Xhorxh Oruell, dha atë kumt që të tjerët nuk arritën ta jepnin
Xhorxh Oruell, është shkrimtar, publicist dhe ka lindur ne 1903 në Indi. I ati i tij ishte një nëpunës anglez. E pati shume te vështirë në jetë. Punoi si polic në Policinë Perandorake, dhe ky ishte shkaku që e urreu me shpirt Imperializmin. Punoi si mësues i shkollës fillore, pastaj gazetar. Mori pjese ne Revolucionin Nacionalist ne Indi. Ne vitet '20 te shekullit te kaluar, u lidh stuhishëm me komunizmin. Por idetë e tij ishin të lira, shpesh konfuze, ngaqë parapëlqente anarkizmin. I sakrifikueshëm dhe idealist, mori pjese ne Luftën Civile ne Spanje (1936 1939). U plagos për vdekje. Përvojën e senderzoi në romanin "Lufta e Katalanjes" ne 1938.
Pikërisht në Spanjë, ai zhgënjehet nga mafia e Policisë Sekrete Sovjetike.
Antikonformist i lindur, ai profetizoi totalitarizmin e egër komunist. Ne 1945,
botoi librin satirik "Ferma e kafshëve". Ku bëhet fjalë për një
parabolë, paksa kafkiane, por agresive. Një derr i quajtur Napoleon, shpall
kryengritjen e kafshëve kundër njerëzve. Parrulla qe "Te gjitha kafshët
janë të barabarta". Por barazitizmi formal, çon në një diktature te
kushtueshme. Të gjithë e kuptuan kriticizmin e paepur te Oruellit.
Oruelli është një intelektual i llojit te vet. Ai dha atë kumt që të tjerët nuk arritën ta jepnin. Vdiq i panjohur dhe gati i harruar në 1950. Më vonë, historia në dështimin e saj, e rikujtoi.
Oruelli është një intelektual i llojit te vet. Ai dha atë kumt që të tjerët nuk arritën ta jepnin. Vdiq i panjohur dhe gati i harruar në 1950. Më vonë, historia në dështimin e saj, e rikujtoi.
(Marrë nga një shkrim i Moikom Zeqos)
ESE
Si të rilexojmë “Fermën e Kafshëve”
Edhe pse “Ferma e Kafshëve”ende vazhdon të trajtohet si e jashtëligjshme
nga shumë regjime rreth botës, ajo vazhdon të mbetet gjithmonë një dinamit
politik- dhe madje kaq shumë vazhdon të trajtohet në këtë mënyrë saqë tashmë ende
ka shumë vende ku ende s’është botuar. Christopher Hitchens në pakohën e George
Orwell e përcjell tutje këtë “histori të këndshme”...drejt kohës sonë
Nga Christopher Hitchens
“Ferma e Kafshëve”, ashtu si do shkruante më vonë autori, “ishte libri i parë në të cilin unë u përpoqa
me një ndërgjegje të plotë të bëja atë që bëra, që të përshtatja në një të tërë
qëllimin politik dhe qëllimin artistik”. Dhe, në të vërtetë, faqet e saj përmbajnë
një sintezë të shumë nga temave, ku ne sot kemi ardhur në mendimin dhe i përshkruajmë
si “Orullenianë”. Mes tyre janë urrejtja për tiraninë, dashuria për kafshët dhe
peizazhin fshatar anglez dhe po ashtu dhe një ri-admirim i thellë për fabulat
satirike të Jonathan Swift. Në njërën prej tyre mund të shtojmë edhe dëshirën e
mprehtë të Orwell-it për ti parë gjërat nga pikëpamja e një fëmije sak me
ndjenjën e tij të pafajësisë: Ai, vetë, e ka dëshiruar gjatë ndjenjën e atësisë
dhe duke u frikësuar se ishte steril, adaptoi madje edhe një djalë të vogël, jo
shumë kohë para se ti vdiste gruaja e parë. Pjesa ironike e nëntitullit të
romanit është “Një histori e këndshme” dhe Orwell vetë ndihej shumë i kënaqur
kur e dëgjonte të shqiptuar nga miqtë e tij të afërt Malcolm Muggeridge dhe Sir
Herbert Read, ku si gjithmonë përfundimi i tyre në bisedë ishte se: ata i mrekullonte leximi i librit.
Ashtu si shumë nga librat e tij të mëvonshëm, ndër të cilët shumica ishin vërtetë të spikatur dhe më i
ashpri prej tyre, siç mbahet ‘Njëmijë e Nëntëqind e tetëdhjetë e Katër’ u bënë
direkt produkti i angazhimit të Orwell në Luftën Civile të Spanjës. Përgjatë etapave
të ndryshme të këtij konflikti, në të cilin ai ka luftuar në anën antifashiste
dhe madje edhe është plagosur dhe pastaj është nxjerrë jashtë nga përkrahësit e
Josif Stalinit, nga eksperienca e tij- ai do bindej se pjesa më e madhe e
opinionit “të majtë” ishte e gabuar dhe se Bashkimi Sovjetik ishte një formë e
re e skëterrës dhe jo një shfaqje utopie, ashtu si pretendohej. Ai e përshkruan
fillesën e kësaj ideje në një nga dy paraqitjet e tij të librit:
“…Në dhjetë vitet e
fundit, unë kam qenë i bindur se vetëm shkatërrimi i mitit sovjetik ishte esencial
nëse ne do të donim një ringjallje të lëvizjes socialiste. Pas rikthimit tim
nga Spanja mendova për ekspozimin e mitit sovjetik në histori, në mënyrë që kjo
të mund të ishte lehtësisht e kuptueshme nga pothuaj të gjithë…Megjithatë,
detajet aktuale të historisë nuk më vinin për shumë kohë përderisa erdhi një
ditë (në atë kohë unë jetoja në një fshat të vogël) kur pashë një djalë të vogël.
Ndoshta duhet të ishte vetëm dhjetë vjeç dhe ndërkohë ngiste një karrocë të madhe
me kuaj drejt një rruge të ngushtë fshati, duke e fshikulluar kalin kudo që
mundej. Kjo pamje më ngacmoi sepse vetëm të tilla kafshë janë në dijeni të forcës
së tyre dhe se ne megjithatë ende nuk kemi forcat e mjaftueshme mbi ta dhe kjo është
arsyeja që njerëzit i shfrytëzojnë kafshët pak a shumë në atë mënyrë sesi
shfrytëzohet nga të pasurit, proletariati. Më tej, vazhdova për të analizuar
teorinë e Marksit thjesht duke e parë atë nga pikëpamja e kafshëve”.
Thjeshtësia e këtij nocioni është në shumë mënyra
mashtruese. Duke marrë përsipër një detyrë të tillë, Orwell e gjeti veten të përfshirë
në atë që do ishte një argument kompleks dhe i hidhur rreth revolucionit
Bolshevik në Rusi: të kuptohemi, atëherë ishte një çështje shumë më polemizuese
sesa është në ditët tona. ‘Ferma e Kafshëve’ mund të kuptohet më mirë nëse asaj
do t’i afrohemi nën tre drejtime të ndryshme: në kontekstin e tij historik;
luftën për ta botuar dhe adoptimin e mëvonshëm si një armë e rëndësishme
kulturore në Luftën e Ftohtë; dhe madje edhe lidhjen e saj të fortë me ditën e
sotme.
Libri u shkrua në hapësirën e ngjarjeve të Luftës së Dytë
Botërore dhe në një kohë kur pakti midis Stalinit dhe Hitlerit tashmë ishte zëvendësuar
menjëherë nga aleanca mes Stalinit dhe Perandorisë Britanike. Londra ishte nën regjimin
e bombardimeve naziste dhe madje edhe dorëshkrimi i kësaj vepre do të shpëtohej
nga mbeturinat e shtëpisë së tij të rrënuar e cila gjendej diku në veri të
Londrës.
Mënyra cinike në të cilën Stalini kishte fshikulluar palët
nuk përbënte më ndonjë surprizë për vetë Orwell, ngaqë atë kohë, ai vetë ishte
përshtatur më së miri me pandershmërinë dhe egërsinë në rritje të regjimit të
Stalinit. Kjo e vendosi atë në një minoritet të vogël të këndshëm, sëbashku me
pak të tjerë individë në Britaninë zyrtare mes të Majtës të saj.
Me pak alternime të lehta, që përkojnë me episode të ngjarjeve
të atyre kohëve, veprimi i romanit afrohet disi me fatin e brezit të vitit 1917
në Rusi. Kështu skema e madhe revolucionare e Derrit veteran-Majorit të Madh
(Karl Marks) është adoptuar në mënyrë entuziaste nga gati të gjitha krijesat,
duke u drejtuar që në përmbysjen e Fermerit Jones (Carit), apo edhe mposhtja e
fermerëve të tjerë, që i erdhën në ndihmë (përkojnë me invazionet që tashmë janë
harruar të Perëndimit ndaj Rusisë më 1918-19) dhe në vendosjen e një modeli të
shtetit të ri. Në një kohë të shkurtër, krijesat më të pamëshirshme dhe
inteligjente, natyrisht shumë derra-i kishin të gjitha kafshët e tjera nën
diktaturën e tyre dhe kanë mundur të jetonin vetë si aristokratë.
Në mënyrë të paevitueshme, derrat argumentojnë vazhdimisht
mes tyre. Forcat sociale, të përfaqësuar nga kafshë të ndryshme, janë lehtësisht
të identifikueshme: Boxer, kali fisnik që përbën dhe mishërimin e klasës punëtore;
Moisiu, pëllumbin e kishës Ortodokse Ruse janë individët e identifikuar më së
miri që interpretohen nga derra të ndryshëm. Rivaliteti në mes të Napoleonit
(Stalinit) dhe Snowball (Trockit) mbarojnë me eksilin e Snowball dhe në një përpjekje
të madhe për ta fshirë nga kujtesa e fermës. Stalini arrin edhe e vret Trockin
në eksil në Meksikë vetëm tre vjet para se Orwell do fillonte të punonte me
librin e tij.
Disa nga detajet e vogla janë saktësisht ekzakte. I detyruar
prej urgjencës së luftës, Stalini bën shumë kompromise oportuniste. Ai rekrutoi
në idenë e tij edhe kishën ortodokse ruse, që të ishte në anën e tij dhe më e
mira ishte për të fshehur veten nën veshjen patriotike ngaqë vetëm kështu mund të
arrinte edhe të transformonte himnin e vjetër socialist "Internacionale",
që tingëllonte aq shumë provokativ për aleatët e tij kapitalistë në Londër dhe në
Washington. Në “Fermën e Kafshëve”, pëllumbi Moisi është lejuar që të kthehet
dhe të mbarojë ndërsa kriza thellohet dhe dhitë e gjora të shfrytëzuara ashtu
si dhe kuajt dhe pulat dhe kënga e tyre e dashur "Kafshët e Anglisë "
nuk do ngjajnë më si personazhe në këngë.
Ka megjithatë dhe lënie me qëllim të diçkaje. Ka një derr
Stalin dhe një derr Trocki, por jo një derr Lenin. Njësoj në librin e tij ‘Njëmijë
e nëntëqind e tetëdhjetë e katër’, ne gjejmë vetëm një Big Brother Stalin dhe
një Trocki, Emmanuel Goldstein. Askush nuk mundet ta nxjerrë idenë e tij jashtë
kohës (dhe nëse unë mund të them kështu,
askush veç vetes nuk ka mundur të bëjë kështu sepse kjo ide më ka marrë vite për
të vërejtur se çfarë kam pasur në fytyrë).
Është e fare e qartë për publikun të këqyrë sesa afër shkon kjo
me pjesën tjetër e novelës, e cila mbeti e pabotuar. Duke shpëtuar nga
bombardimi i Hitlerit, dorëshkrimi që tashmë ngjante si një masë e shkrirë- u dërgua
drejt e në zyrën e T.S. Eliot1, që atëherë ishte një nga redaktorët më
të rëndësishëm të Faber & Faber. Eliot, një mik i afërt i Orwell, ishte konservator për sa i përket pikëpamjeve
politike dhe kulturore për të mos thënë dhe pak reaksionar. Gjithsesi, ndoshta
i influencuar edhe nga Aleanca e atëhershme Britanike me Moskën, ai e hodhi
librin gati përtokë sepse iu duk shumë “trockist”. Ai po ashtu i tha Orwell se
zgjedhja e tij e derrave si sundues ishte jo shumë e gjetur dhe se nga kjo
lexuesit mund të ndërtonin konkluzionin se ajo që ishte nevojë e një gjëje, që
ai e perifrazoi si ”më shumë derra me shpirt publik”. Për hir të së vërtetës,
kjo për Orwell-in nuk ishte aq e trashë sa përgjigja që mori nga Dial Press në
New York, që me solemnitet i thanë se historitë që kishin lidhje me kafshë nuk e
kishin ende tregun e duhur në SHBA. E të mendosh kjo ndodhte në tokën e Disney . . .
Solidariteti i kohës së luftës ndërmjet Tory-ies2
të britanikëve dhe Komunistëve Sovjetikë gjeti dhe një kundërshtim tjetër, që këtë
herë erdhi përmes punës së Peter Smollett, një zyrtar i njohur në Ministrinë e
Informacionit që më vonë u përfol si agjent sovjetik. Smollett e bëri gati si
biznesin e tij fushatën ta shmangte librin nga disa botues të vërtetë dhe si rrjedhojë
“Ferma e Kafshëve” dhe më tej iu mohua afrimi me firmat plot reputacion të kohës
“Victor Gollancz” dhe “Jonathan Cape”. Për një farë kohe, Orëell për të jetuar
filloi të shiste libra edhe vetë me ndihmën e mikut të tij, poetit kanadez Paul
Potts, në atë që mund të quhet dhe si stad pioner në të ashtuquajturin samizdatin
anti-sovjetik apo në përpjekjet për vetë-botimin. Ai madje shkroi dhe një ese,
që në zemërim e sipër e ka titulluar "The Freedom of the Press", (Liria
e Shtypit) që do të përfshihej si një parathënie: një ese që nuk do zbulohej
dhe botohej e plotë deri më 1972. Për fat, nderi i biznesit të botimit u shpëtua
nga një kompani e vogël “Secker & Warburg”, e cila më 1945 e nxori librin
me shumë pak kopje dhe i pagoi Orwell vetëm 45 Sterlina.
Është e mendueshme nga këto zhvillime se historia e librit do
kish mbaruar dhe do humbte në mjegullën e fjalëve, por zhvillimet e mëpasshme i
dhanë romanit vendin e tij të duhur në histori. Një grup socialistësh polakë
dhe ukrainasish, që atë kohë jetonin në kampet e refugjatëve në Evropën e
pasluftës, zbuluan një kopje të librit në anglisht dhe gjetën mes rreshtave të
saj një alegori gati perfekte të eksperiencës së tyre të mëparshme.
