Kulti i së bukurës në interpretimet e Akil Kocit
Nga Ndue Ukaj
Kompozitori Akil Koci, me veprimtarinë e
bujshme, ai ka arritur t’i japë fizionomi moderne zhvillimit të
muzikologjisë shqiptare, duke mbetur njëri prej emrave me influencues të
saj.Akil Mark Koci e ka vokacion dhe përkushtim jetësor muzikën, të
cilën e ka krijuar për dekada të tëra dhe me shumë sukses. Si artist
(kompozitor) me renome, si eseist i shquar e publicist i guximshëm, Koci
është njëri nga paradigmat më interesante e më produktive të dekadave
të fundit në jetën kulturore shqiptare.
Me veprimtarinë e bujshme, ai ka arritur
t’i japë fizionomi moderne zhvillimit të muzikologjisë shqiptare, duke
mbetur njëri prej emrave me influencues të saj. Jo vetëm kaq. Koci me
artin e tij, ka thyer barrikadat nacionale dhe është përfshirë
dinjitetshëm në nivelet evropiane të artit mistik, muzikës.
Kjo për faktin se vepra e tij ka arritur
të komunikojë fuqishëm me gjuhën universale të së bukurës, për t’u bërë
kësisoj referencë e rëndësishme kulturologjike dhe një model i
jashtëzakonshëm për shqiptarët anë e kënd.
Koci si muzikolog i pasionuar, me një
opus të gjerë dhe interesime të shumëfishta, njihet si njëri ndër
autorët më prodhimtar në literaturën muzikologjike. Ai i ka ofruar dhe
ofron interpretime cilësore për autorë e fenomene universale të muzikës
botërore, duke u fokusuar tek artistët kolosalë dhe esenca e veprave të
tyre.
Në librin të cilin e kemi në shqyrtim,
“Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit”, autori
bën një qasje sintetizuese e krahasuese qenësisë së muzikës, duke e
analizuar karshi veprës gjigante të kompozitorit të madh gjerman Ludwig
van Beethoven.
Në fakt, ai muzikën nuk e percepton
vetëm si art për vesh, mbi të gjitha si profesionalist e pasionant me
shije të kultivuar, dije të konsoliduar, ai muzikën e percepton dhe e
analizon në qenësinë e saj, qenësi kjo që buron nga kompleksiteti
polisemantik e poliestetik.
Këndej pari, autori thellohet ne esencën
e qenësisë së artit muzikor, të cilën për asnjë moment nuk e koncepton
të shkëputur nga sferat tjera të artit dhe filozofisë, por, përkundrazi e
sheh si dukuri interkomunikuese që formësohet dhe bashkëjeton me
ndikime reciproke.
Në
fakt, Koci muzikën e sheh si arti, i cili jetën e vet e bën në
relacione të ngushta me estetikën, me letërsinë e veçanërisht me
filozofinë. I bindur se interpretimi i artistëve të mëdhenj që kanë bërë
histori në artin muzikor mbetet sfidë e vërtetë, Koci me shkathtësi
analitike, mendje të freskët dhe invencion filozofik, depërton në
misteret e së bukurës, në trajtat e saj filozofike dhe kështu tejkalon
“sfidat” me pedanteri prej studiuesi të hollë dhe krijuesi me shije të
kultivar, për të përftuar, siç do të shkruajë: “gjenealogjinë e
simfonive të këtij krijuesi të shquar” për faktin se Beethoveni me
veprat e veta me “pikëpamjet artistike, estetike dhe filozofike përbën
një dukuri të jashtëzakonshme, jo vetëm sa i përket koordinatave kohore
të shekullit, por edhe në aspektin historik dhe në të menduarit, sepse
ai bazohet në filozofinë e qytetërimit greko-latin, i cili
karakterizohet dashuria për”.
Ky qëllim sublim i Kocit shpërfaqet në
diskursin analitik në gjithë librin, në forma të ndryshme, edhe pse
autori është i vetëdijshëm, se: “fjala… është e varfër për ta shprehur
tërë atë që krijoi ky gjeni në lëmin e muzikës, sepse ajo nuk është
vetëm poezi e vërtetë, por poezi imagjinuese, që të shtyn të lexosh, të
dëgjosh paprera dhe me ëndje të madhe”.
* * *
Referenca
e Beethovenit se: “Muzika është zbulimi më i madh nga të gjitha
dituritë dhe përsiatjet filozofike”, mbetet paradigmë semantike shtytëse
për muzikologun Akil Koci në librin: “Aspektet filozofike dhe estetike
në simfonitë e Beethovenit”.
Nga kjo pikëpamje, ai interpreton
krijimtarinë e klasikut të papërsëritur, Ludwig van Beethoven,
përkatësisht simfonitë e tij nga prizmi i binomit ndërlidhës funksional:
filozofi-estetikë.
Kjo qasje, jo aq e zakonshme në mendimin
muzikologjik, i jep hapësirë, por edhe mundësi semantike Kocit që
figurën komplekse të Beethovenit ta ridimensionojë nga pikëpamja e
ngushte filozofike dhe estetike.
Kjo domethënë, se studimi i Kocit ka
karakter sintetizues dhe observimet e autorit dalin polivalente, ngase
ngërthejnë përvoja e dije të ndryshme që vihen në funksion të objektit
studimor.
Gjithnjë duke synuar e përplotësuar
intencën sublime të artit, të cilën autori Koci e percepton si dukuri që
konsiston brendapërbrenda kuadrit të ngishte estetike e filozofike dhe
lidhjeve të tyre funksionale.
Kjo mënyrë e hulumtimit mund të duket
paradoksale, ngase prek trekëndëshin kompleks: muzikë, filozofi,
estetikë, por në esencë korrespondon thellë me atë që është vetë
qenësorja e artit Beethovenian.
Kjo për faktin se është pikërisht
dimensioni filozofik i harmonizuar me atë estetik, elemente këto
konstitutive që e bëjnë veprën e tij të pavdekshme e shumëdimensionale.
Në këtë libër, autori Koci, duke e
hulumtuar, analizuar e studiuar veprën e kompozitorit kolosal gjerman
Ludëig van Beethoven nga ky prizëm i veçantë, kësisoj arrin të jap për
receptuesit një fizionomi të re figurës universale të Beethovenit dhe
simfonive të tij. Prandaj ky libër duhet tumiret si një pikë referimi
për lexuesit shqiptar.
Akil Koci sferën e interesimit studimor e
orienton tek elementet filozofikë e estetikë me një fokusim special tek
nëntë simfonitë e Beethovenit, për t’i mishëruar pastaj këto observime
në qenësinë e simfonive të tij, të cilat i analizon një nga një e në
detaje të thelluara, sikundër në planin tematik ashtu në atë stilistik e
kompozicional.
Kjo metodë tejet interesante, i ndihmon
Kocit që artin muzikor të këtij kompozitori ta shohë nga disa
këndvështrime të posaçme dhe këndej pari të arrij rezultate origjinale,
sikundër në tematikën që trajton muzika e tij, po ashtu në trajtat e
stilit dhe kompozicionit, me të cilat ndërtohen simfonitë.
Nga ky aspekt, Koci teksa interpreton me
shkathtësi profesionale dukuritë estetike dhe filozofike, si trajta
sublime të artit e së bukurës në krijimtarinë e Beethovenit, nuk
kufizohet asnjëherë vetëm tek ky muzikolog i madh, por problemet teorike
i trajton si probleme të ndërlikuara dhe në rrafshe të ndryshme
komunikuese kulturore.
Nga këndej, diskursi i Kocit komunikon
me antikën, mesjetën, romantizmin dhe klasiken evropiane, për të
ndërtuar idenë më sublime se arti i përjetshëm mbetet ai i cili i
tejkalon kohët dhe lidhet me pafundësitë, me klasiken. Pikërisht këto
vlera, i sublimon në shkallë të lartë e universale, krijimtaria e
Beethovenit. Dhe po këto vlera, Koci po ia ofron me një profesionalizëm
të theksuar lexuesit shqiptar.
* * *
Muzika klasike, arti i sublimes dhe
ndjeshmërisë së thellë, vlerësohet si faqja më e ndritshme e më e
magjishme e estetikës së madhërishme, e estetikës së kënaqësisë,
përmasat e së cilës, në kohën tonë duket sikur kanë marrë konotacione të
fuqishme, aq sa tingëllojnë mitologjike.
Në këtë dimension, kompozitori Ludwig
van Beethoven është figurë kulti e botës muzikore. Me krijimtarinë e
tij, ai ka tejkaluar kufijtë e çfarëdoshëm dhe tanimë dekada e shekuj i
përket majave të artit universal, për faktin e thjeshtë, ngase nga bota
tij bujshme, siç do të shprehet “shtrydhë verë të ëmbël për njerëzimin”
dhe i trand me “ethet hyjnore të Shpirtit!”.
Referencat e lartshkruara, në rrafshin
komunikues, korrespondojnë thellë me pikëpamjet e Friedrich Hegelit për
veprën artistike, të cilën e koncepton si produkt të shpirtit, si një
komunikim që ndërlidhet me shpirtin dhe për shpirtin: “vepër artistike
është vepër artistike vetëm duke qenë shpirtëzim dhe, vetëm si e tillë,
ajo ka marrë pagëzimin e shpirtit dhe paraqet diçka që merr pjesë te
shpirti dhe që është e përshtatur me shpirtin”.
Cilësia e shpirtit, të cilën Hegeli ia
atribuon veprës së artit, në instancën komunikuese kulturore, sintetizon
gjitha nivelet tjera semantike dhe filozofike të strukturës a
kompozicionit të veprës së artit, qoftë ajo një operë, simfoni, poezi,
roman etj.
Pikërisht kjo fuqi magjike e shpirtit e
bën artin sferën më sublime, ku mendja njerëzore ka gjetur mishërim të
plotë me idealet e përjetshme e metafizike. Ndërkaq po këtë nektar të
Beethovenit, verën e ëmbël të njerëzimit dhe ethe drithëruese hyjnore,
Akil Koci di t’i thithë dhe t’i interpretojë nëpërmjet një stili të
mrekullueshëm, ku estetika e filozofia sintetizohen harmonishëm për të
funksionalizuar intencën kërkimore, e cila ndërlidhet me zbërthimin e
mistereve të pafund të artit beethovenian, nga këndvështrimi i
lartpërmendur.
Në këtë libër, Koci duke rindërtuar
historinë e ideve filozofike dhe estetike brenda një konteksti përplot
ngjarje dhe personaliteti të mëdha, arrin të nder-komunikojë dhe
njëkohësisht të vë relacione dinamike ndërmjet epokave e stileve të
ndryshme krijuese, gjithnjë me një qëllim që vepra të ketë karakter sa
më gjithëpërfshirës e universal. Në të vërtetë, kjo është cilësi
universale e perceptimeve të Kocit dhe aftësi për t’i vështruar dukuritë
komplekse të artit, si dukuri të ndërvarshme kreative.
* * *
Në komunitetin artistëve shqiptar,
emri i Akil Mark Kocit tingëllon fuqishëm si kompozitor i suksesshëm,
pedagog i palodhshëm, eseist, por edhe si aktivist i palodhshëm, i cili
ka ndikuar dhe ndihmuar në avancimin dhe ngritjen cilësore të
muzikologjisë shqiptare.
Jo vetëm kaq, emri i Kocit tingëllon
fuqishëm dhe ngrihet në podiumin e krijuesve më produktivë edhe si
interpretues i shkëlqyer i artit muzikor, sikundër nga thesari i
kulturës shqiptare, njashtu edhe nga thesari i artit muzikor botëror. Në
të vërtetë, Koci, sikundër është në linjë me semiologun Umberto Econ, i
cili “gjitha dukuritë kulturore i sheh si fakte komunikimi”.
Nga ky aspekt, interpretimet e Kocit sa
kanë karakter muzikologjik, aq kanë karakter edhe letrar, estetik e
filozofik. Në të vërtetë, ato kanë karakter kulturologjik dhe janë një
referencë e fuqishme për kulturën shqiptare si tërësi komunikuese. Nga
ky kontekst, autori artin e sheh si referencë kulturore ku pikaset e
bukura dhe filozofia.
Sikundër do të shprehet në këtë libër,
studimi i tij për Simfonitë e Beethovenit, synon t’i ndriçojë dhe vë në
spikamë aspektet aksiologjike, pra vlerësuese e karakterizuese për
simfonitë e Beethovenit. Dhe nga kjo premisë, Koci studimin e tij e
ndërton duke filluar nga përvojat personale që lidhet me kontaktin e tij
me muzikën profesionale e veçanërisht simfonive të Beethovenit dhe
vazhdon me analiza krahasimtare për kontributin muzikor dhe ndikimin që
ka pasur Beethoveni në botën e artit muzikor. Më tutje, studimi i tij
vazhdon me observimet për formësimet e tij krijuese, e, për të
përfunduar me analizën e thuktë të nënë simfonive.
Jeta dhe Veprat
Nga: Flori Bruqi
Akil Mark Koci është kompozitor i shquar
dhe shumë i njohur në Shqipërinë Etnike. Njihet me komponizime në
zhanrin e të gjitha gjinive atë të këngës populloreZambaku i Prizrenit,
argëtuese dhe serioze. Është fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe
ndërkombëtare, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Prishtinë në
vitin 1974. Në vitin 1976 shkroi baletin e parë shqiptarë në Kosovë,
Sokoli e Mirusha, pas Tish Daisë, që shkroi baletin e parë shqiptarë
Cuca e Maleve. Njihet si krijuesi i parë i muzikës Avangarde (muzika pak
më ndryshe).
Më 1976 me ftesen e Hazir Myftarit, drejtor i Teatrit Krahinor të Kosovës, shkruan baletin Sokoli e Mirusha.
Vepra të korit
* Lirisë, To Freedom, 1959. Shfaqja parë: pril 1960, Sarajevë.
* Maca e vogël, Little Cat, 1959. Shfaqja parë: mars 1967, Kori i Fëmijëve, Radio Prishtina.
* Vajzës, To the Girl, 1960. Shfaqja parë: qershor 1968, Festivali i Korit në Krushevcë
* Nënës time, 1960. Shfaqja parë: shkurt 1988, Kori i Radio Pristinës.
* Pa titull, Untitled, 1971. Shfaqja parë: nëntorë 1972, Kori i Radio Zagrebit, Opatija.
* O, e ëmbëla, 1971. Shfaqja parë: qershor 1986, Kori i Radio Pristinës.
* Kaltërsirat, 1972. Shfaqja parë: tetor 1986, Kori i Radio Pristinës.
* Iz zapisa Stevana Mokranjac, Nga fletorja e Stevan Stojanovi? Mokranjac, 1973. Shfaqja parë: nëntor 1977, Kori i Radio Beogradit, Opatija.
* Maca e vogël, Little Cat, 1959. Shfaqja parë: mars 1967, Kori i Fëmijëve, Radio Prishtina.
* Vajzës, To the Girl, 1960. Shfaqja parë: qershor 1968, Festivali i Korit në Krushevcë
* Nënës time, 1960. Shfaqja parë: shkurt 1988, Kori i Radio Pristinës.
* Pa titull, Untitled, 1971. Shfaqja parë: nëntorë 1972, Kori i Radio Zagrebit, Opatija.
* O, e ëmbëla, 1971. Shfaqja parë: qershor 1986, Kori i Radio Pristinës.
* Kaltërsirat, 1972. Shfaqja parë: tetor 1986, Kori i Radio Pristinës.
* Iz zapisa Stevana Mokranjac, Nga fletorja e Stevan Stojanovi? Mokranjac, 1973. Shfaqja parë: nëntor 1977, Kori i Radio Beogradit, Opatija.
Vokal & Piano
* Popullit tim, To my People, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1977. Skena mzikore, Prishtinë.
* Elegji, Elegjy, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1973. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Nimfa, 1971. Shfaqja parë:e: Skena muzikore, Prishtinë.
* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Trimja Gjakovare, 1974. Shfaqja parë: 1986. Skena muzikore, Prishtinë.
* Elegji, Elegjy, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1973. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Nimfa, 1971. Shfaqja parë:e: Skena muzikore, Prishtinë.
* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Trimja Gjakovare, 1974. Shfaqja parë: 1986. Skena muzikore, Prishtinë.
Në vitin 2005 Çmimin i kompozitorit Akil Koci, e fitoi pianisti 12 vjeçar nga Tirana, Arti Marika.
Çmimi i kompozitorit Akil Koci jepet
edhe në ,,Takimet e Don MIkelit,, Stubëll-Viti. Për vitin 2006 e ka
fituar Kleriku Dr.Don Gjergj Gjergji për librin e botuar ,,Martirët e
Karadakut,,kurse për vitin 2007 e ka fituar poeti Sarë Gjergji,për
librin e poezive kushtuar Nënës Tereze. Akil Koci në Takimët e At
Shtjefen Gjeqovit O.F.M. në Zym-Prizren, ku jepet Unaza e Katit,aktorës
tonë të famshme donator i të cilit është kompozitori i ynë i mirënjohur
Akil Koci që jeton dhe vepron në Londër-Britani e Madhe Kompozitori Akil
Koci,ndan edhe dy bursa njëvjëçare në Garat Ndërkombëtare të muzikës
klasike që mbahën për çdo vjet në Prishtinë dy garuesve më të mirë
fituesve apsolut si dhe një shpërblimin për ekzkutimin e veprës më të
mirë të kompozitorit Shqiptar,për ekzekutimin e veprës më të mirë të
Mozartit si dhe disa shpërblime të tjera.
Pasthënie e librit më të ri të Akil Kocit “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit”
Akil
Koci, si intelektual i pajisur me një botë empirike të bujshme dhe si
njohës sistematik i ligjësive të artit, shkrimin diskursiv për muzikën e
shtreson nëpërmjet dijes që ndërtohet me referenca të fuqishme. Në këtë
mënyrë, ligjërimi i tij për muzikën ka karakter shkencor.
Ai arrin të sjellë para lexuesit
shqiptar një tekst diskursiv kritik, me mendime të thella e cilësore,
madje jo vetëm për objektin themelor të studimit, Beethovenin dhe nëntë
simfonitë e tij karakteristike, të cilat ngërthejnë një filozofi të
thellë dhe përfaqësojnë trajtat me sublime të senslibiliteit estetik,
por, edhe për dimensionet semantike të epokës krijuese kur jetoi e
veproi ai.
E, kjo ndërlidhet me relacionet të cilat
i kishte Beethoveni me emra të tjerë të mëdhenj të kohës. Këto
sekuenca, autori Koci i shtreson në kuadër të ligjërimit për përmasat e
personalitetit të Beethovenit, sikundër për rrugëtimet e tij krijuese
dhe formësimin e tij prej artisti të madh.
Edhe pse objekt parësor i studimit dhe
intencë themelore e proklamuar e librit është figura e Beethovenit dhe
nëntë simfonitë e tij, autori jep informacione të bollshme dhe tejet
reprezentative në përgjithësi, për epokën kur jetoi e krijoi ai,
relacionet e tij krijuesi me emra tjerë të mëdhenj të muzikës, siç ishin
Bachu, Haydni, Moxarti.
Po në këtë linjë, Koci rrekët të
hulumtojë dhe interpretojë formacionet estetike të kohës, kapërcylljet
kalimet) nga një formacion artistik tek një tjetër, sikundër ndikimet që
kanë lënë në formësimet krijuese të Beethovenit këto përthyerje në
stilet artistike.
Nga ky aspekt, Koci jep gjykime
karakterizuese dhe krahasuese, sikur del në gjykimin se: “… Beethoveni
është më shumë klasik se Mozarti dhe Haydni”. Në fakt, kjo ka kuptimin e
vet logjik, mendon Koci ngase “Beethoveni gjithmonë ka qenë në aksion
duke kërkuar dhe duke trajtuar vazhdimisht mundësitë për ta përsosur
formën, gjuhën muzikore dhe në kuadrin e kësaj semantiken”.
Prandaj edhe arti i tij në instancën e
fundit duke u sfiduar me stilet e ndryshme “reformën e sheh frymëzim” e
jo si përmbysje. Në këtë strumbullar qëndron një nga pikat më të veçanta
të artit të tij. Kur diskuton për idetë themelore që e përshkojnë
krijimtarinë e Beethovenit, autori identifikon disa rrafshe tematike që
trajton muzika e tij.
E, këto, në vija të trasha, përfshijnë,
jo vetëm tragjiken dhe ndjenjat e tmerrit, të ankthit, të frikës, por
edhe lirizmin, si koncept që ka si qëllim ndjenjat nga më të ëmbla dhe
nga më të butat, afshin për jetën e dashurinë.
Dijetari i madh i letërsisë, amerikani
Northrop Frye,shkruan: “Koncepti i artit ka një relacion ndaj
realitetit, që nuk është as i drejtpërdrejt, as negativ, por i mundshëm,
zgjedh përfundimisht përçarjen mes endjes dhe këshillës, mes stilit dhe
porosisë”. Akil Koci e ka përvetësuar më së miri këtë frazë të Fryeit,
për ta shndërruar në praktikë të studimit të tij.
Përmes zgjedhjes së mundshmes, Koci
qartëson shumë komponentë të Simfonive të Beethovenit, pikërisht
relacionet e ndërlikuara mes stilit dhe porosisë, refleksionet mes
tragjikes dhe lumturisë, mes dashurisë dhe urrejtës.
Studim “Aspektet filozofike dhe estetike
në simfonitë e Beethovenit” kësisoj të fut në një univers të pafundmë
misteresh e ndjesimesh , ku perceptimet për të bukurën e artit
beethovenian bashkëjetojnë mrekullueshëm dhe në harmoni të plotë me
aftësinë e veçantë interpretuese që demonstron Koci.
Kjo për faktin se autori ka sensin të
prek palcën e estetikës dhe filozofisë që përçon arti dhe simfonitë e
Beethovenit. Në këtë aspekt, dimensioni empirik autorial, i jep këtij
studimi një karakter universal dhe i mundësojnë autorit Koci të bëjë
përimtësime e interpretime të thukëta, që parakonceptojnë një lexues të
kultivuar, do thoshim një kombinim të lexuesit model e empirik, sipas
Umberto Ecos.
Kjo për faktin, se, siç e kemi
potencuar, studimi i tij realizohet në relacione me fushat e ndryshme,
me të cilat pikëtakohet dhe bashkëjeton muzika. E, këto janë letërsia,
filozofia, estetika, pjesë të së cilit korpus e sheh edhe muzikën,
autori. Brenda këtyre fushave gjendet strumbullari i kërkimeve muzikore
të Kocit, në librin në fjalë dhe këndej pari fusha e interesimeve bëhet
gjithëpërfshirëse.
* * *
Charles Lalo, esteticient i shquar
francez shkruan: “arsye më e mirë e ekzistimit të sistemeve qendrore të
estetikës, është që me vëmendje të veçantë të shprehin ndonjërin nga
funksionet që arti përmbush në jetë”. Ndërkaq, pikërisht këtë funksion
sublim, të cilin Aristoteli e shihte tek spastrimi i pasioneve, Akil
Koci e koncepton brenda suazave filozofike dhe estetike, duke potencuar
se kjo ndërlidhësi ka për bazament referencën se muzika: “…është një
krijim më i fortë se filozofia”.
Ky relacion nënkuptonte aspektin
semantik dhe mesazhin si qenësi të estetikës, për faktin se teoria e
estetikës konceptohet se teori e sensiblitetit (Lalo), ndërkaq kjo
transformohet në mesazh nëpërmjet filozofisë dhe trajtave të saj
meditative.
Libri “Aspektet filozofike dhe estetike
në simfonitë e Beethovenit”, i Akil Kocit karakterizohet nga
interpretimi analitik i simfonive të Beethovenit. Autori nuk zgjedh
metodën e identifikimit të vlerave, por të seleksionimit dhe studimit.
Këtë e bën duke sintetizuar disiplina të ndryshme të dijeve për artin
dhe estetikën. Pastaj këto i interpreton në relacion me estetikën e
artit beethovenian.
Kjo qasje i jep hapësirë dhe mundësi të
depërtojë, jo vetëm ne esencat filozofike që ngërthejnë simfonitë e tij,
por edhe vet jeta e tij prej artisti gjigant. Qysh në titull, autori
parakoncepton sferën e interesimeve të autorit të librit, që është
tipologjia estetike dhe filozofikë e simfonive të Beethovenit.
Ky libër diskursiv, mbetet sintezë
kuptimplote e fokusuar në esencën e asaj çfarë është artit beethovenian,
i përqendruar tek Simfonitë e tij, të cilat kanë lënë gjurmë të
jashtëzakonshme në kulturën e artit botëror dhe të cilat vlera i sjell
me shkathtësi dhe dije universale Koci para lexuesit shqiptar.
Përmes interpretimit estetik dhe
filozofik, Koci depërton ne palcën e artit beethovenian dhe kështu e bën
atë më të afërt për audiencën shqiptare. Në të vërtet, marrëdhënia
mjaft komplekse mes Simfonive të Beethovenit dhe relacioneve estetike
dhe filozofike, në këtë studim të Kocit merr trajta kuptimore të
dukshme.
Dhe, kjo esencë ka disa rrafshe
komunikuese kulturore, prandaj teksti i Kocit mbetet një univers
shumështresor përsiatjesh teorike dhe kritike lidhur me fenomenin
Beethoven, këtij klasiku të muzikës, por njëherësh edhe këtij inovatori
revolucionar, i cili bëri thyerje cilësore në botën e artit muzikore.
Koci në këtë libër, nuk bënë regjistër meritash dhe epitetesh për veprën
artistike të Beethovenit, por si një profesionist me një dije empirike
dhe si një lexues model (Umberto Eco), bën krahasime të vlefshme,
ndërkaq edhe jep gjykime tejet sigurta e profesionale.
Ajo që e karakterizon tekstin e Kocit
është sensi për t’i kundruar dukuritë estetike në universalitet dhe në
varshmëri. Janë të rrallë ata krijues që si Koci mund të bëjnë brenda
një vepre interpretime që prekin shumë sfera të artit dhe filozofisë. Së
këndejmi autori i librit nxjerr kurdoherë konstatime të qëndrueshme
sikundër në rrafshin filozofik, njashtu në atë estetik.
Duke përsiatjet për të bukurën, si
tipari bazik i çdo arti dhe veçanërisht muzikës, ai dukuritë dhe
ndërlidhjet estetike i shqyrton në korrelacion shumëdimensionale. Kjo
formë e shkrimit diskursiv e bën tekstin e Kocit universal, ngase atë
mund ta lexojnë, me shumë admirim filozofët, estetët, muzikologët,
letrarët etj. Kjo domethënë se Koci nuk izolohet brenda perceptimeve të
caktuara estetike, por perceptimet dhe observimet e tij tejkalojnë
shumëfish fushën e tij muzikologjinë.
Në këtë libër të cilin po ia ofrohet
lexuesit, Koci dëshmon qartë se nuk është vetëm njohës i thellë i artit
muzikor, ai mbi të gjitha dëshmon së është një dijetar sistematik, që
posedon dije antike e moderne për artin, estetikën e filozofinë,
disiplina këto të cilat i sheh në korrelacion ndërlidhës. Interpretimet
për antikën dhe sistemin kulturor. Akil Koci nuk i bën apologji artit,
muzikës dhe sistemit të tij filozofik e estetik, ai e demonstron atë me
kompetencë dhe dije universale.
Nga ky aspekt, libri i tij është një
arenë e pasur me informacione të shumta, për antikën e filozofinë, për
artin dhe të bukurën, për letërsinë dhe muzikën, për zhvillimet
shoqërore dhe perceptimet krijuese në këto sfida. Pra, ky është një
tekst që i hynë në punë jo vetëm muzicientit, por çdo dashamirësi të
kulturës dhe artit.
Ngase nëpërmjet këtij libri Koci sjell
një botë të begatë, të bollshme me vlerësime dhe gjykime të shëndosha.
Këndej pari, ky libër mbetet një ndihmesë për jetën kulturologjike
shqiptare.
Lexuesi s’ mund të mos njehet i
ngazëllyer kur lexon prelat e Kocit dhe interpretimet e tij që i bëjnë
më të kapshme drithërimat vibruese të “Odës e gëzimit” dhe porosinë më
sublime që ka shqiptuar mendja njerëzore: “Të rrini të përqafuar
miliona”. Kjo odë e gëzimit bashkë me përqafimet që përcjell drithërima e
shpirtit të trazuar e dramatik, po i ofrohet nëpërmjet Akil Kocit,
lexuesit shqiptar.
Comments
Post a Comment