ORIGJINA E MUZIKËS OKULTE – ROCK
Me të vërtetë është për t’u habitur sa
shumë e preokupon sot muzika brezin e ri, në mënyrë të veçantë ajo
muzikë që në vete përmban mesazhe të zbehta e të errta, mesazhe të
dhunës e të sekseit, mesazhe perverse të shoqëruara me videospote që i
japin muzikës fuqi magjike.
A ka menduar ndonjëherë dikush mbi
mesazhet e vargjeve të caktuara? A ka menduar ndonjëherë dikush mbi
domethënien e videofilmave që në mënyrë të patjetërsueshme gjirohen për
çdo këngë?
Mediat, sot, janë të pushtuara nga
gjërat e tilla, kështu që edhe pushimi më i vogël madje edhe programet
më serioze, ndërpriten me ndërvënien e videospoteve amorale, me dhunë
dhe fund e krye perverse dhe persona të artificializuar që janë në lojë.
Përse është kjo interesante për shumë njerëz që një orë program në RTV-
nuk mund të mendohet pa muzikën rock dhe pa videofilmat.
Thonë se shenja e parë e shoqërisë
primitive është kur ajo mendon për veten se është përparimtare. Kjo
shoqëri gjithësesi kështu mendon. Mirëpo, të shikojmë nivelin e
vetëdijës kolektive!?
Njerëzit e kanë braktisur vetëdijën mbi
Zotin Një si Burim i jetës dhe i së mirës së përjetshme. Ata kanë
përqafuar të Keqën (Djallin) në të gjitha dimensioned dhe hollësirat e
saj. Të dorëzuarit së keqës i ka bërë ata të sëmurë. Sëmundja
manifestohet përmes ndërrimit të vetëdijës, e ndërrimi i vetëdijës shpie
deri te humbja e identitetit.
Dhe njeriu nuk është më ai që do të
duhej të ishte, krijesa më e përkryer e Zotit, veç përkundrazi – një
krijesë që i ngjanë shejtanit, djallit, demonit edhe në mendime edhe në
vepra. Këtë gjendje, d.m.th. gjendjen e vetëdijës së ndryshuar e
shkaktojnë drogat.
Gati çdo lloj droge, bimore apo
sintetike, nëse futet në organizmin e një personi, mund të shkaktojë
çrregullimin e vetëdijës në formë të deliriumit (sillet sikur të ketë
hëngër madergonë), shenjat dominante të të cilit janë çorientimi,
mendimi i marrë dhe shumë vegulli shqisore në formë të iluzioneve e
halucinacioneve. Prandaj, nuk është aspak për t’u habitur për lidhjen e
ngushtë të rock muzikës me drogën. Por, një herë tjetër do të merremi më
shumë me këtë temë.
Një tekst shumë interesant mbi origjinën
e rock-muzikës e lidhur me okultizmin e kemi gjetur në Internet.
Shpresojmë se këto informacione do të ndriçojnë shumë dilemma dhe
sidomos te rinia do t’i heqin iluzionet mbi rock-muzikën dhe të a.q.
idhujt që kanë gjetur vend në zemrat e shumë të rinjve, vetëm për shkak
se zemrat e tyre nuk qenë të frymëzuara me besimin në një Zot të Vetëm,
të Gjithëmëshirshëm, Mëshirplot, krijues i të gjithë botërvae dhe të
gjitha krijesave.
Zemra e zbrazët pranon atë që i ofron
familja, bashkësia, shoqëria, mediat… Kjo botë, fatkeqësisht, ofron një
repertor tmerrues të së keqës. Si të luftojmë kundër saj, do të
shkruajmë, nëse do Zoti, në të ardhëm.
Në vitin 1969 – tre vjet pasi qe
shpallur “koha e faljës satanait” me themelimin e Kishës së parë
Satanike në San Francisko, okultizmi dhe kulti satanik fillojnë të
paraqiten paturpësisht në publik edhe me anë të rock-skenës.
Fillimin e shënon përbërja angleze Black
Sabbath (Sabati i zi). Emri jep atë që premton: me paraqitjen e re
skenike, në të cilën rock-muzika shoqërohet me mesha të zeza, me të
ftuarit e djajve dhe kultin e shtrigave, ky grup zhvillohet në prototip
dhe personifikim të “rockut akultik” – të atij llojit të veçantë të
rock-muzikës ku elementet okultike (magjia, spiritizmi, satanizmi) janë
në plan të parë në tekstet e këngëve dhe shfaqjeve skenike.
Ai kombinim i hard-rockut me okultikën
dhe satanikën duhej t’i hapte rrugë grupeve tjera. Black Sabbat u bë
paraardhëse e atyre bendeve të brezit më të ri heavy-metal, të cilët
vitet e fundit i futen frikën në asht publikut të tyre.
Leksikoni i muzikës-rock shpjegon: Në
vitin 1969, Black Sabbat në Birmingham u zotua për rockun total dhe e
zgjodhi për vete emrin e një filmi – horror me rolin kryesor të Boris
Karloffit. Një vit më vonë ai kuartet me këngën e tij të çmendur
“Paranoid” (të kompozuar për dhjetë minuta) u bë hit-bend në të dy anët e
Atlantikut.
Eksperti i muzikës rock, Tibor Kneif, e
komentoi albumin e parë të Black Sabbath me këto fjalë: “Në të nëjtin
vit kur grupi Deep Purple bëri albumin e vet “In Rock”, grupi Black
Sabbath, poashtu nga Anglia, bëri albumin e vet të parë.
Që atëherë në hard – rock u krijua një
drejtim i ri, i cili për shkak të inspirimit nga Hitchcocku mund të
quhet “rocku i frikës dhe tmerrit” – aty dhuna sublimon si frikë para se
tmerrshmës. Afërsia me magjinë e zezë shihet qart në anën e brendshme
të mbështjellsës së albumit nga viti 1970 dhe atë në formë të kryqit
misterioz të vendosur kryengulthi.
Ana e jashtme e mbeshtjellsës tregon një shtëpi shumë të vjetër, degët e thara dhe vajza e zbehtë e dhampirit që duke joreale!
Anton La Vey, adhurues i djallit dhe
themelues i kishës së parë satanike në SHBA (“First church of Satan”),
deklaroi: “Masa, e cila e pranon Dreqin e shtrembëron “Ati unë”, fut në
të paturpësitë dhe e shkel kryqin e Krishit me këmbë ose e var
kryengulthi.”
Në mbëshjellsën e pllakës LP “Reflection
– Black Sabbath” me mburrje shkruan: “Menjëherë në pllakën LP të parë e
ftuan Satanën (Dreqin), i cili më të vërtetë erdhi. U premtoi sukses në
tërë botën. Prandaj duhet bërë muzikë për çdo vit në Sabatin e Madh
(Shtunën e Madhe). Edhe njëra anë edhe tjetra deri më sot e mbajtën
fjalën.
Gjashta pllaka LP të sukseshme, koncerte
të mëdha para adhuruesëve nga e gjithë bota! Për adhuruesit madje
ekzistojnë etiketa, në të cilat hapatazi shkruhet: “I’m possessed by
Black Sabbath” (Jam i magjepsur nga Black Sabbath)!
Daullgjiu i të njëjtit grup Bill Ward në
mënyrë të hapur e pranoi se e ndjen që “Satana do të mund të ishte zot,
ndërsa kolegu i tij nga grupi Ozzy Osbourne pohon se ka qenë i detyruar
të shikojë 26 herë filmin horror okultik “Egzorcist”!!!
Si është puna me grupet tjera të njohura?
Udhëheqësi i grupit Led Zeppelin Jimmy
Page, njëri nga pasuesit më eminent të Aliestera Crowleya magjistarit të
komprometuar, i cili konsiderohet Satanisti më i madh i shekullit
njëzet. Në një rast deklaroi: “Satana (Dreqi) nuk është armik i
njerëzve: Ai është… jeta … dashuria… drita!”, dhe “Rruga për në parajsë
kalon nëpër ferr!” Vepra e tij kryesore konsiderohet “The book of the
law” (libri i ligjeve), të cilin ia diktoi prijesi-shpirt, dreqi Aiwas.
Në të vërtetë, ai libër paraqet Antibiblën.
Pasuesi i tij është edhe Knneth Anger producent, i cili në atë botë shpirtërash, e futi edhe grupin Rolling Stones.
Grupi Rolling Stones, një kohë u fut në
avanturë me kultin Satanik. Në vitin 1967 nxorren albumin “Their Satanic
Majesties Request”, për të cilin vetë Mick Jagger e pranoi se gjatë
përpunimit të albumit grupi ka qenë i inspiruar nga Anton La Vey ,
kryeprifti i Kishës Satanike në Sanfrancisko.
Më pastaj, jo shumë vonë, lindi kënga
“Sympathy for the Devil” (Simpatia për Dreqin), e cila u bë himn i
adhuruesëve amerikan të Satanait.
Në filmin e Kenneth Anger-it “Lucifer
rising”, i cili paraqet verzionin filmik të përfytyrimeve të Crowleyet
mbi Satanain, Kenneth ia caktoi rolin kryesor këngëtarit Stones Mick
Jagger. Me 6 dhjetor 1969 në “Altamout Speedway” stonesët mbajtën një
koncert që mbaroi me dhunë e vrasje.
Atëherë u vranë katër persona, një zezak
dhe tre të tjerë dhe pati shumë të plagosur. Nënmbëdhjetë mjekë dhe 6
psikiatër, deri në rraskapitje, trajtuan narkomanet, lindjet e
parakohshme dhe të lenduarit nga rrahjet.
Grupet AC/DC, CAN, EAGLES, DEEP PURPLE ,
KISS, IRON MAIDEN, NAZARETH, VENOM, BEATLES, janë vetëm disa nga grupet
që me punën e tyre kanë dëshmuar se për suksesin e tyre mund t’i
falenderohen vetëm një personi – Satanit.
Tony Sheridan, i cili me 1962 bashkë me
Beatlesët bënte muzikë në “Star club”, tha se John Lennon në atë kohë
ishte shumë i interesuar për okultizmin dhe se ai vetë kishte qenë me të
në një takim spiritist në Hamburg.
Atëherë Lennon i kishte thënë: “E dij se
Beatlesët do të kenë sukses si asnjë grup tjetër. Këtë e di me siguri,
sepse për atë sukses ia kam shitur Dreqit shpirtin tim”. Është me vlerë
të përmendet se satanisti i telendisur Charles Manson, që u bë i njohur
me shtatë vrasjet e tmerrshme në Tate- La Bianci, u frymëzua nga
Beatlesët ashtu që besonte se ksihte zbuluar mesazhe të fshehta në disa
nga këngët e tyre.
Sipas deklaratës së Manson-it,
filozofinë e tij të çoroditur dhe vrasëse e kanë përcaktuar këngët e
Beatlesëve “Helter Skelter” dhe Blackbird.” Në shtëpinë e Sharon Tate në
murin pranë trupave të vrarë ishte shkruar me gjak “Pigs” (nga kënga
“Piggies”).
Në këngën “Bring on the Lucie” John
Lennon në mënyrë të qartë shpreh adhurimin e Dreqit: “Këtu ka diçka që
duhet ta bësh menjherë: çliroju tani nga njerëzit. Bëjë këtë, bëjë këtë,
bëjë këtë tani! …………..Do ta shprehim këtë si lutje: çliroju nga
njerëzit … emri yt është 666.”
Me 8 dhjetor 1980, në rrethana
misterioze vritet John Lennon nga adhuruesi i tij Mark Champan, i cili
motivin e aktit të tillë ia përshkruan “zërave të djallit.” A ishte ky
çmimi, të cilin e kërkoi djalli nga ish-Beatlesi? Dreqi vjen gjithmonë
për ta marr atë që është e tij!
Besimi në demonë, të cilët në të vërtetë
janë të padukshëm, por me të cilët njeriu mund të hyjë në kontakt dhe
të cilët influencojnë në jetën e tij, është i përhapur në gjithë botën.
Të dhënat nga Amerika flasin që numri i Amerikanve që merren me magji,
me kultet satanike dhe magjinë e zezë vlerësohet të jetë minimumi DHJETË
MILIONË.
Nga ky edhe më i madh është numri i
atyre që merren me spiritizëm, për të cilët vlerësohet të jenë
shtatëdhjetë deri në njëqind milionë njerëz në botë. Një qendër e madhe
është Brazili ku madje botohen 150 gazeta spiritiste.
Kur njeriu merret me praktikat okultike,
atëherë ua hap dyert të gjitha forcave të këqija, të cilat ndikojnë tek
ai – pavarësisht nëse ai shtë i vetëdijshëm për to apo jo. Këshu që te
njeriu mund të paraqiten çrregullime serioze:
1. çrregullime në komunkim me Zotin, të
cilat më së shpeshti paraqiten te besimtarët ose tek ata, të cilët
dëshirojnë të jenë të tilë; paraqiten vështirësi në lutje dhe në leximin
e Librit Shenjt, ndërsa pasojat e kësaj janë ngecja në ngritjen
shpirtërore, besimi dhe gëzimi i pakësuar, indiferentizmi gjithnjë e më i
madh;
2. Pengesa në fushën morale dhe psikike:
depresioni, agresiviteti, devijimet seksuale, skllavqëria, në mënyrë të
veçantë prirja nga vetëvrasja.
Parapsikologu W.F. Bonin ka thënë:
Muzika, në mënyrë të qartë ka ndikim stimulues, e cila mund t’i
shpejtojë shfaqjet paarapsikike. Muzika mund ta ndërrojë gjendjen e
vetëdijës, të shkaktojë për shembull transin, ose thjesht të shpejtojë
pranimin e informacioneve të “perceptimeve joshqisore”.
Shkrimtari Dave Hunt deklaron: “Në
gjendjen normale individualiteti im është ai “shpirt”, të cilin e bën
truri im, por kur futem në gjendjen e ndryshuar të vetëdijës, të cilën
spiritistët apo mësuesit e meditacionit e quajnë energji kosmike, apo
shpirt medial, atëherë atë “shpirtin e ri, asgjë nuk e pengon në atë që
të qeveris me trurin tim dhe shkakton tek ai ndodhi, të cilat, në të
vërtetë, më duken shumë reale, por në realitet fare nuk kanë ndodhur.*
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).
ReplyDeleteAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë