William Butler Yeats, njëjësuesi e botkuptimeve letrare irlandeze dhe britanike
ishte një poet i njohur irlandez, dramaturg dhe një nga
figurat më të shquara të letërsisë së shekullit të 20-të. Konsiderohet si një
nga shtyllat letrare, ku u mbështet njëkohësisht dhe letërsia irlandeze dhe ajo
britanike. Gjatë jetës së tij, ai shërbeu edhe si senator i Irlandës në dy
mandate. Kritika e vlerëson si një figurë, e cila u bë një forcë e vërtetë
orientimi fill pas Rilindjes Letrare të Irlandës. Sëbashku me Lady Gregory dhe
Edward Martyn, kjo treshe e jashtëzakonshme themeloi teatrin e famshëm Abbey,
madje duke edhe e drejtuar vetë në vitet e hershme. Më 1923 atij i është
akorduar çmimi Nobel në letërsi me motivacionin se:”poezi e inspiruar, e cila në format më të larta artistike jep
shprehjen e një kombi të tërë”. Ai ishte irlandezi i parë, që e meritonte
këtë çmim por mbi të gjitha një njeri që konsiderohet si pak të tjerë, veprat e
të cilëve u kompletuan pas marrjes së Çmimit Nobel, me punë të tilla, të cilat
përfshijnë The Tower (1928) dhe The Winding
Stair and Other Poems (1929).
Yeats lindi dhe u arsimua në Dublin, por duhet thënë se
fëmijërinë e kaloi në County Sligo. Ai e studioi poezinë që fëmijë, por duhet
thënë se nga moshat e vogla ai u mrekullua shumë nga legjendat irlandeze dhe
gjërat okulte. Botoi për herë të parë më 1889 dhe pak nga pak ai kaloi në stad
tjetër dhe poezitë e tij lirike tregonin realisht ndikimin e Edmund Spenser dhe
Percy Bysshe Shelley, po aq sa edhe lirika e poetëve të ashtuquajtur
Pre-Raphaelite. Që nga 1900 poezia e tij u bë më fizike dhe realiste. Ai
shpalli gjerësisht besimin transcendental të rinisë së tij, megjithëse ai mbeti
i preokupuar me maskat fizike dhe shpirtërore po aq sa edhe me teorinë ciklike
të jetës. Në vitet që kaluan, Yeats u përshtat edhe me shumë pozicione të
ndryshme ideologjike, ku duke iu referuar fjalëve të kritikut Michael Valdez
Moses, "edhe të atyre të
nacionalistëve radikalë, liberalëve klasikë, konservatorëve reaksionarë dhe
nihilistëve milenistë ".
*/*
Kur je plakur
Nga W.B. Yeats
Kur i plakur dhe grihnuar tulatesh i përgjumë
Dhe kotur rri ndanë vatrës me kokë t’hepuar, vendos para
këtë libër
Dhe fillo ngadalë lexo duke ëndërruar për një shikim të
qashtër
Atë që dikur sytë e tu dhe hijet e tyre brenda thellë i
mbajnë
Sa shumë i doje këto t’tuat momente, mbushur me aq hijeshi
Dhe sa e dëshiroje at’ bukurinë tënde me falsen apo
t’vërtetën dashuri
Po, vërtetë, diku ishte ai, burri që e donte shpirtin
bredhës tek ti
Dhe dëshironte atë brengë t’shpeshtë të tëndes’ shprehi
Dhe kështu e përkulur ndanë pengesave kësish
Murmurit, tashmë me hidhërim, sesa dashuri t’u tretën
Dhe u endën tutje sipër n’ato malet e t’ikën
Dhe ndaj, kështu, merre e struke fytyrën e tij aty midis
yjësish
Përktheu nga anglishtja Ben Andoni
Comments
Post a Comment