Udhëheqësi i tyre që e kishte mësuar vetë anglishten dhe njëkohësisht
dhe përkthyesi i tyre, Ihor Sevcenko, sakaq gjeti një adresë të Orwell dhe i
shkroi menjëherë për t’i kërkuar leje që t’a lejonte të përkthente në gjuhën ukrainase “Fermën e Kafshëve”. Ai i
rrëfeu atij se shumë nga viktimat e Stalinit, megjithatë ende e konsideronin
veten e tyre sikur ishin socialistë dhe nuk besonin se do mund të gjenin të
drejtë për tu ndjerë ndjenjat e tyre. “Ata ishin thellësisht të prekur nga
skena të tilla si ato që përshkoheshin në libër kur kafshët këndonin ‘Beasts of
England' mbi kodër . . .Në letër, ata kanë reaguar shumë për vlerat ”absolute” të librit. Orwell ra
dakord që t’ua jepte të drejtat e librit free (madje e bëri këtë dhe për shumë botime të mëpasshme në gjuhët e tjera të
vendeve të Lindjes). Ishte shumë prekëse që ta imagjinoje sesi ish-ushtarët
e munduar aq shumë ndër luftëra dhe të burgosurit në luftëra, që kishin
mbijetuar nga gjithë privacionet e frontit lindor, një moment të ndjeheshin aq
të prekur nga imazhet e ‘Fermës së Kafshëve’ britanike dhe që këndonin
versionin e tyre të “Internacionales” së copëtuar, por kjo, të kuptohemi se
ishte një rast i hershëm i mbajtjes së librit, që tek e fundit duhej
konsideruar nga udhëheqja. Por s’është aq e lehtë. Emocionet e autoriteteve
ushtarake amerikane në Evropë nuk mund të prekeshin aq lehtë: Ata mblodhën të
gjithë kopjet që mund të gjenin të “Fermës së Kafshëve” dhe ia dhanë ato Armatës
së Kuqe për t’i djegur. Aleanca midis Fermerëve dhe derrave, që kaq shumë ishte
përshkruar në faqet finale të romanit, ishte me sa duket akoma në forcë.
Por në pjesën-më-therëse të skenës, që zakonisht dhe
kujtohet më lehtë nga lexuesit në mënyrën sesi njerëzit dhe kafshët janë bërë të
pandikuar, Orwell parashikon ashtu si edhe në rastet e tjera, se një miqësi e
shtirur në mes të Lindjes dhe Perëndimit nuk do të zgjasë më shumë sesa lufta që
çoi tek mundja e Nazizmit. Lufta e Ftohtë, një frazë që vetë Orwell e përdori për
herë të parë, u përdor më vonë masivisht nga shtypi dhe shumë shpejt ka krijuar
një atmosferë ideologjike të ndryshme. Kjo në vazhdim ndikoi edhe në pritjen e “Fermës
së Kafshëve” në SHBA. Fillimisht ajo u hodh poshtë nga një simpatizant
komunist, por është shpëtuar nga harresa që e priste, falë Frank Morley dhe
Harcourt. Arsyeja ishte e thjeshtë: në kohën kur kishte vizituar Anglinë kishte
qenë impresionuar nga fati, që kishte hasur romanin në një librari në Cambridge.
Botimi është pasuar nga dy gjëra që lidheshin me fatin e mirë të librit: Edmund
Wilson shkroi një review shumë të favorshme për librin për Neë Yorker, duke e
krahasuar talentin satirik të Orwell me punën e Swift dhe Voltaire dhe Klubi Book-of-the-Month
e bëri atë si zgjedhjen e tij më të mirë, një arsye që bëri që libri të shtypej
në më shumë se gjysmë milioni kopje. Budallallëku i mëparshëm i Dial Press bëri
që libri të kishte dhe një propozim për film nga kompania e Walt Disney. Kjo
nuk ishte bërë kurrë deri më atëherë në historinë e saj megjithëse ishte vetë
CIA, që më vonë shpërndau dhe prodhoi një film të animuar të “Fermës së Kafshëve”
për qëllimet e saj propagandistike. Në këtë kohë, Orwell vdiq në Janar të vitit
1950, kur sapo e kishte mbaruar “Njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e Katër”, dhe
në kohën kur sapo kishte arritur një reputacion ndërkombëtar pasi kishte luftuar
të mposhte kundërshtarët e tij të vazhdueshëm për përdorimin që i ishte bërë librit
nga krahu i djathtë amerikan.
Ka të ngjarë se fjalia më e njohur nga romani është ajo që përkon
me mohimin që derrat i bëjnë sloganit origjinal që “Gjithë kafshët janë njësoj”
me shtesën paskësaj që “Disa kafshë janë shumë më të barabarta se të tjerat”.
Ndërsa komunizmi në Rusi dhe në Evropën Lindore mori shumë e më shumë shfaqje të
ngjashme të sistemit “klasës së re” me privilegje groteske për elitën sunduese
dhe tregoi mediokritetin në rritje të ekzistencës së maxhorancës, efekti moral
i punës së Orwell –ishte shumë më i thjeshtë për tu kuptuar dhe po aq edhe për
tu përkthyer. Për hir të së vërtetës, në mënyrë preçise ashtu si edhe e kishte
shpresuar-u bë një nga shumë forcat e pakualifikuara që e gërreu komunizmin, si
sistem dhe si ideologji. Gradualisht i njëjti efekt u shtri edhe në Azi. Unë
kujtoj një shok timin komunist, që më telefonoi nga Kina në kohën kur Ten Hsia
Pini bëri të njohur “reformat”, që në publik do të njihen si Kapitalizmi kinez.
“Fshatarët duhet të pasurohen”, lajmëroi udhëheqësi I partisë “dhe disa duhet të
jenë shumë më të pasur se të tjerët”. Shoku im mu lajmërua në telefon duke më
thënë se ndoshta kishte qenë ndikimi i Orwell që e kishte bërë këtë. Kështuqë,
“Ferma e Kafshëve” nuk është botuar legalisht vetëm në Kinë, Burma apo në egërsinë
morale siç është Korea e Veriut por një ditë kuptohet se ajo do të botohet në të
treja këto shoqëri dhe që është e sigurt se do të përshëndetet më pas nga një
valë njohje, që është ende e aftë për të inspiruar.
Në Zimbabve, ndërsa klika kleptokratike e Robert Mugabe u bë
dhe më tej shumë e tepruar, një gazetë e opozitës gjeti mundësinë ta rishtypte “Fermën
e Kafshëve” në formë seriale. Kështu u bë dhe pa asnjë koment, përveç njërit
prej numrave që bëri ilustrimet e shoqëruara që tregonin diktatorin Napoleon, që
mbante shenjën e bririt të zi me tre rrathë, një imazh që shoqëronte zakonisht
liderin e Zimbabves. Zyrat e gazetës shumë shpejt shpërthyen nga një bombë, por
gjithsesi, përpara kësaj ngjarje shumë fëmijë zimbabvianë patën mundësi ta vlerësonin
librin në të drejtën e tyre.
Në botën islamike shumë vende vazhduan të dënonin “Fermën e Kafshëve”,
gjoja sepse theksonte idenë për derrat. Dihet se kjo s’mund të ishte ideja
kryesore e veprës-nëse vetëm është kështu sepse përçarja që sillte derri ishte
paraqitur me një dritë kaq të pafavorshme-paçka se nën despotizimin teokratik të
Iranit ishte e ndaluar për arsye se kishte të bënte me mesazhin e tij të “Revolucionit
të tradhtuar”.
Ka një cilësi pakohë, madje deri në transcendencë të kësaj
historie të vogël. Kjo kapet kur Majori i vjetër i pohon dhe i sjell ndërmend
kohën e shkuar audiencës së tij të qetë dhe të trishtuar të kafshëve të stërlodhura,
kohë kur krijesat e dinin realitetin e botës pa zotërinj dhe koha kur ai u rrëfente
për ëndrrën me fjalë dhe tingullin e një kënge të lirë gjysmë të harruar. Orwell
vetë kishte dëshirë të ngjallte traditën e revolucionit anglez protestant dhe
linja e tij e favorshme e justifikimit është marrë nga John Milton, që e shpjegoi
qëndrimin e tij ”me ligjet e njohura të
lirisë së lashtë”. Në gjithë mendjet-ndoshta veçanërisht në ato të fëmijëve-ka
një ndjenjë që jeta nuk ka nevojë të jetë gjithmonë në këtë rrugë dhe qoftë ata
të mbijetuarit e cfilituar Ukrainas, i përgjigjeshin në këtë rast vërtetësisë
së vargjeve dhe diçkaje “absolute”, që kishte lidhje me integritetin e librit,
kur ndjenin linjën e fuqishme të Miltonit, paçka nëse e kuptonin këtë apo jo.
Shënime
1-një nga poetët më të mëdhenj të kohërave
2-Simboli i Partisë Konservatore britanike
*Botuar te “The
Guardian”, E shtunë 17 Prill 2010
E përktheu nga
origjinali Ben Andoni
Comments
Post a Comment