Kavafis, poeti me udhë të ndalur
Konstantin apo
Konstantinos Petrou Kavafis, apo Kavaphes
( 29 Prill, 1863 – 29 Prill 1933) ka qenë një poet i njohur grek që
jetoi në Aleksandri dhe punoi si gazetar dhe si nëpunës civil. Në poezinë e tij
ai fshikulloi disa aspekte të Kristianizmit, patriotizmit dhe homoseksualizmit,
megjithëse atij vetë nuk mund t’i shkonte aq shumë roli i jo-konformistit. Ai
botoi 154 poezi; një pjesë e madhe e të cilave ishte e pakompletuar apo në
formën e skicës. Pjesa e poezisë së tij më interesante është botuar pas të
dyzetave.
Kavafis.....
Veshje
Do t’i vë dhe do t’i
ruaj veshjet e jetës sime në një arkë a në një mobilie prej abanoz të
shumëçmuar.
Rrobat e kaltra.
Pastaj të kuqet, më të bukurat nga të gjitha. Menjëherë pas tyre të verdhat.
Dhe, në fund, sërish të kaltrat, por këto të dytat shumë më të zbehta së të
parat.
Do t’i ruaj me
nderim dhe brengë të madhe.
Kur të kem veshur
rroba të zeza dhe kur të banoj në një shtëpi të zezë, brenda një dhome të
errët, do ta hap ndonjëherë arkën me gëzim, me gjakim dhe dëshpërim.
Do të vështroj
rrobat dhe ka për të m’u kujtuar festa e madhe-e cila atëkohë do të ketë marrë
fund krejt.
Do të ketë marrë
fund krejt. Orenditë do të jenë shpërndarë të çrregullt nëpër sqalla. Përtokë
pjata dhe gota të thyera. Qirinjtë e djegur deri në fund. E gjithë vera do të
jetë pirë. Të gjithë të ftuarit do të kenë shkuar. Disa prej tyre do të dergjen
të lodhur dhe krejt të vetëm, ashtu si unë, nëpër shtëpitë e errëta-ata më të
lodhurit do të kenë shkuar për të fjetur.
Përktheu Sokol Çunga
Shandani
Në një dhomë të
zbrazët e të vogël, katër mure vetë,
Dhe të mbuluar me
pëlhurë të gjelbër krejt,
Digjet një shandan i
bukur dhe i përflakur-
E mes çdo flake ai
nxeh
Një pasion epshor,
një vrull gjithë epsh.
Mes dhomës së vogël,
që ndrit e ndezur
Nga zjarri i fortë i
shandanit,
Aspak e zakonshme
s’është kjo dritë që buron.
Për trupa të
ndrojtur nuk është bërë
Epshi i kësaj
ngrohtësie që flakëron.
Përktheu Llambro Ruci
Termopilet
Lavdi atyre që me
jetë
Morën në sy të
mbrojnë Termopilet.
Detyrës pa iu
shmangur asnjëherë;
Të drejtë dhe të
njëjtë ndër gjithë vepra,
Por edhe me trishtim
e përdëllim;
Bujarë sa herë janë
të pasur, por edhe
në varfëri së paku
prapë bujarë,
përsëri ndihmojnë me
sa mundin,
gjithnjë veç të
vërtetën thonë,
por pa urrejtje për
gënjeshtarët.
Me shumë nder u
paska hije
Kur e dinë që më
parë (dhe shumë e dinë)
Se Efialti do të
shfaqet ndaj fundit
Dhe Medët më në fund
do të kalojnë.
Përktheu Dr.Aristotel.Spiro
Qyteti
Ti the: “do të shkoj
në tjetër dhe, do të shkoj në tjetër det.
Një qytet tjetër më
të mirë se ky diku do të ketë.
Porse çdo sprovë
imja është dënim i parathënë;
Dhe zemrën
time-vdekur-kallur në varr kam vënë.
Gjer kur në këtë
zvetënim mendja do të më rrijë.
Sytë, ngado t’i
rrotulloj, ngado të hedh vështrimin, kam për të parë jetën time mes zisë dhe
shkretimit,
Se vite plot kaluar
kam prishur e rrënuar”.
Vende të tjera s’do
të gjesh, s’ke për të gjetur dete.
Nga pas qyteti do të
vijë. Në ato rrugë prapë
Do të kalosh. Ndër
po ato mëhalla do të bëhesh plak;
Dhe ke për t’u
thinjur në një të njëjtë banesë.
Gjithnjë te ky qytet
do të mbërrish. Për gjetkë mos ki shpresë,
Nuk ka për ty anije,
nuk ka rrugë.
Tek e shkretove këtu
jetën
Te ky cep i vogël,
në tërë botën ti e ke rrënuar.
Përktheu Dr. Aristotel Spiro
Comments
Post a Comment