Alexander Schellow/ Bathorja, Babrruja e Bregu i Lumit, informaliteti në syrin e një artisti gjerman
Aida Tuci
Shqipëria është një vend me demokraci të re, pas disa dekadave nën regjimin diktatorial komunist që e ka privuar atë nga njohja në një nivel ndërkombëtar. E, Tirana është vendi në zemër të Shqipërisë që ka hulumtuar artistikisht Alexander Schellow, ku përmes tri portreteve ai ka zbuluar tri këndvështrime nga distanca të ndryshme të zonave të harruara që janë dhe ato Shqipëria: Një djalë i ri që luan me një fshesë në një qytet të largët si Fushë-Arrëzi, një nga vendet më të prekura prej eksodit rural, kryesisht për shkaqe ekonomike nga rënia në kolaps e disa prej zonave të Veriut. Banorët e atyre zonave kanë lënë qytetin dhe fshatin për të ardhur në kryeqytet.
Një arkitekt lokal në Tiranë, që jep llogari si një njeri që është vënë në krye të punës për të skicuar hartat e ndërtimeve pa leje në zonat informale të qytetit, duke u detyruar të bëjë kompromis mes realitetit dhe legjislacionit në fuqi.
Një menaxher projekti i OSBE-së, i cili në distancë nga zyra e tij tregon përpjekjet për të krijuar një sistem adresash në Shqipëri, qëllimi i të cilit është zhvillimi i strukturave demografike në vend.
Kështu Shqipëria bashkëkohore ndodhet në një pikë kthese në historinë e saj. “Nëse kjo pikë është një fëmijë, një arkitekt dhe një përfaqësues europian, që sjellin të padukshmen e asaj që është Shqipëria, atëherë marrëdhëniet mes njeriut dhe hapësirës janë thelbi i organizimit social dhe sfidave politike të këtij vendi. Nëse mbështetemi në këto tri pikëpamje që sjellin një fotografim nga afër të ngjarjeve dhe imazheve, ky dokumentar i animuar vë në dyshim kriteret mbi të cilat bazohet një shoqëri civile në momentin që ajo ecën me ekzistencën e saj”, – thotë artisti gjerman Alexander Schellow, i cili ka ardhur në Shqipëri për të vazhduar udhëtimin e tij në zbulim të zonave të harruara e për t’i sjellë artistikisht në dokumentarin “Tirana”. Ky dokumentar do ta japë premierën në Tiranë në shtator të këtij viti, ndërkohë që do të fillojë rrugëtimin e festivaleve, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Filmi është një produksion i “Films de Force Majeure” në bashkëpunim me “Le Fresnoy”, index.film Berlin,
Si ju lindi ideja për këtë projekt?
Për herë të parë e kam vizituar Tiranën në vitin 2009 si pjesëmarrës në Bienalen e Tiranës. Koncepti i kësaj bienaleje ishte pjesa informale e kryeqytetit. Unë shkova për t’i parë nga afër këto zona, si Bathore, Babrru, Bregu i Lumit etj. Sapo shkela aty, vendosa që puna ime e ardhshme do të ishte pikërisht në këto zona.
Pse, çfarë ju impresionoi kaq shumë?
Ishte një ndjesi instiktive dhe sensacionale që pata kur i pashë nga afër ato zona që ishin ndërtuar si lagje të reja të qytetit me ndërtime krejt informale, pa rregull dhe pa sens orientimi, lagje që ishin tërësisht të panjohura për mua, por që më mirëpritën. Është e çuditshme sesi këta njerëz, edhe pse rrugët e tyre nuk kanë sistem adresash, arrijnë të orientohen në ato zona. Po aq i çuditshëm m’u duk dhe fakti se ata 10 mijë banorë për 2 muaj kishin krijuar marrëdhënie sociale dhe njiheshin të gjithë me njëri-tjetrin. Dhe një të huaj si unë që hynte në një lagje krejt të panjohur e mirëpritën dhe ishin shumë të afërt me mua, më përshëndesnin, bisedonin me mua, dhe papritur e ndjen veten pjesë të këtij procesi. Unë e kam parë jetën e tyre dhe e kam perceptuar atë si një vizitor që shkel për herë të parë në një zonë të panjohur. Kam sjellë të gjitha ndjesitë dhe ndjeshmëritë e mia për këto zona.
Pikërisht në këtë moment vendosët të bënit një film dokumentar?
Mua më interesonte procesi demografik dhe social i këtyre lagjeve. Një proces i tillë ngjall interes tek artisti. Mendo një zonë që paragjykohet si një geto, por po ta shohësh nga afër e kupton se nuk është kështu. Njerëz që vinin nga zona të ndryshme të Veriut dhe që ishin përshtatur me njëri-tjetrin. Prandaj vendosa të bëj një dokumentar, ku të miksohej ndjesia ime personale si artist me eksperiencat e mia dhe të banorëve që jetojnë në këto zona, duke iu bashkangjitur dhe zërin e një arkitekti dhe të një përfaqësuesi të OSBE-së.
Filmi është me ngjyra dhe bardhë e zi, kështu shkruhet në prezantimin e tij. Përse keni aplikuar dy versione të ndryshme në të njëjtin film?
Në dokumentarin “Tirana”, unë kam kombinuar për herë të parë vizatimin me jetën reale. Janë kujtime, eksperienca të miat dhe të banorëve që kam intervistuar, të sjella përmes vizatimit, të miksuara me zërin dhe imazhin e përfaqësuesit të OSBE-së dhe arkitektit.
Përse janë zgjedhur këto tre personazhe: një fëmijë nga Fushë-Arrëzi, një arkitekt, dhe një zyrtar i OSBE-së?
Orientimi social dhe njerëzor në ato lagje kishte dy anë interesante: I pari ishte arkitekti dhe i dyti, përfaqësuesi i OSBE-së. Arkitekti ishte caktuar që të hartonte një plan ose hartë të ndërtimeve pa leje. Për këtë përdorte programin “autocad”. Në rrëfimin e tij, ai tregon sesi ky program nuk njihte p.sh. disa anë muri të shtëpive që ishin ndërtuar aty sepse ato ishin ndërtuar shtrembër. Kështu që shumë shtëpi dhe rrugë nuk identifikoheshin në hartën e tij, ose më saktë nuk figuronin dhe kjo e bënte të vështirë vazhdimin e procesit. Nga ana tjetër, është menaxheri i projektit të OSBE-së që është vënë për të ngritur sistemin e adresave në këto zona. Konflikti qëndron në faktin se banorët që kanë ndërtuar lagjen e tyre, tashmë i identifikojnë rrugët me emrat e familjeve që jetojnë aty, me pak fjalë, ata e kishin gjetur vetë mënyrën për t’u orientuar në ato zona. Përfaqësuesi i OSBE-së tregon se u kishte prezantuar banorëve një listë me emra (të zgjeruara prej tyre) që banorët të zgjidhnin një emër nga lista për të adresuar rrugët dhe lagjet e tyre. Në një nga ekspozitat e mia që hapa në Tiranë me foto nga projekti, erdhi t’i shihte dhe ky zyrtari i OSBE-së dhe ai më rrëfeu se edhe pse ishte caktuar të merrej me projektin e sistemit të adresave në këto zona, ai kurrë nuk kishte shkelur aty. Ai përdorte “google earth”-in për projektin e tij. Është për të qeshur, apo jo?! Me pak fjalë, në këtë film unë sjell gjithë procesin demografik dhe social të zonave informale, marrëdhëniet e njeriut me njeriun dhe marrëdhëniet e tij me institucionin, që në këtë rast janë arkitekti dhe OSBE-ja.
Kur ka nisur puna për këtë projekt…kur dhe ku do të shfaqet premiera e tij?
Unë kam udhëtuar në shumë vende për këtë film. Që nga viti 2009 e deri tani kam udhëtuar në Kukës, Fushë-Arrëz, Tropojë etj. Doja të përjetoja dhe të shihja vendet nga vinin këta banorë që kishin zbritur në kryeqytet. Nuk kërkova atje të gjeja arsyet se përse ata kanë lënë vendin e tyre dhe kanë ardhur në kryeqytet. Unë thjesht doja të përjetoja atë që ata njerëz kishin përjetuar në rrugën e tyre nga Fushë-Arrëzi deri në Tiranë. Ky film është një miksim i të gjitha përjetimeve të mia gjatë udhëtimit në vendet e Veriut, nga ku këta banorë kishin zbritur në Tiranë, dhe rrëfimit të vetë banorëve. Unë nuk e shoh filmin me sy kritik, por tregoj rrugët e procesit të zhvillimit demografik dhe social të këtyre zonave. Kam akoma të tjera udhëtime në axhendë. Aktualisht filmi është në proceset e fundit deri në editimin e tij përfundimtar. Mendoj se do të përfundojë deri në shtator dhe po diskutojmë me producentët për premierën që do të jepet në Tiranë e më pas në festivale të ndryshme. Është një projekt që ka ngjallur shumë interes edhe nga kompania që më ka mbështetur, e cila që në fillim ishte entuziaste për filmin. Besoj se filmi do të ngjallë interes tek publiku shqiptar dhe i huaj.
Kush është Alexander Schellow
U lind në Berlin, në vitin 1974. Ka studiuar për art në Universitetin e Berlinit. Që prej vitit 1999 ai praktikon rindërtimin e kujtimeve me anë të vizatimit dhe animacionit, nga të cilat rrjedhin një seri pikturash, animacione dhe instalime që shfaqen në mbarë botën. Vitet e fundit veprat e tij artistike janë ekspozuar në Bienalen e Lyon-it, në qendrën “Georges Pompidou”, në Bienalen e Tiranës, në Bienalen e Selanikut, në Muzeun Balzano në Itali, në Kunstmuseum, në Shtutgart dhe në Qendrën e Artit “DeApple” në Amsterdam. Ai është pjesë e programit “Human Frames”, i konceptuar nga Lowave Paris. Një instalacion rreth Tiranës është ekspozuar aktualisht në “Fresnow Studio”, qendër kombëtare e artit bashkëkohor në Francë.
Filmat e Forcës Madhore
“Films de Force Majeure” është një kompani që mbështet prodhimin e filmave me metrazh të shkurtër të të gjitha llojeve dhe formateve që zhvillohen në mënyrë të pavarur prej angazhimit, energjisë, përkushtimit dhe vendosmërisë së autorëve deri në përmbushjen e ambicieve të tyre. Përmes një game të gjerë të prodhimeve, filmat e “Forcës Madhore” përpiqen të rinovojnë pikëpamjet tona mbi botën duke ofruar eksperienca të forta dhe të pazakonta.

Comments
Post a Comment