë: luftërat, përçarjet fetare,
ndryshimet në sistemet e prodhimit, pushtimet... Me t'u ndarë grupi, çdo pjesëz
e tij përballohet me një situatë tërësisht të re. Kur burimi i shëndetit -
shoqëria e vjetër dhe e mbyllur - shkatërrohet, vetmia nuk është më vetëm
kërcënim apo aksident: ajo është kusht, kushti bazë dhe absolut. E ajo çon në
një ndjenjë mëkati - jo të mëkatit që vjen nga shkelja e ndonjë rregulli, por
të një mëkati që është pak a shumë pjesë e natyrës së tyre. Ose, për të qenë më
të saktë, mëkat që tashmë është natyra e tyre. Vetmia dhe mëkati fillestar një
dhe e njëjta gjë. Gjithashtu, shëndeti dhe bashkësia bëhen sinonimikë, por
vendosen në një të shkuar të largët. Ato mishërojnë motin e artë, një epokë që
i paraprinte historisë e tek e cila ne, mbase, edhe kthehemi nëse do t'i iknim
burgut të kohës. Kur ne fitojmë ndjesinë e mëkatit, bëhemi gjithashtu të
vetëdijshëm për nevojën tonë për shpagim dhe shpëtimtarë.
E kësisoj krijohet një mitologji e re e një fe e re.
Shoqëria e re - ndryshe nga e vjetra - është e hapur dhe fluide, pasi ajo
përbëhet nga mërgime. Fakti që ke lindur brenda një grupi nuk përbën më siguri
se individi i përket atij: ai duhet të jetë i vlefshëm për të qenë pjesë e tij.
Lutja nis të zërë vendin e formulave magjike, e ritet fillestare i vënë
gjithmonë e më shumë rëndësi purifikimit. Ideja e shpagimit nxit spekulimin
fetar, teologjinë, asketizmin e misticizmin. Sakrifica dhe kungimi nuk janë më
festa totemike (nëse kanë qenë të tilla) dhe shndërrohen në mjete për të hyrë
në shoqërinë e re. Një zot - që është thuajse gjithmonë edhe një bir, një
pasardhës i Zotave të lashtë krijues - vdes e ringjallet në periudha të
caktuara. Ai është zot i begatisë, por edhe shpëtimtar, e sakrifica e tij është
betim se grupi është një parafigurim tokësor i shoqërisë perfekte që na pret në
anën tjetër të vdekjes. Këto shpresa për jetën tjetër janë në një farë mase një
dëshirim nostalgjik për shoqërinë e vjetër. Kthimi në motin e artë është i
nënkuptuar për premtimin për shpëtim.
Sigurisht është e vështirë të zbulosh të gjithë këta faktorë
në historinë e çdo shoqërie. Megjithatë, janë disa shoqëri që i përshtaten
skemës në thuajse çdo detaj. Të marrim, për shembull, lindjen e Orfizmit. Kulti
orfik u ngrit pas shkatërrimit të qytetërimit Akean, gjë që shkaktoi një
shpërndarje të përgjithshme të botës greke dhe një rivendosje të popujve dhe
kulturave të saj në territore të tjera. Domosdoshmëria për të rifarkëtuar
lidhjet e hershme, qofshin ato të shenjta apo sociale, solli krijimin e një
numri kultesh sekrete ku të gjithë ata që merrnin pjesë ishin "qenie të
shpërngulura, të transplatuara gjetkë... që ëndërronin të formonin një
organizatë nga e cila të mos shkëputeshin më. Emri i tyre i vetëm kolektiv
ishte ai i 'jetimëve'". (Duhet të përmend këtu se orphanos do të thotë si
orphan / jetim" dhe "bosh". Vetmia dhe të qenët jetim janë forma
të ngjashme të boshësisë.)
Fetë Orfike dhe Dionisiane, si fetë proletare që lulëzuan
gjatë rënies së botës së lashtë, tregojnë qartë se si një shoqëri e mbyllur
bëhet e hapur. Ndjenja e fajit, e vetmisë dhe shlyerjes, luan po atë rol të
dyfishtë që ajo luan në jetën e individit.
Ndjenja e vetmisë, që është një dëshirim nostalgjik për
trupin nga i cili u flakëm, është dëshirim për një vend. Sipas një bindjeje të
lashtë, që e gjejmë thuajse te çdo popull, ky vend është qendra e botës,
kërthiza e universit. Disa herë ai identifikohet me parajsën, dhe të dyja me
vendin e origjinës reale apo mitike të grupit. Tek Aztekët, të vdekurit
ktheheshin në Mistlan, vend ku ndodhej në veri, e nga ku patën emigruar.
Thuajse të gjitha ritet që lidhen me themelimin e qyteteve e të shtëpive
aludojnë një kërkim për atë qendër të shenjtë nga e cila u nxorën. Tempujt e
shenjtë - Roma, Jeruzalemi, Meka - janë në qendër të botës, ose simbolizojnë e
parafytyrojnë atë. Pelegrinazhet në këto vende janë përsëritje rituale e asaj
që bënte çdo grup në të shkuarën mitike, para se të vendoseshin në tokën e
premtuar. Zakoni për t'i rënë qark një shtëpie apo qyteti para se të hysh në të
ka të njëjtën origjinë.
Miti i labirintit i përket po këtij blloku besimesh. Janë
disa ide që e bëjnë labirintin një nga simbolet mitike më të begata e më
kuptimplote: talismani apo objekte të tjera, të afta për t'u sjellë shëndet e
liri njerëzve, në qendër të një zone të shenjtë; heroi apo shenjti që që pasi
bën pendesë e kryen ritet e pendesës, hyn në labirint apo në vendin e
magjepsur; dhe kthimi i heroit, ose për të shpëtuar e çliruar qytetin e tij,
ose për të gjetur një qytet të ri. Në mitin e Perseut elementët mistikë janë
thuajse të padukshëm, ndërsa në atë te Kupa e Shenjtë asketizmi dhe misticizmi
janë të lidhur ngushtë: mëkati, që shkakton sterilitet në tokat dhe
nënshtetasit e mbretit Fischer; ritet e purifikimit; ndeshja spirituale; e së
fundi lutja e falënderimit - që do të thotë, bashkësi.
Ne na kanë përzënë nga qendra e botës e jemi dënuar ta
kërkojmë atë në xhungla e shkretëtira ose në rruginat e nëndheshme të
ndërlikuara të labirintit. Po ashtu ishte një kohë kur koha nuk ishte vijshmëri
e tranzicion, por burim i përhershëm i një të tashme fikse që përmbante të
gjithë kohët, të shkuara e të ardhme. Kur njeriun e degdisën nga kjo përjetësi
ku gjithë kohët ishin një, ai hyri në kohën e kronometruar e u bë i burgosuri i
orës dhe kalendarit. Sapo koha u nda në të djeshmen, të tashmen dhe të ardhmen,
në orë, minuta dhe sekonda, njeriu nuk mund të ishte më një me kohën, ai nuk
mund të ishte një me rrjedhën e realitetit. Kur dikush thotë, "në këtë
moment" momenti ka shkuar. Këto matje kozmike të kohës e ndajnë njeriun
nga realiteti - që është një e tashme e vazhdueshme - dhe, siç thotë Bergson,
kthejnë në fantazma të gjitha pranitë përmes të cilave manifestohet realiteti.
Nëse trajtojmë natyrën e këtyre dy ideve kundërshtuese, del
qartë se koha kronometrike është një vijishmëri homogjene pa kurrfarë veçantie.
Ajo është gjithmonë e njëjta, gjithnjë indiferente ndaj kënaqësisë apo
dhimbjes. Koha mitologjike, në anën tjetër, është e mbarsur me gjithë veçantitë
e jetëve tona: ajo është e gjatë sa përjetësia apo e shkurtër sa fryma, e
kobshme a e mbarë, pjellore a sterile. Kjo ide lejon ekzistencën e një numri
kohësh të ndryshme. Jeta e koha shkrihen për të formuar një të tërë të vetme,
një unitet të pandashëm. Për Aztekët, koha shoqërohej me hapësirën, dhe çdo
ditë me një nga pikat e horizontit. E njëjta gjë mund të thuhet për çdonjërin
nga kalendarët fetarë. Një fiesta është më shumë se një datë a përvjetor. Ajo
nuk feston një ngjarje: e riprodhon atë. Koha kronometrike shkatërrohet dhe e
tashmja e përjetshme - për një moment të shkurtër, por të pamatshëm -
rivendoset. Fiesta bëhet krijuesi i kohës; përsëritja bëhet konceptim. Moti i
artë kthehet. Sa herë që prifti drejton shërbesën e Misterit të Meshës së
Shenjtë, Krishti zbret te ne duke iu falur njeriut e duke shpëtuar botën.
Besimtarët e vërtetë, siç dëshironte Kierkergaardi, janë "bashkëkohësit e
Jezusit". E Mitet e Fiestat fetare nuk janë të vetmet mënyra ku e tashmja
ndërpritet nga vijishmëria. Dashuria dhe poezia po ashtu na falin një zbulim të
shkurtër të kësaj kohe origjinale. Juan Ramon Jimenez ka shkruar: "Më
shumë kohë nuk do të thotë më shumë përjetësi," duke iu referuar
përjetësisë së çastit poetik. Pa diskutim konceptimi i kohës si një e tashme
fikse e si një aktualitet i pastër është më i hershëm se koha kronometrike, e
cila nuk është një rrokje e menjëhertë e rrjedhës së realitetit por në fakt një
racionalizim i ecjes së saj.
Ky dyzim shprehet në kundërvënien mes historisë dhe mitit
ose mes historisë dhe poezisë. Në mite - si në fiestat fetare apo tregimet e
fëmijëve - koha nuk ka data: "na ishte një herë....." "Në kohët
kur kafshët mund të flisnin..." "Në fillim të herës...." E ai
fillim, që nuk është filan ditë apo filan vit, përmban gjithë fillimet e na
udhëheq në kohën e gjallë ku çdo gjë fillon me të vërtetë në çdo çast. Përmes
ritualeve, që realizojnë e riprodhojnë një mitik, e po ashtu përmes poezisë e
përrallave, njeriut i hapet rruga drejt një bote ku të kundërtat pajtohen e
bashkohen. Siç thoshte Van der Leeuë, "të gjitha ritualet kanë cilësinë e
të ndodhurit tani, pikërisht në këtë çast,"4. Çdo poezi që lexojmë është
një rikrijim, që do të thotë, një rit ceremonial, një fiesta.
Teatri dhe epika janë po ashtu fiesta. Në shfaqjet teatrale
dhe në recitimin e poezive, koha e zakonshme pushon së vepruari dhe
zëvendësohet nga koha origjinale. Falë pjesëmarrjes, kjo kohë mitike - ati i të
gjithë kohëve që maskojnë realitetin - përkon me kohën tonë të brendshme
subjektive. Njeriu, i burgosuri i vijishmërisë, shpërthen burgun e tij të
padukshëm dhe hyn në kohën e gjallë: jeta e tij subjektive bëhet identike me
kohën jashtë tij, pasi kjo ka pushuar së qeni një matje hapësinore duke u
kthyer në një burim, gurrë, në të tashmen absolute, duke rikrijuar pa fund
vetveten. Mitet dhe fiestat, qofshin ato sekulare apo fetare, e lejojnë njeriun
të ngrihet nga vetmia e tij e të bëhet një me krijimin. Kësisoj miti - i
maskuar, i errët, i fshehur - rishfaqet në thuajse të gjitha aktet dhe ndërhyn
në mënyrë vendimtare në historinë tonë: ai hap dyert e kungimit.
Njeriu bashkëkohës ka racionalizuar mitet, por nuk ka mundur
t'i shkatërrojë ato. Shumë nga të vërtetat tona shkencore, si shumica e
koncepteve tona morale, politike e filozofike, janë vetëm rrugë të reja të
shprehjes së tendencave që kanë qenë të mishëruara më parë në forma mitike.
Gjuha racionale e ditëve tona zor se mund të fshehë pas vetes mitet e hershme.
Utopitë - sidomos utopitë moderne plitike (pavarësisht nga maskimi i tyre në
mënyrë racionale) - janë shprehje të përqendruara dhunshëm të prirjeve që
shtyjnë çdo shoqëri të imagjinojë kohën e artë nga e cila grupi social mërgoi
dikur e ku njeriu do të kthehet në Ditën e Ditëve. Fiestat moderne - mbledhjet
politike, paradat, demonstrimet dhe gjithe aktet e tjera rituale -
parafytyrojnë ardhjen e ditës së shpëtimit. Çdokush shpreson se shoqëria do t'i
kthehet lirisë së saj origjinale, e njeriu pastërtisë së tij primitive. Pastaj
koha nuk do të na torturojë më me dyshime, me domosdoshmërinë e të zgjedhurit
mes të mirës e të keqes, të drejtës dhe të padrejtës, reales dhe imagjinares.
Mbretëria e së tashmes fikse, e bashkësisë së përhershme, do të rivendoset.
Realiteti do të shqyejë maskat e tij, e më së fundi do jemi të aftë të njohim
atë dhe bashkëkohësit tanë.
Çdo shoqëri në agoni apo sterile përpiqet të shpëtojë veten
duke krijuar një mit shpëtimi që është po ashtu edhe një mit pjellorie e
krijimi. Vetmia dhe mëkati zgjidhen në bashkësi e pjellori. Shoqëria ku jetojmë
sot ka krijuar edhe ajo mitin e saj. Steriliteti i botës borgjeze do të mbarojë
me vetëvrasje apo me një formë të re të pjesëmarrjes krijuese. Kjo është
"tema e kohës sonë", siç shprehet Ortega y Gasset; ajo është
substanca e ëndrrave tona dhe kuptimi i veprimeve tona.
Njeriut të sotëm i pëlqen të besojë se ai mendon me sy
hapur. Por kjo e menduar me sy hapur na ka futur në labirintet e një makthi ku
dhomat e torturës përsëriten pa fund në pasqyrat e arsyes. Kur të dalim prej
tyre, mbase do ta kuptojmë se kemi qenë duke ëndërruar me sytë hapur, e se
ëndrrat e arsyes janë të tolerueshme. E pastaj, mbase do të nisim të ëndërrojmë
për së dyti me sytë mbyllur.
Përkthyer nga: Teuta Barbullushi, publikuar në “Aleph” nr.
13 / 2002
Jam Monica ndihem kaq e bekuar në martesë përsëri pasi (doktor zooma) solla burrin tim, i cili ishte ndarë me mua për 11 muaj të mirë. Edhe pse kam gojë kudo, nuk do të mjaftojë të falënderoj Dr zooma për ndihmën e tij në jetën time. Burri ka 11 muaj që është ndarë me mua dhe unë kam dhimbje dhe agoni pa të. Kështu që kërkova kudo për ndihmë, por asgjë nuk funksionoi derisa kisha parasysh Dr. Zooma me të cilin kontaktova në internet. Unë ia shpjegova situatën time dhe ai më premtoi se burri im do të kthehej tek unë brenda 7 ditëve për sa kohë që zemra ime ende rreh për Të. Unë besova në të dhe ai më përgatiti një magji dhe burri im më thirri ashtu siç tha Dr. Zooma. Ai u lut dhe tha se kishte nevojë për mua dhe tani ne po jetojmë përsëri të lumtur për 3 muajt e fundit. Kushdo që lexon artikullin tim që ka nevojë për ndihmë duhet ta kontaktojë atë… Email. Doctor zooma nëpërmjet
ReplyDeleteZoomatemplegoddess@ gmail.com..ose shtojeni në whats app ++19737553810 për më shumë informacion
Nëse kaloni diçka
poshtë problemeve ai është gjithashtu i përsosur
(1) Dëshiron të kthehesh?
(2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
(3) Dëshironi të merrni një promovim në zyrën tuaj?
(4) Dëshironi që gratë/burrat të vrapojnë pas jush?
(5) Dëshironi një fëmijë?
(6) Dëshiron të jesh i pasur?
(7) A doni të lidhni burrin/gruan tuaj
pergjithmone i joti?
(8) A keni nevojë për ndihmë financiare?
(9) A jeni mashtruar dhe a dëshironi?
ktheni paratë tuaja të humbura?
(10) Shërimi i kancerit, HIV/AIDS-it, herpesit dhe të gjitha llojeve të sëmundjeve
(11) Ju dëshironi të ndaloni problemet martesore dhe divorcin
(12) Mbajtja e fëmijëve
(13) Thyerja e Garës së Gjeneratës
(14) Gjetja e një pune
(15) Mbrojtja shpirtërore
(16) Kujdesi bimor
(17) Divorci
(18) Magji martesore
(19) Magjia e ndarjes
(20) magji e parave
(21) magji dashurie
(22) të mbeteni shtatzënë
(23) Mbrojtja e kompanisë
(24) Drejtshkrim për problemet familjare
(25) Probleme në padi
Nëse keni nevojë ose dëshironi informacion rreth dashurisë ose magjive të parave, mund ta zgjidhni atë problem sot në zooma Temple
Përshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
ReplyDeleteEmail: dawnacuna314@gmail.com
Jeni i dashuruar 💕 me dikë dhe ai/ajo nuk ia kthen gjestin, i frustruar për shkak të një ndarjeje 💔 atëherë mund ta përdorni këtë për të tërhequr atë të dashuruar në jetën tuaj. Rikthen ish-in tuaj dhe ndihmon në zgjidhjen e martesave të prishura. Mjetet juridike të infertilitetit dhe infeksionit. Jeta është shumë e shkurtër për të qenë të pakënaqur. Mendoni për këtë. Ju meritoni lumturinë dhe dashurinë maksimale.
ReplyDeleteShënim: kjo është krejtësisht e padëmshme dhe nuk ka efekte anësore.
kjo eshte zgjidhja
👇👇👇
WhatsApp +2349046229159
Martesa ime ishte pothuajse në pikën kryesore kur pashë një koment për një burrë të quajtur Dr GIDEON. martesa ime ka qenë e qëndrueshme, faleminderit për gjithçka që keni bërë për mua, mund t'ju siguroj që ta kontaktoni atë,
ReplyDeleteai është i aftë me magjitë e mëposhtme:
* Unë e dua magjinë
* magjitë e martesës
* magjia e parave
* magji fati
* Magjitë e tërheqjes seksuale
* Magjia e shërimit të SIDA-s
*Shpella e kazinosë
* Shpellat e mallkuara u hoqën
* Mbrojtja drejtshkrimore
* Magjia e Lotarisë
* Magjitë me fat
* Magjia e fertilitetit
* Unaza e telekinezës 💍
Nëse jeni atje dhe keni nevojë për ndonjë lloj ndihme këtu është WhatsApp i tij: +2347042191323
Email: drgideon611@gmail.com