Heidegger, një paraqitje e Nazizmit në Filozofi

“Nëse shprehja e tij është më pak e ashpër, ekstremizmi i synimit të tij rivalizon vetë tezat e Mein Kampf", shprehet Faye.

Por le të lemë vetë Heidegger të flasë për veten, politikën dhe vetë filozofinë e tij:”Vetëm atje ku lideri dhe drejtimi lidhen bashkë me njëri-tjetrin në një destin dhe luftojnë për të realizua një ide, vetëm atëherë do të ngrihet qëllimi i të vërtetës. Atëherë superioriteti shpirtëror dhe liria i përgjigjen në formën e një dedikimi të thellë të gjithë fuqive të njerëzve, të shtetit në formën e përgatitjes më të ashpër, si një angazhim i rrallë:
Rezistencë, vetmi dhe dashuri. Ekzistenca dhe superioriteti i Fyhrerit zhytet poshtë në qenie, drejt shpirtit të popullit dhe kështu plekset me atë që në mënyrë autentike dhe në mënyrë pasiononte të dërgon drejt detyrës”.

Duke nënvizuar lidhjet në mes të politikave, të përshkruara këndshëm nga Heidegger, filozofisë së tij dhe duke shpjeguar edhe sesi ka arritur të shkojë atje ku ekspertët e tjerë kanë qenë shumë të padukshëm dhe të papërgatitur për të shkuar, biografisti i tij Faye, shton se ai i ka bërë si historisë dhe filozofisë një shërbim të çmueshëm. Kështu, një pamje e freskët që përbën një polemikë të vjetër mund të themi se është zbuluar, konkludon autori i shkrimit Cohen


Nga Martin Cohen*
Heidegger është pa asnjë dyshim një gjeni i vërtetë. Ju mund të thoni se ai ishte gjeni sepse filozofia e tij ishte e vështirë që të kuptohej! Ta përshkruajmë me një fjalë të shkuarën e tij, para se të ndalojmë tek libri i Emmanuel Faye, kushtuar tij.

Alasdair MacIntyre, filozofi shumë i respektuar i shekullit 20, veçanërisht i nderuar për pikëpamjet e tij për politikën dhe moralitetin, thotë për tekstin kryesor të Heidegger, ‘Qenia dhe Koha’, se “Vështirësia më e madhe me kuptimin e Sein und Zeit (i cili është shumë më i mirë sesa ata që nuk i kemi lexuar dhe që lejohen si literaturë në përgjithësi) është ajo ndoshta që justifikimi i kuptimit për terminologjinë filozofike tradicionale është shumë shpesh i përdorur me qëllimin për të lejuar shpikjen e një bote të re”.
Natyrisht pa dëshiruar të humbim kohë në rrëfimet e atyre që nuk kanë punuar përmes veprës së Heidegger, do të themi se ai nuk zhvillohet, por një shembull në krijimin e tij na sjell në mëndje pjesën e diskutimit të tij, i cili ka lidhje me “mosqenien”. Heidegger na e rrëfen këtë në “Asgjënë e Noths”, ku “Noths” është një fjalë që është krijuar enkas nga Heidegger,  por që është shumë e vështirë për ta kuptuar.

Veçmas kësaj është disi e vështirë për të kuptuar sepse ai ishte një mbështetës aq entuziast i Nazistëve të viteve ’30, apo pse ai vazhdonte ti mbështeste ata gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pse të themi do të jetë po ai që do refuzojë të dënojë ideologjinë e tyre paskëtaj. Fatmirësisht, shumë filozofë të ditëve të sotme, tashmë e kuptojnë të gjithë këtë.

Vetë studiuesi i njohur MacIntyre  nuk ka asnjë shqetësim për këtë. Ai thotë:” Ne nuk duhet të habitemi që Heidegger ishte për një periudhë të shkurtër Nazist, kjo jo për shkak të ndonjë gjëje të veçantë që lidhet me trashëgiminë e pakundërshtueshme të Nacional-Socializmit por për shkak të asaj asgjësë tek Sein und Zeit, që mund të na japë një pikëpamje prej të cilës mund të kritikohet ajo vetë apo ndonjë lloj irracionaliteti tjetër”.

Njëlloj, Michael Inwood, ekspert i veprës së Heidegger pranë Oksfordit në Kolegjin Trinity mendon se “polemikat” mbi “mbështetjen fillestare” për Nazizmin vinë nga dështimi për ta kuptuar se pozicioni i tij i ka rrënjët më shumë në “mospëlqimin për teknologjinë dhe masën e shoqërisë së industrializuar...sesa në atë me anti-Semitizmin".

Ndërsa përsa i përket Heidegger “Dështimi për të folur hapur pas Luftës për dënimin e masakrave të Nazistëve”, të paktën për David Farrell Krell, që është profesor i filozofisë në Universitetin e DePaul  në Çikago, ka më shumë lidhje për të bërë “një neveri Kirkeardiane për publicitetin dhe jetën tonë të dominuar tashmë krejt nga media”, sesa për ndonjë gjë tjetër.

“Ndaj pse vazhdoni të ecni përpara në këtë polemikë aq të vjetër-që tani duket si e vendosur”, -shprehet, Emmanuel Faye, profesor në Universitetin e Rouen?

Veçanërisht ashtu si ishte brenda Francës, Heidegger nuk është vetëm “i kuptuar”, por edhe shumë i përshëndetur dhe leximi i mendimeve të tij tashmë është i detyrueshëm për të gjithë studentët e shkollave të larta, për të qenë si pjesë e domosdoshme e bakaliaritetit të tyre.  Mbas dekadave të tëra, që kanë ndjekur mbarimin e luftës, nëse diku kritikët e Heidegger e kanë mbajtur jashtë ngacmimin tek vepra e tij, ashtu si ka ndodhur në Francë me përshembull Sartre, Foucault, Ricoeur, Levinas dhe të tjerë, duhet të themi se në përgjithësi e kanë respektuar filozofinë e tij. Në një intervistë për një gazetë më 1987, Jacques Derrida hedh poshtë dorashkën në sfidë ndaj kritikëve të Heidegger duke u kërkuar atyre ose të bëheshin të aftë për të treguar lidhjet substanciale mes teksteve të Heideggerit dhe "realitetit të Nazizmit" ose të mbyllnin gojën. Është një sfidë me efekt që libri i Faye, fillimisht i botuar në Francë më 2005, e ka nisur prej kohësh.

Përveç titullit të tij provokativ, mendohej se puna e Faye kishte të ngjarë të destinohej që të ishte një nga ato libra që zakonisht vendosen në raftin e dytë mbi dyshemenë, ku në dysheme ndërkaq ngrihet një pirg i tërë me libra. Por tani përgjatë nesh kalon ky përkthim ekselent, i cili e mbështet profesorin dhe dëshiron të kundërshtojë meritën filozofike të oeuvre të Heidegger dhe në vend që ti shkojë apo të gjurmojë atë kudo pas, frazë pas fraze, ide pas ideje në politikën vulgare të partive naziste, ai merret me pastërtinë raciale, lebensraum, rolin special të Fuhrer, nevojën virtuoze të luftës – shumë e shumë të tjera!

Për Faye, ai ishte vërtetë një njeri me mision. Vetëm këtu në këtë libër do kemi mundësi të gjejmë një kërkim për dy anë në çdo pyetje. Ai përpiqet të hedhë dritë edhe në tekstet e pabotuara të Heidegger, që janë “në çdo copëz po aq raciste dhe  të egra sa veprat e Social- Nacionalistëve dhe po aq njësoj sa ata të  ‘filozofëve’ zyrtarë të Nazizmit”. Faye beson se “përfolja e punëve të Heidegger pas luftës ngadalë e pësoi njësoj si hiri pas një shpërthimi-një re e hirtë që ngadalë i zihet fryma dhe “asgjëson mendjet”, dhe ajo që është letërsia e gjerë mbi Heidegerin vazhdon që të përhapet në “dogmën fundamentale të Nazizmit në një shkallë të gjerë”.

Dhe kështu ai ofron citime të jashtëzakonshme nga një material i pabotuar me shpirtin “e asaj që shkollarët e njohur i kanë përmendur të drejtat tona në histori ”për të treguar që detyra filozofike të cilën Heidegger ia dedikoi vetes kishte të bënte me një paraqitje të ideve të vetë Fyhrerit në filozofi”.

Faye punon me kujdes dhe me shumë maturi përmes dokumenteve të ndryshme për të rrëfyer lidhjet, bash aty ku filozofët kanë qenë të kënaqur të shënojnë se Heidegger ishte "inspiruar" nga Aristoteli për të goditur tezat neo-kantiane të Edmund Husserl. Përshembull, Heidegger shkruan se të përshtatesh me ish neo-Kantianët është njësoj si të shkosh “dorë më dorë me liberalizmin” dhe të tradhtosh “njeriun në rrënjësitë e tij historike, në atë ku tradita e tij zhvillohet që nga njerëzit dhe nga gjaku dhe toka”. Kjo është e përshkruar në një letër ku paralajmërohet diçka kundër një kolegu hebre. Më 1942 vitin që përkon me Zgjidhjen Finale, Heidegger ka qenë duke punuar mbi një ide të hedhur në një poezi të Friedrich Holderlin. Faye shënon se filozofët janë injorantë për sa i përket dukshmërisë së Holderlin – por këtu përgjigja është shumë lehtë dhe e siguruar kur bën një lexim të vërtetë të teksteve naziste.

Heidegger e përdor Holderlin si pjesën e një teorie ku shpjegohet sesi misioni historik i Greqisë së Vjetër ka kaluar tashmë drejt popullit gjerman. Heidegger mendon se Grekët dhe Gjermanët vinë nga e njëjta rrënjë që diku nga Lindja. “Emri i Heraklitit nuk është thjesht titulli i thatë filozofik për grekët që kanë ecur gjatë në tokë të thatë, dhe aspak  më shumë sesa ajo që përbën formula për humanizmin universal si e tillë. Në të vërtetë, është emri i një fuqie origjinale, që ka të bëjë me vetë ekzistencën historike të Gjermanisë-Oksidentale ".

Zhvillimi që i bëri Heidegger, Holderlinit ishte thjesht për të shtuar një lloj tjetër të simbolit të sëastikës, ashtu si ai e konturon justifikimin e ri filozofik për pastërtinë raciale dhe që është e bazuar në kalimin e gjendjes nga ankthi në dritë.

Apo të marrim seminarin e  Heidegger “Për Esencën e koncepteve të Natyrës, Historisë dhe Shtetit”. Kjo veçanërisht lokalizon “qenien” ashtu si zhvillohet brenda shtetit (gjendjes), e cila është në fakt një gjë e cila “mund vërtetësisht të kërkohet si mënyra e ekzistencës së njerëzve”. Ngjashëm me këtë, njerëzit janë me “të qënurit të shtetit, substancës së tij, bazat ku e mbështesin atë”. Dhe kjo është as më pak e as më shumë një hap i shkurtër nga ajo që konsiderohet “shëndeti i njerëzve”. Kjo varet, si do thonë kritikët në “unitetin e gjakut dhe mbështetjen e përbashkët”.

Heideger konkludon duke folur për idetë e tij në “krijimin e një fondacioni graniti mbi të cilin një shtet do të prehet dhe që do përfaqësojë jo më një mekanizëm të huaj për popullin tonë...por një organizëm volkisch: një shtet të vërtetë gjerman të një kombi Gjerman ".

“Nëse shprehja e tij është më pak e ashpër, ekstremizmi i synimit të tij rivalizon vetë tezat e Mein Kampf", shprehet Faye.

Por le të lemë vetë Heidegger të flasë për veten, politikën dhe vetë filozofinë e tij:”Vetëm atje ku lideri dhe drejtimi lidhen bashkë me njëri-tjetrin në një destin dhe luftojnë për të realizua një ide, vetëm atëherë do të ngrihet qëllimi i të vërtetës. Atëherë superioriteti shpirtëror dhe liria i përgjigjen në formën e një dedikimi të thellë të gjithë fuqive të njerëzve, të shtetit në formën e përgatitjes më të ashpër, si një angazhim i rrallë”:

Rezistencë, vetmi dhe dashuri. Ekzistenca dhe superioriteti i Fyhrerit zhytet poshtë në qenie, drejt shpirtit të popullit dhe kështu plekset me atë që në mënyrë autentike dhe në mënyrë pasiononte të dërgon drejt detyrës”.

Duke nënvizuar lidhjet në mes të politikave të Heidegger dhe filozofisë së tij dhe duke shkuar atje ku ekspertët e tjerë kanë qenë tepër të papërgatitur për të shkuar, Faye i ka bërë ashtu si historisë edhe filozofisë një shërbim të çmueshëm.


Për AUTORIN

Emmanuel Faye është profesor i filozofisë moderne dhe bashkëkohore në Universitetin e Rouen.
Duke ndjekur hapat e të atit të tij, shkrimtarit dhe filozofit Jean-Pierre Faye, Faye ka shkruar shumë libra për filozofinë dhe interesi i tij më i madh është i përfshirë tek filozofia frënge e Renesancës dhe asaj të erës klasike.
Një autoritet i padiskutueshëm në veprat e Charles de Bovelles, Michel de Montaigne dhe Rene Descartes, punët e tij të fundit përfshijnë edhe një pamje në mendimet filozofike në lidhje me çështjet e njeriut.
Përpara se të shkonte në Rouen, Faye ka qenë lektor në Universitetin e Paris Ouest-Nanterre La Defense, ku ka qëndruar për më shumë se 14 vjet.
Ai është po ashtu një anëtar i asociuar në Institutin e kërkimeve filozofike në Paris Ouest, si edhe një anëtar i bordit editorial të Noesis, dhe po ashtu edhe anëtar i këshilleve shkencorë për gazetën online theologie.geschichte.

*Përktheu nga origjinali Ben Andoni

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk