Borges, Një shkrimtar i verbër nga brenda
Ky është një shkrim i hershëm, kur jetonte autori dhe me
prononcimet e vetë shkrimtarit të madh. Në nderim të përvjetorit të tij të 110,
po japim një bashkëbisedim tijin me një gazetar. Nuk ka shumë gjëra, por s’duhet
të harrojmë se në kohën kur është bërë artikulli dhe janë takuar, shkrimtari ka
hyrë në botën e errët të verbërisë...
Nga Israel Shenker*
Në librin e Qenieve Imagjinare,
shkruar nga Jorge Luis Borges, ka shumë krijesa të çuditshme, të tillë si Unicorn,
Hippogriff, Wulfnik dhe Basilisk. Por nuk ka aspak Jorge Luis Borges. Çfarë do donte
të ishte ai?
A është Borges-ose a mund të themi se ai ishte-një luan në
Letërsi?
”Unë vetë nuk shpresoj”, thotë ai duke tentuar sa më
shumë me zërin e një njeriu, gjuha kombëtare e të cilit është spanjishtja dhe ku
kuptohet se anglishtja e të cilit është letrare dhe me fjalë të zgjedhura me tepër
kujdes.
Për veshin e tij tejet të ndjeshëm të jesh një Luan në Letërsi
do të thotë se dëshiron famën, pasurinë, suksesin.
“Kur unë fillova të
shkruaja në Buenos Aires më 1920, askush nuk mendonte për letërsinë në logjikën
e dështimit apo suksesit?, thotë ai. “Ju
mund të arrinit thjesht të botonit një botim me 300 kopje dhe kjo thjesht do t’ju
largonte nga miqtë tuaj“.
Ai kujton me këtë rast edhe mendimin e vetes së tij:”Njerëzit në këtë vend mund të jenë pak
idiotë, por ata nuk do të donin kurrë të ishin të tillë-e askush nuk e çonte nëpermend
mendimin për blerjen e një gjëje që sapo e kisha shkruar”.
Akademia Amerikane e Arteve dhe e Letrave dhe Instituti Kombëtar
i Arteve dhe Letrave e bënë atë një nga anëtarët e saj të Nderit më 25 Mars.
“Nëna ime do të jetë
95 vjeç më 22 maj”, më thotë ai.
“Mendoj se është
trishtim që s’do të jetë më këtu-ajombase do mund t’i gëzohej këtij nderi më tepër sesa e
gëzoj edhe unë vetë. Mbi të gjitha është shumë e interesuar për karrierën time
në letërsi, krejt ndryshe nga unë vetë, që nuk jam aspak i interesuar në
karrierën time në letërsi”.
Universiteti i Kolumbias i akordoi atij një çmim honorifik në
shkallën e Doktorit të Letrave. Në të ardhmen, ai do t’i japë mësim një klase
ku janë studentë që duan të bëhen shkrimtarë dhe me këtë rast do të jepet dhe
një pritje. Kuptohet se nëna e tij nuk do të jetë atje. Kujtojmë se madje edhe
kur u verbua ai vazhdonte të shkruante-ese, histori, poema-dhe sëbashku me Samuel
Beckett, fitoi çmimin Formentor më 1961. "Papritmas
njerëzit në Buenos Aires filluan që të mendonin për punën time”, thotë ai. “Mirë, kuptohet që duhet të kishte diçka
interesante në atë që ishte marrë kaq shumë dhe shfaqte interes kaq serioz në
Evrope."
Sot tregimet e tij të shkurtra-disa prej tyre që me vështirësi
mezi mund të shtysh edhe një paragraf –u shfaqën në faqet e New Yorker dhe ato
janë të përmbledhura madje edhe në libra të tërë . Esenca e esencave. Labirinte
brenda qorrsokakëve, që janë të veshur me pasqyra. Kur ai erdhi në këtë vend –ai
ishte tashmë për vizitë këtu-ka pasur përballë vetes një audiencë tërësisht
plot respekt para vetes, që e ndiqte me kujdes. Sa autorë latino-amerikanë janë
përkthyer vallë kaq mirë? Ai sigurisht është një pre atyre që është kandidat për
marrjen e Çmimit Nobel.
Hapni sytë! Kush e di se çfarë do të thotë Qenia
Imagjinare në të ardhmen? Në show e sotëm, që u mbajt në televizion, ai
bëri të njohur para të gjithëve emrin e Gustave Flaubert, dhe pikërisht në atë
moment e pëshpëriti emrin e romanit të autorit me një frëngjishte të përkryer.
Efekti nuk do të kishte qenë shumë më tepër befasues nëse ai
nuk do ndryshonte në Hippogriff dhe të bënte një si çukitje mendore tek
intervistuesi, që kishte mbetur krejt i habitur nga përballja me të.
Duke iu përgjigjur pyetjes, ai tërhoqi dhe një vëmendje për
kujtesën e tij. Borges tha: “Në moshën
time (71) çfarë mund të bëja ndryshe nëse nuk do të mund të plagjiarizoja atë që
kisha thënë gati gjatë të gjithë kësaj kohe që kam shkruar?“
Çfarë do mund të jetë një shkrimtar në llamburitjen e komenteve
të komenteve dhe nderimeve të pafundme, që i bëhen? Shkollarët i kushtojnë
volume të tëra ironive të tij për sa i përket përgjigjeve të tij të kujdesshme.
A është ai një si industri e adaptuar?
Borges jeton në anën veriore të Buenos Aires. Së fundi,
teksa po udhëtonte drejt nesh, ai porositi një taksi në drejtim të Librarisë
Kombëtare në drejtim të anës jugore të qytetit. Shoferi i taksisë, në një
moment, i tha, "A mund të ndodhë që ju të jeni vetë Zoti Borges?"
Borges iu përgjigj “Si
të them, pak a shumë, unë jam” apo mbase i ka thënë: “Kështu mendoj”.
Shoferi i taksisë refuzoi që t’ia merrte paratë dhe e njëjta
gjë i ndodhi teksa po kthehej në shtëpi. “Ai
nuk kishte lexuar dhe një rresht të vetëm të asaj që kisha shkruar në jetën
time”, thotë Borges. “Mirë, mbase me
njëfarë logjike dhe ndoshta unë nuk duhet t’i paguaja pasi ai nuk kishte lexuar
dhe një rresht të vetëm të asaj që kisha
shkruar”. Ai mendon, pastaj dhe thotë: ‘Unë
jam një harbut injorant, ngaqë tek e fundit s’di asgjë. Por ai njeri i thjeshtë
qëndroi për poezinë, për kulturën për ato gjëra të cilat zotat e mi, pikërisht m’i
kanë mohuar mua”.
“E dija se do të
verbohesha, për shkak sepse babai im, gjyshja ime nga babai, stërgjyshi të
gjithë ishin verbuar nga koha”, thotë Borgesi. “Që nga viti kur jemi çliruar nga horri që se them dot pa fjalë Peron,
kam qenë krejt i paaftë për të lexuar apo të shkruajë. Si pasojë, nëse dikush
do të më tregonte mua se: 'Mirë Unë duhet të largohem dhe ju mundohuni vetë të
ikni”atëherë unë menjëherë mund të ulem pikërisht poshtë në tokë dhe të mendoj
apo ndoshta mos të mendoj pothuaj asgjë, por thjesht të lë veten që të shkoj kuturu
dhe t’ia dal vetvetiu”.
Ai ka shkruar për ironinë e faktit e të mbeturës i verbër
dhe njëherësh emërimit të tij si drejtor i Bibliotekës Kombëtare. “Unë do të tregoj shumë kujdes në mënyrë që
librat e mi mos të grinden me njëri-tjetrin”, ka thënë ai. Nuk e supozoj që ju duhet të kini Biblën tuaj dhe Volterin
tuaj krah për krah. Dhe, ata vetë, nuk do të ishin aq të rehatuar me njëri-tjetrin,
apo jo? Volteri mund të fillojë të ngacmojë me shaka nga Bibla ose Bibla mund
ta injorojë komplet atë apo jo?"
“Kur e humba shikimin
isha i shqetësuar për faktin se në të gjithë ëndrrat e mia e shihja veten se
isha duke lexuar. E atëherë, dikur unë kurrë s’munda të lexoja dhe aty madje edhe
një fjalë të vetme sepse një fjalë bëhej dysh apo tresh, për aq kohë sa ishte përpara
apo disi në vend të një rreshti do të shikoja dhe reshta të tjerë, që më gufonin
përpara ashtu si degët që dalin jashtë një peme. Tashti, unë s’ëndërroj më për
leximin sepse e di se çfarë është përtej meje”
"Ngandonjëherë,
shikoj një libër të mbyllur dhe atëherë i them vetes: “Mund ta lexoj këtë libër
të veçantë”, por në të njëjtën kohë, madje edhe brenda ëndrrës sime e di se nuk
mundem, kështu që bëj shumë kujdes që të mos e hap këtë libër kaq të veçantë".
Ai se pëlqen lakminë, urrejtjen, inatin. Por, jo përtesën.
Borgesit i pëlqen që të thotë se është dembel: “Nëse ndonjë përfytyrim vjen në kokën time qoftë tani apo edhe pastaj
herë pas here vjen, le të themi një përfytyrim për një histori apo për një
poezi, unë bëj më të mirën time që ta dekurajoj komplet atë. E nëse më mban
vazhdimisht në tension e lë që të ketë udhën e vet tek mua dhe përpiqem që ta
shkruaj me qëllimin që ta çliroj atë”. Sa i përket shkrimit: "Më duhet ta diktoj. Nuk mund të
shkruaj. Dhe, kjo është arsyeja sepse kam rënë pas në formën klasike të vjershës.
Kam kuptuar se sonetët për shembull janë shumë të mbartshme. Vetëm se ju nuk
mund të ecni për një punë në gjithë qytetin dhe të mbani në kokë të paharruar sonetin
tuaj, ndërkohë që kjo shumë e vështirë për ta bërë dhe me vargjet e lira.
“Kur je fare i ri, nuk
e kupton dot se kush je në të vërtetë. Ju mund të jeni Linkoln për gjithë ata që
ju njohin. Mund të jesh dhe një Walt Whitman. Pastaj fillon e shikon thjesht
vetëm drejt vetes tënde, ndërsa në moshën time, njeriu bëhet thjesht i ndërgjegjshëm
për kufizimet e tij. Për shembull, unë di disa lloje historish, të cilat dua që
mund ti shkruaj dhe llojin e atyre historive që nuk mund t’i shkruaj”.
“Jam duke menduar
kryesisht në lidhje me të ardhmen dhe kjo do thotë që nuk jam bërë ende aq plak.
Pres me padurim, vetëm se jo në lidhje me historitë që kam shkruar. Pas të
gjithave, le ti lemë ato që të shkojnë vetë në rrugën e tyre. Jam duke menduar
se çfarë mund të shkruaj në të ardhmen. Për hir të së vërtetës, unë kam pesë apo
gjashtë subjekte që kanë lidhje me historitë e reja, dhe kur të kthehem pas në
Buenos Aires pas pak muajsh do të filloj të punoj për to. Kur të vi koha për
t’i diktuar ato, kuptohet se ato do të jenë më të qarta sesa sot dhe ato janë më
të qarta sot sesa të themi një javë më parë”.
“Jam shumë i dhënë pas
qytetit tim të lindjes. Unë e dua vërtetë Buenos Aires- Në fakt e dua atë aq
shumë saqë nuk i dua aspak njerëzit e tjerë që e pëlqejnë atë. Dikush më ka thënë
njëherë se ishte duke menduar të shkonte për vizitë në Amerikën e Jugut. Unë iu
përgjigja atij: 'Mirë. Por, mendoj se do të ishte më mirë të shkonit në Kolumbi.
Është një vend me të vërtetë i mrekullueshëm.'"
Borgesi kënaqet shumë në skepticizëm. Dhe, veçanërisht kur bëhet
fjalë për liderët politikë.”Natyrisht që
në vendin tim shumica e liderëve politikë në të vërtetë duken të mirë, le të
themi se unë i supozoj në sensin e të qenurit njerëz të mirë, jo gangstera por
pak a shumë në të njëjtin lloj të gjësë, apo jo? Dua të them, njerëz që shkojnë dhe që duan të zgjidhen. Në fakt,
kur e mendoj them se Çfarë do mund të prisni nga një njeri i tillë?”
Shumë kohë të shkuara, ai i premtoi së ëmës që t’i kumtonte
Lutjet e Zotit për çdo mbrëmje. “Dhe qëkurse
ia thashë atëherë, këtë ia bëj gjithmonë. Nuk e di nëse do të jetë edhe dikush tjetër
në anën tjetër të linjës.
“Të jesh një agnostik
do të thotë se të gjitha gjërat janë të mundshme, madje edhe vetë koncepti i Zotit
apo Triniteti i Shenjtë. Kjo botë është kaq e çuditshme saqë çdo gjë mund të
ndodhë apo nuk do mund të ndodhë. Duke
qenë një agnostik i vërtetë kjo më jep për hir të së vërtetës, një mundësi për
të jetuar në një lloj bote më të gjerë apo fantastike, gati të themi e gjitha e
çuditshme. Kjo më bën mua edhe shumë tolerant në të njëjtën kohë”.
“Personalisht s’kam më
frikë nga vdekja- Mendoj se nëse dikush do të më thotë “Ju do të ekzekutoheni
sot”, unë do t’i kthej “Mirë kaq ishte! Natyrisht që askush nuk e di kur I
vjen. Ndoshta unë do të bie poshtë në tokë”.
“Kam frikën se nuk do vdes dhe do të vazhdoj të jetoj ende.
Dhe, po ashtu, kam dhe një frikë personale rreth faktit të pavdekësisë së
shpirtit, sepse nuk mund të kujdesem që të vazhdoj e vazhdoj përpara. Dua të
them se nëse do të isha i sigurt për pavdekësinë dhe në të njëjtën kohë për
shprehjen e harresës atëherë nuk do ta mendoja më gjatë. Por në këtë rast,
çfarë do të thotë dhe vetë pavdekësia?
Ky artikull është
botuar tek New York Times më 6 Prill 1971. Përktheu Ben Andoni
Comments
Post a Comment