Francesco Pedrini, italiani që vizaton “Erën” në Shqipëri

Kudo në mëngjes, para uraganit, kishte rënë shi. Dita ishte e errët dhe e zymtë. Ajri ishte i rëndë. Nuk kishte aspak erë. Pastaj shiu u shtua. Qielli dukej se po çahej, duke zbrazur një përmbytje. Dita u nxi …Pastaj ajri u mbush me 10 000 gjëra. Tavolina, shtylla, kanaçe, veshje, soba, tërë faqet e mureve të shtëpive të vogla prej druri, në disa raste edhe vetë shtëpitë, u shkatërruan dhe grumbulluan në tokë. Dhe qeniet e gjalla, gjithashtu. Një fëmijë fluturoi nga krahët e nënës së tij. Një lopë, e rrëmbyer nga era, përfundoi në restorantin e fshatit….
Era është bërë qendra e kërkimit të artistit italian, Francesco Pedrinit, që pas vizitës së tij në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë në vitin 2009, vizitë gjatë së cilës atë e goditi elementi i erës, si një tregues i fuqisë së subjektit pikturuar. Era “vizatonte” heroin që qëndronte drejt, përballë saj pa frikë, duke u përballur me gjoksin hapur dhe bërë rezistencë, duke i transmetuar kështu spektatorit një seri vlerash që do të ishin një shembull që duhet të ndiqej nga ai. Pikërisht mbi këtë ide artisti italian çel më 20 prill ekspozitën e tij “Era” në mjediset e Institutit Italian të Kulturës. Projekti “Vento” (Era), parashikon një seri vizatimesh të lëvizjes së ajrit. Vizatime të realizuara me një microsabbiatrice (kompresor ajri), duke u nisur nga imazhet në negativ të fotografive të shkrepura nga kërkuesit në fushën e meteorologjisë. Pedrini niset nga pozitivi duke përmbysur vizatimet e tij në negativin e tyre, momenti i nisjes së krijimit të një imazhi, proces mekanik që fotografia dixhitale ka eliminuar në një farë mënyre, por që përmban në vetvete një moment thuajse magjik, atë të përmbysjes së imazhit në momentin e vet final. Spektakli unik dhe i fuqishëm që rivizaton kufijtë dhe pengesat, vizaton fituesit dhe humbësit që vijnë nga të gjitha drejtimet, zhvesh njeriun nga qenia e tij hero për ta krahasuar atë me qenien e tij njeri, vjen në ekspozitën titulluar “Era”, e cila do të qëndrojë e hapur nga data 20 prill-11 maj në mjediset e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk