Pushkini shkundte pesimizmin si luani pluhurin nga krifa e tij


Aleksander Sergejeviç Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare. Me 1811 u regjistrua ne nje lice ku mësonin fëmijet e aristokracise Petërburgase. Ambjenti ne lice lane gjurme te pashlyeshme ne mendjen dhe zemren e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idete e anti- carizmit. Qe në moshe te vogel, ai shkroi vjershat e para lirike per gezimet e jetes, për dashurine, per miqesine dhe per natyren. U be i njohur me oden "Liria", poezite"Çadajevit"dhe"Fshati". Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dore me dore ne qarqet perparimtare. E internuan ne jug ne Kaukaz, ku e mbajt në mbikqyrje. Pushkini jetoi ne jug gjate viteve 1820-1824. Endërrimet liridashe i shpalosi me fryme bajroniane. Poemat qe e bene te famshem janë "Robi i Kaukazit","Shatervani i Bahcesarait","Ciganet"etj. Ne vitin 1820 i gjeten nje letër ku shpreheshin pikepamje ateiste, gjë që ia forcoi denimin.E detyruan te jetonte pa te drejte largimi ne fshatin Mihajllovsk. Njeriu i dashur, qe i qendroi prane ne keto vite të vështira, ishte dadoja, së cilës Pushkini i ka kushtuar vargje nga me te ndierat. Dështimi i kryengritjes se Dekabristeve, të këtyre fisnikëve përparimtarë, që donin te rrezonin carin, e tronditi ate pamase.
Pushkini ishte një përkrahës i hershem i Dekrabisteve dhe,kur cari e pyeti se çdo te bënte po te kishte qene me 25 dhjetor ne Sheshin e Pallatit, ai u përgjigj pa iu dridhur qerpiku "Do te isha përbri shokëve te mi ne kryengritje!"Reaksioni carist u be edhe me i egër kunder poetit. Ne pas këtij deshtimi ne poezi u ndjenë ndjenja pesimizmi"mëshira për të rënet","merzia e pergjithshme" qe kishte pllakosur brezin e tij etj. Por siç ka vene ne dukje per te Bjelinski, Pushkini shkundte pesimizmin si luani pluhurin nga krifa e tij. Ne vitin 1827 shkruajti poezinë e njohur"Ne Siberi", ku bënte thirrje për qëndresë krenare dhe shprese. Viti 1827 ishte viti i fundit i internimit ne Mihajllovsk. Pas kesaj,poeti jetoi ne Petërburg dhe në Moske, ku nisi,periudha e fundit e krijimtarisë se tij,qe u pasurua me kryeveprën"Eugjen Onjegini"(1831). Pak kohe para se te vdiste shkroi poezinë "Monument", ku ne mënyrë gjeniale parashikoi pavdekësi per veten,sepse me liriken e tij ai kishte prekur miliona zemra. Popullaritetin e poetit anticarist të gjithë sundimtaret e kishin halë ne sy. Intrigat dhe shpifjet arritën kulmin kur poeti si kishte mbushur akoma te 38-at. U vra ne duel për çështje nderi me 27 janar 1837.

 
Përralla e peshkatarit dhe e peshkut


A.S. Pushkin*
Jetonte nje plak me plaken e vet
Prane bregut te kalter te detit;
Jetonin se bashku tridhjete e tre vjet
N’kalibe te vjeter, te shkretet.
Plakushi peshkonte perdite me rrjete
Dhe plaka punonte n’kaliben e vet.

Nje dite plakushi u nis per peshkim
Drejt bregut te detit, ngadale me mundim.
Sa erdhi, ai rrjeten e hodhi ne det…
Po s’nxori asgje, vec hijes se vet.
E hodhi per s’dyti me kembe te  mbare,
Ket’here I u mbush me llum e me bar.
E hodhi per s’treti me shprese, i gjori
Dhe s’fundi nje peshk mezi na e nxori.
Ky peshk, per cudi, na kish ndodhur I arte
Dhe fliste si njerezit me ze shum’ te qarte.
Ai nisi t’I lutet me lot’peshkatarit:
-O plak, meshirome tin e buze te varrit,
Me le perseri ne det te notoj.
Per kte un’jam gati cdo gje te dhuroj.
…Nga frika plakziu na ngriu ne vend,
U shtang, u mahnit dhe mbeti pa mend.
Ai kurr’ s’kish degjuar as plak as i ri
Qe peshku te flase krejt si njeri.
Prandaj menjehere e lshoi pa ngurruar
Ne detin e gjere ket’ peshk te uruar:
-Ty zoti t’bekofte! Pa frike mund te shkosh!
Une s’dua, o bir, asgje t’me dhurosh!
Te rrosh e te gzohesh i lire –
I tha peshkatari, ky plak zemermire.
Pastaj dalengadale u nis ne shtepi
Dhe plakes I foli per ket mrekulli:
      - Sot zura, o grua, nje peshk te florinjte,
Qe fliste e qante krejt si njeri,
M’u lut vec, i shkreti, si babes se tij
Ne detin e kalter ta kthej perseri.
Ish gati t’me jipte cdo gje si dhurate,
Po une s’i kerkova.. e lashe rehat!>>
E shoqja e priti te ziun me palle:
<<Gomar paske qene, matuf e budalle,
Te pakten govate t’i kerkoje, kokeshkrete,
Nuk sheh qe e jona esht’ care per qamet?

Plakushi u kthye drejt bregut ngadale.
At’koh’ tere deti ish mbushur me vale.

Buz’ detit ai peshkut te arte i foli
Dhe miku at’ cast mbi uje i doli:
-Miredita!  o plak, mos vall’ me kerkon?
Me thuaj pa frike nga une c’desheron?
-Te lutem me fal, o peshk i nderuar,
Se fajin ma ka ajo grua e truar…
Me shau dhe me gjeme ketu me dergoi
Govate te re nga tit e kerkoj!>>
-S’ka gajle, o plak! N’shtepi kur te vesh,
Govaten e re ne prak do ta gjesh.

Plakushi u kthye ngadal ne shtepi,
Po plaka, te gjorin e shau perseri:
<<Ku je, mor tutkun, mor djalli te marrte!
Kaq pak i kerkove ti peshkut te arte?
Po pse, me govate un’ ty do t’ushqej?
Ne djall bashke me ty ajo le te veje!

Shko prap’, mor matuf, dhe lutju per ne
T’na jape nje kasollete mire e te re!>>
Plakushi u nis ket’here i shqetsuar,
(At’ kohe ter’ deti na ish i turbulluar).
Buz’ bregut ai peshkut te arte i foli
Dhe miku at cast mbi uje doli:
-Miredita, o plak, mos valle me kerkon?
Me thuaj pa frike nga une cdesheron?
-Te lutem me fal, o peshk i nderuar,
Se fajin e ka ajo grua e truar
Me shau dhe me gjeme ketu me dergoi,
Kasolle te re nga ti te kerkoj!>>
-Ti nisu, o plak, atje, kur te vesh,
Kasolle te re pa tjeter do gjesh!

Plakushi u kthye n’kaliben e tij
Dhe pa para vehtes nje goxha shtepi,
te bukur, te madhe, rrethuar me gardh,
me tulla te reja dhe mure te bardhe.
E shoqja n’ dritare kish dale si e pire
Dhe rrinte si zonje e bente sehir,
Plakziu kujtoi se ran e qet’si,
Po plaka te gjorin e shau perseri.
-Ku je, mor tutkun, mor djalli te marrte!
Shtepi na kerkove tek peshku i arte?
Shko thuaj se s’dua te jem fshatare,
T’me bej’ menjehere nje zonje cifligare!>>
Plakushi u nis ket’ here i deshperuar.

At’dite gjith’ deti na ish shkumbezuar.
Buz’ bregut ai peshkut te arte i foli
Dhe miku at’ cast mbi uje na doli:
       -Miredita, o plak, mos valle me kerkon?
Me thuaj pa frike nga une c’deshiron?
-Te lutem me fal, o peshk i nderuar,
Se fajin ma ka ajo grua e truar,
Nuk do me tutkunja te jete fshatare,
Do t’behet si zonjat e medha cifligare…
Te lutem ma bej, se ajo m’ka tmeruar,
<<Ti nisu, o plak. N’shtepi kur te vesh,
Tet shoqe si zonje atje do ta gjesh!>>

Dhe plaku u nis tek plaka, ne kembe,
Ngadale si pleqte me shpirtin nder dhembe,
Kur sap o arriti, na pa nje pallat,..
Te bukur, te madh e te larte tre kat.
E shoqja po rrinte n’kolltuk, porsi zonje,
E fryhej, krekosej krejt si shqiponje.
Inxhit’ edhe rruazat ne gushe hijeshonin.
Unazat e arta nder gishta flakronin.
Ne kembe I rrinin nja dhjet’ sherbetore
Me rroba, stolira, te gatshem cdo ore.
Po plaka e keqe cdo cast qellonte,
Me shqelma sherbetoret nga dhoma i debonte.

-  Me thuaj, o plake a je e gezuar? –
I tha peshkatari me shpirt te trishtuar.
Po plaka te gjorin, as n’sy s’e shikoi.
Ne shtallen e kuajve sherbyes e dergoi.

Nje dite, nje jave, nje muaj kaloi
Dhe plaka te shoqin perseri e dergoi.
Tek peshku i arte me urdher te ri:
-Te vesh e t’i thuash se une qe tani
Nuk dua te jem me zonje cifligare…
I thuaj mbretereshe t’me bej’ sa me pare!

- U cmende, me duket, moj plak’ e shkalluar!-
I tha peshkatari  ket’ here i zemruar;
       - Mendohu, kur flet, se s’je cilimi,
Me duket se mendja te la n’pleqeri!
Po plaken kjo fjale me keq e terboi
Dhe plakun e gjore n’surrat e qelloi.
-  Pusho, mbylle gojen, se t’mbyta, matuf, -
I tha cifligarja me vrer e me duf.
Tek peshku i arte me vrap do te vesh
Dhe fjalen…saken se me do t’ma kthesh!

Plakushi u nis ket’ here i  zemeruar.
At’dite furtuna ne det kish filluar
Buz’ bregut ai peshkut te arte I foli
Dhe miku at’cast mbi uje na doli:
-  Mire dita, o plak, mos vall’ me kerkon?
Me thuaj pa frike nga une c’desheron?>>
-  Te lutem me fal, o peshk i nderuar,
Po gruaja ime sot ka shkalluar,
Nuk do me te jete nje zonje cifligare
Do t’behet mbretereshe, nje ore e me pare.
Te lutem ma bej, se ajo m’ka tmeruar! –
I tha peshkatari me shpirt te trishtuar.
-  Ti nisu, o plak, n’shtepi, kur te vesh,
Tet shoqe mbretereshe atje do ta gjesh!>>

Dhe plaku u kthye te plaka, me kembe.
Ngadale, si pleqte me shpirtin nder dhembe.
Kur, sapo arriti, na pa nje pallat
Te bukur, te madh e te larte dhjet’kat.

Plakziu i mahnitur ferkoi syt’ e vet,
Pallat te ketille s’kish pare ne jete.
E shoqja ne koke kish vene kurore.
Si grua prej fisi te larte mbreterore,
Perqark i qendronin nga dhjet’ oborrtare
Me tutje me dhjetra, me qindra ushtare.
Te gjith’ t’armatosur me pushke e sopata,
te zinj e te eger, te zymte si nata.
Mbretresha at’kohe pran’ tryezes qendronte
Dhe mishra te pjekur me shije gllabronte.
I shoqi me frike ne gjunj na u ul
Dhe gruas se tija gjer n’toke i u perul:
-  Me thuaj, mbretereshe, a je e gezuar?
I tha peshkatari me shpirt te trishtuar
Po plaka te gjorin as n’sy s’e shikoi:
- Perjashta, ta flakni! – Mbreteresha urdheroi.
U sulen si kafshe te ter’ oborrtaret,
Pas tyre si bisha te egra ushtaret.
Me shqelma plakzine n’kurriz e dermuan
Dhe jashte nga pallati mbreteror e debuan.
Te gjith’ peshkatarin e tallen at’ dite:
-  Ta kuqi jot shoqe kurrizin e ngrate,
Tani mos u qaj e mos u merzit…
C’t’u desh qe t’i bindesh asaj, kokethate?

Nje dite, nje jave, nje muaj kaloi…
Mbreteresha te shoqin perseri e kerkoi,
Ushtaret dhe princat u ngriten ne kembe
E s’fundi e gjeten me shpirt nder dhembe
   - Degjon, o tutkun, tek peshku te vesh,
T’i thuash se s’dua te jem me mbretereshe.
T’me bej’ me te madhe…degjon, a merr vesh…
Mbi toke dhe dete te jem perendeshe,
T’sundoj gjith’ boten, kudo anembane
Dhe jeten ta coj atje n’oqean
Cdo mbret dhe cdo princ ta kem un’ ne dore.
Dhe peshku i arte t’me jet sherbetor!

Plakushi u nis ne det i tmeruar,
Stuhia e zeze cdo gje kish mbuluar,
Mbi re bubullimat si bisha gjemonin
Dhe valet e detit, si gjeme ushtonin,
Buz’ bregut ai peshkut te arte i foli
Dhe miku se shpejti mbi vale i doli:
-  Mire dita, o plak, mos vall’ me kerkon?
Me thuaj pa frike nga une c’desheron?
     -Te lutem me fal, o peshk i nderuar;
Po gruaja ime ime sot esht’ terbuar.
Nuk do me, e nxira, te jete mbretereshe,
Kerkon qe te behet tani perendeshe
T’sundoje gjith’ boten, kudo anembane
Dhe jeten ta coje ketu n’oqean,
C’do mbret dhe cdo princ ta kete ne dore
Dhe ty, peshk i arte, t’ket sherbetor! –
Ai me vemendje plakzine e degjoi,
Po vetem ket’here asgje s’i premtoi,
U zhduk porsi hije ne detin e gjere
Dhe vetem e la peshkatarin e mjere.

…Plakushi u kthye n’shtepi i brengosur,
Atje perseri pa kaliben e pare,
Te shoqen ne prak, si djallush te reckosur
Dhe prane te kembet govaten e care. 

Përkthyer nga Bedri Dedja më 1956

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk