Lidhjet e kompozitorit me nazistët gjermanë vinë nën një pamje të re



Një muzikolog nga Teksasi i Veriut pretendon se Jean Sibelius ka qenë në të gjallë një mbështetës aktiv i Nazizmit. Ndërkaq, shkollarët e tjerë, thonë se këto pretendime janë thjesht të fryra

Nga Peter Monaghan 
(The Chronicle)*

Kompozitori Jean Sibelius është argumentuar si muzikanti më i madh i fillimit të shekullit të 20-të, po aq sa ishte dhe Ezra Pound në letërsinë moderne. Tashmë, plot 50 vjet pasi kompozitori finlandez ka vdekur më 1957 (në moshën 91-vjeçare), një muzikolog nga Teksasi pretendon se Sibelius ishte i ngatërruar fajësisht me nazistët gjermanë dhe kështu mund që t’i bashkohet në këtë përvojë Pound-it, Richard Wagner-it dhe Louis-Ferdinand Céline-it në grupin e zgjedhur të atyre artistëve, që bënin pjesë në ata që bënë poshtërimin anti-semitik.
Lidhjet e Sibeliusit me Nacional-Socialistët përbënin një mbështetje aktive për Nazizmin dhe përpjekjet e propagandës së kësaj të fundit në Gjermani dhe në Vendet Nordike, shprehet Timothy L. Jackson, profesor i muzikës në Universitetin e Teksasit të Veriut.
Të tjerë ekspertë, që janë marrë me Sibelius, thonë se Jackson është duke u orvatur të krijojë një figurë nazisti prej njeriut, i cili thjesht në të gjallë kishte nevojë të lidhej me Rajhun e Tretë të mbijetonte dhe përgjatë pjesës më të madhe të botës, ishte ndoshta si tepër i vetëkënaqur me ngritjen e Hitlerit.
Roli i kompozitorëve evropianë, që kanë ndihur në formën e krijimit të karakterit grotesk të Nazizmit ka qenë për një kohë të gjatë një çështje e shumëpërfolur në rrethet muzikologe; debate që kanë gjeneruar shumë diskutime e që lidhen madje me figura të tilla si Wagner, e nga ana tjetër të çojnë në argumentin se dyshimet e shfaqura mbi Sibeliusin mund të ndikojnë dukshëm në përcjelljen e muzikës së tij, por edhe në mënyrën sesi Romantizmi muzikor e ka shikuar historinë e jetës kulturore të shekullit të 20-të.
Jackson i ka bërë të njohur akuzat e tij kundër Sibelius në një ese të gjatë, në një libër që e ka përgatitur së bashku me tre kolege të tij me titullin: Sibelius në Botën e Vjetër dhe të Re: Aspekte të muzikës, interpretimit dhe Pritjes së tij, libër i cili Grupi Botues Peter Lang ka vendosur ta botojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Jackson, që njihet si një specialist i kompozitorëve të vonshëm Romantikë, të tillë si Anton Bruckner, Richard Strauss dhe Sibelius, e ka shtruar argumentin e tij në mbledhjen vjetore të Shoqatës Muzikore Amerikane në Philadelphia. Kjo ka bërë që të shkëmbehen pafund e-maile sqarimesh mes shumë ekspertëve të Sibelius, shumë prej të cilëve i kanë ndarë ato edhe me The Chronicle, që po boton këtë ese.
Nga arkivat e Sibeliusit dhe burimet e tjera, Jackson ka mbledhur një masë të madhe dokumentesh, letrash, letrave qeveritare dhe lajmeve të gazetave për të sfiduar një standard, i cili ruhet për Sibelius: që ai vetë ishte një vëzhgues pasiv dhe apolitik i ngritjes së Nazizmit dhe efekteve të tij në Evropë.
Ai thotë se mrekullimi i hershëm i Sibelius drejt mitologjisë finlandeze dhe Nacionalizmit rezononte shumë me Nazizmin. Dhe, ndërsa Rajhu i Tretë fitonte forcën e tij, Sibeliusi arriti të merrte mbështetjen e tij financiare, atë që akordohej nga ky institucion për artistët. Për shembull, që në vitin 1933, koha kur Jozef Gebels u emërua ministër i Propagandës, Sibeliusi, në atë kohë që ishte krejt i mirë-afirmuar dhe në moshën 67-vjeçare, filloi të përfitojë tek taksat dhe tek kursi i këmbimit të valutës… një masë speciale për atë kohë, të cilën Gebels e aprovoi për disa artistë të veçantë.
Kjo lloj marrëdhënie ishte një lloj gjallërimi i regjimit “miqësor me artistët”, sugjeron Jackson. Por, nazistët ishin veçanërisht të interesuar në drejtim të Sibelius, shton ai po këtu. Për shembull, në vitin 1935 Sibelius pranoi Medaljen Gëte, urdhër që Adolf Hitleri e konfirmonte me firmën e tij. Të paktën, që nga viti 1941, ai merrte një pension nga Gjermania që ishte baras me gjysmën e mesatares së të ardhurave vjetore të një gjermani. Kurse më 1942, zyrtarët e Rajhut të Tretë aprovuan themelimin e Shoqatës gjermane Sibelius.
Admirimi i Nazistëve për Sibeliusin ishte i tillë saqë shumë historianë të muzikës e shikojnë me shumë dyshim kompozitorin. Jackson ka siguruar dhe më shumë ushqim për këtë pretendim. Ai argumenton se duke shkuar në kohë edhe me të gjithë dhëniet e titujve kalorësiakë, Sibeliusi mori përsipër mbi vete ”Një akt politik të një rëndësie të konsiderueshme për Finlandën, pse jo dhe për Gjermaninë me një kuptueshmëri të madhe të propagandës“.
Por, edhe një veprim i vetëm i tij, e ilustron më së miri afrimitetin e Sibeliusit ndaj karakterit të nazistëve, e kjo lidhet me tradhtinë që ai i bëri kompozitorit të ri me origjinë hebreje Günther Raphael. Në vitet 1931 deri më 1936, Raphael iu lut Sibelius në mënyrë të vazhdueshme, urgjente dhe gati mëshiruese për ta ndihmuar të mbante pozicionin e tij të mësuesit në Gjermani, në kohën kur të gjithë artistët hebrenj ishin përzënë nga pozicionet e tyre.
Jackson insiston që Sibelius mund t’i ishte bashkuar shumë artistëve të mirënjohur të kohës, që i kërkuan Gebelsit të mbronte kolegët e tyre hebrenj. Ndërsa ai, as nuk e rrezikoi pozicionin e Gebelsit me këtë rast.
Dhe, në mes të vitit 1942, thotë Jackson, kur ende dukej se Gjermania mund të fitonte luftën, Sibeliusi pranoi që të intervistohej në shtëpinë e tij në Finlandë nga Anton Kloss, një reporter lufte i  SS-ve, që ka të ngjarë të kishte marrë pjesë në mizoritë më të njohura të luftës. Kuptohet, thotë Jackson, në atë kohë Sibeliusi duhet ta kishte dëgjuar se çfarë kishin bërë gjermanët nëpër të gjithë Evropën.
Të tilla veprime e dënojnë Sibeliusin, pranon ai, megjithëse kompozitori duhet pranuar se në fund të vitit 1943 i denoncoi nazistët ”për paragjykimet e tyre të këqija sociale“ - krejt qetësisht në ditarin e tij.
Ajo që është më sinjifikative mbetet fakti se ai vazhdoi të merrte para nga nazistët gjatë të gjithë luftës, madje ka arritur dhe të ankohet që paratë nuk vinin në kohën e duhur.
Jackson shkruan se ai beson që shkollarët sibelianë e kanë parë Sibeliusin më shumë nga hagjiografia sesa nga perspektiva historike, e cila është në përgjithësi e përbashkët në biografitë e shkrimtarëve të mëdhenj-dhe ka lartësuar, si rezultat figurën e tij sikur të jetë gati një shenjt.
Për specialistët e tjerë sibelianë, thuhet se është vetë perspektiva e shikimit të Jackson ajo që është e deformuar. Në intervistat me telefon dhe në shkëmbimet e tyre të email-ave me historianin e muzikës nga Teksasi, ata i karakterizojnë pretendimet e tij si një fushatë e kotë për të njollosur.
Duhet marrë parasysh edhe moshën dhe izolimi i Sibeliusit në kohën që erdhi lufta -ngaqë duhet pranuar se ai në fakt kishte ndalur së kompozuari prej pothuaj 20 vite më parë -sugjeron një nga autoritetet e njohura finlandeze të Sibelius, Vesa Sirén. “Të kemi parasysh se ne jemi duke folur për një burrë të vjetër, tashmë krejt pa flokë, me duar që i dridhen dhe me një perde të tillë në sy saqë e kishte ndoshta të vështirë që të kuptonte se para vetes do të kishte dhe ndonjë SS”, thotë Siren, një gazetare e specializuar për muzikë dhe autore e një studimi, në të cilën është shkruar sesi bashkëkohorët e shikojnë Sibeliusin dhe ndërkohë është edhe redaktore e website zyrtar të Sibeliusit.
Sirén, ashtu si edhe Veijo Murtomäki, një profesor i muzikës në Akademinë Sibelius në Helsinki dhe një autoritet i rëndësishëm në punët për Sibeliusin e lavdëron Jackson, i cili  ka tërhequr vëmendjen për këto fakte, të cilat kanë lidhje me jetën e Sibeliusit, të tilla si vlera monetare dhe favoret e mirënjohura që ai mori nga admiruesit e tij prej Rajhut të Tretë. Ani, pretendimet e Jackson vazhdimisht janë fryrë dhe janë jashtë konteksti, insistojnë së bashku Sirén dhe Murtomäki .
Anipse, intervista e vitit 1942 me reporterin SS, sipas Jackson, është një fakt tjetër i dukshëm i argumentit të tij, sepse Sibeliusi ishte tepër i vetmuar dhe fare rrallë ka dhënë intervista për gazetat. "Krejtësisht pa sens", e përqesh Sirén. Sibelius ka bërë disa intervista gjatë vitit 1940 dhe shpesh me urdhër të Ministrisë së Jashtme të Finlandës. "Ai ka thënë se nuk donte të shikonte kaq shumë njerëz në shtëpinë e tij, por ai gjithnjë mundej nëse flitej për Finlandën”, ka shkruar Siren. "Sibelius ishte një kompozitor i madh dhe gjithashtu mendjemadh dhe pak fëmijë. Por ai ishte dhe një patriot i njohur”.
Dhe, me këtë rast, duke marrë parasysh karakterizimin për paratë, sak ato që mori Sibeliusu nga Gjermania ”me llogaritë e Nazistëve”, Siren shton: ”Kur nazistët morën pushtetin, gjëja e fundit në mendjen e tyre ishte që t’i bindeshin ligjeve ndërkombëtare të së drejtës”. Sibeliusi me kokëfortësi bindi miqtë e tij-që nga Gjermania, ku edhe ishin shumë prej tyre, ashtu si edhe nga të gjithë vendet e tjera. “Ne mund të argumentojmë se ai do të ishte shumë më mirë sesa të thoshte që s’dua asgjë të bëj me Gjermaninë, por sërish ai kishte të drejtë të interesohej për paratë që buronin nga të drejtat e tij”, thotë ajo.
Dhe, për sa i përket vendimit për të mos ndihmuar Günther Raphael, a është kjo vërtet një provë e anti-Semitism? Ky pretendim, thotë Sirén, injoron faktin se profesori mori dhe hodhi poshtë në atë periudhë qindra kërkesa të tilla dhe që nga vitit 1930, ai kishte pasur vërtet mjaft. Në fakt, thotë sërish Siren, kishte dhënë kaq shumë rekomandime, që ishin më shumë të motivuara nga politesa sesa ishte në të vërtetë i informuar për kualifikimin e vërtetë të marrësve të tij, saqë “tashmë ndjente realisht që ishte në mes të folesë së gënjeshtrave”.
Murtomäki, që bashkë me Jackson është një nga redaktorët e koleksionit të ardhshëm të eseve, Sibeliusi në Botën e Vjetër dhe të Re, dyshon se gjithë dobësitë në gjithë kritikat e kolegut të tij për Sibeliusin kanë të bëjnë me faktin se ai ka injoruar kontekstin historik.
Dhe, një tjetër shembull i thjeshtë: Një kundërshtim për sa i përket faktit, që përmend Jackson në lidhje me pranimin e medaljes Gëte nga Sibeliusi në vitin 1935. Murtomäki pyet: Pse nuk mund të pranonte Sibeliusi një nder të tillë, ndërkohë që ai në atë kohë ishte vërtet kompozitori klasik i gjallë më i njohur i botës dhe që deri më atëherë kishte fituar të gjitha nderimet nëpër botë?
Jackson, po ashtu, injoron kompleksitetin e mënyrës sesi finlandezët e shikonin Gjermaninë, sqaron Murtomaki. Ai vëren se në fillim të Rajhut të Tretë, shumë finlandezë besonin se Gjermania jo vetëm që i kishte mbrojtur shumë nga qytetarët e saj, por edhe  kishte luajtur një rol efektiv përkundrejt rrezikut Bolshevik. Në vitin 1939 Bashkimi Sovjetik sulmoi dhe mori nën kontroll një pjesë të veçantë të Finlandës. Kështu që Finlanda në 1941 e shpalli vetveten si aleate të Gjermanisë, me shpresën se do shpëtonte si nga invazioni sovjetik, por më vonë edhe nga ai nazist. Dhe, vërtetë, në shtator të vitit 1944 filluan luftën shtatë mujore, të ashtuquajturën Lufta Lapland kundër Gjermanisë.
Me gjithë këto kthime, Sibeliusi vuajti këmbimet e kohëve: Për një fare kohe, ai nderohej si një vendosës i standardeve të larta; ndërsa nga ana tjetër, ai është qortuar që është trajtuar si një lolo nazist falë prejardhjes Ariane. Por përgjatë kësaj lëkundje, Sibeliusi vlerësohet edhe për ngazëllimin e tij për Gjermaninë, një vend që finlandezët e konsideronin si një Mekë kulturore.
“Profesor Jackson ka disa copa puzzle në duart e tij, vetëm se piktura që është duke konstruktuar është shumë më e çuditshme për ne që e dimë më mirë se ai situatën kulturore dhe politike në Finlandë gjatë Rajhut të Tretë”, ka thënë Murtomäki.
Ai shton se tek e fundit Jackson ka bërë një shërbim për historinë finlandeze të lidhjeve kulturore, shkencore dhe politike me kolegët gjermanë gjatë Rajhut të Tretë. Por ndërsa Jackson vazhdon të insistojë se raportimet e tij janë më shumë sesa thjesht rrethanore, Murtomäki sërish s’është i sigurt për këtë: "Kështu, Sibelius ishte egoist dhe lajkatuar prej famës së tij në Gjermani dhe donte paratë e tij. Më vjen keq për këtë. Por kjo nuk e bën atë nazist apo ndonjë mik të madh të ndonjë personi SS apo ndonjë veprimi të bërë prej tyre. Historia s’është e lehtë".


Johan Julius Christian Sibelius
Jean Sibelius u lind më 8 Dhjetor 1865 dhe vdiq më 20 shtator 1957. Ai ishte një kompozitor i njohur finlandez i periudhës së Romantizmit, muzika e të cilit luajti një rol
të rëndësishëm në formimin e identitetit kombëtar finlandez.
Thelbi i veprës së Sibeliusit është i vendosur në shtatë simfonitë e kompozuara prej tij. Ashtu si Beethoveni, Sibeliusi përdori secilën prej tyre për të zhvilluar më tej stilin e tij personal kompozicional. Ndryshe nga Beethoveni që i përdorte simfonitë për të bërë deklarimet e tij publike dhe i rezervonte ndjenjat e tij më intime për punët më të vogla, Sibeliusi i çliroi ndjenjat e tij personale drejt vetë simfonive që krijoi. Këto punë vazhdojnë të luhen në mënyrë të vazhdueshme në skenat më të njohura botërore koncertore dhe po ashtu regjistrohen shpesh.
Për sa i përket simfonive, kompozimi më i njohur i Sibelius mbahet Finlandia, Valse Triste, koncerti për violinë,  Karelia Suite dhe Mjellma e Tuonela. Punët e tjera përfshijnë pjesë të frymëzuara nga Kalevala, që janë mbi 100 këngë me zë dhe piano, opera Jungfrun i tornet (Vajza e Kullës), muzikë dhome, muzikë për piano, 21 pjesë të ndara për muzikë korale, dhe muzikë rituale Masonike. Ai kompozoi deri në mesin e viteve ’20 dhe pasi plotësoi Simfoninë e shtatë (1924), muzikën e Stuhisë (1926), dhe një poemë Tapiola (1926), nuk punoi më për gjëra të mëdha. Bëri një përpjekje të fundit për Simfoninë e Tetë, por s’ia doli.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk