Gruaja “e pabesë” e Ernest Heminguejt
Autorja e librit “Një grua në Paris”, përmes
letërkëmbimeve të të riut Ernest Eminguej me vajzën e bukur
Hedli Riçardson, zbulon një pjesë të panjohur të djaloshit 20-vjeçar, që
më pas do të bëhej një nga shkrimtarët më të njohur. Ishte tetor,
1920. Ndërsa Europa ndien ende plagët e Luftës së Madhe, nëpër rrugët e
baret e Amerikës ushton xhazi, muzika e re që ka shpërthyer në getot me
ngjyrë. Në Çikago, ku janë dyndur thuajse të gjithë yjet e xhazit të Nju
Orleansit,
mbërrin nga Oak Parku një djalosh njëzetvjeçar, truphedhur, me sytë
gështenjë që i shkëlqejnë, me flokë të zinj korb dhe me
një gropëz në faqen e majtë. Në shtëpinë ku po qëndron, në
familjen Smith, djaloshi Ernest Heminguej, i magjeps të pranishmit
me rrëfimet rreth Luftës së Madhe, gjatë së cilës u plagos në këmbë
teksa ndihmonte të plagosurit në frontin italian. Më shumë nga të
gjithë, sytë e shndritshëm të këtij djaloshi magjepsin një mikeshë
të Kejt Smithit: njëzetetetëvjeçaren Hedli Riçardson, e cila, pas
vdekjes së prindërve, jeton me Fonin, motrën e rreptë dhe familjen e
saj në St. Louis, qytetin e përgjumur, vite dritë larg Çikagos së
potershme. Në intervistën e saj për New York Times autorja e librit Paula McLain tregon më shumë rreth romanit, Hedlit dhe, veçanërisht, rreth djaloshit të ri Heminguej.
Hedli Riçardson ishte bashkëshortja e parë e Ernest Heminguejit, megjithatë për shumë prej nesh, ajo është kryesisht e panjohur, një grua në kufi të historisë letrare. Pse vendose të shkruash një roman për të dhe pse zgjodhe si titull pikërisht Një grua në Paris?
Në fillim e njoha Hedlin nga libri i mrekullueshëm me kujtime i Heminguejit për vitet e tij në Paris, A Movable Feast. Kujtimet e tij për Hedlin janë kaq prekëse, saqë vendosa të kërkoj biografi për jetën e saj – pikërisht atëherë e kuptova se kisha gjetur diçka të veçantë. Zëri dhe jeta së saj ishin magjepsëse. Ajo është personi ideal për të na treguar një anë të Heminguejit, të cilën nuk e kemi njohur më parë, i butë, i ndjeshëm dhe shumë njerëzor, por edhe ajo vetë është një njeri i jashtëzakonshëm. Për sa i përket titullit të librit, megjithëse për shumë njerëz Hedli mund të konsiderohet thjesht si “gruaja në Paris” e Heminguejit, siç u bënë të njohura Paulina Pfajfër, si “gruaja në Key West”; dhe Martha Gelhorn, si “gruaja gjatë Luftës Civile Spanjolle” – në të vërtetë Hedli ishte shumë e rëndësishme për karrierën dhe pjesën tjetër të jetës së Heminguejit. Pa ndikimin e saj, ai nuk do të ishte bërë shkrimtari që ne njohim.
Si arrite ta rikrijosh botën e Hedlit dhe të Ernestit?
Fillova të lexoj biografitë e të dyve, korrespondencën mes tyre dhe veprat e asaj kohe të Heminguejit, në veçanti Dhe lind dielli dhe koleksionin me tregime Në kohën tonë. A Moveable Feast më ka ndihmuar shumë po ashtu, njëlloj si disa biografi të tjera, për Gertrudë Stejnin, Fitzxheraldët, Mërfët, dhe librat për Parisin e viteve ‘20. Ishte një periudhë e veçantë në histori. Ishte drithëruese të ishe me ta nëpër kafene, mes atyre bisedave tipike. Megjithatë, në njëfarë pike, ishte po ashtu e rëndësishme që unë t’i mbyllja ata libra, të largohesha nga të dhënat historike dhe thjesht të zhytesha në botën që po krijoja vetë. Biografitë mund të jenë kaq të dobishme për një romancier që është i interesuar për historinë që fshihet pas fakteve të regjistruara, të mbushura me kompleksitete emocionale, që një biograf asnjëherë nuk mund të supozojë se i di. Për shembull, prishja e martesës së Heminguejit, për shkak të mbërritjes së Paulinë Pfajfërit në Schruns deri në përfundimin e “verës së rrezikshme” në Antibes dhe Pamplona, zë pesë faqe në biografinë më të pëlqyer për jetën e Heminguejit, por në historinë time është absolutisht thelbi.
Pse u dashuruan Hedli dhe Ernesti? Shumë miq të tyre e konsideronin si një dyshe të pamundur, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Hedli ishte disa vite më e madhe dhe me më pak përvojë se i shoqi?
Ernesti ishte shumë i ri kur i propozoi, krejt spontanisht me një letër, por dukej se ai e dinte që, për të ndjekur rrugën e tij krijuese tejet ambicioze, duhej të lidhej me dikë si Hedli, që nuk ishte vetëm e fortë dhe e besueshme, por absolutisht e vërtetë. Ajo besonte te lidhja e tyre, te mënyra sesi nxirrnin në pah më të mirën nga njëri-tjetri, prandaj ishte e aftë të hidhte hapin. Ishte një hap i rëndësishëm – një vajzë “viktoriane”, që zhvendosej në Parisin bohem – por që u shpërblye. Ajo është shprehur më vonë se kur u lidh me Ernestin jeta e saj mori vrull.
Ernest Heminguej që ne takojmë në Një grua në Paris, nëpërmjet syve të Hedlit, është shumë i ndryshëm nga ai që shumë prej nesh e përfytyrojmë sot. Si ishte ai në rininë e tij dhe në hapat e parë si romancier?
Miti dhe reputacioni i mëvonshëm për Heminguejin, i mbushur me lavdërime dhe akte heroike, është në kontrast me të njëzetat e tij dhe ky fakt e bën më tërheqës për mua. Kur ishte i ri, kishte ideale shumë të mëdha, ishte i ndjeshëm dhe prekej shpejt. Hedli shpesh fliste për “sytë e tij të padepërtueshëm” që tregonin çdo mendim dhe ndjenjë. Ajo e kuptonte në çast nëse e kishte lënduar dhe më pas ndihej shumë keq. Vetë cenueshmëria e tij do t’i habisë shumë lexues, të paktën kështu mendoj.
Te Një grua në Paris, romanca e Ernestit dhe Hedlit lulëzon nëpërmjet një sërë letrash. Në fakt, ai i propozon nëpërmjet postës. A e imagjinon dot një gjë të tillë në botën e ditëve tona?
Ernesti dhe Hedli i shkruan shumë letra njëri-tjetrit, kur njëri ishte në St. Louis dhe tjetri në Çikago. Qindra letra u postuan nga të dyja palët dhe, në të vërtetë, ata u dashuruan në këtë mënyrë. Pjesa më e madhe e letrave të Ernestit drejtuar Hedlit tashmë kanë humbur ose janë shkatërruar, por ai e ruajti çdo letër. Sharmi, sinqeriteti dhe humori joshës i saj vihen re në çdo rresht. Në letrën e parë që i dërgoi, ajo shkruan: “Do të pish duhan në kuzhinë? Unë dua!” Dhe mua më pëlqeu shumë!
Në fillim çifti Heminguej planifikoi të shkonte në Romë, më 1920, por, pas sugjerimit të Shervud Andersonit, zgjodhën Parisin. Si iu duk jeta në Paris fillimisht? E pëlqyen menjëherë?
Ernestit i pëlqeu menjëherë lagjja e banuar nga klasa punëtore. I besonte po aq sa nuk besonte “artistët” që flisnin gjepura dhe pinin pa masë nëpër kafene. Asokohe ishte purist! Hedlit iu desh më shumë kohë të mësohej me Parisin bohem, që ishte shumë ndryshe nga ato që ajo ishte mësuar. Kur filloi t’i pëlqente, e tërhoqi më shumë jeta intelektuale, njerëzit e zgjuar dhe interesantë të angazhuar në diçka të re dhe të panjohur. I pëlqenin bisedat e këndshme dhe nuk donte të rrinte në qoshe me “bashkëshortet”, ashtu siç ndodhte shpesh në sallonin e famshëm të Gertrudë Stejnit.
Në gjithë romanin Një grua në Paris Hedli i referohet vetes si “viktoriane” në kundërshtim me “modernen”. Pse e bën këtë dhe si ndikoi kjo në jetën e saj në Paris dhe në marrëdhënien me Ernestin?
Hedli nuk kishte sjelljen, dëshirën apo dinakërinë e vajzave moderne që kishte përreth dhe shpesh mendonte se nuk mund të konkurronte me ato gra, të veshura plot sqimë dhe joshëse. Pasi u bë nënë, e ndiente edhe më shumë një diferencë të tillë. Filloi të shqetësohej se mos Ernestit i interesonte ndonjëra prej tyre dhe se nuk do ta mbante dot të lidhur pas vetes. Si përfundim, rezultoi se kishte të drejtë, por unë nuk mund të mos i admiroj cilësitë e Hedlit, sesi vazhdoi të ishte vetvetja, pavarësisht nga ambienti që e rrethonte dhe që e nxiste të bënte të kundërtën.
Martesa e tyre mbijetoi për disa vjet në një ambient bohem, i cili ishte kundër monogamisë. Pse ishte kaq e fortë dhe e frytshme lidhja e tyre?
Ata e kuptonin plotësisht njëri-tjetrin dhe e dinin se ajo që ekzistonte mes tyre ishte e fortë, e vërtetë dhe shumë e rrallë. Ai e bëri atë më të çlirët dhe e nxiti të jetonte në mënyrë më pasionante. Ajo e mbështeste, e bënte të ndihej i sigurt, i dashur dhe i lirë të ndiqte pasionin e vet. E plotësonin njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur.
Pjesa më e madhe e Një grua në Paris është shkruar nga këndvështrimi i Hedlit; mirëpo ju vendosët të shkruanit disa pasazhe nga këndvështrimi i Ernestit. Me ç’sfida u përballët gjatë përshkrimit të martesës nga këndvështrimi i vetë atij?
Sfida e parë ishte thjesht pasja e besimit se mund të kontrolloja zërin dhe vetëdijen e tij dhe t’ia dilja me sukses. Kompaktësia dhe forca e prozës dukeshin ekzotike, aspak si stili im i natyrshëm, por në fund ishte çliruese dhe shumë argëtuese.
Po ashtu mendoj se të shihja botën përmes këndvështrimit të tij më ndihmonte të identifikohesha me të në mënyra shumë të rëndësishme. Ky është një portretizim më kompleks, më i balancuar dhe, besoj, më i vërtetë, sesa ai që kisha ndër mend në fillim.
Një prej skenave më prekëse në libër është kur Hedli humbet një valixhe me të gjitha shkrimet e Ernestit deri në ato çaste. Ka ndodhur me të vërtetë një gjë e tillë? A ishte një pikë kthese kjo në martesën e tyre dhe, nëse po, si ndryshuan gjërat?
Fatkeqësisht një gjë e tillë ndodhi dhe, në njëfarë mënyre, pas kësaj martesa e tyre nuk e mori më veten. Jo se Ernesti mendonte që Hedli i humbi dorëshkrimet qëllimisht, në përpjekje për të sabotuar karrierën e tij (siç kanë sugjeruar disa biografë dhe kritikë), por kjo nxori në pah një të metë të madhe. Ernesti kishte nevojë për besnikëri absolute e mbështetje, dhe filloi të mendonte në mund t’i besonte asaj. Ai pyeste veten nëse ajo mund ta kuptonte sesa rëndësi kishte puna për të, se ajo punë ishte pjesë e shpirtit të tij. Nëse ajo mundi t’i linte dorëshkrimet në tren, atëherë a e dinte vallë vlerën e tyre? Rëndësinë e madhe që kishin ato?
Te Një grua në Paris, kur Ernesti merr kontratën për librin Në kohën tonë, ju shkruani: “Ai nuk do të jetë më i panjohur. Ai nuk do të jetë më kaq i lumtur”. Si ndikoi fama te Ernesti dhe në marrëdhënien e tij me Hedlin?
Është një joshje shumë e madhe të kesh njerëz të ditur, të cilët të pëshpëritin në vesh se je gjeni. Ishte shumë për Ernestin. Sa më shumë binte pre e mendimeve dhe manipulimeve të të tjerëve, aq më shumë e humbiste interesin për ato që kishte admiruar dhe i kishte konsideruar të vërtetë gjithmonë. Disa miq të tij mendonin se ai kishte nevojë për një grua që lëvizte me hap më të shpejtë se Hedli, një grua që mund ta ndihmonte të kalonte në një fazë tjetër të karrierës së tij. Ai nuk ia fali kurrë vetes që e mori për bazë këtë këshillë.
Si kishte ndryshuar Hedli në fund të martesës?
Me gjithë dështimin e martesës, ajo ishte ndryshe pas kësaj përvoje. Nëse mendon për dhimbjen emocionale dhe kufizimin fizik kur ishte e vogël, e kupton se sa dramatik ishte ndryshimi i saj. Ajo lulëzon në vitet e saj me Ernestin dhe zbulon një forcë dhe aftësi ripërtëritëse, të cilat nuk e dinte se i kishte. Edhe mëmësia e ndryshoi, ajo gjen qëllimin e saj, thelbin. Në fund, burimet që gjen te vetja gjatë martesës me Ernestin, e ndihmojnë t’i mbijetojë dhimbjes pas përfundimit të saj.
A mendon se Ernesti e kuptoi në fund se ç’kishte humbur?
Po, them se po. Secila prej tri martesave të mëvonshme të tij pati mosmarrëveshje dhe trazira. Në fund të jetës së tij ishte e qartë që kishte mall për pafajësinë dhe mirësinë e jetës së tij me Hedlin. Ky mall vihet re më shumë te A Moveable Feast. “Sa më shumë njoh pjesëtare të gjinisë tënde, – i shkroi Hedlit në vitin 1940,- aq më shumë të admiroj ty.” Ajo mbeti e pastër në mendjen e tij, një ideal që vazhdonte t’i kujtonte se fatin më të mirë, dashurinë e vërtetë e kishte pasur vetëm me të.

Comments
Post a Comment