Che Guevara kur ishte poet
Kush ishte Che
Ernesto "Che"
Guevara, i njohur zakonisht si Che Guevara, El Che apo thjesht Che, ka qenë një
revolucionar marksist argjentinas, doktor, publicist, lider guerilje, teoricien
ushtarak dhe figura e dytë më e madhe, pas Fidel Kastros e Revolucionit Kuban.
Që prej vdekjes, pamja e tij e stilizuar është bërë si një përfytyrim tej
kulturor dhe një simbol i vërtetë brenda kulturave të ndryshme popullore. Kur
ishte student në mjekësi, ai udhëtoi përgjatë Amerikës Latine dhe u transformua
në mendim, kur hasi varfërinë endemike, që e dëshmoi me sytë e vetë.
Eksperienca e tij, shtuar me vëzhgimet e bëra në terren e bënë që të
konkludonte se disniveli ekonomik i kontinentit ndodhte si rezultat kapitalizmit
të brendshëm, neokolonializmit dhe imperializmit dhe gjëja e vetme që mbetej të
bënte populli i kontinentit të tij ishte thjesht revolucioni.
Shkoi në Guatemala, por
atje politika e tij radikale nuk gjeti vend. Ndërsa në Meksikë do të takonte
vëllezërit Kastro, që i ndryshuan rrjedhën e jetës dhe më pas- iu bashkua
Lëvizjes së 26 korrikut, kur ata zbarkuan në Kubë me qëllimin që të hidhnin
diktatorin, që gëzonte mbështetjen e plotë amerikane Fulgencio Batista. Guevara
shpejt u ngrit në rolin kryesor mes më të kërkuarve të regjimit dhe ishte i
dyti në hierarki nga kryengritësit. Edhe më vonë, ai do luante një nga rolet
kryesore në luftën dy vjeçare guerile, që e hodhën Batistën nga pushteti. Ishte
ministër i bujqësisë, në kohën kur edhe ndikoi për Reformën Agrare; shërbeu si
guvernator i Bankës; drejtor instruktazhi për forcat kubane dhe bëri shumë
udhëtime në botë, si diplomat honorifik i Kubës. Ai stërviti personalisht
forcat që morën pjesë në Gjirin e Derrave dhe ishte ideator për të sjellë në
Kubë raketat balistike sovjetike, të cilat përcollën pastaj krizën e vitit
1962. Gjatë jetës së tij, ai la shënime për udhëtimin e tij me motoçikletë; për
taktikat e luftës guerile; publicistikën;
dhe fare pak krijime. Ai e la Kubën përfundimisht më vitin 1965, në mënyrë që
të ndikonte për përhapjen e lëvizjen guerile në Kongo dhe pastaj në Bolivi. U
kap nga CIA me asistencë të forcave boliviane dhe ekzekutua. Vdekja e rriti
tejet vlerësimin për Che Guevarën dhe pas kësaj- jeta e tij u bë subjekt i
shumë biografive, kujtimeve, eseve, dokumentareve, këngëve dhe filmave. Imazhi
më i jashtëzakonshëm është fotoja e Alberto Kordës e bërë më 1960 e titulluar Guerrillero
Heroico, e cilësuar si”fotografia më e famshme në botë”. Në të gjallë
kishte shumë interesa kulturore, filozofike dhe shkencore, veç përhapjes së
revolucionit. Disa nga autorët e tij të preferuar ishin Horacio Quiroga, Ciro
Alegría, Jorge Icaza, Rubén Darío, dhe Miguel Asturias, por në vlerësimin e
njerëzve të CIA-s, kur janë deklasifikuar materialet e tij thuhet se ishte
thjesht një njeri i kulturuar i zakonshëm.
“Plaka
Marie”
Nga Che Guevara
Plaka Marie!
Ndjej se vdekja rrotull po të vjen,
Dhe për këtë diçka dua të them:
Jeta jote është një bahçe më trendafila në
agoni,
Se nuk e ke patur
dashurinë e një burri,
Se nuk ke patur
shëndet e para.
Vetëm uri ke
patur,
Për ta ndarë me
njerëzit e tu.
Dua të flas për
shpresën tënde,
Të të flas për
tre shpresa të ndryshme,
Të ndërtuara nga
biri yt,
Pa e ditur se si.
Merre këtë dorë
burri,
Që ngjan me atë
të një vogëlushi,
Dhe vendose midis
duarëve të tua,
Që ike si
limon i verdhë.
Afroi
kallot e tua të ashpëra e me xhunga,
Tek
butësia e turpshme e duarëve të mia
Prej mjeku.
Dëgjo o
plakë e mjerë:
Beso në njëriun e
Ardhshëm,
Beso në të
Ardhmen,
Që s’do ta
shohësh,
Mos u zë besë
sajesave të qiellit,
Që gjatë gjithë
jetës kanë vrarë shpresën tënde,
Dhe mos i kërko
mëshirë vdekjes,
Për të parë,
Sesi shtohen
përkëdheljet e tua të përhimta e
Thinjoshe.
Qiejtë janë
memecë,
Dhe ti je e
sunduar nga terri,
Mbi të gjitha do
të kesh një shpagim të kuq,
Dhe, për këtë të
betohem mbi dimesionin e
Idealeve të mia.
Dhe atëherë të
gjithë nipërit e tudo ta përjetojnë
Agimin e ditës së
re.
Vdis në paqe o
luftëtare e vjetër,
Se vdekja po të
vjen o plaka Marie,
Do të mbesin
jetim muret e sallës,
Kur të bashkohet
vdekja me azmën,
Dhe do të
shkërijë dashurinë në gojën tënde.
Këto përkëdhelje
të shkrira në bronx,
E vetmja dritë,
që ndriçon natën tënde,
Këta varfanjakë
të azilit tënd, të veshur meuri,
Do të shohin në
ëndërr kallot e gishtrinjëve të tu
Të mplakur.
Tek të cilët ata
gjenin një buzqeshje.
Kjo do tëjetë e
gjitha o plakë e dashur Marie.
Një bahçe
trëndafilash në agoni qe kjo jeta jote,
Nuk patë dashuri
nga kurrkush,
As shëndet e as
gëzim nuk patë,
Por vetëm uri,
Qe e ke ndarë me
njerëzit e tu,
Ka qenë e
trishtuar jeta jote o plaka Marie.
Kur lajmi i
gjumit të përjetshëm,
Do të mbulojë me
dhimbje syçkat e ballit,
Kur duart e tua
me përpëlitjet e fundit,
Do të kenë
ledhatimin e ndonjë fëmije
të padjallëzuar,
Do të kujtohesh
për të…
Do të qash, o
plakë e dashur Marie.
Jo. Mos e bëj
atë!
Mos iu lut
sajesave qiellore!
Që gjatë gjithë
jetës tënde kanë zhgënjyer shpresën
Tënde.
Dhe mos i kërko
mëshirë vdekjes,
Jeta jote ka qenë
e veshur me petkun e tmerrshëm
Të urisë,
Dhe tani e veshru
me azmë,
Po shkon drejt fundit tënd.
Dua ty të të paralajmëroj,
Me zërin tim të ulët burrëor për hakmarrje,
Dua të të betohem mbi saktësinë e
dimesioneve
Të idealeve të mia:
Merre këtë dorë burri,
Që ngjan me atë të një vogëlushi.
Dhe vendose midis
duarëve të tua,
Lëmoje si
sapun Ii verdhë,
Fërkoi
kallote forta dhe xhungat,
Kundër
butësisë së turpshme të duarëve të mija
Si mjek.
Prehu në paqe o
plaka Marie!
Prehu në paqe o
luftëtare veterane!
Nipërit e tu do
ta përjetojnë Agimin,
Të betohem!
Përkthyer nga publicisti dhe autori i biografisë së
tij, Jovan Jano
Comments
Post a Comment