James Joyce:I vështirë, i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm
Me këto
përcaktime mund të mbyllet, por jo të heshtet për atë që flitet në lidhje me
“Uliksin” e James Joyce. Një autor bashkëkohor mundohet të shpjegojë ndryshe këtë
përmasë të librit...
Nga Steven G. Kellman*
Më 5 qershor të vitit 2009, një kopje e librit, që i përkiste
botimit të parë të ‘Uliksit’ të James Joyce u shit në Londër për 275,000
Sterlina (afërsisht 450,000 USD), çmimi më i madh që ishte dhënë deri më tani për
ndonjë libër të shekullit të XX. Duke iu referuar agjentit të shitjes, Pom
Harrington në rastin në fjalë: "Libri
ishte i pahapur dhe i palexuar, përveç kapitullit të fundit të famshëm, i cili
përmban gjithë ato copëzat e këqija!!”. Një tjetër kopje po e tillë e “Uliksit”
ishte vetëm në Bibliotekën John F. Kennedy të Bostonit dhe i takonte koleksionit
të Ernest Hemingway, që ka thënë për Joyce në të gjallë se: "E pëlqej shumë si shok dhe mendoj se
askush tjetër nuk mund të shkruaj më mirë teknikisht, e unë vetë kam mësuar
shumë prej tij.”. Ende, përveç faqes së parë dhe faqeve të fundit, ky volum
mbetet i paprekur. Që nga botimi i tij i hershëm më 1922 (me përjashtim të shpërndarjeve
klandestine, për tu humbur gjurmët censorëve), “Uliksi” (Ulysses) ka qenë gjerësisht i admiruar dhe është vlerësuar si një
nga monumentet më të mëdhenj të rrëfimit modern. Më 1998, kur një bord botimi në
Bibliotekën Moderne përfshiu një listë të njëqind librave më të mirë të shkruar
anglisht për të gjithë kohërat, libri i madh i Joyce, renditej i pari. Kështu, sërish
ishte e paevitueshme, që “Uliksi”, gjithashtu të bëhej dhe një lloj mielli për
popullarizimin e atëhershëm të këtij mulliri të letërsisë, një modë e gjetjeve
të aplikimeve praktike në letërsinë e vështirë klasike.
Për hir të së vërtetës, duhet thënë se përveç prestigjit të
tij unik, ky është një libër që është më shumë i nderuar sesa i lexuar. Më 16
qershor, që përkon me ditën e vitit 1904 në të cilën autori e ka bërë Ulysses, kremtohet për çdo vit në të gjithë
botën si Bloomsday (Madje edhe në Shqipëri), kuptohet me shumë më pak kujdes
ndaj tekstit, por shumë më tepër sesa pushuesit amerikanë të katër korrikut kur
nderojnë Deklaratën e Pavarësisë. Plot me aluzione të pakuptueshme, me
ndryshime sintaksore dhe shumë më e gjatë sesa ‘Moby-Dick’ (që ka 214,681 fjalë)
apo ‘Uncle Tom's Cabin’ (180,710 fjalë), ‘Ulysses’ (268,822 fjalë) duket se, apo
ashtu si edhe vetë Joyce tallesh vetë në të gjallë, është madje edhe shumë më
tepër sesa edhe trashëgimtari i tij i ndaluar Finnegans Wake, kur shprehej se "Palexueshmëria e padobishme e Librit
Blu të Eccles." Më qartë, është e shprehur ashtu si e shqiptoi ai vetë
në shtratin e vdekjes më 13 janar të vitit 1941, ku fjalët e fundit të Joyce
janë një nxitje për këdo që kërkon mjeshtrinë e modernizimit në letërsi:”(Librin
tim) Nuk do e kuptojë vallë askush?!!”
Sipas Haines, anglezit vizitor tek Ulysses, i cili e përçmon teorinë e Hamletit të shqiptuar nga Stephen
Dedalus: "Shakespeare është toka e
lumtur e gjuetisë të gjithë atyre mendjeve, të cilat kanë humbur ekuilibrin e
tyre”. E njëjta gjë mund të thuhej dhe për Joyce, që i tha përkthyesit të
tij të njohur francez, Jacques Benoîst-Méchin: "Kam vendosur në të aq shumë enigma dhe mëdyshjesh, saqë mendoj se
do t’i mbaj profesorët e letërsisë të zënë me punë për shekuj me radhë duke
argumentuar se çfarë kam dashur të them dhe e vetmja gjë që atyre u duhet është
të punojnë për të siguruar pavdekësinë e ...”. Sipas Shoqatës së
Bibliografive Ndërkombëtare për Gjuhët Moderne, ‘Uliksi’ ka gjeneruar deri më
tani plot 2656 studime skolastike. Në kontrast me këtë, i njëjti institucion ka
rreth 1.477 zëra për kryeveprën e Marcel Proust, Në Kërkim të Kohës së Humbur, dhe vetëm 414 zëra për Mrs. Dalloway,
autorja e të cilës, Virginia Woolf, e përshkruante Ulysses si një "a mis-fire."1 - Në një pjesë të
ditarit të saj, ajo do shkruajë për të më 6 shtator të vitit 1922: "Libri është i shpërndarë. Është si i
njelmët. Sa për tu dukur. Jo i pastër, jo thjesht në qartësi por diçka...në
sensin letrar."
Gjithsesi, ndërsa lulëzoi Kulti i Bloomsbury, ku perëndia kryesore ishte Woolf, duket se i
mungon autoriteti i Kishës së Joyce, teksti i shenjtë i të cilës kuptohet se mbetej
‘Uliksi’. Gjuetarët e tij-të lumtur apo fatkeqë, dekonstruksionistët, feministët,
postkolonialistët, teoritë e prishura dhe të tjerat-priren të gjitha t’i takojnë
species homo joyceanus, e cila rrallë shkon me modernistët e tjerë.
Universiteti im punëson shumë specialistë në letërsinë moderne dhe megjithëse
ata vazhdojnë e mësojnë vazhdimisht Dubliners
(Dublinasit) dhe A Portrait of the Artist
as a Young Man (Portretin e artistit në rini) dhe insistojnë në mbajtjen e ‘Uliksit’
në listën e kërkuar të leximit M.A., sqaroj se asnjë nga njohuritë e mia nuk e
ka dhënë mësim si duhet Ulysses që
nga prania e vetmitarit tonë Joycean, një dekadë më parë, në programet tona.
Declan Kiberd tek Uliksi
dhe Ne: The Art of Everyday Life in
Joyce's Masterpiece (Arti i jetës ë përditshme në kryeveprën e Joyce, (W. W.
Norton, Shtator), e shqipton Uliksin si "kryevepra
më e madhe moderniste." Por, megjithëse autori është profesor i letërsisë
anglo-irlandeze në Kolegjin Universitar të Dublinit, ai pretendon ta rrezikojë
romanin nga robëria akademike. Paradoksi është se Kiberd fillon me të dhe ashtu
si Odiseja kthehet në fund te Penelopa, pra vjen pas tek deri tek fundi në përfundimin
që “ky libër është i ndërtuar për të
krijuar njeriun e zakonshëm- njësoj si gruan që pëson fatin e trishtë e kurrë të
mos lexuarës nga shumë prej njerëzve”. Ai realizon edhe komentin e mprehtë sesi
Uliksi përsërit dhe tejkalon vetë “Odisenë” e Homerit, “Biblën”, “Komedinë
Hyjnore” dhe deri Hamletin, por ai është shumë më i zhytur për të demonstruar atë
që mendohet se libri i Joyce është pozitivisht një Whitmanesque, një epikë e ngjarë
tek njerëzit dhe që i takon vetëm njerëzve të thjeshtë. Uliksi, shpall ai publikisht:
“është një himn i tërë i dinjitetit për
jetën e përditshme, ” shumë më i vlerësuar nga ata që jetojnë në këtë mënyrë.
Në kapitullin e 18, Kiberd me titujt e tillë përcjellore të
tillë si “Ecur”, “Lexuar”, “Ngrënë” dhe “lakmuar”, e bën të ecë lexuesin e tij deri
përmes episodit të 18 të romanit në vëzhgim të kontrollit të Stephen Dedalus dhe Leopold Bloom përmes qytetit
të Dublinit të vitit 1904. Libri është në veçanti edhe informativ rreth konceptit
irlandez të punës, i cili është i vendosur në kryeqytetin provincial me jetën e
një çifti brezash pas krizës dhe në kohën kur anglezët zëvendësuan Galët me lingua
franca, njësoj si koine of the realm
(Koinisë së vërtetë), në Eire-në e pushtuar. Dhe ai ka shumë për të thënë
rreth asaj, sesi një dialekt i animus dhe anima është mishëruar në androgjininë2
e Leopold Bloom. Por ajo që e shquan këtë studim nga Midrash3
-i i fryrë në kahun e Joyce është fabula qendrore, ajo që e bën Uliksin të jetë
një magnum opus4 (vepra më e madhe) e vërtetë e populizmit. Libri jo
vetëm që e thekson kujdesin bujar të Joyce mbi aktivitetet e papërjashtueshme-që
shkon nga mëngjesi i zakonshëm dhe deri lëvizjet e zorrëve që u ngjet karaktereve
jo të veçantë, por Kiberd argumenton edhe se është populli i zakonshëm jo shumë
ndryshe nga Leopold dhe Molly Bloom, Gerty MacDowell, dhe Ned Lambert, që më
shumë sesa intelektualë të vërtetë janë ata lexuesit e idealeve të romanit. "Libri është shkruar që të kënaqë njerëzit
e zakonshëm qoftë burra apo gra” pohon ai. Megjithëkëtë, prandaj edhe
autori ynë e lidh këtë edhe me Nora Barnacle, ish-pastruesen e hotelit, që Joyce
e donte shumë pikërisht sepse, ajo s’ishte ndonjë intelektuale. Jo më kot, kur ajo
shqipton Uliksin thotë "pis".
Më tej, në momentin që i kërkon bashkëshortit të saj natyrshëm: "Pse nuk shkruan libra të ndjeshëm në mënyrë
që të kuptojnë njerëzit?"
Më vonë në roman, neve na thuhet se Leopold Bloom: “I ishte drejtuar punëve të William Shakespeare
më shumë se njëherë për zgjidhjen e problemeve të vështira të imagjinatës apo të
jetës reale”. Duke e lexuar ‘Uliksin’ si “një libër diturie” dhe duke bërë
debat që ky autor "insistonte në përdorimin
e vlerave të artit" Kiberd, adopton të njëjtin afrim edhe me vetë qëllimin
e Joyce. Duke vepruar kështu, ai kërkon një shkak të përbashkët dhe me librat e
tjerë të mëparshëm, që përpiqen të aplikojnë letërsinë klasike për sjelljen e përditshme, që nga skena e
madhe e deri në drejtim të dhomës së gjumit. Ato përfshijnë Fictions of
Business të Robert A. Brawer: Insights on Management From Great Literature
(John Wiley, 1998) dhe Joseph L. Badaracco Jr.'s Questions of Character:
Illuminating the Heart of Leadership Through Literature (Harvard Business
School Press, 2006). Në librin How Proust Can Change Your Life (Pantheon Books,
1997), Alain de Botton interpreton mjeshtrin francez në shtatë volume, për të
qenë si një manual vetë-ndihmues për publikun. Kurse, disa shkrimtarë përpiqen
të tërheqin bishta të vërtetë nga Shakespeare, duke e cilësuar si princin e vërtetë
të Panteonit të Letërsisë. Mes tyre janë John O. Whitney dhe Tina Packer në Power
Plays: Shakespeare's Lessons in Leadership and Management (Simon & Schuster,
2001); Norman Augustine dhe Kenneth Adelman në Shakespeare in Charge: The
Bard's Guide to Leading and Succeeding on the Business Stage
(Hyperion-Talk-Miramax, 1999); Paul Corrigan in Shakespeare on Management
(Kogan Page, 1999); dhe Jay M. Shafritz in Shakespeare on Management: Wise
Business Counsel from the Bard (HarperBusiness, 1999).
Megjithatë Kiberd edhe pse shmanget që të na instruktojë
sesi të gatuajmë veshkën e derrit dhe të zgjerojmë format e garës, ai insiston
nga ana tjetër se: “Ky është një libër që
na mëson shumë rreth botës-na këshillon
në atë sesi të përballojmë hidhërimin; sesi të jemi të ndershëm me vdekjen në
moshën e refuzimit të saj; sesi i kanë gratë dëshirat e tyre seksuale dhe po
ashtu dhe burrat; si të ecim dhe të mendojmë në të njëjtën kohë; si gjuha e
trupit është shpesh më elokuente sesa çdo fjalë e thënë; si të rrëfejmë një shaka dhe të mos e tregojmë atë;
si të shlyejmë lidhjet seksuale nga gjithë nocionet e posedimit; apo si mënyra
sesi mund të afrohet një njeri drejt ushqimit të mund na tregojë këtë njeri”.
Joyce me veten e tij pretendonte krejt ndryshe. Në vitin 1922,
ai do t’i ankohej një shokut të tij romancier Djuna Barnes: "Keqardhja ime është publiku i cili kërkon
dhe gjen një moral në librin tim-apo më keq ata mund të gjejnë në të disa anë
shumë më serioze dhe madje gjëra mbi nderin e një zotërie, por nuk ka as edhe
një linjë të vetme serioze në të". Joyce, pretendon se nuk ka qenë tërësisht
serioz rreth këtij mohimi, diçka më shumë se Mark Twain do thoshte kur ai
postoi paralajmërimin e tij të famshëm në fillim të Huckleberry Finn: "Personat që përpiqen të gjejnë një
motiv në këtë rrëfim do të persekutohen; njerëzit që do përpiqen të gjejnë një
moral në të do të dënohen; njerëzit që do përpiqen të gjejnë një fabul në të do
të goditen”. Megjithëkëtë, të tillë persona kanë nevojë të lëvizin me kujdes”.
‘Uliksi’ është në të vërtetë një triumf i asaj që Northrop
Frye e quan “mjet i ulët imitues”; ai
i lartëson karakteret plebejane dhe veprimet banale drejt konsideratave
artistike dhe, duke i kremtuar ato, përkryen atë çfarë vetë Kiberd, me prirjen
e një metaforë katolike, e quan "
sakramenti i jetës së përditshme". Por paralajmërimi i tij që “është koha për të rilidhur Uliksin me jetët
e përditshme të njerëzve realë " nuk është në vetvete mjaft për të kapërcyer
paradoksin që romani deri më tani është lexuar jo nga “njerëzit realë (e
zakonshëm)”, por thjesht e vetëm nga studentët dhe shkollarët. Njerëzit e
thjeshtë mund ose nuk mundin të ushqehen me torta, por “njerëzit (realë)e
thjeshtë” të Kiberd duket se kanë në kokë rrallë, sipas vëzhgimeve që janë bërë
nga Ndihmat Kombëtare për Artet, të arrijnë të lexojnë ndonjë libër. Edhe kur e
bëjnë këtë autorët janë më afër për të qenë tipa si Stephen King, James
Patterson, apo Danielle Steel sesa James Joyce.
Edhe diçka tjetër, përveç qartësisë së admirueshme të stilit
të tij vetjak, shmangies të xhargonit mburravec, libri erudit i Kiberd- megjithëse
është botuar nga një botues i njohur tregu W.W. Norton, dhe jo nga shtypi i
universitetit—nuk ka të ngjarë të lexohet nga “njerëzit (e thjeshtë) realë” që
ai vërtetë u jep ndjeshmëri dhe i mbron. “Jeta
moderne, -ankohet ai -ka qenë zhvlerësuar
nga intelektualët e errët që dështuan të vlerësojnë sesi njerëzit inteligjentë,
të gëzueshëm dhe të shkathët bëjnë vërtetë jetët e tyre të përditshme”. Pretendimi i Henry David Thoreau se masa e
njerëzve e bëjnë jetën e tyre me një dëshpërim të qetë mund të jetë tejet e errët,
por nostalgjia e de la boue, impulsi
për të romantizuar vendin e tyre të përbashkët është forma më tinëzare e snobizmit.
Ajo nuk mundet në asnjë rast të shpjegojë pse masat e njerëzve inteligjentë, të
gëzueshëm dhe të shkathët nuk e kanë lexuar ende Uliksin.
Nga ana tjetër, asnjë masë e gjuhës së gjallërisë populiste,
s’mund të kamuflojë faktin që “Uliksi” është një libër shumë i kërkuar. “Ajo që dua nga lexuesi im”, i tha Joyce
-Max Eastman, " është që ai t’i
kushtojë të gjithë jetën leximit të veprave të mia”. Pak lexues kanë
arritur të bëjnë kërkesën e tij. Megjithëse” elita” është bërë një nga epitetet
më të rrezikshme në arsenalin e sharjeve politike, ndaj është më e mira të
pohojmë se puna e Joyce-apo paralajmërimi i tij për masat-është ajo që i
reziston lehtë prekjes. Anëtarësia në komunitetin vetë-vendosës që i përgjigjet
sfidave të Joyce nuk është thjesht funksion i klasës, pasurisë apo sfidës por një
zjarrmi disi kokëfortë që shkon tek njerëzit. Lexuesit e tij janë të bindur për
lidhjen ndërmjet zjarrmisë së përpjekjeve dhe kënaqësisë estetike.
Veç kësaj, vështirësitë e leximit të ‘Uliksit’ janë integrale në gjithë artin e tij; eksperienca e negocimit
dhe asimilimit të fjalëve të tij të papritura dhe fjalive është shumë më tepër
e rëndësishme sesa ndonjë mësim praktik apo një guidë mirë-kuptimi e tërhequr
nga ai në drejtimin tonë.
Ndërsa është duke e paketuar Joyce si një mentor, Kiberd po
ashtu përmbledh atë që ne kemi nevojë të marrim nga epika e Homerit: “Urtësia që duhet për të grumbulluar pak nga
pak material prej ‘Odisesë’ është mjaft e pastër: edhe atje- nuk ka asgjë më të
mirë në jetë sesa kur një burrë dhe një grua jetojnë në harmoni dhe se një i
tillë gëzim, megjithëse më mirë ndjehet intensivisht nga vetë çifti, kurrë nuk
mund të arrihet të përshkruhet nga askush plotësisht”.
Por jeta është e shkurtër dhe arti i gjatë, dhe nëse është kjo,
ajo është e gjitha. Pse nuk mund të
vendosim vetëm për të lexuar përmbledhjen e Kiberdit, sesa të na duhet për të
luftuar me plot 12,000 rreshta të ndryshuar të Homerit? Mbuluar apo lavdëruar,
librat që ofrojnë përdorime praktike për letërsinë klasike janë në fakt akte të
arrogancës ikonoklastike. Duke e
shpallur hapur vasalitetin e tyre ndaj asaj të zakonshmes. Ata janë të drejtuar
nga padurimi-madje edhe neveritur për-eksperiencën aktuale të leximit të punëve
të ashtuquajtura të jashtëzakonshme.
Shënime
1-E flashkët, zjarr i dobët
2-Hermafrodit-ekzistenca e dy sekseve
3-Koment antik në një pjesë të shkrimeve të shenjta hebraike
4-Vepra më e madhe
Përktheu nga
origjinali Ben Andoni. Autori Steven G. Kellman është profesor i letërsisë së
krahasuar në Universitetin e Teksasit në
San Antonio, autor i "Redemption: The Life of Henry Roth" (W.W.
Norton, 2005), dhe redaktori i një botimi të ri të M. E. Ravage "An
American in the Making" (Rutgers, 2009).
Comments
Post a Comment