Një lajm që të mbush me trishtim: Ardian Klosi nuk jeton më

Mustafa Nano
Më mbushën me trishtim titujt e faqeve të para të gazetave, ku njoftohej vdekja e Ardian Klosit. Më saktë, vetvrasja, e cila ka gjasa që të shihet në ditët në vijim nga gjuajtësit e scoop-it urban si një gjë për t’u ndriçuar deri në detaje, por nuk besoj se ka ndonjë gjë për t’u zhbiriluar në këtë mes. Në përgjithësi, vetvrasjet kanë më pak intrigë se sa vrasjet apo vdekjet. E them këtë dhe për t’u bërë një apel kolegëve që t’mos fokusohen më shumë se sa duhet tek një gjest fatal i Ardianit (gjesti i fundit i tij në këtë botë), e që të fokusohen tek ajo që ai ka bërë, tek ajo që ai na ka lënë pas.
Gazetat e kanë identifikuar vazhdimisht si publiçist e intelektual që bënte beteja publike, e të njëjtën gjë bënin dhe sot, por ai ka qenë shumë më tepër se sa kaq. Ka qenë përkthyes, studjues dhe njeri i kulturës shqiptare. Ardian Klosi lindi nga kjo kulturë dhe i dha kësaj kulture. Jo thjesht kulturës së këtyre kohëve, por kulturës shqiptare në tërësi. E për këtë ai do të mbahet mend. Nga Respublica

Comments

Popular posts from this blog

PROTAGORA: Njeriu është masë e të gjitha gjërave

Kush është Frederik Shopen

OGUST KONTI: Për të krijuar shoqërinë e re çdo fantazi e vjetër duhej të lihej mënjanë, qoftë kjo e Zotit opo e dogmave metafizike, për barazinë apo sovranitetin e popujve