Orientalistët e kanë ndryshuar përgjithmonë peizazhin intelektual dhe shpirtëror të Evropës


Orientalistët e kanë ndryshuar përgjithmonë peizazhin intelektual dhe shpirtëror të Evropës dhe i kanë lejuar artistët, shkrimtarët dhe kompozitorët që të futen në mënyrë imagjinative dhe në mënyrë simpatike drejt civilizimeve gjer këtu jo shumë familjare për Perëndimorët për ta pajtuar atë me dinjitetin e Orientit dhe respektin për evropianët që punojnë me Orientalët në mënyrë që të shikohen si të barabartë. Ishte pikërisht ky mjedis intelektual dhe shpirtëror, ku Mozarti krijoi disa nga muzikat e tij më sublime. Ndoshta Die Zauberflöte, Il Seraglio, dhe cantata K.619 mund të shihen si refleksione të vërteta prej artit të kërkimeve Orientaliste.

Mozart dhe Orientalizmi

Nga Ibn Warraq

Orientalizmi ruan në artin perëndimor atë staturë që është shprehur pak a shumë në fjalët e shqiptuara nga Roger Scruton, “vazhdimisht ka tentuar drejt territorit shpirtëror që nuk ka aq vend në hartën e Kristianizmit” dhe e ka bërë këtë me bujari, tolerancë, ndjeshmëri, dhe me një vizion fisnik të humanizmit universal. Letërsia dhe muzika e saj, po ashtu si edhe piktura dhe arkitektura, ka provuar për qytetërimet dhe popujt e tjerë madhështinë e saj, kurse ajo vetë i ka përqafuar ata si të barabartë dhe jo rrallë edhe i ka trajtuar si shpirtra superiorë nga të cilët Perëndimi ka se çfarë të mësojë edhe sot e kësaj dite. Në biografinë e saj për Mozartin si krijues, Brigid Brophy ka një kapitull  lëbyrës mbi Ekzotikën e tij në shekullin e tetëmbëdhjetë, duke na kujtuar neve aventurat e këtij njeriu të shquar të Perëndimit "drejt ujërave të hapur, brigjeve të pa-ëndërruar”, ku ai parasheh Kinën, Turqinë, Persianë, Babilonianë, Egjiptin, Abisininë, Amerikën e Jugut, Indinë, madje edhe hapësirat më të përtejme1.

Brophy i këndon me ëndje virtyteve të Die Entführung aus dem Serail [Il Seraglio] të Mozartit dhe Die Zauberflöte, dhe i vendos ato krejtësisht brenda kozmopolitanizmit të Rilindjes dhe programit të saj edukativ. “Të admiroje dhe të kopjoje vendet e huaja brenda Evropës ishte gati njësoj sikur t’i admiroje, t’i koleksionoje dhe kopjoje prodhimet ekzotike të kontinenteve të tjera."2Il Seraglio, kur paraqitet Pasha Selimi, personazhi konsiderohet se është bërë si një “material i papunuar i fisnikërisë, aristokracisë dhe  madhështisë, por krejt i pa instruktuar," ndërsa lejohet të zhvillojë një pjesë të mirë “shumë me më tepër karakter sesa prekja e thjeshtë ekzotike." Nga fundi Pashai bëhet një njeri i ri, i cili ”e përshfaq veten më shumë si një pagan fisnik, ndryshe nga babai i tij Kristian- ku për ta përfundimet e identitetit janë përcjellë njësoj si ato oxhaqet e stilit rokoko të fabulave, ku Blemonte si biri i një armiku të vjetër,  e përdor sëmundjen e Pashait. Qëllimi moral i gjendjes shpirtërore ekzotike është vërejtur kur kinse barbari Pasha e stigmatizon babanë e  Blemontes si 'dieser Barbar3.'"

Brophy vazhdon: “Ky njeri gjakatar dhe i padrejtë është, natyrisht, një Kristian me ngjyrë të thellë katolike-një dinjitar spanjoll [Ashtu si i biri i tij, Belmonte, i cili pranon dhe që është gati i përgatitur për të vdekur pa u ankuar në rikompensimin e 'das Unrecht' bërë nga babai i tij tek Pasha (Akti III, dialogu përpara No.21)]. Opera e Frederikut të Madh [Montezuma] ka stigmatizuar mizoritë e spanjollëve kundër Meksikanëve me qëllim që të tregojë faktin se ishte në fakt Kristianizmi që ishte vërtetë ai “barbari” [In Bernardin de Saint-Pierre's Paul et Virginie, Paul përdor të njëjtin paradoks verbal kur në harenë primitive të Mauritius ai flet për Evropën sikur të jetë 'ce pays barbare.'] Il Seraglio na shfaq jo vetëm trajtimin hakmarrës spanjoll ndaj një turku por na përshfaq vërtetë se është ai turku  që është i aftë të na rrëfejë mësimin e hakmarrjes. Pashai nuk e kërkon mundësinë të shpagojë vetveten mbi babain përmes të birit-sepse ai përbuz që të ndjekë shembullin barbar të kristianëve.  'E kam parë babanë tënd dikur me shumë urrejtje' ,-i thotë Belmontes, 'në mënyrë që të jetë i aftë për t’u ecur në hapat e tij.'


Balada narrative e Pedrillo-s na evokon Kryqëzatat “drejt avantazhit të fisnikërisë kristiane por në pararendësin historik të parendësit të Selimit në fisnikëri, Saladinit." Kështu Pashai e liroi Belmonten, për të mos bërë hakmarrjen, që kështu do mund të dëmtonte natyrën morale të hakmarrësit dhe për Konstancën, sepse as forca as mirësia në pjesën e tij, s’mund të ndryshonin faktin se ajo nuk e donte atë: Pasha "reformon qeverinë e tij drejt  një shtrirje të së dhënës për një paralajmërim të gjallë drejt oficerit të tij të korruptuar Osmin...."4

Die Zauberflöte ka të njëjtin çështje emocionale subjekti ashtu si edhe Il Seraglio.
Kryesisht, testimin e dashurisë kundër frikës së vdekjes. Por ish-i ka temën e tij familjare të Rilindjes: triumfin e dritës mbi  errësirën por para përmes simbolizmit alegorik të Masonerisë. Ashtu si Brophy që do të na kujtojë neve se: “Mozarti, kur ishte i ri dhe aq i brengosur,-do t’i shkruante i shqetësuar të atit të tij të shqetësuar dhe konservativ, se e pëlqente shumë Voltaire. Plot gjashtë vjet pas vdekjes së Voltaire, ai do bashkohej me Masonët, që e lajkatonin Volterin, duke treguar si duhet në praktikë moralitetin e Rilindjes (përfshirë këtu edhe tolerimin) dhe që ishin për këtë arsye të dënuar (dy herë përgjatë shekullit të tetëmbëdhjetë) nga një bulë papale. Megjithatë, Katolicizmi priret që t’ia rikthejë komplimentin Masonerisë me anë të tolerimit sepse Masoneria si një sistem 'universal' i moralitetit na ka lënë të nënkuptohet se Kisha nuk ishte e nevojshme si morale dhe sepse Masoneria insistonte (që nga 1723 e tutje) në shtrirjen e tolerancës dhe i ofronte anëtarët e tij kristianë njësoj si  hebrejtë dhe Deistët5."

Brophy argumenton se "alegoria qendrore e Masonerisë, triumfi i dritës mbi errësirën, ndahet me metaforën e vërtetë të Rilindjes, me fjalën e çdo dite ( e cila thotë ’e kap me sy’ në sensin që ’e kuptoj’) dhe me kultin e lashtë të Osiris (Dielli) dhe Isis (Hëna, që mund të ndriçojë kurdo). Në ndjekje të alegorisë, një ndërmarrje e shkallës- së-parë drejt Masonerisë është e verbër dhe përfaqësohet si një ’kandidate e varfër në gjendjen e errësirës’...Kandidatët në opera e kalojnë errësirën Masonike duke qenë në kohë të ndryshme, të mbuluar, nënshtruar provës-nga-errësira dhe në dijeni të territ shpirtëror (nata e pafundme e Taminos); rilindja e tyre shpirtërore në fillimin, i cili koinçidon me fitoren e Sarastro, “në të cilin ’rrezet e diellit dalin edhe natën6'"

Sarastro është qartësisht një aluzion për Zarathustrën, dhe Brophy habitet nëse libretistët—Mozart vetë duhet të ketë pasur ndonjë dorë tek libretistët—merr njohuritë e para nga ata për Zarathustrën nga Lukian, Voltaire i botës antike, që e mori Meniposin cinik si hero të romanit të tij. "Menippos thotë se kur ai vendos të vizitojë nëntokën ai do’që të shkojë në Babiloni dhe t’i kërkojë një favor njërit prej magjistarëve, dishepujt dhe trashëgimtarët e Zarathustrës (tinoõ tën magën tën Zëroastrou maqhtën kai diadocën)7.'"

Një biograf modern i Mozartit, Maynard Solomon, mendon se:”Tërheqja e Mozartit drejt orientalizmit të Zarathustrës është i zakonshëm në traditën e lozhave masonike dhe shoqërive të leximit, të cilat ishin vatra të interesit për ekzotizmin, orientalizmin dhe në mrekullitë8.
Solomoni është po ashtu i bindur se prekja e Mozartit për Masonerinë ishte më i thellë.

“Ka pasur një apel të fuqishëm në atë kohë për idealizimin masonik, afrimin e tij jodogmatik drejt religjionit, mësimet e tij për t’u zhvilluar si edhe frymëzimin e duhur shpirtëror. Ai sigurisht ushtron një tërheqje të fuqishme mbi Mozartin që buron nga aspiratat e tij humanitare dhe të rilindjes, ideali i tij për barazinë, lirinë, tolerancën dhe vëllazërinë dhe vizionin e tij të shpëtimit rrjedh përmes dashurisë dhe arsyes...Masoneria preku dëshirën e saj të zjarrtë në religjion përmes shkrirjes të mësimeve bashkëkohore të Rilindjes me traditat e antikitetit dhe përmes eklektizimit të saj politeist që kombinon Kristianizmin, klasiken dhe religjionin ekzotik drejt një arome të rëndë-dëshmitare të linjës së hapjes së kantatës së Mozart, K.619, me pranimin e tij jodogmatik të çdo hyjnie:

Ju që krijuat atë
Krijuesin e universit pakufi,
Quheni atë Jehova apo Zot,
Quheni atë Fu, apo Brahma.
Vëri veshin! Ndiej fjalët
Ato t’thirrjes së trumpetës së të Plotfuqishmit!
Që tingëllon përmes tokës, hënës, diellit,
Që tingëllon kaq pandalim9."

Masonët iu përgjigjën pastër shumë prej kërkesave më të dashura të Mozart: tërheqjen e tij drejt misterit dhe iluminimit, kërkimin e tij të vazhdueshëm  për njohuri dhe përpjekjet e mëdha për të bukurën, fantazinë dhe vëllazërinë. Masonët besonin në mundësinë e transformimit social ”dhe kthimin e humanizmit nga gjendja e pafajësisë dhe hijeshisë”. Ashtu si Solomoni e përfundon kapitullin e tij me premtimin e thellë të Mozartit ndaj Masonëve:”Mrekullimi i kompozitorit të ri me Netët Arabike me romanin utopist të racionalistit Fenelon ‘Les Aventures de Télémaque’ dhe me çdo lloj letërsie dhe puqjes orientale muzikore me Tempullin Masonik, duket në krijimin e premisave të konsakruara me miniaturat e ngjashme të një qyteti fantastik krejt të ndriçuar, i cili sillte një gaz paraprak të dritës me një të ardhme aq të dëshiruar para një të tashme të gatshme. Ne jemi lënë pa të vërtetën, por ndoshta me disa dhoma për misterin dhe mrekullinë10.

Netët arabike, Brahma, Zarathustra, Pashai Turk: nga kush e thithi vallë Mozarti Orientalizmin e tij? Versioni evropian i Netëve arabike ishte një përkthim në frëngjisht që filloi më 1704 nga orientalisti frëng Antoine Galland [1646-1715]; më 1771 Anquetil-Duperron [1731-1805] botoi Zend Avesta e tij (3 volume.), ku përmbaheshin përmbledhje nga shkrimet e shenjta të Zarathustrës, Jetën e Zarathustrës dhe fragmente të tjera të punëve atribuar ndaj Zarathustrës; Barthélemy d'Herbelot's Bibliothèque Orientale, ou Dictionnaire universal ...des Peuples de l'Orient [Paris, 1697], kompletuar pas vdekjes së d'Herbelot më 1695, përmbante një hyrje në Brahma; dhe sa për Turqinë, një numër udhëtarësh sollën aty impresionet e tyre për Otomanët, të tillë si Johann (Hans) Schiltberger [1381-1440]; Ogier Ghiselin de Busbecq [died 1592], që ishte ambasadori i Ferdinandit të I të Austrisë në Perandorinë Osmane në kohën e sundimit të Sulejmanit të Madhërishëm dhe vetë Lady Mary Wortley Montagu [1689-1762]; ndërsa tema e turkut bujar dhe shumë të pasionuar është ashtu si ne e shikojmë në diskutimin e Gluck, që ishte krejt i zakonshëm në teatër, opera dhe balet në mes të shekullit të tetëmbëdhjetë në Vienë dhe Paris.

Është tejet larg si ide por ka të ngjarë që Mozart e bëri njohjen e tij të Zarathustrës përmes influencës nga përkthimi, që bëri në atë kohë Anquetil-Duperron sesa përmes leximit të Lukianit. Për atë që dimë në këtë kohë është sesa shpejt versioni frëng i Avesta u shfaq për publikun, në kohën kur Johann Friedrich Kleuker [1749 -1827], Profesori i Teologjisë në Universitetin e Riga, botoi një përkthim në gjermanisht të tij në Laipsig dhe Riga në mes të vitit 1776 dhe 1777, dhe që është po ashtu e rëndësishme nga disertacioni historik i Anquetil. Anquetil u përpoq të rrëfejë përmes kujtimeve të Plutarkut se të dhënat e "Avesta" janë plotësisht të përshtatshme me krijimin e religjionit Magian që është i dhënë edhe në traktatin  "Isis and Osiris." Kleuker zmadhoi pastaj rrethin e krahasimit në të gjithë letërsinë antike11. Duke i dhënë rëndësinë e duhur figurës së Isis dhe Osiris në simbolizmin e Masonerisë dhe ashtu si argumenton Brophy për Die Zauberflöte e Mozartit duket e mundshme se Anquetil-Duperron dhe Kleuker mbeten burimi më i madh për të dy Masoneritë dhe vetë njohuritë e Mozartit mbi Zarathustrën. Lukian do të ketë qenë vërtetë tejet cinik për tu përtypur prej Mozartit, që mund të ketë qenë ofenduar nga satira anti-religjioze e Lukianin në të njëjtën mënyrë si Mozarti nuk e pëlqen Voltaire.

Orientalistët  dhe kurioziteti i paepur intelektual i tyre, dituritë dhe përkthimet patën ndikim të madh për zhvillimin e artit, filozofisë dhe politikës në Evropë dhe kanë influencuar për një kronikë pasionante që nga Raymond Schwab në The Oriental Renaissance. Orientalistët e kanë ndryshuar përgjithmonë peizazhin intelektual dhe shpirtëror të Evropës dhe i kanë lejuar artistët, shkrimtarët dhe kompozitorët që të futen në mënyrë imagjinative dhe në mënyrë simpatike drejt civilizimeve gjer këtu jo shumë familjare për Perëndimorët për ta pajtuar atë me dinjitetin e Orientit dhe respektin për evropianët që punojnë me Orientalët në mënyrë që të shikohen si të barabartë. Ishte pikërisht ky mjedis intelektual dhe shpirtëror, ku Mozarti krijoi disa nga muzikat e tij më sublime. Ndoshta Die Zauberflöte, Il Seraglio, dhe cantata K.619 mund të shihen si refleksione të vërteta prej artit të kërkimeve Orientaliste.


Shënime
[1] Brigid Brophy. Mozart The Dramatist. New York: Da Capo Press, 1988, pp.211-212:
“Duke vizatuar në të gjithë botën shijen e ekzotikes derdhur nga arti dekorativ drejt letërsisë, drama dhe opera, në të gjithë atë që mund të shërbejë po ashtu për qëllimet e propagandës të arsyes. Kina (Horace Walpole's Letter from Xo Ho To His Friend Lien Chi At Pekin): Turqia (ekzotizmi i të cilës i dha nuancë operës së Glukut “Die Pilger von Mekka” ashtu si ‘Zaide’ e Mozartit, ku Selim Pashai i Mozartit mban seraglio e tij, apo ku Don Giovanni ka qenë në ndjekje të objektit të tij dhe ku Candide e mbaron atë dhe vendos që të kultivojë tashmë kopshtin e tij): Persia (Montesquieu's Lettres Persanes; prekja e Zarathustrës në Sarastro [in Die Zauberflöte]): Babilonia (Voltaire's La Princesse de Babylone): Egjipti (L'Oca del Cairo [Opera e pambaruar buffa e Mozart]; Thamos, König in Ägypten [ luajtur nga Baron von Gebler për të cilin Mozart shkroi një muzikë]; Opera e Hendel mbi temën e Çezarit dhe Kleopatra; pikturat e Tiepolo për takimin e  Antonit dhe Kleopatrës dhe për banketin në të cilin Kleopatra treti një perlë dhe ia dha Antonit që ta pinte; Sethos, [romani francez nga abati Jean Terrasson] e cila jep një pamje të perlës së zhdukur; dhe vetë Die Zauberflöte ): Amerika e Jugut (ku vendoset ngjarjet e Frederikut të Madh [Montezuma], dhe ku Volteri ka vendosur Candidi qe gjen El Dorado): Abisinia (titulli origjinal i Rasselas është The Prince of Abissinia, rrëfim): India (Bernardin de Saint-Pierre's La Chaumière Indienne): Inditë (është një gjë e kotë nëse ka të bëjë me Lindjen apo Perëndimin, apo atëherë në gjërat në të cilat heroi i Die Zauberflöte është japonez apo jo, ashtu si është thënë në disa botime, një princ Javanese): civilizimi i Indianëve të kuq (që i dhanë Voltaire me një hero [the Huron in L'Ingénu]): Mauritani (apo ashtu si ishte atëherë si koloni e Francës, the île de France, vend ku Bernardin de Saint-Pierre, kaloi vetë shumë vjet atje dhe që ka bërë edhe një vendosje të Paul et Virginie): madje edhe në pjesën e jashtme (Voltaire's Micromégas)...."
[2] Ibid.,p.214
[3] Ibid.,p.226
[4] Ibid.,p.229. Pasazhet në kllapat katrore janë vetë shënimet e Brophy.
[5] W.A.Mozart. Die Zauberflöte. Die Entführung aus dem Serail . Paraqitje nga Brigid Brophy. New York:Universe Books, 1971, p.100.
[6] Ibid.,p.15.
[7] Brigid Brophy. Mozart The Dramatist. New York: Da Capo Press, 1988, p.187.
[8] Maynard Solomon. Mozart. A Life. New York:Harper Perennial, 1996, p.344.
[9] Solomon, op.cit.,pp.330-331.
[10] Ibid.,p.335.
[11] James Darmesteter, Introduction to Sacred Books of the East, The Zend-Avesta, Oxford:Oxford University Press, 1880, pp.xvii-xviii.

Përktheu nga origjinali Ben Andoni...

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk