Poezi e inspiruar, e cila në format më të larta artistike jep shprehjen e një kombi të tërë


William Butler Yeats
William Butler Yeats (U lind më 13 qershor të vitit 1865 dhe vdiq më 28 Janar 1939)
ishte një poet i njohur irlandez, dramaturg dhe një nga figurat më të shquara të letërsisë së shekullit të 20-të. Konsiderohet si një nga shtyllat letrare, ku u mbështet njëkohësisht dhe letërsia irlandeze dhe ajo britanike. Gjatë jetës së tij, ai shërbeu edhe si senator i Irlandës në dy mandate. Kritika e vlerëson si një figurë, e cila u bë një forcë e vërtetë orientimi fill pas Rilindjes Letrare të Irlandës. Sëbashku me Lady Gregory dhe Edward Martyn, kjo treshe e jashtëzakonshme themeloi teatrin e famshëm Abbey, madje duke edhe e drejtuar vetë në vitet e hershme. Më 1923 atij i është akorduar çmimi Nobel në letërsi me motivacionin se:”poezi e inspiruar, e cila në format më të larta artistike jep shprehjen e një kombi të tërë”. Ai ishte irlandezi i parë, që e meritonte këtë çmim por mbi të gjitha një njeri që konsiderohet si pak të tjerë, veprat e të cilëve u kompletuan pas marrjes së Çmimit Nobel, me punë të tilla, të cilat përfshijnë The Tower (1928) dhe The Winding Stair and Other Poems (1929).
Yeats lindi dhe u arsimua në Dublin, por duhet thënë se fëmijërinë e kaloi në County Sligo. Ai e studioi poezinë që fëmijë, por duhet thënë se nga moshat e vogla ai u mrekullua shumë nga legjendat irlandeze dhe gjërat okulte. Botoi për herë të parë më 1889 dhe pak nga pak ai kaloi në stad tjetër dhe poezitë e tij lirike tregonin realisht ndikimin e Edmund Spenser dhe Percy Bysshe Shelley, po aq sa edhe lirika e poetëve të ashtuquajtur Pre-Raphaelite. Që nga 1900 poezia e tij u bë më fizike dhe realiste. Ai shpalli gjerësisht besimin transcendental të rinisë së tij, megjithëse ai mbeti i preokupuar me maskat fizike dhe shpirtërore po aq sa edhe me teorinë ciklike të jetës. Në vitet që kaluan, Yeats u përshtat edhe me shumë pozicione të ndryshme ideologjike, ku duke iu referuar fjalëve të kritikut Michael Valdez Moses, "edhe të atyre të nacionalistëve radikalë, liberalëve klasikë, konservatorëve reaksionarë dhe nihilistëve milenistë ".

Kur je plakur

Nga W.B. Yeats

Kur i plakur dhe grihnuar tulatesh i përgjumë                                               
Dhe kotur rri ndanë vatrës me kokë t’hepuar, vendos para këtë libër                       
Dhe fillo ngadalë lexo duke ëndërruar për një shikim të qashtër                   
Atë që dikur sytë e tu dhe hijet e tyre brenda thellë i mbajnë                       

Sa shumë i doje këto t’tuat momente, mbushur me aq hijeshi
Dhe sa e dëshiroje at’ bukurinë tënde me falsen apo t’vërtetën dashuri
Po, vërtetë, diku ishte ai, burri që e donte shpirtin bredhës tek ti
Dhe dëshironte atë brengë t’shpeshtë të tëndes’ shprehi

Dhe kështu e përkulur ndanë pengesave kësish
Murmurit, tashmë me hidhërim, sesa dashuri t’u tretën
Dhe u endën tutje sipër n’ato malet e t’ikën
Dhe ndaj, kështu, merre e struke fytyrën e tij aty midis yjësish

 Përktheu nga anglishtja Ben Andoni

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk