Elvana Gjata: Jam krenare për vendin tim. Ndjej emocion që do të përfaqësoj Shqipërinë në Festivalin Ballkanik
Ilda Lumani
Elvana
Gjata, këngëtarja më e suksesshme shqiptare e viteve të fundit, prezanton sot për
publikun klipin e këngës “Gjaku im”. Një këngë me një mesazh të fortë, ku bëhet
thirrje për reflektim dhe solidaritet ndër shqiptarë. Kënga pjesë e albumit të
saj “Afër dhe larg”, që theu rekorde gjatë këtij viti shoqërohet me një klip, për
të cilin siç tregon Elvana në këtë intervistë për “Koha Tjetër”, ka qenë
investimi me përmasat më të mëdha që ka realizuar “Threedots”. Po ngjarjet për
Elvanën nuk mbarojnë. Përsos kuriozitetit të madh që ka ngjallur me pjesëmarrjen
e saj në spektaklin e vallëzimit “DWTHS”, Elvana do të përfaqësojë Shqipërinë në
edicionin e tretë të Festivalit Ballkanik në Sofje. Për më tepër, ajo konkurron
në dy kategori, në atë për këngën më të mirë shqiptare, si edhe videoklipin më
të mirë, kategori kjo ku konkurron me këngëtaren greke Anna Vissi. Po cilat
janë ambiciet e saj… le ta zbulojmë në këtë bisedë të këndshme me këngëtaren
hit!
Elvana, sot del klipi juaj më i ri i këngës “Gjaku im”,
çfarë ndjesie përjetoni ju si artiste përpara prezantimit të një pune të re?
Përjetoj
një entuziazëm të madh, pasi është punuar dhe investuar edhe më shumë në këtë projekt
nga përmasat është një nga më të mëdhenjtë që ka realizuar “Threedots”.
“Gjaku im” është
një këngë e pëlqyer nga publiku, që kurse u lançua me albumin tuaj, kjo është
arsyeja që i realizuat asaj një klip?
Kënga
që është pjesë e albumit "Afër dhe Larg" ishte menduar që do të realizohej
me klip që në embrionin e saj. Pasi kështu do të evidentohej dhe mesazhi që përcjell.
Ne donim që me anë të muzikës të trajtonim një çështje shumë delikate, mjaft aktuale,
ndaj teksti i këngës, i realizuar nga Dalina Buzi, bën thirrje për të gjithë
shqiptarët për reflektim dhe solidaritet. Kaq pak jemi dhe kaq shumë vuajmë. Le
të jemi më të mirë ndaj njëri-tjetrit dhe të japim më të mirën tonë për këtë
vend, sepse jemi një komb, një gjuhë, mbi të gjitha kemi një gjak!
Përpara se ta shohim në ekran, a mund të na thoni ndonjë
detaj për realizimin e klipit?
Video
është realizuar nga “Provideo” dhe grafistin Besi Limani. Gjatë xhirimeve, të bëra
këtu në Tiranë, ka asistuar një staf shumë i madh, mbase më i madhi këtu në Shqipëri
i realizimit të një videoje. Do të ketë dhe një “Making off”, ku do të shihet më
qartë gjithë puna që është bërë për këtë projekt.
Këtë vit konkurroni në Festivalin Ballkanik në dy
kategori, si kënga më e mirë shqiptare dhe për klipin më të mirë, në një
kategori ku konkurroni me këngëtaren e famshme të muzikës greke, Ana Vissi.
Mund të na tregoni me sinqeritet se në cilën prej tyre do të donit të fitonit?
Pse
jo në të dyja (qesh)! Për mua pjesëmarrja në këtë event në çdo lloj forme është
vlerësim, pasi është vërtet një festival prestigjioz.
Vjet keni qenë e ftuar speciale në këtë festival, çfarë
emocioni ndjeni tani që jeni konkurrente në të?
Skena
e Sofies ishte një emocion që më bëri të ndihem shumë krenare për vendin tim. Tani
që konkurroj ndjej një emocion dhe përgjegjësi më të madhe. Është një mbështetje
shumë e mirë dhe shumë frymëzues për të bërë punë më të mira, jo vetëm për mua,
por për çdo artist shqiptar.
Elvana keni qenë prezent në shumë koncerte, nga Kosova
deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cili është publiku më entuziast dhe si
do ta komentonit turin që keni pasur?
Për
mua publiku më entuziast është i gjithë publiku shqiptar në çdo vend të botës
ku ndodhet.
Aktualisht konkurroni në “Dancing with the Stars”, cilat
janë ambiciet tuaja në këtë garë?
Dëshira
ime është që të perfeksionoj figurën time artistike, duke treguar dhe këtë tjetër
pasion timin për kërcimin. Faleminderit shumë Gerd Vasos dhe Enada Hoxhës që me
profesionalizmin e tyre e bëjnë dhe më bukur këtë iniciativë timen.
Elvana, jeni këngëtarja më e suksesshme në Shqipëri prej
disa vitesh. Cili është sekreti që bën që të ngjallni kuriozitet me çdo gjë që
bëni?
Unë
e dua vërtetë këtë që bëj dhe jap më të mirën time. Natyrisht që kjo kërkon dhe
një menaxhim shumë të mirë si ajo që kam fatin të kem nga Flori për kaq vite me
radhë dhe Andy Dj.
Flori, ju dhe Andy jeni bërë një treshe e pandarë. Keni
menduar të jepni ndonjë koncert në Tiranë apo mjaftoheni me koncertet politike
për të komunikuar me audiencën e kryeqytetit?
Dëshira
për të kënduar në Tiranë absolutisht që është e vlefshme për të tre. Fakti që
ende nuk ka ndodhur do të thotë që kësaj pjese i japim vërtet shumë rëndësi
duke menduar për një projekt më të madh sesa një koncert i thjeshtë (qesh).
Së fundi, në këto vite karriere, cili ka qenë mësimi më i
mirë për ju dhe çfarë do t’u këshillonit të gjithë atyre të rinjve që aspirojnë
muzikën dhe ju kanë model ju në këtë drejtim?
Unë kam
punuar shumë gjatë këtyre viteve karriere, por edhe më shumë punë duhet, dhe një
nga gjërat që do të doja të jepja, një këshillë, është që të jenë të vërtetë në
atë që duan dhe kërkojnë të bëjnë.
Comments
Post a Comment