Lumturi aristoteliane në njohjen e vetvetes
Visar Zhiti
Në retorikën e Aristotelit flitet dhe për lumturinë dhe përbërësit e saj. Sipas tij, njëri nga ata elementë të natyrës së lumturisë është dhe fisi i mirë (Eugjeneia). “Fisnikëri është për një komb ose për një qytet, kur të parët edhe prijësit e tyre janë autoktonë ose shumë të vjetër dhe kanë rrjedhur prej tyre shumë njerëz, që janë për t’u pasur zili…”.
Tani, në vitin e 100-të të themelimit të shtetit modern shqiptar, një shekull pavarësi, sikur është e natyrshme të rritet interesi dhe kërkimi në këtë drejtim, njohja e së shkuarës, që na bën të shohim më larg në të ardhmen. Është sugjestionues, por dhe një mbushje me dije, shfletimi i librit “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, me autor filologun historian Spiro N. Konda, i botuar rishtas me një teknikë të lartë nga botuesi UEGEN, i shkruar gjysmë shekulli më parë.
Autori i shquar, i harruari dhe i paharruari Spiro N. Konda, pyet: Ne që quhemi shqipëtarë a i kemi cilësitë e Lumturisë, jemi d.m.th. autoktonë dhe të vjetër? Banojmë këtu ku jemi sot prej kohësh parahistorike, prej kohësh që s’mbahen mend, apo kemi ardhur në kohët historike si bullgarët, serbët etj.? Vallë kemi pasur burra të shquar që kanë bërë vepra të admirueshme, vepra që t’u kesh zili?… Ai që do të marrë përsipër të shkruajë historinë e kombi shqiptar, – porosit qysh në krye të këtij librit të tij të madh autori, – që nga kohët parahistorike dhe gjer në ditët e Gjergj Kastriotit ose Skënderbeut, duhet medoemos të ketë këto cilësi: Të jetë: Filolog helenist, Filolog latinist, Gjuhëtar (glosolog), Indolog dhe Gjuhën shqipe ta ketë shumë amtare dhe ta zotërojë shkencërisht. Këtë përgatitje dhe të pesë ato virtyte shkencore të nevojshme i kishte Spiro N. Konda, shqiptari nga Korça, nga fshati Dardhë që u laureua në Athinë për Filologji në Fakultetin Filozofik dhe me veprën e tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, të cilën e shkroi po vetë dhe në greqisht, e ndau në dysh Akademinë Greke, në pro dhe kundër tezave të tij. Madje u dënua dhe me vdekje, por ai u kthye në atdhe, këtu mbylli sytë dhe prehet në varrezat e vendlindjes. Pak shkruhet për të, edhe fjalorët enciklopedikë e harrojnë(?!), por ai mbetet i veçantë si studiues, imponues për nga dija e gjerë dhe e thellë, ku përzihen historia, etimologjia, njohja e gjuhëve të vjetra dhe arkeologjia e gjuhësisë. Porosia e tij e pestë – e të paturit gjuhë amtare shqipen për ata që do të duan të shkruajnë historinë e kombit shqiptar, – mbetet dhe si apel që ne duhet të guxojmé të flasim për veten, duke qenë të armatosur me dijet e duhura. “…Edhe studimi dhe kërkimi ynë mbështetet mbi dy burime: Mbi shkrimtarët e vjetër grekë dhe latinë dhe mbi gjuhën shqipe, që është kyçi i zgjidhjes së këtyre çështjeve” – thotë studiuesi ynë. Kurse botuesi i UEGEN-it, historiani dhe shkrimtari Xhevahir Lleshi shton se libri i Spiro N. Kondas është si një bibël për shqiptarët.
Shumë shkrimtarëve dhe veprave të historianëve të kohëve të lashta u bëhet referimi në këtë vepër madhore. Spiro N. Konda merret me gjuhën e shqiptarëve, në ç’degë të gjuhëve hyn, origjina e saj dhe e atyre që flasin, e shqiptarëve. Ai është mbështetur në të dhënat e veprave të mëdha nga autorë të rëndësishëm: Homeri, Hesiodi, Demokrit Abderiti, Skylaks Karyanieus, Theokriti, Herodoti, Thuqididi, Ksenofoni, Aristofani, Eskili, Euripidi, Pindari, Platoni, Aristoteli, Dikaiarku, Polibi, Dionis Alikarnasi, Skymni prej Hios, Straboni, Diodor Sikelioti, Tit Livi, Plutarku, Arriani, Apoloni, Dionis Periegeti, Markiani, Virgjili, duke numëruar rreth 130 autorë dhe vepra të mëdha. Gjuha shqipe futet në grupin japetik, dhe sipas studiuesit, të parët e shqiptarëve janë pellazgët dhe trualli i parë i tyre është i gjerë, perandorak. Por ai e nis me historinë e fjalëve parake. Popujt që kanë fjalët Pater, Matars dhe Bhratr janë të një grupi e të një fisi në mes tyre. Dhe bën krahasimin e shqipes me gjuhën mëmë, japetike dhe me gjuhët e tjera motra e me fis të njëjtë. Autori jep në vepër elemente qytetërimi të të parëve të lashtë të shqiptarëve të sotëm. Dhe përfshin këtu katër takime shqiptarësh dhe pellazgësh. Kurse në pjesën e dytë merret me gjurmët e shqiptarëve të vjetër domethënë të pellazgëve. Këtij qëllimi i shërbejnë toponimet, homonimet që gjenden në Greqinë e re dhe gjetiu, etimologjia dhe shpjegimi i të cilave bëhet me anën e gjuhës shqipe…
Në librin e tij të nëntë autori përshkruan: Pellazgë në Attikë, Pellazgë në Beoti, Pellazgë në Orkomeno, Pellazgë në Thesali, Pellazgë në Thrakë dhe Samothrakë, Pellazgë në Mikenë, Pellazgë në Tirynth, Pellazgë në Argos. Në librin e dhjetë merret me Etrustkët. Ndërkaq dijetari Spiro N. Konda rendit se çfarë ishte thënë mbi këtë çështje prej historianëve dhe gjuhëtarëve të kohërave të ndryshme. Profesori Panajot Kupitori nga Hydra, në veprën e tij “Studime shqiptare”: trajtim historik dhe filologjik mbi gjuhën dhe mbi kombin e shqiptarëve, Athinë, (viti i botimit 1879) dhe historianët bizantinë të shekujve XIV, XV dhe XVI shqiptarët i quajnë “Arvanitas, Alvanus, Ilirius, Trivallus, Skithas, Misus, Kroatius, Polanius dhe Sarmatas”. Vetëm Kalkokondili thotë se “shqiptarët numërohen më tepër për maqedonas, se sa për ndonjë tjetër komb të botës”. Nga historianët e rinj, Leibnitzi thotë: “Shqiptarët janë keltë nga origjina dhe gjuha e tyre është fis me gjermanishten dhe frëngjishten”. Thummanni, profesor në Lajpcig në gjurmimet e tij “Mbi historinë e Kombeve të Europës Lindore” (1774), shqiptarët i quan pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të Gencit, të Teutës dhe të Pirros. Malte Bruni në veprën e tij “Annales des voyages” (1808), si edhe në “Gjeografinë e tij të përbotshme” thotë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve. Anglezi W. M. Leake (1814) që udhëtoi në disa pjesë të Shqipërisë thotë se shqiptarët janë ilirët e vjetër. Fallmerayeri, që shkroi historinë e shqiptarëve (Mynhem 1857-1860) që prej shfaqjes së tyre të parë në histori e gjer në pushtimin e tyre prej turqve, pas vdekjes së Skënderbeut, thotë: “Gjuha shqipe s’ngjet fare as me greqishten, as me turqishten, as me dialektet sllave që fliten sot në vende në jug të Danubit. Jani Vretua kundërshton mendimet e “Neologos”, duke shpjeguar se shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve…Historiani Konstantin Paparigopillos thotë se kombet iliriane, me kalimin e kohës pjesërisht u zhdukën, pjesërisht u përzien me kombe të një origjine tjetër dhe nga më të shumtit gjurmues të kohëve të reja vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhësit e racës së ilirëve. Jakov Thomopuli në veprën e tij voluminoze me titullin “Pelasgjika”, duke krahasuar fjalë pellazgjike me fjalë shqipe, mundohet të provojë se shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e vërtetë të pellazgëve. Duke u mbështetur dhe në studimin e gjuhëtarit Eqrem Çabej, “Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe”, sipas studiuesit Konda, dalin tri teori mbi origjinën hipotetike të gjuhës shqipe. Teoria e parë: Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja. Teoria e dytë: Gjuha shqipe rrjedh nga thrakishtja dhe Teoria e tretë: Gjuha shqipe është përzierje e ilirishtes dhe thrakishtes. Vepra është një enciklopedi dhe një udhërrëfyes, ku mëtohet shkencërisht se shqiptarët gjenden me mijëvjeçarë në truallin e tyre dhe gjuha shqipe ka gjurmë përtej këtij trualli, një arkeologji e përhapur perandorake e saj. Pellazgët, ku fshihet zanafilla e shqiptarëve, që nga kohët parahistorike, ishin ngulur kudo, në Azinë Vogël, në Thrakë, Maqedoni, në Epir, në gjithë Greqinë, në ishujt e detit të Mesdheut, në Itali, në Egjipt, në bregdetin e Libisë, Etiopisë dhe në Spanjë etj, dhe zhvilluan qysh nga mijëvjeçari i pestë para Krishtit një qytetërim të çmuar, nga ku rrodhën kulturat e mëpastajme helene e romake etj. Pra le t’i kthehemi besimit të njohjes së vetvetes, gjë për të cilën na ndihmon shumë dhe kjo vepër, si një lumturi aristoteliane.

Comments
Post a Comment