Muzika klasike e kompozitorit Shopen ende ruan shumë mistere


Misteri i Shopen

Stili i tij eliptik: Muzika e polakut Frédéric Chopin mund të duket e thjeshtë për publikun, por puna e tij është ende e pastudiuar ashtu si duhet nga kritikët

Nga Anne Midgette*

Të hënën e 22 Shkurtit, ishte data e përvjetorit të 200-të të Frédéric Chopin. Ajo ishte ditëlindja zyrtare e Fryderyk Chopin, kompozitorit me origjinë polake dhe me banesë në Paris, emri i të cilit tashmë shqiptohet gjithnjë e me më shumë “Y”1 . Por, kjo është edhe data e tij e vërtetë e lindjes, e cila i referohet për hir të së vërtetës certifikatës së tij të pagëzimit; ndërsa vetë kompozitori ka thënë se ai ka lindur më 1 Mars. Edhe gati 200 vjet pas lindjes së tij, gjërat që duken aq të thjeshta rreth Chopin, janë shumë më tepër të ndërlikuara sesa duken në të vërtetë.

Përpos të tjerave, le të themi vetë muzika e tij. Copëzat e tingujve të pianos së Chopin apo të gjithë copëzat e artit të tij përfshijnë atë që ai krijoi: nuk ka thjesht tinguj simfonish apo operash këtu, madje edhe ato që duken si lirike dhe të dashura, poetike dhe kështu në dukje të gjitha duken si të arritshme. Të gjitha gjërat e tij mund të jenë po aq harmonikisht të ndërlikuara, sa edhe teknikisht sfiduese.

Etydet e tij 24 Op. 10 dhe Op. 25, janë larg të qënurës thjeshtë “mësime” për nxënësit, janë madje aq shumë të vështira saqë edhe pianisti i madh dhe specialisti i Chopen, Artur Rubinstein e shmangte me vetëdije interpretimin e disave prej tyre. Dhe, ato mund edhe të konsiderohen vërtetë si eliptike në pikëpamjen e papërshkueshmërinë (të marrim lëvizjen finale të Sonatës së Dytë: një re përdredhëse tingulli jo më shumë se dy minuta e gjatë). Të marra së bashku, pjesët e Chopin përfaqësojnë një pengesë të stërmadhe, një si stad përkundrejt të cilës ka provuar që të matet secili prej pianistëve klasikë ---kuptohet në pjesët e ndara për shkak të vështirësisë së gjetjes së udhës për të zbërthyer thellësinë e muzikës së tij, që për veshët e zakonshëm tingëllon aq e thjeshtë.

* * *
Stili “i zakonshëm” i Chopin është njëkohësisht një vulë për të aprovuar madhështinë dhe në anën tjetër edhe subjekt i një debate të pafundmë. Ai përfshin ndriçimin dhe pastërtinë e prekjes së tastierës, diçka që është vërtetuar nga një prej prodhimeve të fundit të Chopinist-it, Rafal Blechacz, në CD-në e tij të re në inçizimin e dy koncerteve tradicionale për piano. Ai tenton drejt një legato të kënduar: iluzionin se pianisti është duke krijuar një linjë të pathyer të tingullit, njësoj sikur të jetë vetë zëri human. Kjo është veçanërisht e vërtetë në Nokturnet, të cilat janë krahasuar gjithnjë me veprat e mikut të Chopin, Vincenzo Bellini-t.

Por stili i Chopin gjithashtu mund të evokojë edhe llojin e një shpërthimi të stuhishëm siç ka ndodhur me të renë Martha Argerich, e cila sapo e ka dhënë në CD-në e saj të re sapohedhur në treg, një koleksion regjistrimesh në radio të patransmetuara më parë dhe të cilat janë të realizuara që nga viti 1959 dhe 1967.

Më e rëndësishme dhe më e pakapshme është fakti se stili i Chopin përfshin rubato –tempo që ndryshojnë shpesh apo edhe një ritëm për qëllime ekspresive. Çështja e rubato-s e ndjek vazhdimisht performancën e Chopin. Kompozitori thuhet se ishte krejt i lirë në interpretimin si pianist, por kjo nuk është aspak e qartë se çfarë duan të thonë ata realisht: Ka indikacione që bëjnë me dije se ai mbante vazhdimisht dhe kudo që të ndodhej ritmin lehtësisht me dorën e majtë.

Ende brezat e tërë të interpretuesve të tij, duke ndjekur nocionin e keqdrejtuar se një pjesë muzikore është thjeshtë një kanavacë mbi të cilën ata duhet të shprehin vetveten, e marrin mbrojtjen, të cilën i bënte Chopin rubatos, si një lloj license qoftë për të ngadalësuar dhe për të shpejtuar gjithmonë me dëshirën e tij. Duke dëgjuar aq shumë për Chopin—madje edhe në disa raste një Chopin shumë të mirë—ndodh që të kem ndjesinë e të zënës së detit për shkak të dëgjimit të shumë frazave, të cilat duken aq shumë të tërhequra, sikur të jenë në ngjitjen e ngadaltë të pjerrësisë së një kodre, pastaj akrobacia e hallakatur sërish poshtë.

Muzika e Chopin ka markën e një diçkaje femërore, apo një “muzike salloni“: jo shumë serioze, jo shumë të shëndetshme, jo krejt gjermane, që kur ajo niset si bazë nga konvencionet strukturale të shkollës së madhe klasike Vieneze. Madje edhe dy performancat e fuqishme janë jotradicionale, të luajtura shpejt dhe të zgjidhura me konvencionet strukturore të mbështetura kryesisht nga arti i Mozart dhe Beet’hoven.

Në të vërtetë disa nga mbrojtësit më të flaktë të Chopin kanë lënë të nënkuptuar idenë se muzika e tij është e dobët dhe ka nevojë për mbrojtje, faktin e përpjekjes që të theksojnë seriozitetin e saj (dhe virilitetin e saj) duke i interpretuar veprat në pjesë të ndara—të gjitha 24 preludet, apo edhe 24 etydet të Op. 10 dhe 25 – dhe kështu ato të derdhura ngjajnë sikur janë copë të gjata, plot peshë dhe duken më shumë sesa masa argëtuese salloni, të cilat zgjasin thjesht tre apo katër minuta.

* * *
Pikëpamja e punës së tij si delikate dhe e pashëndetshme është gjithashtu e lidhur me idenë e përhapur për Chopin, si një gjeni prototip i Romantizmit; i zbehtë dhe i gjallë, me fatin e keq të jetës së shkurtër tragjike (ai kishte tuberkuloz), që kishte nevojën e kujdesit të një figure të fortë mëmësore (e dashura e tij ishte e tillë. Ajo është shumë e njohur prej pseudonimit të saj letrar George Sand), duke marrë shkrepëtimin e shenjtë të inspirimit në tastierë (megjithëse ai mbahej si një improvizues brilant, ai u është rikthyer shumë prej kompozimeve të tij).
Por, puna e tij duhet thënë se s’është aq delikate. Gjithsesi, vetë Chopin thuhet se rrinte larg interpretimit të shumëzëshëm, ka shumë në të që gjëmojnë dhe plot të tjera që janë kategorike. Ai është mrekullisht origjinal. Chopin, ndryshe nga shumë kompozitorë të kohës së tij, ishte nën trandjen e Beet’hovenit. Ai kishte neveri përshembull, për fillimin e lëvizjes së kohës së fundit të Simfonisë së Pestë, influencat e tij më të para ishin tejet më të hershme dhe ato lidheshin me Johann Sebastian Bach.

Ashtu si vetë Bahu, ai shkroi muzikë në pjesë: për shembull të 24 Preludet janë një set me pjesë të shkurtra për çdo tastierë njësoj si trajtimi i "The Well-Tempered Clavier." Dhe muzika e tastierës para-Klasike ishte një influencë në disa prej formave që ai i zhvilloi vetë në mënyrë të veçantë—madje edhe Nokturnet, që shprehin në mënyrë kuintesenciale vetë Romantizmin.

Chopin bëri dhe pionerizimin e formave të tjera, po ashtu ngjashëm me Katër Baladat: monologje të gjata dramatike pa fjalë me ndërprerjen e toneve të poemave dhe soneteve. Në veçanti, krijimet e tij më të zakonshme ishin polonaises dhe mazurkat, mbështetur në idenë e muzikës së valles popullore polake, ato ishin përherë të mbështetura si një shembull i patriotizmit të kompozitorit të mërguar. Chopin e mori Nacionalizimin e tij të shprehur në polka shumë seriozisht, por ai gjithashtu edhe e shkroi atë me germa të mëdha mbi interesin e përhershëm në ngjyrat e folkut lokal, të cilat  dilnin edhe në koncertin “Turk” të Mozartit apo vallet hungareze të Brahmsit. Atje s’ishte në të vërtetë asgjë të ngjashme me polonezet A-flat.

* * *
Ka po ashtu edhe një shenjë pragmatizmi në të 19 valset e Chopin. Kur shkoi në Vienë i riu Chopin, pak përpara se të vendosej në Paris , i përbuzte valset dhe madje i etiketonte si  mishërim të shijes së keqe popullore dhe u ankua madje tek dikush se ishte gati e pamundur për një kompozitor të nxirrte diçka të tillë. Ai mund të ketë parë me përçmim mbi to fillimisht, por ai ishte aq praktik për të filluar pak më vonë dhe vetë të shkruajë valse---jo, veçanërisht valset ato për të cilat duheshin për të kërcyer por copëza që të sillnin atmosferën e sallës së vallëzimit, pak a shumë ato që përcillnin atë që lidhej me shtjellën e rrobave të kërcimit.

Valset duken se janë ringjallur me një kujdes shumë të veçantë në këtë përvjetor. Regjistrime të reja janë nxjerrë pak më parë nga Alice Sara Ott dhe Ingrid Fliter, dy pianistë të vlefshëm të njohur për këtë dhe seria klasike e Dinu Lipatti nga 1950 ka për qëllim që si e tërë të çlirohet sërish në fund të Marsit.

Duke i dëgjuar të gjithë valset në vazhdim dhe pandalim është njësoj si të hash po ashtu rresht një kuti me çokollata, duke iu lënë juve me një ndjenjë jo më pak të keqe; por gjithsesi secila nga këto regjistrime veç e veç ka forcën e saj. Valëvitja ka një madhështi dhe dritë të prekshme lehtë e cila përcillet te unë në mënyrë instiktive, por ajo shkon me një si humbje kontrolli me rubato, e tërhequr aty dhe nxitur çdo masë. Ott, gjithashtu ngandonjëherë tingëllon kokëfortë por ajo ka një drejtim të shëndetshëm. Me një tingull të madh që ndjen brenda ngadalësimin, ajo mishëron në Grande Valse Brillante në E-flat, plotësinë lehtësisht të gëzuar të një vajze të re në kërcimin e saj të parë. Në krahasim me të, pianisti francez Alexandre Tharaud, që i regjistroi vetëm pak vjet më parë valset, ofron një qasje më të thatë dhe më të freskët. Interpretimi është në mënyrë të admirueshme i pastër dhe lehtësisht larg dhe ngjan si një tonik pas kaq shumë shfaqje emocioni.

Valset mishërojnë një nga gjërat më të zellshme për sa i përket përpjekjes së interpretimit të Chopin: duke ecur në një linjë të mrekullueshme në mes të emocionit dhe sentimentit, ndërmjet të ndjerës së diçkaje dhe shikimit pas dashurisht në mënyrën sesi ndjehet. Chopin parandjeu dhe  "La Valse" e Ravel në shprehjen e tij të lehtë të nostalgjisë ironike. Përdorimi i formave të dansit të Chopin kishin ngjyresa të veçanta;
Punët e tij ishin një lloj komenti social. Sot, nostalgjia kërcënon që të marrë në letër gjithçka. Një sekret i madh që lidhet me interpretimin e Chopin mund të jetë thjesht edhe kujtimi që nuk është aq i mrekullueshëm sesa tingëllon.

Shënime
1-Shqiptimi me Y do të tregojë se po trajtohet më shumë si polak. Arsyeja është se midis Francës dhe Polonisë ka mosmarrëveshje për origjinën e tij, për shkak të prindërve të tij, që ishin njëri polka dhe tjetri francez

*Gazetare e Washington Post. Përktheu nga origjinali Ben Andoni

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk