Alberto Moravia, trajta cingëritëse e një shpirti flatrues
Nga Albert Vataj
Shkëndi që feksi papritmas, mes reve dhe
terratisë që skërmiste dhëmbët në një botë që qasej të shqitej nga shpërgenjt e
të shkuares. Përflaku si drita e një qiriri të mpakur, duke ju zgrapsur një
shëndeti ndëshkues, që ndali vetëm për pak, atë dritim që vërboi tërbimin e
urryeshëm që vërbonte, asokohe, dhe jo vetëm. Ndriti ndër dëshirat e shpirtrave
për dlirësi, dhe më 26 shtator të 1990 rroku amshimin si i tillë, ai, gazetari dhe
shkrimtari, Alberto Moravia. Njëzet vjet më parë, Italia, dhe jo vetëm ajo, i
dhanë lamtumirën një prëj figurave më përfaqësuese të publicistikës dhe
narracionit. Një ndarje, si çdo ndarje me një korife të mendimit dhe shpirtit.
Një ndarje si me Alberto Moravian. Ai mbylli sytë për të lënë në veprën e tij
trajtën e shumëformëshe dhe turitëse të rrethrrotullisë, ku ai u hoq zvarrë,
por dhe u ngazëllye në fluturimin e triumfit. Ngarëndja e tij nuk u ndal që
prej asokohe, kur përndiqej dhe censurohej. Edhe më pas, ai do të ishte i
tillë, rebel deri në kuptimin më të epërm të etimologjisë së shprehjes.
Kacafytej, gjithnjë dhe përplot me zemëratë dhe tërbim, me përditshmërinë
italiane dhe gjithçka që ajo e mbarste.
Stil i Alberto Moravias, parë me optikën e kritikës,
cilësuar si brendaletrare dhe estetike, mund të themi se i përkon një qasjeje
realist dhe jokonformiste. Anipse mendonte dhe e pohonte publikisht, se
shkruante për të përmbushur dëshirat e tij, këton ngjizje artistike dhe
estetike, përkonin njëherazi me allurimin dhe përflakjen e publikut që e
admironte. Italia dhe italianët nuk është se e mbuluan me shumë lëvdata dhe
nderime. Megjithëse për të nuk kishte të ndalur turri dhe Golgota. Ai nuk bëri
asnjë kompromis, as si gazetar, e për më tepër si shkrimtar. Gjithëpoaq,
universi i tij si shkrimtar do të tejshkonte kufinjtë, duke u bërë vlerë dhe
frymëzim, andje dhe ngasje kudo ku ai u botua. Veçmas mund të cilësojmë në këtë
përbotshmëri vlerash, admirimin francez. Mund të themi se Franca ishte atdheu i
tij letrar. Atje ai u lexua shumë dhe filmi i bërë nga “Përçmimi’ i Godard,
konsiderohen si gurë themeltarë të kinematografisë. Pavarësisht se nuk mbante
shënime, kur ulej në tavolinën e tij të punës, duke hapur letrat, njiherash
nxirrte nga skutat e kujtesës shkëndijat e përjetimeve dhe impresioneve dhe i
lëshonte me një frymë, e përplot me ngashërim dhe zemëratë. Pa zbukurime, të
karakterizuar nga shumë detaje, fjalë të zakonshme që veshin përditshmërinë,
një sintaksë të përpunuar. Këta ishin shtigjet nga mund të merrte turravrapin
shpirti i trazuar i Moravias.
I pëlqente që letërsinë ta krahasonte me
pikturën, me metodën si ajo merr formë në tablo, shtresë pas shtrese. Drafti i
parë është mjaft e papërpunuar, ngarëndja për të zënë frymëzimin e tij ishin larg
nga të qenit të përsosur. Në asnjë mënyrë nuk mund dhe nuk duhej të ishte e
gatshme për t’ia mbathur e për të marrë rrugën në kërkim të lexuesit. Atë duhej
dhe mund ta gjenin. Albertos i’a kishte ëndja të thoshte për veten “jam i
tredhur”, tregon në një intervistë bashkëshortja e tij. Me këtë nënkuptonte
diçka të thellë dhe esenciale. Nuk duhet të ngatërrohet letërsia me jetën. Ai
vetë pohonte se seksi ishte për të ajo çka për Balzakun ishte paraja: një
filtër përmes të cilit duhet të rrëfehet bota. Problemi është se ia rrëfente
një vendi katolik, familjar dhe sentimental që kurrë s’e ka pranuar përnjëmend
racionalitetin e tij të thellë. Sot s’do të bënte kurrfarë skandali, por në
Italinë e asaj kohe, Moravia ishte një personazh jo i rehatshëm, u dukej antipatik.
“Një vepër e artit, në anën tjetër, ka një
përfaqësues dhe funksion ekspresive. Në këtë përfaqësim idetë e autorit,
gjykimet e tij, vetë autori, janë të angazhuar me realitetin. Kritika, në këtë
mënyrë, është jo më shumë se një pjesë, një aspekt. Unë mendoj, duke e vënë atë
në këtë mënyrë, unë jam, pas të gjitha, një njeri i pastër në një farë mase. Ne
të gjithë jemi. Ju e dini, ndonjëherë ju të zgjoheni në mëngjes në revoltë
kundër çdo gjëje. Asgjë nuk duket e drejte. Dhe për atë ditë apo më shumë, të
paktën deri sa të marrë përsipër atë, ju jeni një njeri i pastër. Vënë në këtë
mënyrë: çdo njeri është një njeri i pastër në mënyrë e vet, por ai është shumë
gjëra të tjera përveç”, perkufizon ai.
Alberto Moravia lindi në Romë më 28 nëntor
1907. I ati, Carlo Pincherle Moravia, arkitekt dhe piktor, është me origjinë
veneciane, ndërsa e ëma, Gina de Marsanich, është nga Ancona. Alberto, i treti
nga katër fëmijët, kaloi një fëmijëri normale, çka se të vetmuar. Në moshën
nëndë vjeç ai u sëmur nga tuberkulozi i kockave, sëmundje me dhimbje të
tmerrshme që e gozhdon në shtrat për pesë vjet rresht. Studimet i vazhdon në
mënyrë të parregullt, por prapë nuk arrin të kryejë më shumë se gjimnazin.
Lexon shumë e shumë libra, mes të cilëve Dostojevskin, Joyce, Goldon, Shekspirin,
Molierin, Mallarmé, Leopardi e mjaft të tjerë. Shkruan vargje në frëngjisht e
në italisht. Studion edhe gjermanisht. Libri i tij i parë, romani
"Indiferentët", që u botua më 1929, pati sukses të gjerë i dhe e bëri
menjëherë të njohur. Shumë nga romanet e tregimet e Moravia-s janë bërë edhe
filma prej regjisorësh të famshëm. Alberto
Moravia vdiq më 26 shtator 1990, në banesën e tij, në Romë.
Tematika letrare ngasej nga një thatësirë
morale, hipokrizia e jetës bashkëkohore, dhe paaftësisë të konsiderueshme të
njerëzve të gjetur lumturinë në mënyra tradicionale të tilla, si dashuria dhe
martesa, janë temat në fron në veprat e Alberto Moravia. Zakonisht, këto kushte
janë patologjikisht tipike të jetës në klasë të mesme, martesë, në veçanti, është
objekt i punimeve të tilla si Mosbindja dhe coniugale L'amore ("Dashuria
bashkëshortore") (1949). Tjetërsimi është temë në vepra të tilla si
disprezzo Il ("Shpërfillje" apo "Një fantazmë në mesditë")
(1954) dhe La Noia ("The Canvas Empty"), nga vitet 1950, pavarësisht
nga vëzhgimi nga një perspektivë racionale-realiste. Politike tema janë shpesh
të pranishme: një shembull është La Romana ("Gruaja e Romës") (1947),
historia e një prostitute ngatërruar me regjimin fashist dhe me një rrjet të komplotistët.
Realizmin ekstrem seksual në La Noia ("The Canvas Empty") (1960),
paraqiti veprat psikologjikisht eksperimentale të viteve 1970. Moravia iku për
të mbetur një nga emrat e spikatur të letërsisë italiane dhe një gurë i
rëndësishëm në mozaikun e letërsisë botërore.
Comments
Post a Comment