Posts

Showing posts from March, 2012

ISMAIL KADARE Patriarku i letrave moderne shqipe

Image
Ismail Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936 në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë. I. Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shq

Kavafis, poeti me udhë të ndalur

Image
Konstantin apo Konstantinos Petrou Kavafis, apo Kavaphes  ( 29 Prill, 1863 – 29 Prill 1933) ka qenë një poet i njohur grek që jetoi në Aleksandri dhe punoi si gazetar dhe si nëpunës civil. Në poezinë e tij ai fshikulloi disa aspekte të Kristianizmit, patriotizmit dhe homoseksualizmit, megjithëse atij vetë nuk mund t’i shkonte aq shumë roli i jo-konformistit. Ai botoi 154 poezi; një pjesë e madhe e të cilave ishte e pakompletuar apo në formën e skicës. Pjesa e poezisë së tij më interesante është botuar pas të dyzetave. Kavafis..... Veshje Do t’i vë dhe do t’i ruaj veshjet e jetës sime në një arkë a në një mobilie prej abanoz të shumëçmuar. Rrobat e kaltra. Pastaj të kuqet, më të bukurat nga të gjitha. Menjëherë pas tyre të verdhat. Dhe, në fund, sërish të kaltrat, por këto të dytat shumë më të zbehta së të parat. Do t’i ruaj me nderim dhe brengë të madhe. Kur të kem veshur rroba të zeza dhe kur të banoj në një shtëpi të zezë, brenda një dhome të errët, do ta hap

Xhorxh Oruell, dha atë kumt që të tjerët nuk arritën ta jepnin

Image
Xhorxh Oruell, është shkrimtar, publicist dhe ka lindur ne 1903 në Indi. I ati i tij ishte një nëpunës anglez. E pati shume te vështirë në jetë. Punoi si polic në Policinë Perandorake, dhe ky ishte shkaku që e urreu me shpirt Imperializmin. Punoi si mësues i shkollës fillore, pastaj gazetar. Mori pjese ne Revolucionin Nacionalist ne Indi. Ne vitet '20 te shekullit te kaluar, u lidh stuhishëm me komunizmin. Por idetë e tij ishin të lira, shpesh konfuze, ngaqë parapëlqente anarkizmin. I sakrifikueshëm dhe idealist, mori pjese ne Luftën Civile ne Spanje (1936 1939). U plagos për vdekje. Përvojën e senderzoi në romanin "Lufta e Katalanjes" ne 1938. Pikërisht në Spanjë, ai zhgënjehet nga mafia e Policisë Sekrete Sovjetike. Antikonformist i lindur, ai profetizoi totalitarizmin e egër komunist. Ne 1945, botoi librin satirik "Ferma e kafshëve". Ku bëhet fjalë për një parabolë, paksa kafkiane, por agresive. Një derr i quajtur Napoleon, shpall kryengritjen e kafsh

Xhorxh Gordon Bajroni, londinezi që u mrekullua dhe naltësoi shqiptarët

Image
Lindi në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait të tetë, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Neëstead Abbey. Në moshën madhore zuri vendin që i takonte në Shtëpinë e lordëve. Më 1801 Bajronin e dërguan në Harroë, në shkollë, ku studioj gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Këtu ju spikaten ato cilësi të karakterit që i ruajti gjithë jetën : serioziteti dhe zotësia të mendohej thellë mbi ngjarjet e jetës ; dhe bashkë me këto : gëzimi, vrulli shpirtëror e temperamenti i zjarrtë. Më 1805 Bajroni hyri në Universitetin Kembrixh (Cambridge). Kur ish akoma student botoi vjershat e para lirike të tijat "Orët e Ngeses". Revista zyrtare e shkrimtarëve "Edinburg Reviu", i bëri një kritikë pa mëshire. Poeti i ri iu përgjigj me satirën "Këngëtarë anglezë e skocezë", në të cilën sulmoi ashpër letërsinë angleze të asaj kohe dhe gati gjithë poetët e njohur

Pjetër Arbnori, dhimbja e pamatur

Image
In Memoriam Pjetër Arbnori lindi më 18 janar 1935 në Durrës, dhe vdiq më 8 korrik 2006 Napoli, Itali, ishte një shkrimtar dhe politikan shqiptar. Në vitin 1958 filloi Pjetër Arbnori të punojë si mësues, por në vitin 1954 u lirua nga puna për shkaqe politike. Më pas punoi për disa vjet si punonjës në fusha. Më vonë iu lejua të studioi me korrespondencë Fakultetin Filologjik në Universitetin e Tiranës, të cilin e kreu në vitin 1960. Po në vitin 1960 Pjetër Abnori i ra në sy Sigurimit. Në vitin 1961 u dënua me vdekje, për përpjekjen e themelimit të një grupi Socialdemokrat. Dënimi u shndërrua më vonë në burgim të gjatë. Arbnori i kaloi 28 vjet në burgun e Burrelit. Aty në kushtet më të vështira shkroi një pjesë të madhe të veprës letrare të tij. Në gusht të vitit 1989 u lirua nga burgu. Në janar të 1990 mori pjesë në Shkodër në demonstratat kundër pushtetit komunist. Po në të njëjtin vit ishte bashkë-themelues i Partisë Demokratike. Prej vitit 1991 deri më 2001 i takonte