ASPEKTET FILOZOFIKE DHE ESTETIKE NË SIMFONITË E BEETHOVENIT
“Beethoveni mundi të shkruajë muzikë, falë Zotit, por ai nuk mundi të bëjë asgjë tjetër në këtë botë” – Ludwig van Beethoven
“Kush do ta bëjë nëse ti nuk e bën ? Kur do ta bësh nëse tani nuk e bën?” – Nga Talmudi
Për të parën herë kam dëgjuar për
emrin e kompozitorit të madh gjerman Ludvig van Beethovenit qysh në
bankat e gjimnazit real shqiptar në Prizren, në vitet 1952-53, kur
lëndën e muzikës e ka ligjëruar profesori i nderuar Gani Luboteni.
Ka qënë në atë kohë profesor i ri plot
entusiazëm, i butë, plot virtyte njerëzore dhe shumë dashamirës me të
gjithë ne. Na fliste për muzikën, siç thoshte, “për artin më të bukur
ndër të gjitha artet që ekzistojnë”. E dëgjonim me shumë vëmendje e
sidomos kur interpretonte këngët me atë mandolinën e tij magjike, jo
vetëm këngë popullore por edhe kompozime të klasikëve të muzikës.
Pra, në ato orë të muzikës që për ne
ishin orët e një kënaqësie të papërfytyrueshme, me plot trandje, pse
jo edhe orët të gëzimit, sepse pos që këndonim me plot zë, për herë të
parë binim në kontakt me një muzikë pak më ndryshe nga ajo që dëgjonim
çdo ditë nga jevgjit e Prizrenit nëpër dasma dhe ndeje, sepse të paktë
ishin qytetarët e Prizrenit që luanin në instrumente pos grupit të Anton
Lumezit me muzikantët Gjon Delhysa, Kolë Gjoni, Lazër Mjeda dhe Franush
Gomilla. Këta përbënim orkestrën popullore të Shoqërisë
Kulturore-Artistike “Agimi” të Prizrenit.
Pra, në ato orë të muzikës në gjimnaz pata dëgjuar jo vetëm për Beethovenin, por edhe për shumë krijues të muzikës klasike.
Kishte melodi, nga ato që i luante me
mandolinë, që kur i dëgjoja më kujtonin kohën kur si fëmijë i këndoja në
korin e Katedrales së Prizrenit që mbante emrin e shënjtores “Zoja
ndihmëtare”, që e udhëhiqnin dy motrat e nderit: motra Angjelina dhe
motra Ana.
Në atë atmosferë që mbretëronte në Katedrale, në atë qetësi solemne, i qarkuar nga shumë figura të pikturuara shenjtorësh prej piktorësh të njohur, që nuk ua dinim emrat, krijohej një botë e bukur ëngjëllore dhe vetvetiu ne, me zërat fëmijërorë, linim përshtypjet e ëngjëjve të vegjël. Këtë atmosferë e plotësonin edhe veshjet tona: ne vocrrakët i kishim të bardha, kurse shoqet tona mbanin fustanë të gjatë. Dukej sikur kishim zbritur nga qielli dhe këndonin për mrekulli në Meshat që zhvilloheshin çdo të diel.
Në atë atmosferë që mbretëronte në Katedrale, në atë qetësi solemne, i qarkuar nga shumë figura të pikturuara shenjtorësh prej piktorësh të njohur, që nuk ua dinim emrat, krijohej një botë e bukur ëngjëllore dhe vetvetiu ne, me zërat fëmijërorë, linim përshtypjet e ëngjëjve të vegjël. Këtë atmosferë e plotësonin edhe veshjet tona: ne vocrrakët i kishim të bardha, kurse shoqet tona mbanin fustanë të gjatë. Dukej sikur kishim zbritur nga qielli dhe këndonin për mrekulli në Meshat që zhvilloheshin çdo të diel.
Pra, gjatë ekzekutimit të disa prej
këtyre këngëve nga profesori Gani, unë i këndoja ato bashkë me çka
kisha mësuar në korin e Katedrales së Prizrenit dhe e parafytyroja atë
atmosferë.
Me të dëgjuar emrat e kompozitorëve, të
cilët për mua deri atëhere ishin të panjohur, gjithnjë mendoja se sa
bukur i kishin kompozuar ato këngë, duke ngelur deri në ditët e sotme.
Mirëpo më tepër mendoja për Beethovenin.
I bëja pyetje vetes: çfarë ka krijuar ky
kompozitor, pos këtyre këngëve, që çdo orë i përmendej emri nga
profesori Gani Luboteni?
Pra, gjithnjë thonë se kujtimet e
fëmijërisë kthehen tani në pleqëri si reminishencë dhe si sot më
kujtohet se atëherë më lindi dëshira të shkoja në shkollë të muzikës, e
cila sapo ishte hapur nga kompoziori i ynë i shquar Lorenc Antoni. Por
dëshira ime me dëshirën e prindërve të mi nuk përkonte, sepse dëshira e
tyre ishte krejt tjetër për shkollimin tim.
Më të kryer gjimnazin dhe më t’u regjistruar në shkollën e mesme të muzikës shumë më tepër mësova për këtë krijues. E, pra, bazuar në ato kujtime fëminore tani vendosa që të shkruaj për Beethovenin e sidomos për simfonitë e tij, edhepse një ndër simfonitë e para të tij, simfoninë e tretë, Heroiken, e kam dëgjuar për të parën herë nga Filarmonia e Sarajevës si student i vitit të parë i Akademisë Muzikore qysh në tetor të vitit 1958. Në atë kohë jo vetëm në qytetin tim të lindjes, Prizren, por as në Prishtinë, që ishte kryeqendra e Kosovës, nuk ekzistonte Filarmoni, siç është sot Filarmonia e Kosovës, por një orkestër e vogël simfonike pranë Radio Prishtinës që s’mund të ekzekutonte ndonjë vepër simfonike të klasikëve e aq më pak ndonjë simfoni të Ludvig van Beethovenit.
Më të kryer gjimnazin dhe më t’u regjistruar në shkollën e mesme të muzikës shumë më tepër mësova për këtë krijues. E, pra, bazuar në ato kujtime fëminore tani vendosa që të shkruaj për Beethovenin e sidomos për simfonitë e tij, edhepse një ndër simfonitë e para të tij, simfoninë e tretë, Heroiken, e kam dëgjuar për të parën herë nga Filarmonia e Sarajevës si student i vitit të parë i Akademisë Muzikore qysh në tetor të vitit 1958. Në atë kohë jo vetëm në qytetin tim të lindjes, Prizren, por as në Prishtinë, që ishte kryeqendra e Kosovës, nuk ekzistonte Filarmoni, siç është sot Filarmonia e Kosovës, por një orkestër e vogël simfonike pranë Radio Prishtinës që s’mund të ekzekutonte ndonjë vepër simfonike të klasikëve e aq më pak ndonjë simfoni të Ludvig van Beethovenit.
Të shkruash për Beethovenin dhe
veprat e tij e sidomos për simfonitë, që janë më të vëllimshmet, krahas
Sonatave pianistike dhe Kuarteve, është tejet vështirë, sepse shumë
shkencëtarë e sidomos muzikologët dhe historianët e muzikës kanë dhënë
vlerësime të thukta dhe s’ka mbetur asgjë pa u thënë, së paku kështu
mendohet. Por mendoj se për këtë krijues ka ende shumëçka për të thënë,
paçka se unë dhe vogëlsia e ime, ndoshta nuk mund të bëjnë gjë tjetër,
përveçse të përsërisë konstatimet e tyre. Por, mbase, kështu mendojnë
ata që nuk e kanë studiuar sa duhet krijimtarinë e këtij gjeniu. Pra, në
këtë kontekst, mendoj se edhe unë kam çfarë të them. Më konkretisht:
deri tani, me sa kam njohuri, askush nuk e ka analizuar dhe shtruar
një problem shumë të rëndësishëm për simfonitë e Beethovenit. Këtë
problem, që po e shtroj në studimin tim të cilin e kam quajtur jo
thjesht “Nëntë simfonitë e Beethovenit”, por “Aspektet filozofike dhe
estetike në simfonitë e Beethovenit”, e këqyr nga këndi i njohurive të
mia subjektive.
Me të drejtë, Zhan Pol Sartri thotë se
“çdo filozofi është praktike, madje edhe ajo që duket se që nga fillimi
është më soditëse”, sepse krijon pleksjen e reflekset që lidhen me ca
konstatime të mijat që mund të jenë subjektive,ama nxitin reflektime të
një parafytyrimi universal ,sepse vlera e parë e tyre nuk është vetëm e
karakterit gnoseologjik,njohës,por studimi i im për Simfonitë e
Beethovenit ,paraqet edhe elementin akseologjik,vlerësues.
Pra, duke filluar nga këto konstatime
dhe duke marrë për bazë estetikën që paraqet shkencën e së bukurës në
jetë dhe ligjet e pasqyrimit të jetës në art dhe në ndijime të artit
muzikor, cilësia e të cilit krijon kënaqësi të mëdha shpirtërore, i jam
rrekur këtij problemi me thellësinë e duhur për të përftuar
gjenealogjinë e simfonive të këtij krijuesi të shquar.
Pra, në shikim të parë jo vetëm thënie,
por edhe hap i guximshëm dhe pretencioz dhe me të drejtë do të thonë, së
pari kolegët e mi, se jam duke e tepruar dhe kjo mund të jetë një
shterje e vlerave kuptimore si pasojë e viteve që kam të moshës së
tretë. Megjithatë, unë mendoj se pas studimeve të thella gjatë tërë
jetës sime, jo vetëm duke i lexuar, por edhe duke i analizuar dhe më së
shumti duke i dëgjuar jo një here, por shumë herë, Nëntë Simfonitë e tij
më vijnë shpesh si shtytje, si qasje introspektive dhe intuitive.
Madje, ndonjëherë edhe “dyshoj” në vlera të veçanta të krijuara nga një
kompozitor si Beethoveni, që përfaqëson një ndër figurat më markante dhe
gjigante në tërë historinë e muzikës. Kur e themi këtë kemi parasysh se
vepra e tij është e madhe për nga forma, plot invencion për nga
shprehja, e fuqishme për nga përmbajtja, e mprehtë për nga këndvështrimi
i ngjarjeve. Ajo paraqet krijime nga më të suksesshmet, jo vetëm sa qe
gjallë, por edhe për epokën e mëvonshme, sepse me kualitetin e saj, ajo,
në tërësinë e vet, qëndron si shtyllë graniti në pjedestalin e
krijimeve më të mira në tërë literaturën muzikore botërore të të gjitha
kohërave. Fjala, pra, është e varfër për ta shprehur tërë atë që
krijoi ky gjeni në lëmin e muzikës, sepse ajo nuk është vetëm poezi e
vërtetë, por poezi imagjinuese, që të shtyn të lexosh, të dëgjosh
paprerë dhe me ëndje të madhe.
Kur e kam vënë kryetitullin, kam pasur
parasysh thënien e njohur të Beethovenit se “Muzika është zbulimi më i
madh nga të gjitha dituritë dhe përsiatjet filozofike”. Përse atëhere të
mos e quaj edhe unë studimin tim me kryetitullin “Aspekte filozofike
dhe estetike në simfonitë e Beethovenit”,nëse e dimë se vetë “filozofi,
siç shprehet Montenjë, do të thotë të dyshosh”, kurse grekët venë në
dukje se “filozofia është dashuria kundruall ose përballë urtësisë”.
Këtë fjalë – filozofi, Pitagora është i
pari që e ka përdorur. Tani mendohet se është Herakliti i pari, kurse më
vonë këtë e kanë përdorur më së shumti Sokrati dhe Platoni.
Çfarë ka në fakt muzika e Beethovenit të ngjashme me filozofinë greke? Po Beethoveni me Sokratin?
Dhe për ç’arsye Beethoveni është në
njëfarë mënyre aq i afërm me frymën greke? Para se ta kuptojmë çka
nënkuptohet dhe në ç’masë e karakterizon fryma greke krijimtarinë e
Beethovenit, duhet të flasim për historikun e shkurtër të Heladës, për
Athinën e për grekët e vjetër. Pesëqind vjet para Krishtit në brigjet e
deti Jon lindi një kulturë e madhe
dhe
e
shkëlqyer,kurse Athina sendërtoi begati shpirtërore duke ua kaluar shumë
kulturave lindore dhe duke përcaktuar zhvillimin e hovshëm evropian.
Mendohet se grekët e vjetër dhe Athina
në kohën e Perikliut paraqesin periudhën më të ndritshme, sepse atëherë
jetoi edhe Sokrati (469-399 para Krishtit).
Helada e vjetër, me kulturën,
filozofinë, shkencat dhe artin, i dha botës vlera të pakontestueshme.
Edhe atëherë kur Roma pushtoi Greqinë, fryma e Athinës dhe e Heladës
ishte më e fortë se pushtuesi. Edhe kur ra Perandoria Romake, edhe pse
Evropa ra në errësirë, fryma greke prapë qëndroi e ndezur prapë si
pishtar i një kulture të madhe dhe kështu vazhdoi deri në Rilindje, kur
helenizmi u ringjall por tani me një force më të madhe, me liri të plotë
dhe pa kufizime të fjalës. Helada e Homerit i dha një kah të ri, sepse
Rilindja ka meritën më të madhe s, njëherazi me të filloi të qarkullojë
mendimi i lirë, kurse estetika ose bukuria artistike sërish fitoi të
drejtën e qytetarisë në mënyrë unike, bazuar në format e kulturës dhe të
artit grek. Sii shëmbull kemi përtëritrjen e dramës së Greqisë së
vjetër në Cameratën e Firencës. Përtërirja po ashtu e tragjedisë së
Eskilit dhe e Sofokliut mbi të cilën u krijua opera dhe drama muzikore e
Jakopo Perit dhe e Monteverdit. Shkencëtarët mendojnë se madhështia e
Rilindjes vjen si pasojë e linjës së skepticizmit modern dhe e
racionalizmit në shkencë dhe në mendimin e njeriut në përgjithësi. Si
pasojë e Rilindjes së kulturës antike u zhduk entusiazmi spontan që
kishte pasojë negative në operën klasike kundër së cilës reaguan me të
drejtë Pergolezi, Gluku, Moxarti dhe Vagneri. Kemi një moment të ri në
muzikë, paraqitet “Klasikja”si epokë e muzikës vjeneze që shfaqet në
shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, siç e kemi në muzikën e
Hajdnit, Moxartit dhe Beethovenit. Por kjo s’ka të bëjë me prodhimin
direkt të kërkesave artistike të helenizmit, por kishte elemente të
muzikës së barokut, të Perëndimit dhe gjermane. Po të kërkojmë rrënjët e
kësaj periudhe në muzikë hasim në mendimin racionalist evropian, në
rrjedhat e reja shkencore prej Njutonit e këndej, në lëvizjet sociale
dhe pa mëdyshje në muzikën klasike të Vjenës që zotëronte simetrinë,
ndjesinë e paarritur për masa e proporcione, harmoninë e brendshme dhe
qëndrueshmërinë e përsosur të formës si elemente vërtetë klasikë. Por
kemi edhe një paradoks në aspektin e harmonisë dhe të simetrisë ngase
treshi i Vjenës, me Hajdnin e Moxartin, është mbi Beethovenin, nga se ky
i fundit me gjysmën e qënies së tij është romantik dhe ngase hasim në
një frymë të shqetësuar, të vrrullshme, e cila rezulton nga porosia
filozofike e Zhan Zhak Rusoit dhe e Revolucionit Francez.
Beethoveni ndërton por edhe shkatërron
formën e madhe klasike. Kështu që epiteti i “muzikantit klasik” atij i
takon me disa kufizime. Mirëpo Beethoveni është më shumë klasik se
Moxarti dhe Hajdni në një aspekt tjetër kundrejt frymës greke. Kuptohet,
as te ai nuk është i pranishëm, si nuk do të jetë më kurrë askund
tjetër, por megjithatë në disa aspekte qënësore është këndellur sërish
në vepra të atilla siç janë simfonia e VII, ose Oda e gëzimit nga
simfonia e nëntë .
Për ç’arsye Beethoveni është në një farë mënyre aq i afërt me frymën greke?
Së pari duhet kuptuar se çka
karakterizon fryma greke. Nga njëra anë kjo është kthjelltësia dhe
stabiliteti, maturia dhe prirja për ekuilibër e asgjë më tepër. Ky është
njëri nga faktet që janë të njohur e që i kanë pasur grekët,edhe pse e
tëra nuk është reale, sepse grekët si popull kanë qënë ekstremistë, të
pamatur dhe të papajtueshëm. Kjo vërtetohet që nga koha e Homerit në
kërkim të Penelopës. Që nuk kanë qënë të denjë, kjo vërtetohet edhe në
rastin e grabitjes së Helenes e në luftën e Trojës .
Po ta lexojmë me kujdes dramën e
Shekspirit “Troila e Kresida”, aty paraqiten në mënyrë të errët, absurde
trimat e Homerit fisnik të mirë me në krye Akilin, por edhe si grumbull
qyqarësh, përçarës dhe pa fije kulture. Ky gjykim i Shekspirit paraqet
habinë, por jo edhe pa arsye pasqyrën reale si dramë të zezë që nuk mund
të krahasohet as me Joneskon e Beketin.
Nëse i studiojmë këto elemente e sidomos
anën tjetër estetike të qënies së tyre, do të shohim se janë të
rrënjosura edhe në kultin e Bahut dhe të Dionizit, në misteret dhe mitin
e Orfeut, sidhe në filozofinë greke, nga e cila Sokrati, pra ky filozof
i shquar, mori shumë gjëra për filozofinë e tij. E tërë kjo që i përket
shtetit të Athinës, bashkë me shumë të tjera e sidomos me religjionin e
vet, bindshëm na ofrojnë helenësinë dhe kultin e Bahut.
Po në Evropë çka kemi?
Po edhe 500 vjet pas Krishtit në qëndër
të Evropës së Napoleonit dhe të Meternikut, një qënie e vetmuar siç
ishte Beethoveni, shqiptoi këto fjalë: “Un jam i mjerë që shtrydh verë
të ëmbël për njerëzimin”, ose “Unë iu jap njerëzve ethet hyjnore të
Shpirtit!”.
Po, ky pra është Beethoveni dhe me të
drejtë Wagneri tha për simfoninë e shtatë: “është apoteozë valsi”,
sepse në pjesën e fundit të kësaj vepre Beethoveni paraqiti festën e
Dionizit, ku prek njërën nga vetitë e rëndësishme të psikikës dhe të
zakonit grek, sepse si balancimi dhe ekstaza ishin në atë frymë greke.
Si tingëllojnë atëherë pas sferës
muzikore të Palestrinës, religjionit të thellë të Bahut dhe rezervimit
të Mozartit, fjalët “Muzika duhet të kallë zjarrin e shpirtit të
njeriut”.
Sokrati e pastaj edhe Platoni zbatuan në
flozofi momentin etik për të cilën ka vërejtje lrdi Bertrand Rasel,i
cili ia sheh madhështinë thjesht nga aspekti i kërkimit filozofik e
sidomos përsa i përket materies filozofike, por assesi nuk ka të drejtë,
mendojnë filozofët e tjerë, kur është në pyetje porosia etike, sepse
“pas çdo lufte të tmerrshme, një porosi e tillë e shenjtë na bie
atëherë ndërmend dhe na del përpara gjeniu etik, Sokrati”.
Edhe pse nuk jam filozof, mendoj se
Sokrati paraqet shpresën, mendim të mirë, i cili na jep shpresë, na
inkurajon tamam si muzika e Beethovenit, që po ta dëgjojmë mirë e mirë,
do të vërejmë konstatimin e drejtë të Romen Rolanit, muzikologut të
njohur, i cili bukur e thotë: “Muzika e Beethovenit është me të drejtë
dhe me të vërtetë muzikë e parë dhe e sinqertë revolucionare, muzikë në
të cilën pasqyrohet fryma e një epoke me atë fuqi dhe pastërti me të
cilën kjo ngjarje kaq e madhe dhe e rëndësishme jehoi në zemrat e mëdha
dhe të vetmuara”.
Pra, këtë njeri të madh, Sokratin, e
vranë gjyqtarët: Aniti, Meleti dhe Likoni e më së tepërmi mendimi
smirzi i Athinës. Me këtë gjyqtarët provuan me vetë Sokratin se si
forcat smirëzeza e të tërbuara nuk ia lëshojnë vendin frymës së tij
etike dhe të mirës si ide.
Megjithatë, Sokrati, ndonëse i izoluar,
nuk është më pak i madh. Edhe Beethoveni i izoluar nuk është më pak i
prekshëm kur ia dhuron botës “Odën e gëzimit” dhe porositë: “Të rrini të
përqafuar miliona”.
Me këtë edhe mund të konstatojmë se
Beethoveni është kompozitor, në veprat e të cilit jehojnë ngjarjet
heroike, jo vetëm të një kohe, por të një shekulli e askush prej
krijuesve muzikorë nuk ka lënë gjurmë më të madhe në botën e artit
muzikor dhe asnjëri prej kompozitorëve në atë kohë nuk i ka përcaktuar
dhe shënuar me krijimtarinë e vet të gjithëmbarshme të dy periudhat e
historisë së muzikës duke sublimuar artin e klasicizmin me atë të
romantizmit si dy ngjarje jo fort të tejskajshme, por që shquhen sipas
veçorive e tipareve të ndryshme, që kanë nëmes tyre artin muzikor.
Jehonën e kohës e parandjeu më së miri Ludwig van Beethoven.Ky gjeni e
titan ka qënë pjesë e një periudhe, e një epoke të artit botëror dhe
ngeli përgjithmonë krijues me vlera të përjetshme, i përkushtuar me tërë
qënien artit muzikor dhe jetësimit të parimeve të veta në këtë art.
Është i pari që hedh hapat e para në
personifikimin e kësaj gjinie artistike dhe me të drejtë i thotë ,,se
muzika është një krijim më i fortë se filozofia dhe qëndron mbi çdo
filozofi” mikeshës së vet Betina Britanos. Kjo na kujton mendimin
përafërsisht të njëjtë të shprehur para 550 vjetëve nga Leonardo da
Vinçi (1452-1519) për artin pamor: “Piktura është filozofi e vërtetë, që
qëndron edhe mbi filozofinë”. Në vazhdim, Beethoveni thekson: ,,është
si vera që të deh. Kush arrin ta kapë domethënien e muzikës sime, duhet
që ta ndjejë veten të mërguar nga çdo mjerim kur të tjerët zvarriten në
vuajtje”.
Comments
Post a Comment