Orientalistët e kanë ndryshuar përgjithmonë peizazhin intelektual dhe shpirtëror të Evropës
Orientalistët e kanë ndryshuar përgjithmonë peizazhin intelektual
dhe shpirtëror të Evropës dhe i kanë lejuar artistët, shkrimtarët dhe
kompozitorët që të futen në mënyrë imagjinative dhe në mënyrë simpatike drejt
civilizimeve gjer këtu jo shumë familjare për Perëndimorët për ta pajtuar atë
me dinjitetin e Orientit dhe respektin për evropianët që punojnë me Orientalët në
mënyrë që të shikohen si të barabartë. Ishte pikërisht ky mjedis intelektual
dhe shpirtëror, ku Mozarti krijoi disa nga muzikat e tij më sublime. Ndoshta Die Zauberflöte, Il Seraglio, dhe cantata
K.619 mund të shihen si refleksione të vërteta prej artit të kërkimeve
Orientaliste.
Mozart &
Orientalizmi
nga Ibn Warraq
Orientalizmi ruan në artin perëndimor atë staturë që është
shprehur pak a shumë në fjalët e shqiptuara nga Roger Scruton, “vazhdimisht ka tentuar drejt territorit
shpirtëror që nuk ka aq vend në hartën e Kristianizmit” dhe e ka bërë këtë
me bujari, tolerancë, ndjeshmëri, dhe me një vizion fisnik të humanizmit
universal. Letërsia dhe muzika e saj, po ashtu si edhe piktura dhe arkitektura,
ka provuar për qytetërimet dhe popujt e tjerë madhështinë e saj, kurse ajo vetë
i ka përqafuar ata si të barabartë dhe jo rrallë edhe i ka trajtuar si shpirtra
superiorë nga të cilët Perëndimi ka se çfarë të mësojë edhe sot e kësaj dite.
Në biografinë e saj për Mozartin si krijues, Brigid Brophy ka një kapitull lëbyrës mbi Ekzotikën e tij në shekullin e
tetëmbëdhjetë, duke na kujtuar neve aventurat e këtij njeriu të shquar të Perëndimit
"drejt ujërave të hapur, brigjeve të
pa-ëndërruar”, ku ai parasheh Kinën, Turqinë, Persianë, Babilonianë, Egjiptin,
Abisininë, Amerikën e Jugut, Indinë, madje edhe hapësirat më të përtejme1.
Brophy i këndon me ëndje virtyteve të Die Entführung aus dem Serail [Il Seraglio] të Mozartit dhe Die Zauberflöte, dhe i vendos ato krejtësisht
brenda kozmopolitanizmit të Rilindjes dhe programit të saj edukativ. “Të admiroje
dhe të kopjoje vendet e huaja brenda Evropës ishte gati njësoj sikur t’i
admiroje, t’i koleksionoje dhe kopjoje prodhimet ekzotike të kontinenteve të
tjera."2 Në Il Seraglio,
kur paraqitet Pasha Selimi, personazhi konsiderohet se është bërë si një “material i papunuar i fisnikërisë,
aristokracisë dhe madhështisë, por krejt
i pa instruktuar," ndërsa lejohet të zhvillojë një pjesë të mirë “shumë me më tepër karakter sesa prekja e
thjeshtë ekzotike." Nga fundi Pashai bëhet një njeri i ri, i cili ”e përshfaq veten më shumë si një pagan
fisnik, ndryshe nga babai i tij Kristian- ku për ta përfundimet e identitetit
janë përcjellë njësoj si ato oxhaqet e stilit rokoko të fabulave, ku Blemonte
si biri i një armiku të vjetër, e përdor
sëmundjen e Pashait. Qëllimi moral i gjendjes shpirtërore ekzotike është
vërejtur kur kinse barbari Pasha e stigmatizon babanë e Blemontes si 'dieser Barbar3.'"
Brophy vazhdon: “Ky
njeri gjakatar dhe i padrejtë është, natyrisht, një Kristian me ngjyrë të
thellë katolike-një dinjitar spanjoll [Ashtu si i biri i tij, Belmonte, i cili
pranon dhe që është gati i përgatitur për të vdekur pa u ankuar në rikompensimin
e 'das Unrecht' bërë nga babai i tij tek Pasha (Akti III, dialogu përpara
No.21)]. Opera e Frederikut të Madh [Montezuma] ka stigmatizuar mizoritë e
spanjollëve kundër Meksikanëve me qëllim që të tregojë faktin se ishte në fakt Kristianizmi
që ishte vërtetë ai “barbari” [In Bernardin de Saint-Pierre's Paul et Virginie,
Paul përdor të njëjtin paradoks verbal kur në harenë primitive të Mauritius ai
flet për Evropën sikur të jetë 'ce pays barbare.'] Il Seraglio na shfaq jo vetëm trajtimin hakmarrës spanjoll ndaj një
turku por na përshfaq vërtetë se është ai turku
që është i aftë të na rrëfejë mësimin e hakmarrjes. Pashai nuk e kërkon
mundësinë të shpagojë vetveten mbi babain përmes të birit-sepse ai përbuz që të
ndjekë shembullin barbar të kristianëve.
'E kam parë babanë tënd dikur me
shumë urrejtje' ,-i thotë Belmontes, 'në
mënyrë që të jetë i aftë për t’u ecur në hapat e tij.'
Balada narrative e Pedrillo-s na evokon Kryqëzatat “drejt avantazhit të fisnikërisë kristiane
por në pararendësin historik të parendësit të Selimit në fisnikëri, Saladinit."
Kështu Pashai e liroi Belmonten, për të mos bërë hakmarrjen, që kështu do mund
të dëmtonte natyrën morale të hakmarrësit dhe për Konstancën, sepse as forca as
mirësia në pjesën e tij, s’mund të ndryshonin faktin se ajo nuk e donte atë:
Pasha "reformon qeverinë e tij
drejt një shtrirje të së dhënës për një
paralajmërim të gjallë drejt oficerit të tij të korruptuar Osmin...."4
Die Zauberflöte ka
të njëjtin çështje emocionale subjekti ashtu si edhe Il Seraglio.
Kryesisht, testimin e dashurisë kundër frikës së vdekjes.
Por ish-i ka temën e tij familjare të Rilindjes: triumfin e dritës mbi errësirën por para përmes simbolizmit
alegorik të Masonerisë. Ashtu si Brophy që do të na kujtojë neve se: “Mozarti, kur ishte i ri dhe aq i brengosur,-do
t’i shkruante i shqetësuar të atit të tij të shqetësuar dhe konservativ, se e pëlqente
shumë Voltaire. Plot gjashtë vjet pas vdekjes së Voltaire, ai do bashkohej me Masonët,
që e lajkatonin Volterin, duke treguar si duhet në praktikë moralitetin e
Rilindjes (përfshirë këtu edhe tolerimin) dhe që ishin për këtë arsye të dënuar
(dy herë përgjatë shekullit të tetëmbëdhjetë) nga një bulë papale. Megjithatë, Katolicizmi
priret që t’ia rikthejë komplimentin Masonerisë me anë të tolerimit sepse Masoneria
si një sistem 'universal' i moralitetit na ka lënë të nënkuptohet se Kisha nuk
ishte e nevojshme si morale dhe sepse Masoneria insistonte (që nga 1723 e
tutje) në shtrirjen e tolerancës dhe i ofronte anëtarët e tij kristianë njësoj
si hebrejtë dhe Deistët5."
Brophy argumenton se "alegoria qendrore e Masonerisë,
triumfi i dritës mbi errësirën, ndahet me metaforën e vërtetë të Rilindjes, me
fjalën e çdo dite ( e cila thotë ’e kap me sy’ në sensin që ’e kuptoj’) dhe me
kultin e lashtë të Osiris (Dielli) dhe Isis (Hëna, që mund të ndriçojë kurdo).
Në ndjekje të alegorisë, një ndërmarrje e shkallës- së-parë drejt Masonerisë
është e verbër dhe përfaqësohet si një ’kandidate
e varfër në gjendjen e errësirës’...Kandidatët në opera e kalojnë errësirën
Masonike duke qenë në kohë të ndryshme, të mbuluar, nënshtruar
provës-nga-errësira dhe në dijeni të territ shpirtëror (nata e pafundme e
Taminos); rilindja e tyre shpirtërore në fillimin, i cili koinçidon me fitoren
e Sarastro, “në të cilin ’rrezet e
diellit dalin edhe natën6'"
Sarastro është qartësisht një aluzion për Zarathustrën, dhe
Brophy habitet nëse libretistët—Mozart vetë duhet të ketë pasur ndonjë dorë tek
libretistët—merr njohuritë e para nga ata për Zarathustrën nga Lukian, Voltaire
i botës antike, që e mori Meniposin cinik si hero të romanit të tij. "Menippos thotë se kur ai vendos të vizitojë
nëntokën ai do’që të shkojë në Babiloni dhe t’i kërkojë një favor njërit prej
magjistarëve, dishepujt dhe trashëgimtarët e Zarathustrës (tinoõ tën magën tën
Zëroastrou maqhtën kai diadocën)7.'"
Një biograf modern i Mozartit, Maynard Solomon, mendon se:”Tërheqja e Mozartit drejt orientalizmit të
Zarathustrës është i zakonshëm në traditën e lozhave masonike dhe shoqërive të
leximit, të cilat ishin vatra të interesit për ekzotizmin, orientalizmin dhe në
mrekullitë8“.
Solomoni është po ashtu i bindur se prekja e Mozartit për Masonerinë
ishte më i thellë.
“Ka pasur një apel të fuqishëm në atë kohë për idealizimin
masonik, afrimin e tij jodogmatik drejt religjionit, mësimet e tij për t’u zhvilluar
si edhe frymëzimin e duhur shpirtëror. Ai sigurisht ushtron një tërheqje të
fuqishme mbi Mozartin që buron nga aspiratat e tij humanitare dhe të rilindjes,
ideali i tij për barazinë, lirinë, tolerancën dhe vëllazërinë dhe vizionin e
tij të shpëtimit rrjedh përmes dashurisë dhe arsyes...Masoneria preku dëshirën
e saj të zjarrtë në religjion përmes shkrirjes të mësimeve bashkëkohore të Rilindjes
me traditat e antikitetit dhe përmes eklektizimit të saj politeist që kombinon
Kristianizmin, klasiken dhe religjionin ekzotik drejt një arome të
rëndë-dëshmitare të linjës së hapjes së kantatës së Mozart, K.619, me pranimin
e tij jodogmatik të çdo hyjnie:
Ju që krijuat atë
Krijuesin e universit pakufi,
Quheni atë Jehova apo Zot,
Quheni atë Fu, apo Brahma.
Vëri veshin! Ndiej fjalët
Ato t’thirrjes së trumpetës së të Plotfuqishmit!
Që tingëllon përmes tokës, hënës, diellit,
Që tingëllon kaq pandalim9."
Masonët iu përgjigjën pastër shumë prej kërkesave më të
dashura të Mozart: tërheqjen e tij drejt misterit dhe iluminimit, kërkimin e
tij të vazhdueshëm për njohuri dhe
përpjekjet e mëdha për të bukurën, fantazinë dhe vëllazërinë. Masonët besonin
në mundësinë e transformimit social ”dhe
kthimin e humanizmit nga gjendja e pafajësisë dhe hijeshisë”. Ashtu si
Solomoni e përfundon kapitullin e tij me premtimin e thellë të Mozartit ndaj
Masonëve:”Mrekullimi i kompozitorit të ri
me Netët Arabike me romanin utopist të racionalistit Fenelon ‘Les Aventures de
Télémaque’ dhe me çdo lloj letërsie dhe puqjes orientale muzikore me Tempullin
Masonik, duket në krijimin e premisave të konsakruara me miniaturat e ngjashme
të një qyteti fantastik krejt të ndriçuar, i cili sillte një gaz paraprak të
dritës me një të ardhme aq të dëshiruar para një të tashme të gatshme. Ne jemi
lënë pa të vërtetën, por ndoshta me disa dhoma për misterin dhe mrekullinë10”.
Netët arabike, Brahma, Zarathustra, Pashai Turk: nga kush e
thithi vallë Mozarti Orientalizmin e tij? Versioni evropian i Netëve arabike
ishte një përkthim në frëngjisht që filloi më 1704 nga orientalisti frëng
Antoine Galland [1646-1715]; më 1771 Anquetil-Duperron [1731-1805] botoi Zend
Avesta e tij (3 volume.), ku përmbaheshin përmbledhje nga shkrimet e shenjta të
Zarathustrës, Jetën e Zarathustrës dhe fragmente të tjera të punëve atribuar ndaj
Zarathustrës; Barthélemy d'Herbelot's Bibliothèque Orientale, ou Dictionnaire
universal ...des Peuples de l'Orient [Paris, 1697], kompletuar pas vdekjes së
d'Herbelot më 1695, përmbante një hyrje në Brahma; dhe sa për Turqinë, një
numër udhëtarësh sollën aty impresionet e tyre për Otomanët, të tillë si Johann
(Hans) Schiltberger [1381-1440]; Ogier Ghiselin de Busbecq [died 1592], që
ishte ambasadori i Ferdinandit të I të Austrisë në Perandorinë Osmane në kohën
e sundimit të Sulejmanit të Madhërishëm dhe vetë Lady Mary Wortley Montagu
[1689-1762]; ndërsa tema e turkut bujar dhe shumë të pasionuar është ashtu si ne
e shikojmë në diskutimin e Gluck, që ishte krejt i zakonshëm në teatër, opera
dhe balet në mes të shekullit të tetëmbëdhjetë në Vienë dhe Paris.
Është tejet larg si ide por ka të ngjarë që Mozart e bëri
njohjen e tij të Zarathustrës përmes influencës nga përkthimi, që bëri në atë
kohë Anquetil-Duperron sesa përmes leximit të Lukianit. Për atë që dimë në këtë
kohë është sesa shpejt versioni frëng i Avesta u shfaq për publikun, në kohën
kur Johann Friedrich Kleuker [1749 -1827], Profesori i Teologjisë në
Universitetin e Riga, botoi një përkthim në gjermanisht të tij në Laipsig dhe
Riga në mes të vitit 1776 dhe 1777, dhe që është po ashtu e rëndësishme nga
disertacioni historik i Anquetil. Anquetil u përpoq të rrëfejë përmes kujtimeve
të Plutarkut se të dhënat e "Avesta" janë plotësisht të përshtatshme
me krijimin e religjionit Magian që është i dhënë edhe në traktatin "Isis and Osiris." Kleuker zmadhoi pastaj
rrethin e krahasimit në të gjithë letërsinë antike11. Duke i dhënë
rëndësinë e duhur figurës së Isis dhe Osiris në simbolizmin e Masonerisë dhe
ashtu si argumenton Brophy për Die
Zauberflöte e Mozartit duket e mundshme se Anquetil-Duperron dhe Kleuker
mbeten burimi më i madh për të dy Masoneritë dhe vetë njohuritë e Mozartit mbi
Zarathustrën. Lukian do të ketë qenë vërtetë tejet cinik për tu përtypur prej
Mozartit, që mund të ketë qenë ofenduar nga satira anti-religjioze e Lukianin
në të njëjtën mënyrë si Mozarti nuk e pëlqen Voltaire.
Orientalistët dhe
kurioziteti i paepur intelektual i tyre, dituritë dhe përkthimet patën ndikim të
madh për zhvillimin e artit, filozofisë dhe politikës në Evropë dhe kanë
influencuar për një kronikë pasionante që nga Raymond Schwab në The Oriental Renaissance. Orientalistët
e kanë ndryshuar përgjithmonë peizazhin intelektual dhe shpirtëror të Evropës
dhe i kanë lejuar artistët, shkrimtarët dhe kompozitorët që të futen në mënyrë
imagjinative dhe në mënyrë simpatike drejt civilizimeve gjer këtu jo shumë familjare
për Perëndimorët për ta pajtuar atë me dinjitetin e Orientit dhe respektin për
evropianët që punojnë me Orientalët në mënyrë që të shikohen si të barabartë.
Ishte pikërisht ky mjedis intelektual dhe shpirtëror, ku Mozarti krijoi disa
nga muzikat e tij më sublime. Ndoshta Die
Zauberflöte, Il Seraglio, dhe cantata K.619 mund të shihen si refleksione të
vërteta prej artit të kërkimeve Orientaliste.
Shënime
[1] Brigid Brophy. Mozart The Dramatist. New York: Da Capo
Press, 1988, pp.211-212:
“Duke vizatuar në të gjithë botën shijen e ekzotikes derdhur
nga arti dekorativ drejt letërsisë, drama dhe opera, në të gjithë atë që mund
të shërbejë po ashtu për qëllimet e propagandës të arsyes. Kina (Horace Walpole's
Letter from Xo Ho To His Friend Lien Chi At Pekin): Turqia (ekzotizmi i të
cilës i dha nuancë operës së Glukut “Die
Pilger von Mekka” ashtu si ‘Zaide’
e Mozartit, ku Selim Pashai i Mozartit mban seraglio e tij, apo ku Don Giovanni
ka qenë në ndjekje të objektit të tij dhe ku Candide e mbaron atë dhe vendos që
të kultivojë tashmë kopshtin e tij): Persia (Montesquieu's Lettres Persanes; prekja
e Zarathustrës në Sarastro [in Die Zauberflöte]): Babilonia (Voltaire's La
Princesse de Babylone): Egjipti (L'Oca del Cairo [Opera e pambaruar buffa e
Mozart]; Thamos, König in Ägypten [ luajtur nga Baron von Gebler për të cilin
Mozart shkroi një muzikë]; Opera e Hendel mbi temën e Çezarit dhe Kleopatra;
pikturat e Tiepolo për takimin e Antonit
dhe Kleopatrës dhe për banketin në të cilin Kleopatra treti një perlë dhe ia
dha Antonit që ta pinte; Sethos, [romani francez nga abati Jean Terrasson] e
cila jep një pamje të perlës së zhdukur; dhe vetë Die Zauberflöte ): Amerika e
Jugut (ku vendoset ngjarjet e Frederikut të Madh [Montezuma], dhe ku Volteri ka
vendosur Candidi qe gjen El Dorado): Abisinia (titulli origjinal i Rasselas
është The Prince of Abissinia, rrëfim): India (Bernardin de Saint-Pierre's La
Chaumière Indienne): Inditë (është një gjë e kotë nëse ka të bëjë me Lindjen
apo Perëndimin, apo atëherë në gjërat në të cilat heroi i Die Zauberflöte është
japonez apo jo, ashtu si është thënë në disa botime, një princ Javanese):
civilizimi i Indianëve të kuq (që i dhanë Voltaire me një hero [the Huron in
L'Ingénu]): Mauritani (apo ashtu si ishte atëherë si koloni e Francës, the île
de France, vend ku Bernardin de Saint-Pierre, kaloi vetë shumë vjet atje dhe që
ka bërë edhe një vendosje të Paul et Virginie): madje edhe në pjesën e jashtme
(Voltaire's Micromégas)...."
[2] Ibid.,p.214
[3] Ibid.,p.226
[4] Ibid.,p.229. Pasazhet në kllapat katrore janë vetë shënimet
e Brophy.
[5] W.A.Mozart. Die Zauberflöte. Die Entführung aus dem
Serail . Paraqitje nga Brigid Brophy. New York:Universe Books, 1971, p.100.
[6] Ibid.,p.15.
[7] Brigid Brophy. Mozart The Dramatist. New York: Da Capo
Press, 1988, p.187.
[8] Maynard Solomon. Mozart. A Life. New York:Harper
Perennial, 1996, p.344.
[9] Solomon, op.cit.,pp.330-331.
[10] Ibid.,p.335.
[11] James Darmesteter, Introduction to Sacred Books of the
East, The Zend-Avesta, Oxford:Oxford University Press, 1880, pp.xvii-xviii.
Përktheu nga origjinali Ben Andoni...
Comments
Post a Comment