J. D. Salinger, oshënari i letërsisë
Një nga shkrimtarët më të njohur të shekullit të shkuar ka
pak ditë që ka vdekur. Po botojmë një nga esetë më të realizuara ndaj tij
Nga CHARLES McGRATH*
J. D. Salinger, i cili për njëfarë kohe konsiderohej si
shkrimtari më i rëndësishëm amerikan, që doli pas Luftës së Dytë Botërore dhe që
nga atëherë u kthye për publikun në histori suksesi dhe miklimi, duke u bërë një
lloj Garbo i letrave (por më i famshëm për
përpjekjen e tij për të mos qenë i famshëm), vdiq në shtëpinë e tij në
Cornish, N.H., ku ai kishte jetuar në një veçim të plotë prej gati më shumë se 50
vjet. Ai ishte 91 vjeç.
Përfaqësuesi letrar i Z. Salinger, Harold Ober Associates, i
cili bëri të njohur zyrtarisht vdekjen e tij, shpjegoi se kjo ngjau thjesht për
shkak natyrale. “Përveç faktit që kishte
thyer legenin në Maj,-ka thënë agjenti-shëndeti
i tij ka qenë i mrekullueshëm deri pak më vonë kur pësoi një rënie të menjëhershme,
që nisi që pas Vitit të Ri. Ai nuk kishte ndonjë dhimbje përpara ose gjatë kohës
që po vdiste”.
Reputacioni i letërsisë së Z. Salinger qëndroi gjithnjë lart,
por në mënyrë të jashtëzakonshme në vetë korpin influencial të veprës së tij të
botuar: Romani “The Catcher in the Rye”; koleksioni “Nine Stories” dhe mbi të
gjitha dy krijimet e tij, secila e përbërë
me dy histori të gjata rreth familjes fikshën të Glass: “Franny and Zooey” dhe
“Raise High the Roof Beam, Carpenters and Seymour: An Introduction.”
“Catcher” u botua më 1951, dhe fjalia e parë e saj, që nga
lart të sillte pak kohën e Mark Twain. Ajo, në një farë mënyre, hodhi stuhinë e
një shënimi të ri në letërsinë amerikane:”
Nëse vërtetë doni të dëgjoni për të, gjëja e parë që duhet të dini është se ku
linda unë dhe kujt i ngjante kjo fëmijëria ime e ndyrë, me çfarë merreshin
prindërit e mi përpara se të më bënin mua dhe gjithë ato llojet e gjepurave të
David Copperfield, por më ndjeni që unë s’ndjehem sikur po shkoj përmes kësaj
kujtese, nëse ju në të vërtetë doni të dini këtë”, iu drejtua ai publikut.
Megjithëse gati askush, mësues apo librar në veçanti nuk ishin
fare të sigurt se çfarë duhet që të bënin me të. “Catcher” arriti dhe u bë një
best seller gati i menjëhershëm dhe për faktin që rrëfyesi i tij dhe karakteri i
tij kryesor, Holden Caulfield, një adoleshent i përjashtuar nga shkolla përgatitore,
u bë çamarroku më i njohur i letërsisë amerikane që nga koha e Huckleberry
Finn.
Me zërin e tij cinik, një zë që fliste gati shpesh në
zhargon (dy shprehjet e tij më të përdorshme
ishin ”legen” dhe “djall”) dhe kuptimi i tij simpatik për adoleshencën dhe
egërsia e tij nëse tjetërsohej sensi i moralitetit të adoleshentëve të botës,
romani arriti dhe e goditi nervin e Luftës së Ftohtë në Amerikë dhe shpejt
arriti statusin e kultit, veçanërisht mes të rinjve të atëhershëm. Duke lexuar
“Catcher”, që u përdor më vonë si njësia thelbësore e citimeve, ai u bë po aq i
rëndësishëm edhe për të gjetur lejen e lexuesit të tij:
“Joshja e romanit u
vlerësua deri në këtë kohë edhe pse disa nga preokupimet e Holden, që edhe tani
duket pak si e përcaktuar vazhdon të shesë më shumë sesa 250,000 kopje në vit
si libër xhepi. Mark David Chapman, që vrau John Lennon më 1980, ka thënë madje
se shpjegimi për këtë akt të tij mund të gjendet lehtësisht në faqet e “The
Catcher in the Rye.” Më 1974, Philip Roth shkroi, “përgjigja e nxënësve të kolegjit ndaj punës së J. D. Salinger tregon
se ai, shumë më tepër se kushdo tjetër, nuk e ka kthyer kurrizin në kohë të
ndryshme, por në vend të saj e vendosi gishtin e tij në çfarëdo lufte domethënie
që shkon sot ndërmjet vetes dhe kulturës”.
Shumë kritikë kanë admiruar më shumë “Nine Stories,” që u
botua më 1953 dhe që ndihmoi të eklipsonte dhe shkrimtarë të tillë në atë kohë si
Mr. Roth, John Updike dhe Harold Brodkey. Historitë e tij janë të admirueshme për
vëzhgimin e tyre të thellë social, për dialogun e tyre me një ritëm gati perfekt
(Z. Salinger, që i përdorte shumë italiket
gati si një formë të komentit muzikor, ishte një mjeshtër jo vetëm në të folurën
letrare por edhe në fjalimin e atyre njerëzve që aktualisht flisnin në letërsinë e tij) dhe mënyra
sesi ata e shkatërrojnë çfarëdo që munden, është një sens i mbetur nga arkitektura
tradicionale e tregimit të shkurtër (struktura e vjetër e fillimit, mesit,
fundit) për një arkitekturë emocioni në të cilën historia mund të kthehet në një
modifikim të hollë të mënyrës së ironisë. Z. Updike ka thënë se ai admironte: “kualitetin e hapur krejtësisht të Zen, që ata tashmë kishin,
mënyrën sesi nuk e lëshonin goditjen”.
Z. Salinger, gjithashtu, arriti të perfeksionojë mjeshtërinë
e madhe të ironisë në letërsi-për miratimin e asaj çfarë mund të thuhet duke thënë
më pas sesa apo madje edhe përballë asaj, që është e shpikur deri në atë kohë.
Orville Prescott shkroi në The New York Times më 1963 se “Rrallë ka ndodhur ndonjëherë në historinë e letërsisë të ketë pasur kaq
shumë fabula, që të ngrenë kaq shumë diskutime, të debatit, lavdërimit, dëbimit,
mistifikimit dhe interpretimit”.
Si i ri, Z. Salinger kishte mall nxehtësisht për këtë lloj
kujdesi. Ai mburrej në kolegj për talentin dhe ambicien e tij në letërsi dhe
shkroi letra gjithë kapardisje tek Whit Burnett, redaktori i atëhershëm i revistës
Story . Por suksesi, edhe kur vinte ndonjëherë, shpejt e braktiste atë, në kohët
e fillimit. Ai i tha redaktorëve të Saturday Review se ai ishte “I mirë dhe i sëmurë”
në kërkimin e fotografisë së tij mbi xhaketën e pluhurosur të “The Catcher in the
Rye” dhe kërkoi madje të hiqej nga botimet pasuese. Ai urdhëroi agjentin e tij
të digjte çdo letër të fansave të tij. Më 1953, Z. Salinger që kishte jetuar në
Rrugën East 57th në Manhattan, u arratis nga bota e letërsisë krejtësisht dhe lëvizi
drejt një toke 90 akrash në një faqe kodre plot pemë në Cornish. Ai dukej të përmbushte
në këtë mënyrë dëshirën e Holden për të ndërtuar për veten „një kasolle diku të bërë me sende që unë e bëra dhe jetoj atje për të gjithë
pjesën e mbetur të jetës“ larg nga „çdo
dreqin bisedim idiot me çdokënd tjetër“.
Ai e la rrallë këtë vend të ri, përveç disa rasteve
sporadike kur shkonte me pushime në Florida apo kur mundte të vizitonte Ëilliam
Shaën, njësoj si ai i tërhequr dhe ish redaktor i The Neë Yorker. Duke shmangur
tavolinën e zakonshme (dhe shumë
publike)të Z. Shaën në Hotelin Algonquin ata qëllonin që të takoheshin nën orën
në hotelin e vjetër të Biltmore, një rendezvous e vërtetë për brezat e studentëve
shkollorë-përgatitës dhe atyre të kolegjit.
Pasi Z. Salinger lëvizi në New Hampshire botimet e tij
filluan të pikojnë dhe shpejt ndaluan krejtësisht. “Franny and Zooey” dhe
“Raise High the Roof Beam,” të dy koleksione të materialeve që ishin botuar më
parë në The New Yorker, dolën më 1961 dhe 1963, dhe puna e fundit e Mr.
Salinger, që u duk në shtyp ishte “Hapworth 16, 1924,” një histori me gati
25,000-fjalë, e cila u përfshi më 19 qershor të vitit 1965, në botimin e The New
Yorker.
Më 1997, Z. Salinger ra dakord që të linte Orchises Press,
një botues të vogël në
Alexandria, Va., që nxori “Hapworth” në formën e librit, por
ai u tërhoq mbrapsht me një marrëveshje burrash në minutën e fundit. Ai kurrë
s’e mblodhi pjesën e mbetur të historive të tij apo të lejonte ndonjë nga ato që
të ribotohesh më pas në tekste librash apo në antologji. Një histori “Uncle Wiggily
in Connecticut,” u përshtat në “My Foolish Heart,” një film kaq i keq saqë vetë
Z. Salinger kurrë nuk tentoi të shiste më të drejtë subjektet e tij për filma.
I bërë shok dhe
pastaj tradhtuar
Në vjeshtën e vitit 1953, ai u bë mik me disa adoleshentë
lokalë dhe madje lejoi njërin prej tyre që ta intervistonte, prej kërkesës që i
bënë se intervista thjesht do jetë një artikull në një faqe gazete të shkollën
e mesme, “The Claremont Daily Eagle”. Artikulli u botua, por jo atje por në
vend të kësaj doli si një shkrim gazete në faqen editoriale të medias
profesionale. Z. Salinger u ndje shumë i tradhtuar sepse u thye prej adoleshentëve
dhe ndërtoi një gardh të lartë gjashtë-këmbë-e-gjysmë rreth pronës së tij.
Ai foli shumë rrallë më për shtypin, përveç vitit 1974 kur u
përpoq të shmangte botimin e paautorizuar të tregimeve të tij të pambledhura, dhe
i tha një reporteri të ‘The Times’: “Ka
një paqe të mrekullueshme kur nuk botohej. Është shumë paqe. Qetësi. Botimi është
një invasion i tmerrshëm ndaj privacionit tim. Më pëlqen të shkruaj. E dashuroj
shkrimin. Por unë shkruaj vetëm për vete dhe thjesht për kënaqësinë time”.
Dhe sa më shumë e kërkoi privacinë e tij, aq edhe më i famshëm
u bë, në mënyrë të veçantë pasi u shfaq në cover-in e Time më 1961. Për vite me
radhë, gati u kthye në sport gazetarie dhe revistash që të dërgoje reporterë në
Neë Hampshire me shpresë që do e shquanin diku. Si i ri, z.. Salinger kishte një
fytyrë të gjatë, melankonike dhe sy të thellë plot shpirt, por tashmë në pak
fotografitë që ka për publikun, ai duket thatanik dhe gri, sikur të jetë dikush
i dalë nga pikturat e El Greco. Ai kaloi shumë kohë dhe shpenzoi energji duke u
përpjekur të shmangë botën dhe është thënë disa herë se shumica e njerëzve nuk e
përvetësonin dot atë, kurse bishtnimi i tij vetëm sa e shtoi mitologjinë që
rritej përreth tij.
Sipas një pikëpamje tjetër, ai ishte pas si biçimi njeriu i
krisur apo Tolstoi amerikan, që e kishte kthyer heshtjen ndaj vetes në punën e
tij më të shquar dhe më elokuente të artit. Disa besojnë se ai botonte nën një
emër të supozuar dhe për ca kohë në fund të viteve ’70, William Wharton, autori
i “Birdy,” u përfol se ishte ai. Z. Salinger, që shkruante nën një emër tjetër,
derisa u vërtetua se William Wharton, në të vërtetë, ishte pen name i
shkrimtarit Albert du Aime.
Më 1984, kritiku i letërsisë britanike Ian Hamilton arriti
dhe iu afrua Z. Salinger me qëllimin e shkrimit të një biografie. Jo shumë
çuditërisht, po edhe atë ai e ktheu pas, duke i thënë se ai “kishte pësuar gjithmonë shfrytëzime dhe e
ndjente humbjen e privacisë që mund të dëgjohej në një kohë jete të vetme”.
Z. Hamilton nuk u ndal dhe shkoi përpara gjithsesi dhe më 1986 Z. Salinger e dërgoi
në gjyq për të ndaluar përdorimin e citimeve dhe perifrazimeve nga letrat e papublikuara.
Rasti në fjalë i përshkoi të gjithë shkallët deri në Gjykatën e Lartë dhe për
çudi të të gjithëve, Z.Salinger fitoi por megjithatë jo pa shumë kosto të
privacisë së tij, aq shumë të ruajtur deri më atëherë.
(Në qershor të vitit 2009 ai po ashtu arriti dhe hodhi në
gjyq Fredrik Colting, autorin suedez dhe
botuesin e romanit që thuhet se ishte vazhdim i “The Catcher in the Rye.” Në
Korrik një gjykatë federale vendosi që ai të vazhdonte botimin e librit)
Privacia e Z.Salinger është shpuar më tej në vitin 1998 dhe sërish në vitin 2000 me botimin e
kujtimeve -së pari të Joyce Maynard
— me të cilën ai kishte pasur punë për 10 muaj në vitin 1973, kohë kur Maynard
ishte rioshe në kolegj — dhe atëherë nga miqësia me vajzën e tij Margaret. Shumë
kritikë ankohen se dy gratë u përpoqën të shfrytëzonin dhe të përfitonin nga historia
e tyre me Z. Salinger dhe ndaj kjo e bëri Matthew, të birin e Z.Salinger, që i
shkroi një letër The New York Observer se e motra e tij kishte një “mëndje të
çoroditur” dhe se ai nuk e kishte njohur njeriun e portretizuar nga ana e saj.
Të dy librat megjithë këtë shtuan padurimin, që ai ishte thjesht një element i Howard
Hughesish, për legjendën e Salinger .
Z. Salinger ishte shumë i kontrollueshëm dhe seksualisht i
manipulueshëm, shkroi Maynard dhe po ashtu edhe tejet i opsesionuar nga mjekësia
homeopatike dhe dieta e tij (bizele të
ngrira për mëngjes, burger qëngji të pazier mirë për drekë). Znj. Salinger
thoshte se babai i saj ishte nga ana patologjike egoist dhe abuziv ndaj të ëmës
së saj dhe në drejtim të homeopatisë dhe ushqimit ajo shton dhe një listë të
gjatë të gjërave që e entuziazmonin atë:: Zen Buddhism, Vedanta Hinduism,
Christian Science, Shentologji dhe akuapunktur. Z. Salinger pinte urinën e tij,
shkruante ajo dhe qëndronte për katër orë me radhë në një kuti orgonike.
Por a shkruante ai? Kjo çështje i ka obsesionuar shumë Salingerologjistët
dhe në mungesë të evidencave të vërteta, teoritë shumëfishohen. Ai nuk ka
shkruar dhe një fjalë të vetme për vite me radhë. Apo njësoj si një karakter i
Stanley Kubrick në filmin “The Shining,” ai shkroi të njëjtën fjali mbi dhe sërish
e sërish. Apo njësoj si Gogoli në fund të jetës së tij, ai shkroi tejet por
pastaj i digjte shpesh gjërat e tij.
Maynard thotë se ishin dhe të paktën dy romane që ishin vendosur diku për
siguri, megjithëse ajo vetë kurrë s’i kishte parë ato.
Jeta e hershme
Jerome David Salinger u lind më Manhattan në ditën e vitit të
ri 1919 dhe ishte i dyti i dy fëmijëve. Motra e tij, Doris, e cila vdiq më
2001, ishte për shumë vjet me radhë blerëse në departamentin e rrobave të
Bloomingdale. Ashtu si personazhet e “Glasses”,
fëmijët e Salinger ishin produkti i një martese të përzierë. Babai i tyre Sol,
ishte një hebre dhe biri një rabini, por që tash ishte asimiluar mirë dhe që bënte
me sukses importin e mjeteve të tij të jetesës: djathin dhe proshutën. Nëna e
tyre, Marie Jillisch, ishte pasardhëse e një familje të Irlandës, lindur në
Skoci, por e kishte ndryshuar emrin e parë të saj nga Miriam për ta zbutur-me
ligjin. Familja ka jetuar në Harlem ku edhe u lind Z Salinger, por që atëherë kur arriti që biznesi i Sol Salinger lulëzoi,
ata lëvizën drejt West 82nd Street dhe pastaj në Park Avenue.
Kur arriti moshën e studentit, Z.Salinger atëherë i njohur
si Sonny, ndoqi Shkollën e avancuar McBurney School në Upper West Side. (Në atë
kohë, ai i rrëfeu zyrës së pranimit se interesi i tij ishin dramat dhe peshku
tropikal). Por ai u lajkatua shumë pas dy vitesh për shkak të talentit dhe më
1934 u përcoll në Akademinë Ushtarake të Valley Forge, në Wayne, Pa., në të
cilin u bë një model për Holden’s Pencey Prep. Like Holden, ku Z. Salinger arriti
të ishte menaxher i ekipit të skermës së shkollës dhe po ashtu edhe u bë
redaktori letrar i librit të shkollës ,që botohej çdo vit Crossed Swords, dhe
madje arriti të shkruajë dhe një këngë në shkollë që ishte një përzierje
nostalgjike e ndjenjave të shekullit të XIX ose më mirë një kryevepër e ironisë:
Mos i fshih lotët në këtë ditë të fundit,
Hidhërimi juaj, nuk ka turp;
Për të marshuar mes linjave gri;
Nuk do e luash më lojën tënde
Katër vjet kanë shkuar në kët’ rrugë të gëzueshme-Do të mund
të qëndrosh në ato kohë të vjetra, I dashur?
Dikur mbaheshe gjallë, kurse tani në këto ditë fluturake,
Edhe pak, sa të ka mbetur.
Më 1937 pas disa javëve jo-entuziaste në Universitetin e New
York, Z.Salinger udhëtoi me të atin e tij në Austri dhe në Poloni, ku babai i
tij ruante një plan sesi t’i mësonte në terren biznesin e proshutës. Duke
vendosur se nuk ishte për të, ai u kthye në Amerikë dhe u drejtua deri në
Kolegjin Ursinus në Collegeville, Pa. Shokët e tij studentë e kujtojnë atë që
ecte shpesh me hap të madh përreth Campusit me një chesterfield të zi me një
jakë të kadifenjtë dhe duke shpallur publikisht se ai do shkruante Romanin më të
Madh Amerikan.
Kujtesa më e madhe e Z.Salinger nga arsimi i lartë është një
mbrëmje klase që ai ishte në Columbia më 1939 dhe që është treguar nga Whit
Burnett. Është i njëjti njeri që nën kujdesin e tij, ai arriti që të shesë një
rrëfim “The Young Folks,” në revistën Story. Ai më pas arriti që të shesë
tregime dhe në Esquire, Collier’s dhe The Saturday Evening Post — punë me
formula por që i dhanë atij një aluzion të vogël për origjinalitetin e vërtetë
në letërsi.
Më 1941 pas disa refuzimesh rresht, Z.Salinger përfundimisht
e krisi The Neë Yorker.
Ky ishte qëllimi më i madh në atë kohë për një shkrimtar të
ri me një histori të krijuar në letërsi. “Slight Rebellion Off Madison” ishte një skicë
e hershme e asaj që do të bëhej më vonë skena e
fabulës së “The Catcher in the Rye.” Por revista në atë kohë kishte
mendime të tjera, dhe në mënyrë të dukshme ishte e shqetësuar sepse ky shkrim
dukej sikur inkurajonte të rinjtë që të largoheshin nga shkolla, dhe ia mbajti
për pesë vjet plot pa botuar, një pafundësi edhe për vetë The Neë Yorker. Kjo
ndodhi pak përpara se përfundimisht ta botonte më 1946, varrosur në fundin e një
çështje.
Ndërkaq, S.Salinger kishte filluar të lëvizë. Ai shërbeu me
trupat e Kundër-Zbulimit në Divizionin e Katër të Këmbsorisë, dhe puna e tij
ishte që të intervistonte dezertorët nazistë bashkë me simpatizantët e tyre. Për
këtë u stacionua për pak kohë në Tiverton, Devon, më vendin e ngjarjeve të pjesës
së tij “For Esmé with Love and Squalor,” ndoshta më e ndjeshme pjesë e “Nine
Stories.” Më 6 qershor 1944, ai mbërriti në plazhin e Utah, dhe më vonë ai do
shihet në aksionet e luftës në Bulge.
Më 1945 ai është shtruar në spital për sindromën e kohës që
quhej “lodhjes së luftës”-shpesh më shumë një eufemizëm për dobësimin dhe fill pas shërimit ka qëndruar në Evropë
deri pas luftës, duke ndjekur funksionarët gjermanë. Ai u martua me një grua
gjermane, shumë shkurt- një doktoreshë për të cilët biografët kanë mundur që të
zbulojnë fare pak. Emri i saj ishte Sylvia, ndërsa Margaret Salinger na thotë
se Z. Salinger e quante atë Saliva.
Një shkrimtar ndryshe
Duke u kthyer pas në Neë York, Z. Salinger lëvizi në drejtim
të apartamentit të prindërve të tij dhe nuk e ndërpreu kurrë shkrimin, madje
edhe gjatë kohës së luftës e rivazhdoi punën e tij. “A Perfect Day for
Bananafish,” një gjë e rreptë, misterioze dhe historia më e famshme e Z.
Salinger dhe ende më e përfolura- u botua në The New Yorker në 1948 dhe tregoi
realisht se ai tashmë ishte një lloj shkrimtari krejt ndryshe. Dhe ngjashëm me
shumë shkrimtarë ai gjeti fillimisht rrugën në The New Yorker. Kjo s’është
thjesht një shkarkim por një lloj shtëpie dhe zhvilloi një lidhje të ngushtë me
redaktorin e revistës William Shawn, që ishte vetë i famshëm, për ndrojtjen dhe
ndjenjën e agorafobisë, një lloj shpirti binjak.
Më 1961, Z. Salinger
ia dedikoi “Franny and Zooey” Shaën, dhe
i shkroi në kushtimin e librit se: “E ngus
redaktorin tim, mentorin (Zoti e ndihtë atë) mikun e afërt William Shawn,
njeriun gjeni të The New Yorker, të dashuruarin e gjuajtjeve të gjata,
protektorin e jo pjellshmërisë, mbrojtësin e flakërruesve të pashpresë,
modestin më të palogjikshëm nga ana e redaktorëve të lindur- që të pranojë këtë
libër që duket kaq i kursyer”.
Si një i ri, Z. Salinger ishte diçka që i ngjasonte një
njeriu të adhuruar për gratë dhe është një nga shumë emrat e tjerë që
rrotullohen te Oona O’Neill, e bija e Eugene O’Neill, që do të jetë grua e
ardhshme e Charlie Chaplin. Më 1953 ai
takoi Claire Douglas, të bijën e kritikut britanik të artit Robert Langdon
Douglas, që ishte atëherë një studente e vitit të dytë në Radcliffe, 19 vjeçare,
që në shumë udhë i ngjante Franny Glass (ose anasjelltas). Ata janë martuar dy
vjet më pas. (Znj Douglas është martuar dhe divorcuar në të njëjtën kohë).
Margaret u lind më 1955, dhe Mattheë, tashmë aktor dhe producent filmash u lind
më 1960. Por martesa u bë shpejt e largët dhe e izoluar dhe më 1966, Znj.
Douglas e paditi me divorc duke pretenduar se
“vazhdimi i martesës do ta dëmtonte
seriozisht shëndetin e saj dhe rrezikonte arsyen e saj”.
Çështja me Znj. Maynard, atëherë e sapodiplomuar në Yale
filloi më 1972, pasi Z. Salinger lexoi një artikull që ajo kishte shkruar në
revistën e The New York Times, të titulluar “An 18-Year-Old Looks Back on
Life.” Ata u bashkuan shpejt me njëri-tjetrin por befas pas dhjetë muajsh u shkëputën,
kur Z. Salinger i tha se nuk kishte më dëshirë për fëmijë të tjerë. Për pak nga
vitet ’80. Z. Salinger u përfshi në një lidhje me aktoren Elaine Joyce, dhe në
fund të dekadës ai u martua me infermieren Colleen O’Neill, që mbahej si shumë
e re se ai. Nuk dihet shumë për martesën e tyre sepse edhe Znj O’Neill e përqafoi
kodin e heshtjes së bashkëshortit të saj.
Përveç të birit, Matthew Z. Salinger ka lënë pas Znj.
O’Neill dhe të bijën Margaret dhe tre nipër.
Agjenti i tij letrar ka thënë në një deklaratë se:”Duke mbajtur për të gjithë jetën e jetuar, një dëshirë mbrojtje të
pakompromis dhe një kujdes të privacisë së tij, nuk do të ketë shërbim special
funerali dhe familja kërkon që njerëzit ta respektojnë atë, punën e tij dhe kjo
privaci të shtrihet dhe tek ta, të afërmit e tij, qoftë individualisht dhe
kolektivisht në të njëjtën kohë”.
“Salinger kishte vërejtur
se ai ishte në këtë botë por si përkiste kësaj bote”, është thënë në një deklaratë.
“Trupi i tij ka shkruar por familja
shpreson se ai është ende me ata që e duan, kudo që të jenë ata: Figura
religjioze apo historike, shokë personalë apo karakteret e tij fikshën”.
Ndërsa për sa i përket familjes të Glasses, Z. Salinger ka
shkruar për të gjithë kohën pa ndaluar. Znj Maynard ka thënë se ajo ka parë vetë
rafte të tëra me shënime kushtuar kësaj familje. Në fikshënin e Z. Salinger- “Glasses”,
e cila shpejt u kthyen në “A Perfect Day for Bananafish,” shpjegohet sesi Seymour,
djali më i madh dhe më i dashuri i tyre, vret veten gjatë muajit të mjaltit.
Karakteret, që do kthehen në retrospektivë për të qenë Glasses, shfaqen përciptas
edhe tek “Nine Stories,” por saga e familjes fillon e zhvillohet tek “Franny
and Zooey,” “Raise High the Roof Beam” dhe “Hapworth,” tregime të gjata që shpjegohen pak a shumë në një letër të shkruar
nga Seymour nga kampi ku ai ishte vetëm
7 vjeç por që ishte i aftë të lexonte në disa gjuhë dhe me gjallëri pas Znj
Happy, gruaja e pronarit të kampit.
Lexuesit gjithashtu filluan të lexonin rreth prindërve, Les
and Bessie, ish-komedianë që vuajtën gjatë dhe pranë gjirit familjar të Seymour
-Franny, Zooey, Buddy, Walt, Waker dhe Boo Boo; rreth Glasses-ëve për
apartamentin Upper West Side ; rreth një
shoë në radio quiz ku janë të gjithë fëmijët. Rrallë që një familje fikshën të
jetë imagjinuar kaq me dashuri dhe kaq pasurish, nga dikush para tij.
Jo shumë i dashur, ankohen veç disa kritikë. Pas botimit të
“Franny and Zooey” edhe admiruesit më të patundur të Salinger filluan të thyejnë
radhët. John Updike shkroi në The Times Book Review: “Salinger do më shumë
Glases. Ai i do madje shumë më tepër
sesa edhe vetë Zoti do i donte ata. I do ata në mënyrë shumë të veçantë.
Shpikja e tyre u bë një strehë oshënari për të. Ai i donte ata deri në dëmtimin
e moderimit artistik”
Lexuesit e tjerë e urrenin brezin në rritje të misticizmit të
Lindjes në saga, ndërsa Seymou zhvillohet në ritregimet e suksesshme, nga një i
ri vetëvrasës në një gjeni, një shenjt i tërë i gjithë llojeve.
Por duke shkruar në The New York Review of Books më 2001,
Janet Malcolm argumentoi se të gjithë kritikët e kishin pasur gabim rreth
Z.Salinger ashtu si bashkëkohësit dritë-ngushtë kishin qenë njësoj gabim në kohën
e tyre me Manet dhe madje edhe Tolstoin. Shumë njerëz u ankuan rreth
pretendimit të Znj Malcolm në lidhje me cilësitë për të cilat ajo thoshte se e
bënin të madh. Që Glasses (dhe nga implikimi dhe krijuesi i tyre) nuk ishin në
vendin e tyre në botë kjo ishte një çështje e tërë, shkroi Znj. Malcolm dhe për
këtë është thënë po aq shumë për botën ashtu si edhe për llojin e njerëzve që dështuan
të vazhdonin atje.
Kjo ese është botuar
te New York më 29 janar 2010. Përkthyer nga origjinali prej Ben Andonit
Comments
Post a Comment