Njeriu Franc Kafka në kujtimet e një 17-vjeçari
Varianti i parë i këtij libri, të cilin Janushi e
pati titulluar “Kafka më tha”, doli në vitin 1951, ndërsa titullin e
sotëm “Biseda me Kafkën” libri e mori nga drejtuesit e Shtëpisë botuese
“Fischer” të Frankfurtit, të cilët u kujdesën për botimin e tij. Për ta
botuar, Janushi kërkoi ndihmën e Maks Brodit, mikut më të afërt të
Kafkës, atij që kishte përkrahur hyrjen e tij në letërsi, duke i
rekomanduar botuesit Rovolt librin Meditime, në vitin 1912. Janushi i
pati dërguar atij dorëshkrimin e veprës në vitin 1947 në Tel Aviv, ku
Brodi jetonte asokohe, por punët e shumta dhe kushtet e veçanta të
pasluftës e penguan
shkrimtarin të merrej menjëherë me librin “Biseda”, që do të shihte
dritën e botimin vetëm katër vjet më vonë. Janushi, i cili nuk e kishte
ndjekur përgatitjen për shtyp, me të dalë libri, shpalli se i pati
dërguar Brodit një tekst më të gjatë se ai që ishte botuar: prej një
gabimi të vetë Janushit, Brodi kish marrë vetëm një pjesë të tekstit.
Më 1962, Janushi nënshkroi sërish një kontratë me Shtëpinë botuese “Fischer” për një botim të dytë të rishikuar dhe të zgjeruar, mbështeti mbi variantin e plotë, të cilin ndërkohë Janushi e kishte gjetur. Në kontratën e vitit 1964 u shtua një klauzolë, e cila ndalonte shpërndarjen e botimit të vitit 1951. Vepra me tekstin e plotë doli nga shtypi më 1968.
Qysh në shfaqjen e tij të parë libri i Janushit zgjoi interesin e kritikës duke marrë komente entuziaste: Maks Brodi dhe Dora Dimanti, shoqe e Kafkës gjatë periudhë së fundi të jetës së tij, dalluan tiparet e përshkruara nga Janushi, ato të mikut të tyre të vdekur. Shumë nga këto tipare zbulohen edhe në dëshmi të tjera, të cilat ishin bërë të njohura në kohën kur Janushi redaktonte kujtimet e tij, për shembull, Jetëshkrimi i Kafkës i Maks Brodit i viti 1937, por të shumta janë edhe përkimet e rastësishme me dokumente të dala në dritë shumë më vonë: kjo rrethanë e fundit siguron vërtetësinë e shumë prej kujtimeve të Janushit, ndonëse dolën në pah disa paqartësi, të cilat lidheshin veçanërisht me zgjerimin e botimit të dytë. Së pari, habia lindi nga numri disi i fryrë i episodeve; pothuajse të gjitha takimet mund të përshihen brenda gjysmës së dytë të vitit 1920, gjashtëmujor gjatë të cilit, përveç të tjerave Kafka mungoi shpesh në Shoqërinë e Sigurimit për shkak të sëmundjes.
Por kufijtë e veprës janë ato të vetë autorit. Nuk duhet harruar se Janushi, në kohën kur njohu Kafkën, koleg i të atit në Shoqërinë e Sigurimit nga Aksidentet në Punë, ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç. Është pra e qartë se Kafka, njëzet vjet më i madh në moshë, nuk fliste hapur duke lënë në heshtje plot gjëra, ashtu siç duket e pranueshme që i riu Gustav të zmadhojë paksa ndonjë episod, apo të pasurojë me hollësi që janë fryt i fantazisë së tij. Çuditërisht, fakti që Kafka nuk i drejtohet ndonjërit prej miqve të tij, por një djali papërvojë, përbën magjepsjen kryesore të librit, çka e bën të pakrahasueshëm me dëshmi të tjera rreth Kafkës. Libri Biseda i Janushit nuk duhet gjykuar nga pasaktësitë e episodeve të veçuara; ai nuk është as jetëshkrim dhe as vepër kritike. Janushi shkruan se nuk ka mundur as t’i lexojë veprat e Kafkës të botuara pas vdekjes, me frikën se mos fjalët e shkrimtarit do të zbehnin në njëfarë mënyre ato të njeriut, fjalë të cilat gjallonin ende brenda tij.
Kafka i Janushit nuk është figurë letrare, por një njeri magjepsës dhe misterioz, me shikim shprehës dhe buzëqeshje të trishtuar, që bashkëjeton çdo ditë me sëmundjen, e cila pas pak kohësh do ta shpinte në varr: është një mik, të cilit mund t’i besosh paqartësitë, shpresat për të ardhmen apo makthet e tua. Siç e thekson Hartmut Binderi, njëri prej studiuesve më të mëdhenj të Kafkës, Biseda me Kafkën është i rëndësishëm, sepse rikthen një atmosferë duke rrokur gjeste, fjalë, vështrime, grimasa të doktor Franc Kafkës, kreut të zyrës ligjore të Shoqërisë së Sigurimit të Punëtorëve nga Aksidentet. Pikërisht për këto veti dhe vlera të padyshimta libri po i propozohet lexuesit shqiptar në botimin e tij të plotë.
Titulli “Biseda me Kafkën”
Autori: Gustav Janouch
Gjinia: Shënime dhe kujtime
Përktheu: Gëzim Qendro
Shtëpia Botuese: Dituria
Box
Ndërsa synonte që të bëhej poet dhe njeri i letrave, Gustav Janushi (Gustav Janouch) në moshë fare të re, rreth viteve ’20 të shekullit të kaluar, filloi të shoqërohej me një koleg të babait që ishte bërë i njohur si shkrimtar premtues: Franc Kafkën. Prej këtej lindi një miqësi e shkurtër dhe e thellë që shënjoi përgjithmonë jetën e Janushit. Djaloshi regjistroi gjithçka: fakte, fjalë, gjeste të shkrimtarit të madh pragez dhe rezultat janë këto Biseda, ku na shfaqet portreti i një Franc Kafke tejet njerëzor e të ndjeshëm, një hebreu që ëndërronte të ikte në Palestinë, rob i larmisë së tij kulturore, i sëmundjes dhe i vetmisë, në kërkim të një lirie që gjithmonë i është mohuar. Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresëlënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.

Comments
Post a Comment