Liliana Hoxha: Gati të dëshmoj për librin e Fevziut
Liliana Hoxha flet në një
intervistë për Vizion+ dhënë gazetarit Alfred Peza, mbi jetën në familjen e
Enver Hoxhës. Ndalet tek libri i Blendi Fevziut, pohon se faktet e nxjerra prej
tij, janë të sakta dhe thekson se do të ishte e gatshme të dëshmote dhe në një gjyq të mundshëm
Të mërkurën u mbushën 27 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, 11
prill 1985, këtë të mërkurë ishte 11 prilli i 2012-ës, ju vazhdoni të shkoni
tek varri, i kryeni ritualet, ishit edhe këtë radhë?
Sigurisht, isha të mërkurën
në orën 12. 00, është ora jonë që shkojmë kur mendojmë se fluksi i njerëzve do
të jetë pakësuar dhe ne synojmë që të shkojmë në privatësinë tonë, se ashtu
vemi e nderojmë babanë tonë dhe nuk duam të trazohemi me përfitimet e politikës
apo me trazimet e konjukturat që ndërrojnë çdo vit. Preferojmë ta nderojmë
privatisht dhe pa ekspansion në shoqëri.
A vutë re diçka të veçantë në raport me radhët e tjera?
Unë jam gjithmonë e
sinqertë. Nuk mund ta mbaj sinqeritetin tim për çdo rast. Kishte më pak lule se
herët e tjera.
Si e shpjegoni ju?
Nuk e di. Nuk ka shpjegim. Mund
të jetë thjesht rastësi që njerëzit janë aq të vobektë, aq të vrarë, aq të
shtypur nga brengat e jetës sa nuk kanë pasur, jo vullnetin, por ngaqë jetojnë
në kushtet e mbijetesës, se zakonisht janë nostalgjikët që shkojnë tek varri i
Enver Hoxhës, kanë qenë të pamundur për të vajtur kësaj radhe.
Libri juaj është fryt i një pune 10-vjeçare. E ka
titullin “Pushtimi i brendshëm”. Pse ky titull?
Sinqerisht unë e ndjej
veten të varfër të flas me fjalë pasi kam bërë aq punë. Atë punë e kam qëndisur,
kam menduar çdo fjalë që kam shkruar dhe është e zorshme që unë me pak fjalë të
përmbledh atë që kam dashur të them me një vepër të tërë. Po, megjithatë, kuintesenca
është kjo: Diktatura me egër se Staliniste është thënë, Enver Hoxha më i keq se
Stalini etj, . Nuk është problemi i raportit tim personal, çfarë mendoj unë, çfarë
ndjesish humane që domodoshmërisht mund t’i kem, por është bindja që kam që
komunizmi me gjithë të metat e tij duke degraduar në sistem totalitarist, nuk
mund të ishte kaq i egër sa ishte ky tek ne. Ishte i tillë për aryse se
Shqipëria historikisht ka qenë e rrezikuar kafshatë për t’u kapërcyer, midis
Serbisë edhe Jugosllavisë, pavarësisht nga presionet e tjera të jashtme, të
kamufluara ose jo. Kështu që, kjo gjë që mbetet çështje objektive historike
s’ka pse gjatë komunizmit të sfumohet dhe të harrohet nën fasadën e sistemit
komunist, nën atë Kushtetutë sado gjakatare që të jetë ajo me gjithë problemet
që do të sillte si rrjedhim luftën e klasave, izolimin, varfërinë etj. , me
radhë. Këto gjëra s’i kishte për qëllim, por ashtu ndodhi. Pse ndodhi? Se
kishte diçka më të thellë që ne akoma s’duam ta shohim dhe nuk duam ta shohim
me qëllim.
Cila është?
Agjentura. Rrejti
agjenturor që kishte mbërthyer Shqipërinë përpara po se po, por fjala është pas
çlirimit meqenëse se Shqipëria duhej të ishte një vend socialist si gjithë
lindja dhe nuk duhet të ishte e pavarur, por duhet të ishte në tutelën
jugosllave, siç edhe u pa, siç dukej ndihmesë internacionaliste në fillim dhe
është pranuar normalisht prej Jaltes, por në fakt ka qenë një tutelë shoviniste
dhe me qëllim për ta bërë dhe Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë.
Ky është pushtimi i brendshëm, kjo është domethënia e
titullit?
Kjo është domethënia e
titullit: Agjentura. Agjentura është një rrjet i shpërndarë në mënyrë të tillë,
maskuar qoftë edhe nëpërmjet Sigurimit që ishte një institucion shumë i
rëndësishëm për mbrojtjen e shtetit, nuk fajësoi të gjithë institucionin, por
segmente të posaçëm të tij kanë qenë thjesht agjent në shërbim të interesave
antikombëtare. Njerëz si këta kanë kapur majat e pushtetit, kanë qenë në byro, kanë
arritur deri tek Enver Hoxha, kanë qenë në ish-nomenklaturë siç duket dhe siç
është akoma, dhe kanë përfshirë edhe vetë Elitën.
Ky pushtim i brendshëm vazhdon sipas jush edhe pas vitit
1990?
Për mua vazhdon sepse
mjafton edhe vetëm si krahasim. Ishte sistem stalinist komunizmi në Shqipëri, ishte
më i egër se të gjitha diktaturat evropiane, e vende komuniste të lindjes ?. Atëherë
është shumë e thjeshtë të thuash: Është tranzicion stalinist ky? Pasi është
tranzicioni më i egër në të gjithë vendet e ish- lindjes.
Në kopertinë është një femër me maskë veneciane. Çfarë do
të thotë?
E mendova unë këtë. Si
maskë veneciane nuk ka asnjë rëndësi, por vetëm ideja e maskës. Unë mund të
bëja edhe diçka monstruoze, ndonjë pikturë, zgjidhje të famshme të piktorëve të
mëdhenj. Por jo, thjesht, është një maskë që në vetvete është e bukur, interesante,
joshëse, siç ka qenë ideali komunist, i cili nuk u zbatua ose u shpërdor. Por, në
fakt fsheh krime të mëdha. Ka qenë një ballo me maska.
Pse keni preferuar të përmblidhni pikërisht publicistikën
tuaj nga gushti i 2003 deri në shkurt të 2012 kur keni dhënë intervistën e
fundit që keni përfshirë në libër. Kjo ka qenë ajo periudhë ku ju e keni parë
në mënyrën më të ngjeshur publikisht?
Jo, në një farë mënyrë unë
e kam thënë në libër, e kam thënë edhe në intervista televizive, sado që unë
përpiqem të shpjegoj aty që kam qenë e censuruar, sidoqoftë kam pasur mundësi
të dal me mënyrat e mia, me metodat e mia. Domethënë të dal në çfarëdolloj
dritare të jetë, vetëm që unë të dëgjohem nga shqiptarët, pa përfillur më
nderon apo jo ajo dritare. Faleminderit. U jam mirënjohës të gjithë atyre, por kam
goditur, jam përqendruar, është bërë më e fortë se unë, është bërë më e fortë
se frymëmarrja ime, është bërë më e fortë se ekzistenca ime, kur unë u binda që
e keqja e madhe e Shqipërisë të cilën e vuaja prej kohësh (që kur kam njohur
Sokol Hoxhën e kam ndjerë këtë të keqe), e keqja e madhe e Shqipërisë qenka
deri brenda familjes së Enver Hoxhës. Atëherë, ishte detyra ime ndaj popullit
tim ( qoftë edhe ndaj Enver Hoxhës, por kjo ka pak rëndësi për lexuesin, por ka
rëndësi për mua). Pse? Cilido që të ishte ai, ai nuk i ka marrë vesh të gjitha
këto që dimë ne, nuk i ka ditur të gjitha këto që dimë ne, ka ditur vetëm atë
çfarë ka marrë vetë ai vendim. Për shëmbull, lufta për pushtet, nuk jam dakord
dhe s’kam qënë dakord, e kam kundërshtuar edhe në atë kohë, që nga vrasja e
Beqir Ballukut, persekutimin e familjes së tij e kështu me radhë. Për ato unë
nuk kam çfarë të them. Për të tjerat unë jam e bindur se ai nuk i ka ditur të
gjitha siç janë.
Libri juaj shpjegon pse ju ishit zëri i parë nga brenda
bllokut që hodhët dritë mbi një errësirë 45-vjeçare që kishte përfshirë jetën
brenda bllokut. A ka mbetur gjë më pa thënë për atë regjim, për atë bllok, për
atë mënyrë, për atë udhëheqje që na ka drejtuar për 45 vjet?
Jo, në vija të përgjithshme
unë kam thënë gjithçka që të kuptohet se si funksiononte ai regjim i sunduar
nga agjentura. Domethënë nën pushtetin e Enver Hoxhës gëlonte agjentura, nën
orientimet e Enver Hoxhës gëlonte agjentura, e cila u bë shumë e prekshme për
fatet e vendit menjëherë me izolimin e tij dhe ai nuk është izoluar kot. Natyrisht
pista ekziston, por është pistë alibike, nuk ishte aq i sëmurë sa t’i
fshiheshin gjërat, nuk ishte aq i sëmurë sa të na ndalohej dhe të thuhej që me
Enver Hoxhën, me babanë nuk duhej diskutuar asgjë përveç se nëpërmjet gruas së Enver
Hoxhës, se unë vazhdoj ta quaj institucion gruan e tij dhe ta respektoj e
kritikoj në këtë prizëm, se në këtë prizëm duhet parë, jo si vjehrra ime të
cilën nuk e kam ndjerë ndonjëherë vjehrrë. Kjo pasi unë nuk dija ta shikoja me
këtë sy unë, kisha vajtur tek Enver Hoxha dhe ai s’ka qenë asnjëherë vjehrri im,
ka qenë Enver Hoxha dhe gruaja e tij ka qenë me rolin e saj special që duhet të
kishte për Enver Hoxhën dhe për fatet e popullit dua të them. Kështu që ajo që
thatë ju përpara natyrisht është shumë luzinguese për mua, jo për modesti, nuk
është çështje modestie, por unë nuk e kam pasur të lehtë të bëj këtë vepër. Nuk
kam pësuar fatin e At Zef Pllumbit, e kam lexuar veprën e tij dhe jam ngjethur,
siç kam lexuar edhe vepra të persekutuarve të tjerë, unë nuk jam nga ata njerëz
që duhet të qahem sado që lotët i kam në majë të syve si natyrë, por jo për të kërkuar
mëshirë. Unë e neveris mëshirën, ajo është për njerëzit e dobët të cilët edhe
janë të detyruar ta kërkojnë kur janë në kushte ekstreme të jetesës, të
varfërisë dhe mëshira është aq ndjenjë e dobët nga ata që duan ta japin sepse
ngelet vetëm në kufirin simbolik, filantropik, kur në fakt njeriu duhet
ndihmuar, nuk duhet mëshiruar. Kështu që, parë nga të gjitha këto këndvështrime,
unë bëra atë që ndjeva të domosdoshme për ta bërë, të pamundur për të mos e
bërë, e pamundur të jetoja pa e bërë, çfarë e thashë dhe s’dua ta përsëris. Nuk
e di çfarë mbetet më për të thënë. Mendoj që i kam thënë të gjitha për t’u
kuptuar nga çdokush. Por, hollësira natyrisht që kan ngelur, hollësirat mendoj
që i takojnë kujtimeve sepse një sistem agjenturor dhe jo një sistem komunist
të bën të vrasësh edhe veten.
Që do të thotë?
Përpos tendencave, atentateve
dhe përpjekjeve për të më varë, drejtpërsëdrejti Nexhmije Hoxha ka pasur edhe
të tilla.
Po flisni ju për veten tuaj?
Po flas një hollësi të
cilën, thashë, nuk dua të bëhem patetike dhe qaramane para publikut.
Pra ju po thoni se ka pasur tentativa për t’ju vrarë?
Jo vetëm për të më vrarë, por
për t’u vetëvrarë nëpërmjet mjekimit farmakologjik, për të cilin nuk ke nevojë,
i cili në dimensionet, në kushtet joprofesionale, me detyrim, në kushtet e
fshehtësisë, që të mos e merrte vesh njeri që unë mjekohesha, që të mos e
merrte vesh një mjek shqiptar, pale Enver Hoxha etj. , të devijonin në fund të
fundit si personalitet dhe të jepnin urdhrin e tyre dhe mund të bëhej gjithçka,
mund të vrisje edhe veten. Dhe këtë gjë e them që hollësira të tilla do të ketë,
që nuk e zbehin por e forcojnë këtë analizë historike.
Ndoshta është hera e parë që ju e thoni se keni pasur
tentativë për vetëvrasje?
Po, unë nuk e kam për turp
ta them këtë se në këtë rrugë më kanë çuar. Në këtë rrugë më ka çuar Nexhmije
Hoxha me Isuf Kalon.
Për çfarë periudhe bëhet fjalë?
Është gjithmonë në
periudhën pasi linda dy fëmijët e mi, kur unë arrita nëpërmjet mjekimit të
ndjej që këto kundërshtimet që unë i bëj në familje, se s’më pëlqen gënjeshtra,
s’më pëlqen mashtrimi, s’më pëlqen situata, Nexhmija tjetër thotë në publik, -
jo si Nexhmije, por si parti - , tjetër thuhet, tjetër është brenda në bllok, tjetër
është brenda në familje, presioni hierarkik që vinin, mosbarazia, shtypja në
dinjitet, përbuzja ndaj familjes sime , largesa që të thoshte simbolikisht e ke
vendin këtu, të gjitha prapa Enver Hoxhës se para tij ishte ndryshe, meqenëse
ai i donte të gjithë, siç më donte edhe mua.
Këto ishin rrethanat?
Këto ishin rrethanat madje
nën presion të sime mëje të cilën e kishin terrorizuar: Mblidhe vajzën tënde
kryeneçe përndryshe fati i saj është në diskutim.
Që në atë kohë?
Po.
Bëhet fjalë për mesin e viteve ’70?
Bëhet fjalë që kur kam hyrë
në atë familje.
Që nga 1967?
Që kur kam hyrë në atë
familje, që nga 1967. Ime më’ më thoshte: Çfarë bën ti që s’të duan. Kurse unë
çfarë nuk bëja që të më donin se unë e kam adhuruar atë familje për hir të
Enver Hoxhës dhe mendoj që duhet adhuruar. Nuk duam të ndalem shumë tek kjo
tashmë për të mos qenë patetike përpara tragjedisë së popullit tim.
Tentativa për vetëvrasje ka qenë 1 apo 2 herë?
Mund të ketë qenë edhe dy
herë pasi arrita nën helmim me overdozë ilaçesh të mos mendoj mirë dhe ta quaj
veten fatkeqësi të familjes së Enver Hoxha, ta quaj veten fatkeqësi të Sokolit,
se prej meje nuk donin as Sokolin, se prej meje s’donin as fëmijët e mi dhe
thashë më mirë po iki nga kjo jetë dhe po i lë të qetë, sepse unë jam njeri që
krijoj probleme këtu. Me kohë e kuptova, (prej sjelljes në familje kryesisht të
N. Hoxhës se iludohesha) qoftë edhe nën mjekim, kur më thanë që duhet të jesh e
lumtur që ke shpëtuar nga një mjekim i tillë kriminal, se o do të ishe vdekur
ose do të ishte e çmendur.
Domethënë ka qenë një mjekim i kontrolluar me qëllim t’ju
jepte një gjendje të caktuar fizike. . .
Një mjekim i studiuar që të
më nxirrte jashtë loje. Në çfarë forme do të më nxirrnin jashtë loje? Ishte
fati im. Por dua të theksoj, nuk është pozicion i imi për të kërkuar vëmendje
nga opinioni publik që shiko sa kam vajtuar. Unë të gjitha vuajtjet i quaj
asgjë para vuajtjeve të popullit, të atyre që ishin në burg, të asaj vajze
Drita Çomo që vdiq pa i qëndruar mamaja tek koka, të atyre njerëzve që kanë
vuajtur nga varfëria atëherë dhe që sot thonë se s’kemi drita se është vjedhur
teli për skrap, të atyre fytyrave të rreshkura që nuk kanë parë një ditë të
bardhë dhe janë mësuar me filozofinë e mbijetesës, me të cilën kalojnë dhe
dramat, dhe nuk kanë më lot në sy, përpara tyre unë përulem. Por, unë këto i
them për dëshmi thelbësore si vepronte agjentura. Ndërkaq, që kështu mjekohej
edhe Enver Hoxha, në formën e tij, në pistën e diabetit, në pistën e zemrës, në
pistën e efekteve sekondare që krijojnë sëmundjet. Por, në këtë mënyrë është
mjekuar edhe ai. Kjo është çështja e parë që kam ngritur, përveç çështjesh që
mos i beso Ramiz Alisë në vitet ’90, ne duhet të tërhiqemi, ne jemi familja e
Enver Hoxhës, ne duhet të rrimë thjesht të bëjmë jetën tonë dhe popullit, të na
nderojë thjesht si njerëz të tillë e të tjera me radhë. Dua të them që po qe se
unë duhet të ngrija probleme me hollësira personale, natyrisht që dëshmitë e
mia do të ishin shumë herë më dramatike, unë kam dhënë aq sa duhet njeriu të
kuptojë.
Vijojmë me disa zhvillime që kanë të bëjnë me librin, por
jo vetëm me brendinë e librit, por edhe me sfondin e zhvillimeve rreth figurës
së Enver Hoxhës, një prej të cilëve është libri i Blendi Fevziut, “Enver Hoxha”.
Një mendim tuajin në lidhje me mënyrën se si është trajtuar figura e Enver
Hoxhës nga z. Fevziu. . .
Me sa unë kam kuptuar, nuk
e kam mbaruar librin e Fevziu, s’e mbarova thjesht për emocione personale, pa
ndonjë ngarkesë ndaj autorit. Nuk e mbarova se e pashë që ishte i ngjeshur me
vrasje, vrasje, vrasje, të cilat mund të jenë bërë, mund të jenë faktuar, unë
nuk i kundërshtoj. Kam parimin të mos kundërshtoj asnjë njeri për çfarëdo flet
për Enver Hoxhën, është e drejta e tij. Ndërkaq kam unë të drejtën time të flas
çfarë di unë dhe unë bazohem në atë që di. Nuk mund të kundërshtoj atë që nuk e
di, nuk i jap të drejtë vetes, as nuk mund ta kundërshtoj, as nuk mund ta marr
inat, as nuk mund të kem ngarkesa ndaj dikujt. Por, po të vij puna ruaj vetën
time ndaj ngarkesave negative. Këtë gjë kam bërë për librin e Blendit, përveçse
e urova publikisht për stilin e tij, që stili ndryshe nga vitet 1990, nuk ka
mllefe, nuk ka nivele anekdotike, nuk ka nivele banale dhe mundohet të jetë një
libër serioz. Mund të them që është një libër që përfshin vetëm vrasjet e Enver
Hoxhës, sa ishin të vërteta dhe sa s’ishin të vërteta nuk futem, nuk më
intereson. Mund të them se Enver Hoxha edhe ka ndërtuar, jo vetëm ka vrarë. Ajo
që më ka shqetësuar është reagimi i ashpër ndaj këtij libri, djegiet e këtij
libri, në asnjë mënyrë një libër, cilido libër, nuk duhet të digjet. Më
kujtojnë vitet 1990 kur janë djegur librat e Enver Hoxhës atëherë kishte një
ngarkesë në popull, kishte një kuptim, se justifikohej, por nuk duhej. Kështu
që, kjo gjendje e librit të Fevziut është skandaloze, është prapa për shoqërinë
dhe unë mendoj se kanë qenë të nxitura nga autorët e këtyre skemave.
Akuza e Nexhmijes lidhet me ditarin origjinal të Enver
Hoxhës. . .
Sado rrjedhje të ditarit të
ketë nuk ka vjedhje. Nëse këtu shtrohet një çështje e tillë unë e di shumë mirë
se si ka rrjedhur.
Si ka rrjedhur në fakt?
Atë nuk kam dashur ta them
dhe e kam lënë që nëse këtu. . .
A mund të na thoni?
Jo, se këtu duhet të
përmend emra. Unë jam ai njeri që përmend emra se kundrejt problemit, një
çështje që i duhet shoqërisë të analizohet, të fokusohet, të korrigjohet, detyrimisht
ti duhet të përmendësh emrin. Unë i kam përmendur të gjithë ato emra aty, duke
mos pasur asnjë gjë personale me ta, ata përfaqësojnë një qëndrim. Ata që
praktikisht ngrihen kundër kësaj çështje i përkasin asaj. Në këtë drejtim dua
të them se duhen emrat atje ku është e domosdoshme. Atje ku s’është e
domosdoshme unë s’kam pse të marr në qafë njerëz, të cilët do i them në gjyq, po
të bëhet gjyqi, i cili kam deklaruar që është farsë, që është bllof.
Pra ju dilni e gatshme të dëshmoni në gjyqin mes Nexhmije
Hoxhës dhe Blendi Fevziut në lidhje me dokumentet?
E kam deklaruar se Nexhmije
Hoxha një herë e mirë duhet të kujdeset për vetën e saj që të bëjë pleqërinë e
thellë e qetë dhe të mos ketë grinta kaq të mëdha ekspansioni kundrejt
shoqërisë, me kërkesat, me pretendimet, me botimet boshe në formë kartoline në
mbrojtje të Enver Hoxhës, në fakt të goditjes së figurës së tij. Pra, duhet të
arrijë të kuptojë, erdhi koha, 91 vjeçe siç është, të bëjë pleqërinë e thellë
në një formë aq sa ajo mund të gjejë pak dinjitet për veten e saj.
Një nga akuzat që ka ngritur, të paktën publikisht
Nexhmije Hoxha, ka qenë që janë vjedhur ditarët origjinalë, nuk ekzistojnë dhe
kështu me radhë. . . Në fakt kush i ka ditarët origjinal dhe çfarë ka Nexhmije
Hoxha vetë?
I kanë ato vetë.
Po pse deklarojnë. . .
Është blof. Nexhmije Hoxha
punon me skema, punon me alibira, punon me pista dytësore. Nuk ka se si ta
godasë Blendin dhe nuk e godet qoftë me ato dokumente vrasje e jo vrasje, sipas
asaj, por do ta shmangë vëmendjen që ky autor është kaq i diskutueshëm, të
zhvleftësojë si autor, se aty ka një fakt flagrant që e godet drejtpërdrejt
Nexhmijen, më shumë se të gjithë krimet e saj të kamufluara, që Enver Hoxha
është gjetur në shesh kur vdiq. Të gjendet Enver Hoxha në tokë, që monitorohej
nga mjekët, nga infermierët personal dhe në mungesë të tyre nga ajo vetë. Për
mendimin tim deri atëherë kishte vigjilencë absolute, nuk gjeje gruaja më të
përkushtuar, por ka qenë false me sa del. Kështu që, E. Hoxha gjendet në tokë
kur atë duhet ta ruante Nexhmije Hoxha. Nuk mund të guxonte një mjek, të
guxonte një infermier, që të mos kishte vëmendje kur Enver Hoxha të jetë dhe në
gjendje, dhe me ndjeshmëri normale apo, të përpiqet në grahmat e fundit aq sa
të binte në shesh.
Është i saktë Fevziu për këtë gjë që kur thotë se trupi
është gjendur në tokë?
Kjo është e saktë se unë
jam interesuar dhe trupin e Enver Hoxhës e kanë gjetur tre veta. E ka gjetur
Isuf Kalo, e ka gjetur në mos gaboj Ylli Popa dhe infermieri i tij personal, Fahri
Bufi, njeriu më pozitiv nga këta të tre.
Për sa kohë ka qenë Enveri në tokë pa ndihmën e kurrkujt?
Kjo është një tjetër
çështje pastaj, një çështje që hap një tjetër diskutim më të hollë akoma se
tamam në mëngjesin e asaj nate, kur Enver Hoxha gjendet në shesh, në datën 9, Sokoli
dhe unë ishim dërguar në Vlorë. Në mbasditen e e datës 8 të po asaj nate kemi
ndenjur me Enverin siç po rrimë tani bashkë. Nuk fliste, ishte në karrige me
rrota, por i shkëlqenin sytë, kishte një çehre të mirë dhe në atë kohë, në
Vlorë kishin qenë dy çiftet e tjera, se ata rrinin bashkë, kurse me ne nuk flisnin,
se ne ishim delja e zezë e familjes. Atë natë do të vinin ata do të ktheheshin
nga Vlora dhe Nexhmije Hoxha në sytë e Enver Hoxhës thotë që shkoni ju në Vlorë
një natë të çlodheni. Se ne rrinim, vigjilonim, vuanim në mënyrën tonë pranë
Enverit. Vërtetë ashtu bëmë meqenëse atë ditë na u duk babai shumë mirë dhe në
mëngjes ikëm. Cuditërisht edhe sot mjeku i tij, një mjek tjetër, Ahmet Kamberi,
në gazetën Shqip , ka dhënë me faksimile kardiogramin e fundit, me goditje
elektrike, kriza kishte ardhur, zemra kishte pushuar. Në orën 9 e 30 të
mëngjesit, në datën 9 prill, mëngjes kur ne të dy nisemi në Vlorë dhe nuk na
ndalon njëri që të thotë se shiko babai është sëmurë, që ka pasur goditje madje
që i ka pushuar zëmra. Vemi në Vlorë, kalojmë datën 9 dhe kërkohemi në të
gdhirë të datës 10.
Pra ju dyshoni për një përshpejtim të vdekjes. . .
Nuk kam të drejtë ta them, për
të menduar mund të mendoj çfarë të dua.
Çfarë tjetër, përveç ditarëve origjinalë që ju thatë se
ruan Nexhmije Hoxha, kanë nga materialet sekrete apo të tjera të Enver Hoxhës
për të cilat nuk dihet se ku janë sot. . .
Ata kanë gjithçka për të
nxjerrë atë që duan ata nxjerrin dhe mohojnë gjithçka për atë që nuk duan të
nxjerrin. Unë për shembull e di që përveç frenezisë së Ilirit për të botuar fillimisht
një libër me anekdota për familjen e Enverit dhe për Enver Hoxhën, ku dinjitoze
ishte vetëm mbrojtja e tij në burg, kur ai u burgos gjoja për një intervistë, por
në fakt u burgos se donte të merrte pushtetin me dhunë nëpërmjet vitit 1997 të
ngatërruar me shumë gjëra, ashtu siç kishte premtuar Ramiz Alia që do të marrim
pushtetin me gjak dhe hekur, se kemi forca të brendshme dhe të jashtme që na
mbështetin. Më dinjitoze kishte mbrojtjen në burg, të cilën ia ka bërë Shaban
Sinani. Tani vazhdon sërish Nexhmije Hoxha me sa jam informuar nëpërmjet Teutës,
një biografi si kundërvënie e Fevziut, gjoja, me këshilltar Nasho Jorgaqin, një
kalemxhi i tyre. Më vjen keq them kështu se ndërkaq ai ka veprën e tij të plotë,
është monograf i shkëlqyer dhe të tjera me radhë. Por kjo punë kështu është, ata
shkruajnë çfarë duan, si duan. . .
Pra familja Hoxha është duke përgatitur një libër
autobiografik për Enver Hoxhën si kundërvënie të librit të Fevziut. . .
Librin autobiografik e kanë
bërë me çfarë ka shkruar vetë Enver Hoxha për jetën e tij. Tani, si duket, po
bëjnë një libër me dokumente autentike, meqenëse këto të Fevziut janë false siç
thonë ato. Por, është për të qarë hallin që këtë libër do ta bëjë Teuta e
pashkolluar, Teuta e të gjitha niveleve dhe Nasho Jorgaqi është pronë e saj.
Në çfarë kuptimi?
Përderisa pranon të bëhet
kalemxhi i Teuta Hoxhës.
Kohët e fundit janë botuar edhe dy fotografi, ku aludohet
se keni dalë ju me Sali Berishën. . . Në foto jeni ju, Sokoli, Sali Berisha. .
.
Dua të them se kanë gjithçka.
Kohët e fundit Sokoli i është drejtuar drejtuesve të atij televizioni që paçka
se luftojnë Sali Berishën dhe është punë e tyre, le të bëjmë oponencë, çka janë
për t’u vlerësuar, por është dhe një abuzim i tejkaluar edhe ne kohë, ndaj nesh,
ndaj duhet të ndalen me metoda të tilla të ulëta të luftës brenda llojit.
Në fakt kush i ka nxjerrë këto fotografi, ju i keni
pasur?
Këto i ka nxjerrë Nexhmije
Hoxha dhe Teuta që është Nexhmija numër 2, e kam deklaruar unë se e ka
deklaruar më parë vetë N. Hoxha.
Pra nuk kanë dalë nga ju, se duken sikur janë fotografitë
tuaja?
Jo, absolutisht. Ajo është
loja sikur ka dalë nga ne, por s’mund të dalë nga ne se ne nuk luftojmë kështu.
Fjala luftë është e ashpër, unë nuk luftoj, unë përballem dhe nuk do të ishte
kjo metoda, kjo është metodë e ulët. Unë s’kam nevojë të përballem me
kryeministrin e Shqipërisë, në qoftë se është nevoja, me fotografi që kanë
kuptimin e presionit. Unë kam botuar ndonjë fotografi me Ismail Kadare, po ai na
ka ngacmuar personalisht, ka qenë revanshist, ka qenë me pozita fashiste ndaj
nesh , kur na ka pasur miq si zoti kryeministër , dikur miku jonë, por ama ka
pasur dinjitetin e tij që të mos përzihet. Gjërat janë të ndara. Mori atë
pozicion.
Kush është e vërteta e miqësie suaj, sa vjet miqësi keni
pasur në atë kohë me zoti Berishën, mjek shumë i njohur në Tiranë?
Nuk mund ta shquaj me vite,
s’e mbaj mend me vite, e kam pasur bashkëpunëtor të nderuar të revistës
“Shkenca dhe Jeta”, e kam vlerësuar shumë në atë kohë, e kam vlerësuar për energjinë,
vendosmërinë, erudicionin e tij dhe kaq.
Ju në atë kohë ishit kryeredaktore e revistës “Shkenca
dhe Jeta”?
Po.
Dhe zoti Berisha shkruante atëherë artikuj shkencorë?
Po, ishte bashkëpunëtor
shumë i mirë, shumë i denjë, kompetent, kaq.
Dhe kjo ka qenë. . .
Po, ka qenë një marrëdhënie
intelektuale. Unë e vlerësoja, realisht e vlerësoja.
Kjo miqësi që thatë disa vjet, që s’e mbani mend të saktë
tani. . .
Po se jo për Sali Berishën,
por për asnjë njeri nuk mund ta mbaj mend me vite. Di që ishte një nga miqtë
tanë.
Nëse ju do të kishit qëllim për të nxjerrë do të nxirrnit
shumë më tepër. . .
Kam shumë respekt për gruan
e tij, zonjën Liri Berisha, e kam njohur dhe me gjithë pozicionet e saj ajo
mbetet ajo grua po aq dinjitoze, po aq serioze, s’ka pikë vaniteti në atë grua
nëse do ta quanin për një moment gruan e parë pavarësisht se gruaja e parë
është gruaja e Presidentit Por për për jetëgjatësinë e saj në pushtet, ajo
mbetet ajo grua që kam njohur atëherë, një pediatre e përkushtuar dhe punën
ndaj misionit të saj për fëmijët, më duket që e bën me shpirt e horizont.
Ajo që po thosha ishte, për shkak të kësaj miqësie nëse
do të donit të ndiqnit këtë rrugë për ta sulmuar kryeministrin do të mund të
kishit foto të tjera apo gjëra të tjera që mund të nxirrnit. . .
Në vitet 1990, menjëherë
pas pluralizmit me parlamentin e parë kur kryetar ka qenë Skënder Gjinushi, PS
nëpërmjet elementëve të caktuar kishte fotografi të Sali Berishës në shtëpinë
tonë, në ditëlindjen tonë dhe donin ta emetonin atë. Atë ja kisha dhënë unë për
kuriozitet një miku. Kur kam marrë vesh se kanë dashur ta emetojnë e kam
kundërshtuar, s’e kam lejuar dhe i kam thënë që këto s’janë metodat e mia, nuk
të lejoj ta emetosh. Siç nuk do të desha të kishte dalë kjo që ka dalë nga
forca të tjera të cilat mbajnë çdo gjë nën dorë, si e si ta vënë kundërshtarin
në pozitë të vështirë, siç do të më kishin vënë mua në pozitë të vështirë po të
kisha ngecur diku. Por s’kam ngecur dhe s’kanë çfarë bëjnë dhe u ngelet kjo
foto për të më luftuar edhe mua përveç Sali Berishës.
Nexhmije Hoxha është 91 vjeç, gjithsesi jeta ka ligjësitë
e saj dhe njeriu ka edhe limitet e tij biologjike. Ju thatë që keni 12 vjet që
nuk komunikoni, që nuk shkoni. Në varrimin e Nexhmije Hoxhës do të shkoni?
Shiko, është një gjë që as
e kam menduar. Besoj se do të bëj atë që do të ndjej në atë moment. Problemi im
është se nuk shkon Sokoli tek e ëma. Thashë, lidhja e gjakut edhe shpërfillet, se
ka ngjarje të tilla në botë kur nëna për pozicione personale, raporte fare të
vogla nënë e bir nuk pëlqehen dhe rrinë larg njëri – tjetrit. Balzaku është i
njohur në këtë pikë. Kështu që, për mendimin tim Sokoli duhet të shkojë tek ëma
dhe ai nuk është në kundërshtim. Por ai i ka thënë asaj që unë do të vij, por
ama disa gjëra do t’i sqarojmë bashkë. Ajo nuk pranon të flasë, ajo e do
Sokolin që t’i vejë dhe t’i gjunjëzohet sikur s’ka ndodhur asgjë. Pra Sokoli të
jetë djali i nënshtruar siç ajo e ka rritur, siç ajo e ka mposhtur, siç ajo i
ka detyruar fëmijët e saj, siç i ka mësuar që njëri do të jetë i parë, tjetra e
dyta është vajza dhe Sokoli është hiçi. Meqenëse mori Lilianën është më tej se
hiçi. Kështu që, Sokoli deri më sot ndihet i vrarë që ajo nuk e pranon të birin,
ashtu siç është i biri, me mendimet e tij, me shqetësimet e tij për të atin, për
rolin e saj kundrejt tij e Shqipërisë dhe pastaj nëna mbetet nënë dhe djali
mbetet djalë.
10 fakte që ndoshta nuk i
dini rreth Liliana Hoxhës
Kush është Iliriana Shella?
O Zot sa e vjetër është. Unë
e di se çfarë moshe kam, por ama sigurisht që kjo është shumë e vjetër, shumë e
vjetër, por shumë e dashur. Iliriana Shella është Liliana Hoxha, pasi nga
Iliriana më thirrën menjëherë Liliana dhe ashtu mbeti. Vetëm në regjistrin e
lindjes unë e kam në Iliriana se im atë donte djalë dhe ia kishte para vënë
emrin Ilir.
Sikur ta dinte që kunatin do ta kishte me emrin Ilir. . .
Por edhe Iliriana njësoj
është. Por, Iliriana mu rikthye sapo kam njohur Nexhmije Hoxhën sepse tha ti do
të quhesh Iliriana sepse Liliana nuk shkon si emër për ne.
Ishte shumë modern ndoshta. . .
Po, ishte perëndimor. Unë
ndjeva keq, por çfarë mund të thoshe, sidomos në takimin e parë. Megjithatë nuk
funksionoi, nuk më thirri dot Iliriana se mbeti Lili, siç më thërriste im shoq
dhe kaq. Kurse Shella është mbiemri im i vërtetë, i paditur nga kush meqenëse
që kur unë u martova jam Liliana Hoxha. Shella e ka mbajtur im vëlla, ai ka
mbajtur mbiemrin e rrënjës, kurse imë më dhe im atë njihen me mbiemrin Sotiri, Sotir
quhet gjyshi im nga babai, zakon popullor ky për të trashëguar emrin e gjyshit.
Në fakt një pjesë e mirë e njerëzve që kam pyetur, pothuajse
99% thonë qe jeni nga Vlora. Por origjina juaj e largët është nga Voskopoja. .
.
Kjo është e vërtetë. Origjina
ime e largët është nga Voskopoja por fatkeqësisht nuk dimë shumë gjëra. Dimë që
jemi shpërngulur pas djegies së saj dhe rrënjët që atëherë nuk janë të
deshifrueshme. Di që thashë jemi nga Shellat, të shpërndarë në Shqipërinë e
mesme, në Berat, në Vlorë, diçka në Tiranë. Gjyshi im ka vajtur në Selenicë, ishte
shumë i aftë, autodidakt i minierave, ku praktikisht është shquar. Edhe
italianët kur e zaptuan Shqipërinë e kanë konsideruar kryeinxhiner të minierës
(domethënë mjeshtër siç më thonë sot kolegë të tij me shumë nderim).
Ju jeni mbesë prifti dhe martoheni në familjen më të
famshme Hoxha, si rrinë bashkë prifti dhe Hoxha, se edhe vetë Enveri ka pasur
xhaxhanë hoxhë pavarësisht se ndaloi fenë. .
Rrinë paradoksalisht mirë, me
hir apo me pahir.
Gjyshi juaj ka qenë prift në Novoselë?
Po. Këtu kam interes të
tregoj gjithnjë në funksion të njohjes së shqiptarit çfarë kufizimi ishte i
shkruar dhe për çka ka degraduar duke zbritur poshtë. Pa u martuar me Sokolin, siç
thashë, në ato vite që jetoja tek Enver Hoxha, më vdes gjyshi prift dhe i
thashë E. Hoxhës që ai është përpara vdekjes dhe do të njohë Sokolin. Ai nuk
foli dhe e la Sokolin të vij tek prifti.
Pra Enver Hoxha e lejoi djalin pasi ishte ndaluar feja?
E lejoi djalin që të
shkonte tek prifti.
A do të shkruajë Liliana Hoxha kujtimet e jetës së saj se
këtu keni shkruar për të tjerët. . .
Aty kam shkruar për të tjerët, do të shkruaj për jetën time nëse do ta shoh
që jam në gjendje të japë atë të madhen e jetës sime, atë të fortën e jetës
sime, atë të fatit të jashtëzakonshëm të jetës sime, paçka që ishte dhe
dramatik.
Dr.Agbazara është një njeri i mrekullueshëm, ky mjek më ndihmon ta sjell përsëri dashurin tim Jenny Williams, i cili u prish me mua 2 vjet më parë me hedhjen e magjisë së tij të fuqishme dhe sot ajo është kthyer tek unë kështu që nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni atë me email: ( agbazara@gmail.com ) ose telefononi / WhatsApp +2348104102662. Dhe zgjidh problemin tuaj si unë.
ReplyDeleteEmri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
ReplyDeleteOse WhatsApp: { +2349046229159 }
{ +3550685677099 }
Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 2 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr dawn acuna një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi dhe më luti mua dhe djalin. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.
ReplyDeleteJu gjithashtu mund të kontaktoni Dr dawn acuna, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje,
*Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
*Nëse doni magji për të tërhequr një dashnor.
*Nëse dëshironi spell për të mbetur shtatzënë.
*Nëse doni magji për të ndaluar abortin.
*Nëse doni magji për të kuruar ndonjë sëmundje dhe të tjera.
Kontakto me të në email-in e saj të kontaktit { dawnacuna314@gmail.com }
WhatsApp: +2349046229159
Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
ReplyDeleteEmail (dawacuna314@gmail.com)
Whatsapp: +2349046229159
Martesa ime ishte pothuajse në pikën e fundit kur pashë një koment për një burrë të quajtur Dr. DAWN i cili i ndihmon njerëzit të kthejnë bashkëshortin e tyre dhe e kontaktova për fatin tim që ai bëri një magji pas 24 orësh që i dashuri im u kthye tek unë që atëherë martesa ime ka kam qenë i qëndrueshëm, faleminderit për gjithçka që bëri për mua, mund t'ju siguroj që të kontaktoni me të,
ReplyDeleteai është i aftë me magjitë e mëposhtme:
* magji dashurie
* magjitë e martesës
* magji e parave
* magji fati
* Magjitë e tërheqjes seksuale
* Magjia e kurimit të SIDA-s
* Shpella e kazinosë
* Shpellat e mallkuara u hoqën
* Drejtshkrimi i mbrojtjes
* Magjia e Lotarisë
* Magjitë me fat
* Magjia e fertilitetit
* Unaza e telekinezës 💍
WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com