Soni Malaj, në gjyq me Arjan Konomin


Ilda Lumani
E larguar nga Shqipëria për të qenë pranë dashurisë së saj dhe për të nisur një jetë të re, këngëtarja Soni Malaj kohët e fundit rrallë e më rrallë është bërë pjesë e mediave rozë. Vazhdon jetën e saj të lumtur në krah të Mirkos, balerinit italian që i rrëmbeu zemrën, ndërsa konkurronin si çift në edicionin e parë të spektaklit të vallëzimit “DWTHS”. Prej pak muajsh, Soni është bërë nënë e një vajze, ndërsa me muzikën duket se është në një fazë pushimi. Por sot, ajo vjen në faqet e suplementit “Koha Tjetër” me një lajm që e përfshin atë në një çështje gjyqësore. Në fakt bëhet fjalë për një padi që këngëtarja e ka bërë gati dy vjet më parë ndaj një medie, për prishje dhe shfrytëzim të imazhit të saj. Bëhet fjalë për një shkrim të botuar në revistën “Shqip” menjëherë pas përfundimit të garës së saj në spektaklin e vallëzimit, kohë kur ishte bërë publike historia e dashurisë me partnerin e saj, Mirko. Përshkrimi i historisë së rrëfyer në këtë shkrim e ka shqetësuar artisten, sa ajo i është drejtuar gjykatës. Këtë fillim jave është zhvilluar edhe seanca e parë e gjyqit, në të cilën këngëtarja është përfaqësuar nga avokati i saj, ndërsa revista “Shqip”, është përfaqësuar nga drejtori i saj, Arjan Konomi. Artistja ka kërkuar një dëmshpërblim prej 8 milionë lekësh (të vjetra) për prishje të imazhit, ndërsa drejtori i revistës Konomi tregon se arsyet përse agravuan gjërat deri një gjykatë është se këngëtarja kishte kërkuar një shumë prej 500 euro në shkëmbim të një interviste. Në këtë artikull të detajuar, sjellim të plotë shkrimin e botuar dy vjet më parë në revistë, padinë që ka mbërritur në gjykatë, si edhe qëndrimin e gazetarit dhe opinionistit Arjan Konomi.
Gazetari: Soni "shet" dashurinë me lekë!
Gazetari dhe opinionisti i njohur Arjan Konomi e komenton me mjaft gjakftohtësi gjithë këtë ngjarje që ka ndodhur mes këngëtares Soni Malaj dhe revistës “Shqip”, të cilën ai drejton prej shumë vitesh. Sigurisht ky është një rast i rrallë që një artist të ngrejë një padi ndaj kësaj medie, jo vetëm për faktin e seriozitetit që ka, por edhe për vetë natyrën e revistës, që nuk rend pas skoop-eve. Pas seancës së parë gjyqësore, Arjani tregon ekskluzivisht për ne se: “Pretendimet e këngëtares në fakt janë qesharake, ndërkohë që ne kemi bërë promovimin e këngëtares. Më vjen keq që Soni e ka marrë si prishje imazhi. Padia që na ka bërë Soni është për prishje të imazhit të saj. Në të thuhet se përse ne kemi shkruar që Soni me Mirkon kanë ngrënë pulë me pilaf që kishte gatuar mami e Sonit, të cilën vetë Soni e ka treguar në emisionin post “Dancing with the stars”. E në fund të fundit, ajo që kemi shkruar është normale, ne nuk kemi thënë që Soni me Mirkon kanë ngrënë insekte. Por përgjithësisht padia lidhet me faktin se përse ne si revistë kemi nxjerrë jetën intime të këngëtares, përfshi lidhjen e saj e njohur mediatikisht dhe e manifestuar edhe në media, me Flor Mumajesin, apo edhe një histori të saj me një djalë nga Parisi. Lidhje këto që vetë Soni i ka bërë publike”. Më tej, në padi përfshihet edhe shfrytëzimi i imazhit, që i referohet fotografive të çiftit. “Po, pjesë e padisë janë edhe akuzat për shfrytëzim imazhi, ku i referohet fotove që ajo ka bërë me Mirkon gjatë programit. Foto, të cilat i kemi përdorur në revistë, foto të cilat vetë programi i ka bërë publike në rrjete sociale dhe media për të reklamuar pikërisht programin. Pra, fotot janë shpërndarë nga vetë programi dhe janë prezantuar në shumë media, nuk i janë marrë njeriu”, - tregon Konomi. Ndërsa për sa u përket opinioneve dhe qëndrimeve që ka mbajtur ai si opinionit, thotë: “Ne këngëtarëve iu bëjmë publicitet gratis, kur bëjnë këngë, albume dhe natyrisht që ka dhe kritikë arti që mund të quhet opinion, por që nuk është rasti i Sonit. Madje, ne njerëzit e medias duhet të jemi më kritik ndaj çdo lloj arti, një gjë e domosdoshme për të dalluar vlerat nga antivlerat. Gjithmonë në Shqipëri thuhet që nuk ka kritikë, nuk ekziston kritika, por besoj që kritika duhet të bëhet dhe jo të përkëdhelen njerëzit e artit përfshi këtu këngëtarët apo edhe njerëzit që bëjnë televizion”. Megjithatë, sipas drejtorit të revistës, Konomi, fillesën ky konflikt e ka pasur më herët. “Për hir të së vërtetës, ne i kemi kërkuar këngëtares të realizonim një intervistë dhe ajo ka kërkuar në shkëmbim 500 euro për të realizuar intervistë dhe foto të saj me të dashurin Mirko. Revista i bën një shkrim dhe si opinionist, unë kisha dhënë komentin tim. Pas kësaj, reagimi ka qenë padi në gjyq. Personalisht më vjen keq për këtë situatë, pasi ne kemi promovuar këngëtaren në çdo projekt që ka bërë. E nga ana tjetër, unë e di që Soni fiton nga muzika, por jo nga historitë e dashurisë që do të shesi! Dhe për këtë këngëtarja ka kërkuar një dëmshpërblim prej 8 milionë lekësh”, - shprehet Arjan Konomi!

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk